BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Krenari edhe për Mokrën, krahas shumë krenarive të tjera…

Krenari edhe për Mokrën, krahas shumë krenarive të

….Janë edhe mbretërit ilirë të qytetit të Pelionit, (Selcë e Poshtme), që mokrarëve, u japin të drejtë të mburren!. Sapo kalon qytezën e Përrenjasit, në krahun e djathtë rreth 20 km, ndodhet fshati Selcë e Poshtme, do të shohësh një vendbanim të hershëm që i përket shek. të VI-të dhe V-të, para Krishtit, një shfaqje mjaft origjinale që përbëjnë varret shkëmbore të mbretërve ilirë të futur në shkëmb. Deri më sot, në Selcë, njihen katër varre monumentale të punuara në një brez shkëmbor të kodrës mbi të cilën ngrihej qyteti Pelion. Të gjitha varret janë gdhendur në faqet shkëmbore të krijuara nga guroret e shfrytëzuara në mënyrë intensive që nga mesi I shek. të IV-të para Krishtit. Ndërtimi i tyre ka vazhduar gjatë gjithë shek. të III-të para Krishtit që është edhe periudha e lulëzimit ekonomik të këtij qyteti më të rëndësishëm në rrugën antike të luginës së Shkumbinit. Në shek e IV-të para Krishtit, qyteti u kthye në një qytet të fortifikuar me murre të lartë që zinte një sipërfaqe prej 3 ha dhe me shtrirje të lagjeve jashtë tyre. Po në këtë periudhë u kthye në një qendër të rëndësishme prodhimi, shkëmbimi dhe administrimi i krahinës ilire Enkeleisë, Dasaretisë. Para se të flasim për mbretërinë ilire të kësaj zone me vlera të shumta historike të një periudhe shumë të hershme, le të njihemi me prejardhjen e fshatit Selcë dhe Pelion. Emri Selcë (Selica) në sllavisht do të thotë fshati vogël, emër të cilin e mori gjatë pushtimit sllav në shek e IX-të dhe XII-të. Para kësaj periudhe, ka mbajtur emrin Pelion që në greqisht do të thotë qytet (Polis). Këtë emër e mori në shek e VI-të para Krishtit kur për herë të parë, erdhën kolonitë helene. Vendi i varreve të mbretërve ilirë,e vërteton atë që në këtë Zonë, ka qenë i vendosur Pelioni i lashtë, i përmendur në histori në luftën midis ilirëve të udhëhequr nga Bardhyli i Parë i cili luftoi me Filippin e II-të në vitin 359 para Krishtit dhe djalin e tij Aleksandrin e Madh, për të cilët do të flasim më poshtë. Qyteti i Pelionit, njihet si qyteti ku u vendos Mbretëria e Parë Ilire në vitin 449 – 359 para Krishtit. Pikërisht në këtë periudhë, në shek. e IV-të, Bardhyli i Parë I mori drejtimin e shtetit ilir, duke themeluar kështu mbretërinë e tij tek fisi i Enkelejve. Në Pelion, mblidheshin dhe mbaheshin kuvende të ndryshme siç ishin ato për problemet e mbrojtjes mbasi Mbretërit Ilirë,në këtë periudhë, kishin edhe ushtri me uniformë . Mbas mbretit Bardhyli i Parë, drejtimin e shtetit e merr pasardhësi i tij, Grabo, në vitin 359, i cili ishte djali i Bardhylit që la pas tre djem, më të madhin Grabon,Pleuratin dhe Klitin. Kliti, së bashku me të vëllain e tij Pleuratin, sunduan së bashku në Pelion (Selcë e Poshtëme), në vitin 335 para Krishtit. Kliti, ishte i vetmi në fisin Ilir, që bëri marrëveshje me Mbretin e Taulantëve, Glaukun, i cili sundoi në periudhën nga 317-të - 302 para Krishtit. Në vitin 335 Kliti, luftoi kundër Aleksandrit të Madh dhe e mundi ushtrinë e tij, fitore kjo që , nuk zgjati më shumë se disa ditë dhe Aleksandri i Madh e sulmoi përsëri dhe pushtoi qytetin e Pelionit. Në këtë qytet, Aleksandri i Madh morri plagën e parë dhe të vetmen në betejat e zhvilluara më pas. Jo pak interes kanë edhe vizitat e Pirros së Epirit në këtë periudhë i cili në vitin 292 para Krishtit, bëri vizitën e tij të Parë në Sesaret, ku u prit nga mbreti Ilir, Monumi. Vizitën e dytë e bëri po në këtë vit në Pelion tek Bardhyli i Ri, i cili këtu, jo vetëm që mbeti i kënaqur por edhe bëri krushqi ku u martua me Brikenën, vajzën e Bardhylit të Ri, dhe dasma u bë në muajin Gusht të viti 292 para Krishtit në qytetin e Pelionit, krushqi kjo që edhe Mbretit Bardhyli i Ri i interesonte shumë. Në Shkurt të vitit 285, para Krishtit, Bardhyli i Ri, vjehrri i Pirros, papritur, ndahet nga jeta dhe Pirroja vjen për ngushëllime në Pelion bashkë me gruan e tij dhe vajzën e Bardhylit të Ri, Brikenën. Vlen të theksohet që Brikena, ishte gruaja e dytë e Pirros mbas Antigonës e cila vdiq në vitin 294 para Krishtit. Bardhyli i Ri, ishte djali i mbretit Kliti i cili nuk la trashëgimtarë mbasi kishte vajza midis të cilave ishte edhe Brikena. Djali i Brikenës dhe i Pirros,Aleksandri i II-të, mbasi vdiq Pirroja në vitin 272 para Krishtit, drejtoi shtetin e Epirit edhe 32 vite të tjera. Mbreti Aleksandër, djali i Brikenës, vdiq në vitin 240 para Krishtit. Në vitin 1948, arkeologu Hasan Ceka, e përcaktoi këtë zonë si një zonë që vlen të bëhen gërmime arkeologjike për të mësuar më shumë rreth mbretërve ilir shek. e V-të dhe të IV –të para Krishtit. Punimet e para filluan në vitin 1968 nga muzeu i Pogradecit me drejtor Vangjush Manastirli. Në këtë periudhë u zbuluan varri Nr 1 dh varri nr 2 i cili ky i fundit, ishte në formën e një amfiteatri të vogël. Në vitin 1970-71 gërmimet u vazhduan nga arkeologu Neritan Ceka në bashkëpunim me muzeun e Pogradecit dhe studentë të Institutit të Historisë dhe Universitetit të Tiranës duke bërë kështu një ekspeditë të veçantë. Në këtë periudhë u zbulua edhe një varr i tretë monumental si dhe u zbuluan gurore dhe u bë pastrimi i përgjithshëm i varreve dhe objekteve të zbuluara. Në gërmimet e mëtejshme që u bënë në këtë periudhë u zbulua një qytet i tërë në lartësitë e Gradishtës,mbi varret monumentale, që i përket shek, të IV-të para Krishtit, ku më pas u zbuluan edhe dy varre te tjera si dhe themelet e ndërtesave dhe dyqaneve. Në Muzeun Kombëtar Tiranë, rruhet inventari i gjetjeve në Selcën e Poshtme (Pelion). Ky institucion kombëtar, qysh në hyrje të tij, prezantohet me paftën prej bronzi e gjetur në Selcën e Poshtme ku paraqitet legjenda e Kadamit dragua dhe mbretit enkeleas Medaur, ngadhënjimtar mbi kalë. Përveç këtij objekti, në këtë institucion, ruhen edhe 70 objekte të tjera si bronzi, bakri, qelqi, argjendi etj të gjetura në këtë Zonë. Prej këtej studiuesi arkitekt Artan Shkreli shkruan se Selca e Poshtme, është pranuar si “fillesa e mitologjisë së Ilirisë”! Përveç objekteve të gjetura në Selcën e Poshtme, ajo që ka interes janë varret monumentale të mbretërve ilirë të murosur në shkëmb dhe të mbyllur hermetikisht me dyer të trasha prej guri.

 

Varri I Parë me 8 shkallë poshtë i Mbretit Monaur është varri më i hershëm i fillimit të shek të V-të para Krishtit. Sipër, varri ka pasur edhe varrin e mbretëreshës, varr ky i cili starton në vitin 350 para Krishtit.

Varri I Dytë, është varri më madhështor. I përket gjysmës së parë të shek. të III-të. Supozohet të jetë varri i Mbretit Monun rreth vitit 280 para Krishtit.

Varri i Tretë, është i mesit të Shek. të III-të para Krishtit na formën e një amfiteatri të vogël ku bëhej djegia e trupit dhe mbas djegies, hiri futej në një enë. Ky varr ka ngjashmëri me ato të Italisë Jugore dhe të tilla, ka edhe në Bylis, Finiq, etj. Ky varr, me armët e gjetura flet për udhëheqës ushtarakë të një karakteri helenist me përkrenare dhe mburojë vendase.

 

Varri i Katërt,edhe ky si më madhështori,i përket vitit 230 para Krishtit, i tipit romak, 100 m i gjatë ku është shënuar emri “MEKO” , mjeti i punës dhe dalta e punës mbishkrimi “EPO-s përbri i lartë 6-7 cm. Supozohet që ky mund të jetë varri i Bardhylit të Ri. Me këtë varr, mbyllet cikli i varreve të Pelionit dhe periudha e Bardhylit të Ri dhe më pas ilirët, kanë shkuar drejt bregdetit. Në vitin 250-199 para Krishtit ishin romakët ata që pushtuan Pelionin.

 

Varri i Pestë, është poshtë varreve të mbretërve i cili supozohet të jetë varri i një qytetari të pasur, i cili i ngjan varrit të Filippit të II-të Maqedonas. Të tillë varre ka edhe në Kalanë e Petrelës, Bylis etj. Është varri i shtresave të pasura pranë qytetit Pelion. Siç edhe e përmendëm më lart rreth vitit 200 para Krishtit merr fund hapja e varreve të Mbretërve të cilët lëvizin dhe shkojnë në bregdet. Mbas pushtimit të Pelionit nga romakët, qyteti kthehet në një qendër të reduktuar ushtarake. Vlen për t’u theksuar që të gjitha varret në Selcën e Poshtme janë grabitur qysh në kohën antike nga viti 320-570 pas Krishtit. Periudha e Dytë, lidhet me një riparim të varreve disa kohë mbas grabitjes së tyre. Ish Ambasadore e SHBA-së në vitin 1997, Mariza Lino gjatë vizitës së saj në varret historike të Selcës së Poshtme, ka theksuar: “Këto varreza, por edhe shumë zbulime të tjera flasin për një rajon tejet të zhvilluar në lashtësi. Kjo zonë, ka histori të lashtë, me qytetin Pelion të Enkelejve. Prijësit e shquar Ilirë, Bardhyli, Kliti e të tjerë mbrojtën Zonën nga pushtimet e Filippit e më pas të Aleksandrit të Maqedonisë.” Rëndësia historike e këtyre varreve theksohet edhe nga një shkencëtar arkeolog izraelit gjatë vizitës së tij në Selcën e Poshtme në vitin 1992 ku thekson: “Këta varre, janë të një rëndësie të veçantë, ndoshta edhe më shumë nga varri i Krishtit në Jerusalem, mbasi i përkasin një periudhe më të hershme”. Së fundi, dëshirojmë të japim disa mendime për këtë pasuri të madhe me vlera të veçanta historike si një tjetër dëshmi, nga më të lashtat ç’ka dëshmon atë që ne jemi pasardhës të Ilirëve. Për nga vetë rëndësia që ka kjo pjesë e historisë mendojmë që kërkon një angazhim më të madh nga Ministria e Kulturës, Instituti i Trashëgimisë Kulturore dhe ai i monumenteve të kulturës në bashkëpunim me pushtetin vendor. Kujdesi për këtë Zonë historike me vlera të veçanta duhet të fillojë me rregullimin e infrastrukturës rrugore për të vazhduar më pas me thurjen e kësaj zone për të për të mos u bërë vend ku kullosin bagëtitë… Siç vërejmë varret e mbretërve ilirë u grabitën disa shekuj pas Krishtit e megjithatë, ata u riparuan përsëri, por e keqja është grabitja që i është bërë atyre në periudhat e ndryshme të kohës që jetojmë ku, elementë keqbërës akoma kanë bërë dhe bëjnë dëmtime me pretendimin për gjetjen e “thesareve të fshehura” dhe më e keqja është që nuk merret asnjë masë për të parandaluar këtë barbarizëm që ne i bëjmë historisë tonë të lavdishme, pasaportës së popullit tonë që dëshmon nga vijmë dhe pasardhës të kujt jemi. Bota, i sajon edhe ato që nuk i ka, ne i kemi dhe nuk ja dimë vlerën historike e kulturore, si një pasuri e madhe kombëtare.

 

Se fundi do ja vlente edhe dy fjalë për interesimin e treguar nga pushteti vendor dhe banorët vendas për të na mundësuar këtë vizitë mbresëlënëse. Për këtë, i jemi mirënjohës kryetarit të bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli, shumë i vëmendshëm edhe për problemet e historisë, jo vetëm për këtë vizitë por edhe masat që ka marrë për rregullimin e infrastrukturës rrugore në shumë vende historike të zonës. I jemi mirënjohës edhe administratorit të zonës Ramiz Pura, Kryeplakut të fshatit Ilir Oparaku, biznesmenit Ilir Hoxha e shumë banorëve të tjerë të zonës.