Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja çfarë thotë kryeministri Rama  

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja
x

Opinion / Editorial

Krijimi i "aristokracisë me outsider" në Partinë Socialiste!

Krijimi i "aristokracisë me outsider" në Partinë

Mbas Shahinit ministre e Arsimit dhe miku i Kadaresë ose Lleshaj si ministër i Brendshëm deklaron se "sigurisht nuk do të jetë ministër" dhe megjithëse mund të kuptohet "i përjetshëm" nënkuptohet se nuk do të jetë tani afër. Kjo mënyrë si pa të keq, ashtu lehtë, pa probleme dhe pa mbetje hatri apo humbje nderi, po bëhet dhe mënyre "demokratike" e re e një transformimi të jashtëzakonshëm të forcës më të madhe politike realisht në Shqipëri. Këtë e vërtetojnë dhe demokratët dhe lsi-stët që duhet të jenë bashkë për të mundur të vetëm "aristokracinë e re të majtë" ose atë të sundimit të outsider-rave në raport me vetë themelin e madh që është PS. Sepse vetëm një "outsider" është kaq "demokrat" sa të deklarojë kur është në detyrë se do të iki nga detyra dhe vazhdon pikërisht detyrën, pa problem. Kur një ministër që ka dalë nga themeli parti thotë do të iki nga detyra, bën vetëm një letër dorëheqje dhe ikën. Falënderon apo kritikon e akuzon, apo jep llogari, por ikën. Në sport në "outsider" është një i paparashikuar që fiton, jashtë garës së të fortëve të parashikuar, që është në periferi, kurse në politikë është një që "imponohet" që nuk është brenda themeleve të një partie dhe vjen nga jashtë për të qenë i pari. Shembull botëror është Presidenti Trump, i cili në mënyrë fantastike nga dikur mik i demokratëve, ju imponua republikanëve dhe fitoi bindshëm zgjedhjet. Në Shqipëri këtë "mrekulli" politike e ka realizuar në mënyrë emblematike Edi Rama. Ai i është imponuar forcës më të madhe dhe më të mundshme për të marrë dhe mbajtur pushtetin në Shqipëri që është PS. Në qeverinë e kryeministrit Rama po krijohet "demokracia e outsider-rave", ose aristokracia e "outsider-rave" në raport me forcën politike. Në të vërtetë krye outsider-i është vetë Edi Rama. Ai është njeriu që do të varte apo pushkatonte komunistët në ‘90-ën dhe një antikomunist i qartë dhe i vendosur në krahasim me bolshevikun Sali Berisha. Ai ka marrë teserën e partisë shumë vonë socialistëve të rinj (jo komunistë) Majko dhe Meta. Nuk ka "outsider më par exelance" për ish-komunistët e kthyer në socialistë se sa Rama. E imponimi në këtë mënyrë, solli dhe Rilindjen si koncept dhe aktivitet politik madhor në PS. Më "outsider" se Erion Veliaj nuk mund të ketë dhe sigurisht më "outsider" se ata të Mjaftit dhe 99-shave, por dhe miqve gjysmë të djathtë dhe gjysmë liberalë të Ramës sot në PS-në e transformuar nga pushteti, nuk ka dhe nuk mund t’i mbante asnjë parti më kaq mrekulli politike. Këtë e bën PS-ja si më transformistja dhe më e prirura për të lënë egocentrizmin konservator politik dhe ju bindur asaj elite, që tashmë në këtë parti është kryesisht nga prurja Rama-Veliaj dhe njerëzit e konceptit aspak të majtë, por sipër PS-së, të cilën e kanë trupin e madh dhe të frikshëm si makineri lufte elektorale e me të korrin sukses të plotë në ambicien e tyre galopante. Rama është kujdesur që kjo "aristokraci outsider-ash" të jetë gjigante dhe majë pushteti në PS dhe jo të shkrihet plotësisht me të. Sepse po të shkrihej nuk do të ishte më e fortë dhe nuk do të mund të sundonte më. Rama e di që PS-ja beson tashmë te individi dhe grupi i tij në përballje me opozitën e dobët, pa ideal dhe pa koncepte demokratike të Basha, Kryemadhi dhe me hijen akoma të rëndë e të murrme në kuqëlim të Berishës. Shkurt PS-ja ka kuptuar se i duheshin "demokratët e saj" për të mundur dhe shpartalluar demokratët përballë që në fakt vetëm emrin kanë të tillë. E kjo është dhe zgjuarsia e atyre socialistëve që shikojnë zullumet që bën kjo "aristokraci e outsider-rave" dhe nuk flasin dhe nuk rebelohen. Janë pragmatistë dhe fantastikë si transformera socialistët. Kjo padyshim të detyron të mos ju thuash se në Shqipëri dhe shoqërinë e tillë manjakësh pushteti - e kanë gabim. Ata e dinë që në parulla që Basha duartroket dhe kërkon "rrotacionin" dhe jo alternativën më të mirë qeverisëse. Socialistët e dinë se "rrotacioni" është një gjë dhe alternativa është diçka tjetër. Socialistët do t’ia kishin futur dhe Ramës stërkëmbëshin, po të kishte alternativë përballë tyre. Po po dhe kjo është super cilësi e tyre. Por sigurisht nuk do të lëvizin kundër "outsider-ave", sepse e dinë që kjo lloj aristokraci "outsider" tenderash, manipulimi fantastik monopolesh dhe interesash miliardere, por dhe fitim kërkues në çdo gjë - është shumë i vështirë për t’u larguar kështu kollaj nga "demo-kacavjerrësit" mbas pasqyrave politike të Bashës. Tanimë kjo "aristokraci" ka ngritur strukturat kudo dhe besoj se vuan pjesërisht për arsye konceptuale krahinore dhe religjionare në veri dhe kryesisht zonën e Shkodrës, sepse kudo në Shqipëri, është një "piramidë" e madhe dhe fuqishme drejtimi administrativ. Po po dhe me mbështetje të madhe socialiste. Kishte të drejtë religjionari i lartë kur thoshte se Rama kur t’i hipte PS-së, do ta shkatërronte nga mendoj unë "batalioni konservator ish-komunist", por po ashtu besoj, se nuk e dinte, se do ta transformonte në "divizionin" e madh "violë" ose "blu plus kuq" i cili manjakërinë e pushtetit e ka një talent të madh, të trashëgueshëm dhe të patundshëm në sajë të pikërisht Partisë Socialiste. E në çdo rast, pyetja është, këtë gjë a e kuptojnë si militantizmi dhe qoftet demokrate që duan - rrotacion. E në qoftë se duan "rrotacion" sigurisht rrotën e kanë, kurse "cionin" do ta shikojmë kur të përballen realisht me atë parti transfomer që gjithmonë është "ajo që është" prej 79-të vitesh.