
Gazeta italiane zbulon prapaskenat e sherrit të tifozëve të Romës: Vodhën thikat nga një restorant që të godisnin...

Vetëm pak ora para finales së Conderence League, Garda merr nën mbrojtje institucionet e rëndësisë së veçantë

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orë

Marrëdhëniet me NATO-n, Gjenerali amerikan: Shqipëria, vëllai i madh në rajon! Zbulon dhuratën që i ka bërë Rama

“E kam të vështirë të shpreh mirënjohjen...” Rama: Do shkel protokollin, të flas në anglisht që të shmang përkthimin e keq, ndonjëherë krijon probleme mes meje dhe SHBA-së…

Kryeministri Rama zbulon projektin e rëndësishëm: Bazë detare të NATO-s në Shqipëri

“Shqipëria dhe shqiptarët janë shumë pro-amerikanë”, Rama i jep medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike” komandantit të NATO-s

Vrau 82-vjeçaren dhe e hodhi në një kazan mbeturinash, Gjykata e Fierit dënon Skënder Krasniqin, ja sa vite burg do të vuajë

Kriminelët e 21 janarit të pandëshkuar, kryeministri krihet në facebook

Shkruar nga Anton Beli 21 Janar 2022

Sot pas plot 11 vitesh, 21 janari ngelet krimi më i madh i padënuar, ku vrasësit e 4 personave dhe plagosjes së 26 njerëzve enden të lirë. Fatkeqësia më e madhe qëndron në faktin se, vrasësit e 21 janarit vazhdojnë të vrasin çdo ditë nëpërmjet dhunës që ushtrojnë mbi demokracinë.
Ditën e sotme shumë shqiptarë kanë lëshuar lumë akuzash ndaj Edi Ramës për premtim mashtrimet e tij në lidhje me vënien para drejtësisë të vrasësve të 21 janarit, vrasësve të Gërdecit, e shumë e shumë krimeve të tjera monstruoze.
Në fakt Edi Rama nuk ka si të vërë para drejtësisë vrasësit e Gërdecit, pasi ato ditë i rrihte krahët Sali Berishës dhe miratonte një kushtetutë të re që cungonte demokracinë e shqiptarëve në zgjedhje.
Padyshim që Edi Rama justifikohet me 21 janarin për vrasësit e 4 njerëzve në bulevard, por harron të thotë që nuk e ka lëvizur as thojin për ta zbardhur këtë çështje. Sipas tij e ka fajin drejtësia.
Po Edi Rama ç’ka bërë deri më sot pas 9 viteve pushtet për të nxjerrë nga varri provat e fshehura nga vrasësit e 21 Janarit?
As edhe një të vetme.
Edi Rama është kryetari i asaj proteste dhe për çdo të vrarë apo të plagosur ka përgjegjësi absolute, pasi ata që ranë nga plumbat e një psikopati barbar janë përgjegjësi absolute e tij. Përgjegjësi morale dhe përgjegjësi për të çuar deri në fund para ligjit dhunuesit e 21 janarit.
Në monolloqet e tij para facebook, Edi Rama heq çdo përgjegjësi nga vetja, nga qeveria e tij dhe justifikohet me drejtësinë e re e cila është një foshnje e parritur.
Broçkula demagogjike që shpeshherë të bëjnë të ndjesh krupë për politikën, për pabesinë e saj dhe keqpërdorimin që i bën kjo bushtërpolitikë ndjenjave, ëndrrave dhe të ardhmes së një populli.
Sot Edi Rama akuzoi drejtësinë për 21 janarin dhe Gërdecin, ndërkohë që harron se një prej pronarëve kryesorë të Gërdecit i ka dhënë pasuri pafund nëpërmjet lejeve të ndërtimit, mbështetjes shtetërore, ndërkohë që ai duhej futur në burg për bashkëfajësinë e vrasjes së 26 banorëve mjeranë.
Edi Rama sërish shkoi në vendin e krimit për të nderuar viktimat e 21 janarit, por justifikohet me gënjeshtra edhe pse vrasësi i 21 janarit vazhdon të shkaktojë tragjedi si 14 shtatori, si 1997, si 21 janari, si Gërdeci.
Mjafton të shikojmë 8 janarin dhe kuptojmë sesi një tufë rrugaçësh dhunonë çdo ditë psikozën tonë, sesi një psikopat i sëmurë kërcënon vendin dhe të ardhmen tonë nëpërmjet imazheve të dhunës në selinë e një partie.
Kryeministri ynë me paturpësinë më të madhe buzëqesh ngadhnyeshëm dhe akuzon të ngujuarin pse ndenji brenda dhe nuk doli jashtë që ta shqyente çeta e hijenave që rrënonte ndërtesën me qysqi, vare dhe deshër.
Padyshim që rekordet historike dhe pazaret e tij, Edi Rama i ka realizuar me Sali Berishën dhe Ilir Metën, i cili pasi i akuzoi viktimat e 21 janarit si kokëpalarë u gradua nga Edi Rama kryetar kuvendi dhe president i Republikës.
Sot është 21 janar dhe është 11 vjetori i vrasjes së 4 qytetarëve dhe plagosjes së 26 të tjerëve në qendër të qytetit.
Edi Rama hazërxhevap jua mbylli gojën familjarëve dhe të lënduarve nga kjo vrasje duke ja vënë fajin drejtësisë.
Ponc Pilati i lau duart edhe me 21 janarin.
Më të lexuarat


Impresione që të rrëmbejnë

Retë nukleare po mbulojnë planetin!

Kongresi i Përmetit në historinë e Shqipërisë

Gjama e burrave në Nikaj-Mertur

Në anën e drejtë të historisë

Berisha doli kampion, por nuk do të luaj dot në Superiore

Berisha doli kampion, por nuk do të luaj dot në Superiore

Ironia e “fatit” të pushtetit arrogant rilindas në sajë të një pakice folkbolshevike të pushtetit berishist!

Epopeja presidenciale

E mira dhe e keqja, duhet ndarë nga njëra -tjetra
