
Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr detaje për identitetin e tyre: Viktimat kishin ndryshuar emrat

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje të reja nga të shtënat në Kavajë, ku humbën jetën dy persona

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një në Elbasan dhe një në Mat, ç’po ndodh në vend?


Si sot 78 vjet më parë më 4 shkurt të vitit të largët 1945 u mbajt konferenca, që në historiografinë botërore njihet si Konferenca e Jaltës ose e Krimesë. Tre figurat kryesore të Luftës së Dytë Botërore Stalin, Roosevelt dhe Çurçill u mblodhën në resortin turistik të Jaltës në Pallatin Livadija, rezidencën verore të carit rus Nikolla II. Kjo konferencë ishte pjesa e dytë e trilologjisë së takimeve të ashtuquajtura “Takimet e Tre të Mëdhenjve” (Big Three), e cila zgjati deri më 11 shkurt. Kjo ishte një ndër ngjarjet më të rëndësishme, që çimentuan rendin e ri botëror pas Luftës së Dytë Botërore dhe që caktoi fatet dhe pati pasoja të drejtpërdrejta mbi gjysmën e dytë të shekullit të kaluar në Evropë, në Shqipëri dhe botën mbarë. Gjatë konferencës u trajtuan shumë çështje dhe u morën shumë vendime me rëndësi të madhe. Por ajo, që bie në sy, është fakti, që vendimet ishin shumë dimensionale. Në këtë konferencë u nënshkrua edhe një marrëveshje e fshehtë për pjesëmarrjen e Bashkimit Sovjetik në luftën kundër Japonisë perandorake. Aty me propozimin e Roosevelt-it u vendos, që Lidhja e Kombeve për shkak të mosrealizimit të qëllimit, për të cilin ishte krijuar, të zhbëhej dhe të krijohej Kombet e Bashkuara dhe Këshilli i Sigurimit, që do të përbëhej nga SHBA, Bashkimi Sovjetik, Anglia, Franca dhe Kina. Ata do të kishin të drejtën e vetos në vendosjen dhe marrjen e çdo vendimi. U vendos gjithashtu ndarja e Gjermanisë naziste në 4 zona pushtimi dhe krijimi i Këshillit të Kontrollit për Gjermaninë. Pas luftës do të diskutohej edhe çështja e reparacioneve. Në këtë konferencë u sanksionua ndarja e Evropës dhe botës të pasluftës në zona influence. Rumania do të ndahej në dy zona influence: 90% nën ndikimin sovjetik dhe 10% nën ndikimin perëndimor. Po të njëjtin fat pësoi edhe Greqia, 90% nën ndikimin anglez dhe 10% nën ndikimin sovjetik. Ndërsa Jugollavia dhe Hungaria do të ndaheshin respektivisht 50% nën ndikimin sovjetik dhe 50% nën ndikimin perëndimor. Ndërsa Bullgaria do të ndahej 75% nën ndikimin sovjetik dhe 25% nën ndikimin perëndimor. E gjitha kjo çoi në krijimin e dy blloqeve kundërshtarë me njëri – tjetrin dhe gjithashtu drejt Luftës së Ftohtë. Treshja kryesore vendosi edhe nxjerrjen me çdo kusht të kriminelëve nazistë para drejtësisë (Gjyqet e Nürnbergut shën. i autorit). Në këtë konferencë u sanksionuan saktë kufijtë shtetërorë midis Italisë dhe Jugosllavisë dhe Italisë dhe Austrisë. Sigurisht ndikimet e kësaj konference në jetën e mëvonshme të njerëzve kanë lënë gjurmë të thella. Prandaj midis historianëve të ndryshëm ka divergjenca të shumta lidhur me pozitivitetin apo negativitetin e kësaj konference. Ajo që dua të theksoj, është fakti, që nga Jalta, vazhdoi era e re e paqes botërore e nisur nga Konferenca e Teheranit. Dalëngadalë po kthehej buzëqeshja dhe optimizmi për një botë të re, të sigurtë dhe të paqshme. Ndërsa në këto vite që me aneksimin e Krimesë nga ana e Rusisë në vitin 2004 bota po ecën në një rreth vicioz të rrezikshëm, e cila ka shtuar pasigurinë politike, ushtarake, ekonomike dhe sociale botërore, ç`ka ka shtyrë depresionin tek shtetet dhe njerëzit në përgjithësi. Shtetet kanë pësuar një tronditje të madhe lidhur me vazhdimësinë dhe prosperitetin e bashkëpunimit botëror midis tyre. Prandaj mendoj, që ka ardhur koha, që Këshilli i Sigurimit të OKB-së të riformatohet, sepse bota nuk është më bipolare, por është multipolare. Ka ardhur koha, që të organizohet një konferencë mbarëbotërore (unë mendoj pikërisht në Krime), ku të vendoset një rend i ri botëror, duke marrë parasysh të gjitha zhvillimet në të gjitha fushat, që kanë ndodhur dhe po ndodhin gjithë këto dekada. Duhet të merren vendime për ecurinë e mëtejshme dhe të vendosen kufijtë e saktë të arsyes dhe mosarsyes politike, ushtarake dhe ekonomike të vendeve. Duhet rikthyer siguria dhe optimizmi te i gjithë njerëzimi. Por a është e mundur kjo?- Unë mendoj se po. Me vullnetin e të gjithë aktorëve politikë kemi mundësinë që t`u lëmë breza të mëvonshëm diçka më të sigurtë dhe më pozitive.
Më të lexuarat


Belind Këlliçi, vendas të ardhur si qengjat në ‘89, femrën thereni, mashkullin mbajeni

Modeli jonë patetik i medias dhe fjalës së lirë!

Gazeta “SOT” dhe patriotizmi real, vetingu, antikorrupsioni e proamerikanizmi

Lidershipi Basha-Alibeaj ose “binomi” i së ardhmes!

Pse qytetarët duhet të paguajnë dy herë për të njëjtin “mall”?!

A është sulmi me breshëri kallashnikovësh ndaj Top Channel, sulm kundër fjalës së lirë?!!

Midis kontatimit dhe idesë në strategjinë e kuptimit

Shkolla Ushtarake “Skёnderbej”, historia dhe lavdia...

Ndryshimi midis dy deputetëve tanë!

Skënderbeu i kompletuar
