BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit
x
BREAKING NEWS

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e rëndësishëm dhe tregon çfarë pritet: Kemi frikë nga…

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e
x
BREAKING NEWS

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të Covid-19

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të
x
BREAKING NEWS

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë, një tjetër shtet evropian heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë duke filluar nga nesër

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë,
x
BREAKING NEWS

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë
x
BREAKING NEWS

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të ashpra dhe jep ultimatumin e prerë: Çoni përpara Reformën në Drejtësi! Nëse s’tregoni guxim...

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të
x
BREAKING NEWS

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/ Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/
x

Opinion / Editorial

Kriteri bazë për kryetar, ai që Ramën armik e shpall!

Kriteri bazë për kryetar, ai që Ramën armik e shpall!

Jo vetëm pas fitores së zgjedhjeve të 25 prillit, po edhe më parë në fushatë, Edi Rama e ka ftuar liderin e opozitës, Lulzim Basha për bashkëpunim. Duke e konsideruar PD si të vetmen opozitë zyrtare në Shqipëri për të bashkëpunuar në katërvjeçarin e ardhshëm për interesa madhore të vendit. Synimi: Përmbyllja e reformave të rëndësishme, zhvillimin e vendit, rritjen e mirëqenies në interes të popullit shqiptar. Ftesa, para zgjedhjeve, u anatemua, ftuesi i supozuar u tall, u përgojua Rama si përpjekje për t`iu ngjitur opozitës fituese. Basha e etiketoi lëpirje e kryeministrit, i bindur se ishte i humburi i madh përballë kryeministrit të ardhshëm që në vlerësimin e tij do ishte ai patjetër. Rezultatet përfundimtare të 25 prillit, pavarësisht lojës për ta paraqitur fitoren e mazhorancës, humbje dhe zgjedhjet, masakër e tmerrshme në realitet faktet janë ndryshe. Anatemimi i zgjedhjeve është lojë që i vjen në ndihmë liderit në detyrë për t`u rikonfirmuar në zgjedhjet brenda partisë në 13 qershor. Rezultati i certifikuar deri tani nga KAS dhe Kolegji Zgjedhor, dy autoritetet përgjegjëse ngarkuar me ligj dhe hapja e rinumërimi i kutive në dy qarqet më të anatemuara, Berati dhe Durrësi, të pretenduara se kishin brenda kutive vjedhjen e madhe, rezultoi se fitorja është e pakontestueshme. Akuzat rezultuan të pabaza. Pothuaj përditë Rama fton PD-në për bashkëpunim. Natyrisht, jo për t`i dorëzuar pushtetin as për të ndarë qeverinë, po për t`i transferuar opozitës peshën e përgjegjësisë institucionale dhe për një politikë ndryshe, bashkëpunuese jo përjashtuese, jo serial betejash donkishoteske që janë shumë larg demokracisë së përparuar për të arritur atje ku synojmë dhe që besojmë se qershori do ta konfirmojë BE-në. Konferencën e parë ndërqeveritare, e cila do jetë guri i themelit, starti për rrugëtimin drejt familjes europiane, të Shqipërisë. Në këtë rrugëtim, vendi ka nevojë për politikë racionale. Marrëveshje dhe bashkëpunim që nuk e zeron opozitarizmin, raportet shumicë-pakicë, po i sjell në dimensione të tilla kur njëra palë garanton ligjshmërinë e palës tjetër dhe ndikon fuqimisht në betejat ligjore, luftën kundër korrupsionit, zhvillim të qëndrueshëm dhe nuk humbet kohë dhe energji për luftë pa sens mes palëve dhe faktorëve politikë në vend. Ky është thelbi i ftesës “Rama”. Asgjë tjetër aq më tepër synime dhe qëllime që vetëm opozita i vlerëson si përpjekje, prapavijë, hile, pazare për të përçarë unitetin e opozitës dhe vetë PD-së. Me dhjetëra herë, gjatë turit të tij nëpër Shqipëri në kuadër të zgjedhjeve brenda partisë për të bindur demokratët se Basha është lideri i sakrificës, çuditërisht vetëshpallet fitues i 25 prillit, duke qenë humbës, si njeriu i aksionit, i vetmi që garanton rrëzimin e kryeministrit fare afër, në shtator, qëndrestari që mund t`i dalë përball mazhorancës, i aftë të pengojë revanshin e Ramës dhe në fund ta përmbysë si një mazhorancë ardhur, jo nga vota, po nga vjedhja masive kur në realitet nuk ka individ në këtë vend që mos ta dijë dhe ta ketë parë me sytë e vet se fushata elektorale, procesi zgjedhor, ka qënë modeli më i mirë i derisotëm dhe i pakrahasueshëm me asnjë proces zgjedhor të këtyre tri dekadave, organizuar nga opozita e sotme. Asgjë të ngjashme nuk ka me zgjedhjet e organizuara nga PD, sa herë ka qënë në pushtet. Këtë e dëshmon fare qartë trajtimi me transparencë maksimale i ankesave të opozitës, kujdesi ekstrem i organeve që ngarkon ligji dhe Kodi Zgjedhor për të gjykuar procesin dhe rezultatin, ku deri sot opozita nuk ka mundur të sjellë asnjë provë të vetme, të vërtetë, le më atë që pretendon se këtu ka ndodhur vjedhja e shekullit. Janë katër pretendentë për të marrë drejtimin e PD-së. Kryetari në detyrë, Lulzim Basha synon riciklimin me vulë dhe firmë. Me lista dhe salla. Me makina e para. Me të zgjedhurit me dorën e vet qytet më qytet. Kadilli, Shehaj dhe zonja Edith Harxhi, e vetmja zonjë që ka marrë përsipër misionin e vështirë, të pabarabartë të konkurojë midis rivalëve burra. Secili nga kandidatët ka paraqitur platformën e vet. Ka shpalosur drejtimet kryesore ku do arrijë PD nën drejtimin e tij. Si do organizohet opozita, ku do shtrihet, sa do hapet e zgjerohet, cilat programe do rishikohen, aleancat, marrëdhëniet me partnerët, këtu dhe të huaj, me partitë simotra, si do trajtohet bujqësia dhe ekonomia në tërësi. Si do iu vejë filli reformave të mëdha të nisura tanimë, si ajo në drejtësi, beteja me pandeminë apo rindërtimin që janë dhe disa nga pikatet kryesore që dalin para çdo force politike që pretendon të drejtojë qeverinë e këtij vendi në të ardhmen. Po kështu rivalët shpalosin edhe orientimin e tyre ndaj aleatit strategjik SHBA. Edhe pse fshihen për të komentuar vendimin e DASH për shpalljen non grata të Sali Berishës. Ide të ndryshme nga rivalët. Po përjashtuar zonjës Edith Harxhi, e cila mori guximin të përballet me lojën e Bashës dhe të deklarojë me realizëm se, zgjedhjet nuk janë vjedhur po fituar nga Rama dhe Lulzimi ka humbur. Apo përplasja në fytyrë të qëndrimit të DASH për “non grata” nga selia blu. Me këto deklarata, zonja Harxhi, ka marrë mbi supe dhe rriskuar në emër të dinjitetit dhe kulturës së saj demokratike, formimit diplomatik humbje votash nga militantët e PD-së, ushqyer me iluzionin e fitores edhe pse kanë humbur. Kandidatët e tjerë në betejën për të mundur rivalët, së pari Lulzim Basha, devizë të tij ka shpallur luftën pa kompromis kundër Edi Ramës. Mbajtjen larg të tij, shpalljen e distancimit përkundër ftesës për bashkëpunim. Duket si strategji për mosbashkëpunim me “armikun” më të madh të PD-së, penguesin e zhvillimit të Shqipërisë. Është shndërruar në makth marrëdhënia me Ramën. Secili nga kandidatët e nis dhe e përfundon bisedën dhe takimet me mbështetësit se do mbajë larg mazhorancën, nuk do ketë asnjë pikë takimi me kryeministrin aktual, sot dhe nesër me formimin e qeverisë së re, dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Vendosja e këtij kriteri, si primar, shpallja si devizë për të vijuar në të njëjtën rrugë, si para zgjedhjeve, me beteja dhe lufte në të gjitha frontet për të penguar dhe jo bashkëpunuar me kundërshtarin politik në fushat ku nevojiten marrëdhënie dy palëshe, mosgjetja e gjuhës së përbashkët për të ecur përpara, flet për demokraci ende foshnjarake dhe parti që drejtohen nga instinkti i luftës së klasave, Një qëndrim i tillë, shpallja si kriter i vetëm, mbajtja larg dhe lufta permanente me mazhorancën, trajtimi i qeverisë si kështjella që duhet pushtuar e rrëzuar mbi kokën e qeveritarëve për t`u marrë pushtetin me çdo çmim, tregon se demokracia jonë është ende në pelena. Lufta me të gjithë energjitë fizike e mendore kundër Ramës dhe jo për Shqipërinë drejt progresit, Europës dhe zhvillimit e përparimit mbarëkombëtar është një çmim që duhet të paguajë demokracia jonë e brishtë. Ftesa për bashkëpunim dhe vendosja e kriterit përcaktues, sa më larg Ramën, lufta me kryeministrin, mos bashkëpunimi duke u betuar për beteja të ashpra si të ishim përballë pushtuesve, flet sa larg janë palët nga njëra-tjetra. Nëse pozita, kërkon bashkëpunim, marrëdhënie të ndërsjellta, duke ruajtur secili pozicionin e vet, pa lëshime, opozita shpall devizë të vetën, luftën pa kompromis, betejat pa fund, zgjedh dhunë dhe protestat në vend të dialogut dhe mbështetjes që duhet të japi në të mirë të atdheut dhe qytetarëve të këtij vendi. Jemi konsumuar nga përplasjet dhe marshimet marramendëse nëpër bulevardet e qyteteve. Jemi trishtuar nga hedhja e bombave molotov. Nga shfaqjet groteske, të egra në sallën e Kuvendit. Nga tymueset dhe përdorimi i çdo arme kundër mazhorancës. Jemi tmerruar nga fjalori agresiv, i padenjë i shumë prej deputetëve opozitarë apo aventurave pa sens, groteske, siç janë ato të ikjes triumfalisht nga Parlamenti, mospjesëmarrja në zgjedhjet vendore. Shpalosja e sloganit se me mua kryetar i PD-së nuk do ketë asnjë bashkëpunim me PS. Se do i qëndrojmë larg Edi Ramës, siç deklaron Lulzim Basha që unë kurë nuk do bashkëpunoj me mazhorancën. Do luftoj për ta rrëzuar me protesta popullore. Më jepni besimin. Më votoni. Dhe kandidatët e tjerë me frikën se mos i shpallin tradhtarë, etalon qëndrese shpalosin, jo programet dhe objektivat madhore, po përçarjen. Duket se kompromiset e marrëdhëniet me kryeministrin e Shqipërisë nga rivalët për kryetarë të PD, sikur kanë nxjerrë nga sepetet e viteve më parë se ne, “bar do hamë dhe imperializmit nuk ia shtrim dorën”. Gjuha e drunjtë, është gjuha e mosmarrëveshjes dhe e ndërprerjes së bashkëpunimit. Është sjellje tipike e individëve që nuk e kuptojnë demokracinë si funksionon dhe përpiqen ta shesin veten qendrestar që nuk i ndërrojnë parimet, nuk pranojnë marrëdhënie me shumicën. Zgjedhja e devizës, kriteri numër një, lufta dhe mos afrimi e bashkëpunimi me Edi Ramën për t`u konfirmuar kryetar i PD-së në garën që edhe pak ditë e ndajnë nga zgjedhja, flet se asgjë nuk kemi mësuar në këto tri dekada pluralizëm. Duket sikur kandidatët për kryetar i kanë shpallur luftë vetë pluralizmit, bashkëpunimit mes palëve aq të rëndësishme në demokracinë që synojmë të instalojmë në Shqipëri. Shumë prej deklaratave të rivalëve duan ta shpallin këtë luftë të hapur. Po demokratët e thjeshtë e duan bashkëpunimin. Populli më shumë se gjithçka i do bashkë faktorët politikë. Se populli është vetë demokracia në veprim.