BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit
x
BREAKING NEWS

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e rëndësishëm dhe tregon çfarë pritet: Kemi frikë nga…

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e
x
BREAKING NEWS

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të Covid-19

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të
x
BREAKING NEWS

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë, një tjetër shtet evropian heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë duke filluar nga nesër

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë,
x
BREAKING NEWS

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë
x
BREAKING NEWS

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të ashpra dhe jep ultimatumin e prerë: Çoni përpara Reformën në Drejtësi! Nëse s’tregoni guxim...

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të
x
BREAKING NEWS

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/ Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/
x

Opinion / Editorial

Kritikë edhe pse fitues dhe vetëlëvdues si humbës!

Kritikë edhe pse fitues dhe vetëlëvdues si humbës!

Kohë më parë, diku nga nisja e fushatës elektorale në përballjen e madhe të 25 prillit, të gjithë e qesëndisën kryeministrin Edi Rama kur tregoi mbi tavolinë shollat e këpucëve, ngrënë nga rrugëtimi i gjatë nëpër Shqipëri. Mua më kujtoi episodet e një filmi të vjetër,“Një palë këpucë për shumë kilometër”. Në realitet, këpucët e kryeministrit ishin konsumuar pikërisht nga mijëra kilometër nëpër kantiere nga jugu në veri. Përmes kalimit në “Rrugën e Arbërit” midis tuneleve dhe mbi “Urën e Vishës” më të lartës në Ballkan. Nga ecejaket nëpër kantieret e rindërtimit të banesave, rrafshuar, Thumanë, Lezhë, Laç, Mamurras, Kodër Kamëz, Shijak, Baldushk, Tiranë… Ecejaket në by passin e Fierit që kishte mbetur gangrenë që askush nuk e shëronte dot. Më tej nëpër by pasin e Tepelenës, ku pilotët u lartësuan njëqind metër nga thellësitë e Drinos, poshtë kalasë së qytetit. Jo pak u tallën me ato gjysmë këpucët kryeministrore edhe pse ishte më shumë simbolikë, por që kishte një të vërtetë të madhe pa përmendur këtu rrugëtimet në njëqind fshatrat e rehabilituara, qendrat e qyteteve në Shqipëri. Rrugëtimin në Neë York, ku para portës së madhe të kompanisë së prodhimit të vaksinës anti Covid-19, u çimentua deri sa të merrte miratimin për kontratën e furnizimit të Shqipërisë me vaksinën aq të nevojshme për shqiptarët. Po ja që ia arriti përmes një zhurme marramendëse se ishte në SHBA për pazare. Nuk flasim këtu në udhëtimin e parë historik në 18 prill ku u ul avioni i parë në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit se në këtë udhëtim nuk i konsumoi këpucët pasi ishte mbi re. Fushata elektorale vijoi me rrugëtime të shumta dhe ne nuk patëm mundësinë të shikonim më, sa ishin ngrënë shojet e këpucëve, ndoshta i kishte lënë në raftin e këpucëve, diku në Surrel për t`i zëvendësuar me të tjera më të forta, kombinuar me shallvaret e zonës në të cilën jeton. Po shqiptarët nuk i morën me të qeshur dhe e kuptuan shumë më mirë se politikanët kundërshtarë simbolikën e këpucëve të shqyera nga rrugëtimet. Atje, ata vlerësuan njeriun e punës. Ata që kishte bërë Rama për vendin dhe popullin. Shqiptarët të edukuar me përvojën e shekujve, vërtet zgjodhën gomarin, jo nga bukuria, po nga sa mbante, atë që bënte, atë që thoshte dhe thotë atë që bën. Fiks fare. Panë dhe hodhën tutje gunën kryeministrore, duke lënë në hije superbenzat e rang roverat që silleshin nëpër rrugët e vendit, si demonstrim bollëku e force në kortezhin e Bashës. U prirën të ndjekin veprat dhe arritjet, se angazhimet, premtimet, kontratat me tregues në qiell, pagat pa kufi e pensionet më të larta me sigurimet më të ulta që me të drejtë, jo pa sarkazëm u vlerësuan si thirrje të Sudes, Xhaferit, Gjallicës apo prodhim më shumë salcë me më pak domate më shumë djathë me më pak qumësht. Të gjitha këto u ballafaquan nga votuesit shqiptarë që si gjithnjë dolën se i kanë lënë në bisht të urës politikanët, janë kokëplot me këmbë në tokë, kanë përvojën e jetës dhe nuk bien pre e mashtrimit apo entuziazmit fals që aq shumë ua rënduan psikikën në mars- prillin e këtij viti dhe vijojnë t`u shpohen daullet e veshëve nga akuzat pa sens të masakrës zgjedhore dhe fjalimet në takimet e liderit të PD, Lulzim Basha në turin e falënderimeve me sloganet se ne nuk dorëzohemi dhe se ai do vijojë betejën deri në fitore, se zgjedhjet nuk u fituan, po u vodhën. Ai nuk do i lërë në mes të rrugës demokratët për t`iu bashkuar Edi Ramës! Gjatë fushatës, ftesa e Ramës, u konsiderua, lutje si humbës i sigurtë. Sot edhe pse është shumë serioze ftesa për bashkëpunim, trajtohet, hipokrizi, lojë që kërkon të futë në kurth partinë e opozitës. Vetëm dy javë pas fitores në takimin me të vetët, kryesocialisti Rama, njëherësh kryeministri i vendit, thirri të tijët në një takim analizë. Fitorja dhe entuziazmi ishin lënë pas në 25 prill. E gjithë analiza ishte, jo si triumf si fitues, padiskutim rast i veçantë mandat i tretë që në pak raste ndodh edhe në demokracitë më të spikatura, po si një kirurgji për të shëruar veten, partinë, ndryshuar strategjitë dhe mekanizmat e makinerisë elektorale të PS-së, e cila është në momentin që duhet forcuar dhe reformuar pasi ata që e njohin organizmin e brendshëm të saj e dinë shumë mirë se ka nevojë për freskim, bashkëpunim, zgjerim, hapje dhe përgatitje për betejat e radhës. Partitë politike, janë organizma të gjalla. Si çdo organizëm, kanë brenda vetes, ingranazhe që shkëlqejnë dhe jo pak të dëmtuar nga ecja nëpër shtigje dhe aksione që nuk mbarojnë kurrë. Si të tilla kanë nevojë për refresh dhe riparim kapital. Se të gjithë e njohin mirë që edhe në këtë fushatë, jo gjithçka ishte në perfeksion. Jo pak socialistë me teser qëndruan në hije. Mbetën në shtëpi, shkuan pas punëve të tyre, duke ia lënë barrën të tjerëve dhe nuk u përfshinë në fushatë. Jo pak prej tyre gjykonin se ishin të konsumuar. Se mandati i tretë ishte i vështirë. Opozita kishte shpallur fitoren. Se ka jo pak të pakënaqur nga sjellja e administratës, veprimtaria e deputetëve, përzgjedhjet e emërimet e administratorëve nëpër drejtoritë më të rëndësishme në qytet e zonat përreth. Se vërtet janë bërë shumë investime, po kuleta e qytetarëve nuk ka ndryshuar dhe aq. Se janë jo të paktë ata që mezi ia mbërrijnë deri në fund të muajit. Se nuk u shërbehet në zyrat e shtetit. Se shumë qytete i kanë këmbët në ujë dhe buzët të thara. Se në Shkodër PS ra në nivelet e PSD. Humbi ndjeshëm. Në Dibër për 200 vota humbi një deputet. Në Fier nuk arriti numrin dhjetë dhe Kryetari i Kuvendit mund të kishte mbetur jashtë Parlamentit nëse Bashkim Fino do ishte gjallë. Se në zona ku rindërtimi është në kulm nuk u konvertuan në votë. Elbasani votoi me mijëra vota më shumë socialistët, po instruktimi për mënyrën e votimi shpërdoroi mijëra vota konvertuar me një mandat. Të gjitha këto e të tjera nuk është se janë pa vend. Socialistët e anëtarësuar duhet të jenë në ballë në lartësinë e të qenit socialistë, duke udhëhequr edhe të tjerët, sqaruar dhe shpjeguar ato që janë bërë dhe të tjerët që kanë ngecur. Pikërisht parë në këtë këndvështrim, Edi Rama edhe pse fitues me një distancë kilometrike, gati dhjetë për qind nga partia e dytë ishte vetëkritikë. Foli në takim me deputetët e vjetër e të rinj, jo sikur të kishte korrur fitoren historike në këto tri dekada, po si të kishte humbur. Jo se nuk bën llogari. Jo se nuk vlerëson arritjen. Ai më shumë se kushdo e di se shqiptarët e lartësuan në majë dhe detyrimi ndaj tyre është i jashtëzakonshëm. Do ishte mosmirënjohje që ky popull të trajtohej si deri dje dhe të mos vlerësohet me superlativa, jo me falenderime dhe fjalë, po me zgjidhje konkrete, demokraci funksionale, drejtësi, BE, për ato hallet në dukje të vogla, po që përbëjnë kuptimin e jetës së qytetarëve tanë. Pa këtë popull. Pa këtë vlerësim, pa këta qytetarë të vendosur nuk do ishte e mundur fitorja e mandatit të tretë në një Shqipëri, ku jo gjithçka shkëlqen dhe në një vend ku opozita dhe pjesa më e madhe e opinionbërësve, analistëve, nxinë e sterosin tërë Shqipërinë. Ishte ky popull që u lartësua mbi të gjithë akuzatorët dhe shpifësit mbi kritizerët që nuk njohin asnjë ngjyrë tjetër, veç të zezës dhe nuk dinë as rrugë tjetër veç konfliktit dhe dhunës, protestave dhe pengesave për të ecur përpara. Është ky popull që i dha mazhorancës besimin. Dhe duhet të jetë qeveria e Edi Ramës, administrata nga qendra në bazë, tërë hallkat e shtetit t’u kthejnë shqiptarëve borxhin e madh. T’u shërbejnë me devocion. Përkushtim, angazhim të pandërprerë, duke mos u ndalur për asnjë sekondë pasi koha ka vënë në provë fitimtarët dhe ka shkelur kronometrin që regjistron nga sekonda e parë sa e si ecën zhvillimi, a mbahen premtimet, si punohet, a ka nisur vakancat, ndryshe nga parulla “nuk ka kohë për pushim”. I vetëdijshëm, Edi Rama ka kuptuar më së miri këtë detyrim madhor ndaj shqiptarëve. Shërbimin ndaj tyre. Sigurimin e jetesës këtu të atyre që nuk arrijnë minimumin e jetesës. Punësimi i atyre që duan të punojnë. Ndërtimi i rrugëve dhe parqeve. Hapja e tuneleve, aeroporteve, porteve, katër plus katër të deklaruara me forcë, kërkojnë të materializohen. Rama është nën vëzhgimin e tre milionë supervizorëve shqiptarë që i kanë ndezur prozhektorët dhe kanë takuar radarët për të parë nëse qeveria e kryeministri ecin me ritmin e kohës dhe janë duke bërë detyrat e vënë në jetë planin e veprimit apo ngecin. Të arrihen tërë këto duhet natyrisht që e tërë makineria të vihet në punë me rendiment të plotë. Që partia në mazhorancë të rifreskohet, të shkundet, të pastrohet. Mbi të gjitha administrata të reformohet. Që disa timonierë të lënë timonin dhe të zbresin në tokë apo të qëndrojnë në prapaskenë, duke mos e ndërprerë ndihmesën, po jo duke mbetur në drejtim të lokomotivës që duhet të eci me tjetër shpejtësi dhe të ketë garanci më të madhe. Duhen bërë lëvizjet e duhura. Në drejtim të punëve kërkohet të vihen ata që u japin vrull punëve, progresistët, të mençurit, të ndershmit, të pakorruptuarit, punë shumtët, jo ata që dinë të mbajnë vetëm fjalime e deklarata apo më keq ata që u mbetet qejfi se nuk u vunë deputetë, që nuk bëhen ministra, drejtorë në vende me para. Pushteti nuk është i individëve. Qofshin ata edhe me spaleta, gjeneralë me katër yje. Edi Rama falë përvojës së gjatë në politikë e kupton më së miri këtë ndaj edhe analizën me të tijët në transparencë të plotë me qytetarët shqiptarë, kërkoi reformim, zhvillim. Përsosje në drejtim. Frymëmarrje të forcës politike që drejton. Bashkëpunim me partinë më të madhe në opozitë edhe pse prej saj deri sot ka qëndrim refraktar. Po fituesi duhet ta llogarisë edhe këtë pasi opozitarët edhe pse nuk ia mbërritën të dilnin në krye, megjithatë janë pjesa me vlerë e sistemit demokratik. E gjithë fjala e kryeministrit dukej sikur ishte analiza e një lideri që kishte humbur dhe kërkon të bëjë refresh për forcën politike që drejton dhe qeverinë që pritet të formatohet. Duket paradoksale që fituesi të analizojë detajet deri në hollësi në një kohë kur ka vend për të festuar. Kjo flet për përgjegjshmëri dhe seriozitet. Ky është qëndrimi i duhur. Kjo është përgjegjësia që duhet të reflektojë fituesi. Është logjika dhe mekanizmi që të bën të ecësh dhe të reformohesh, të përgatitesh për betejat e ardhshme. Se është kollaj të fitosh, po vështirë ta meritosh e justifikosh fitoren. Përballë Edi Ramës është PD dhe Lulzim Basha. Është vërtetë për të ardhur keq që edhe pse Basha nuk ia arriti të merrte shumicën edhe pse humbi, që ditën e parë, para selisë deklaroi me pompozitet se kishte nisur rruga drejt fitores! Dhe në kontaktet që është duke zhvilluar me elektoratin në takimet e falënderimeve nuk shpalos projektin e së ardhmes, nuk evidenton me detaje shkaqet dhe faktorët që e çuan në humbjen e shtatë që kur ka nisur nga politika dhe ka marrë frenat e PD-së në duar, po ka bërë triumfatorin. Ka folur si të ishte viktimë e masakrës zgjedhore. Sikur ai ka fituar, po mafia ia ka blerë pushtetin me lekët e drogës. Është kjo sjellje, kjo logjikë pa sens, është ky pretendim që e ka nxitur të kërkojë anulim të zgjedhjeve dhe ribërje të tyre nga e para. Kjo sjellje nuk i shton asnjë kredencial Bashës, bile i ul aksionet në bursën politike. Askush nuk ka qëllim të këshillojë Bashën. Ai është sovran në vendimet që merr. Aq më pak ne në një analizë. Po nëse sillet kështu? Nëse i bën llogaritë dhe zhvillon të njëjtën skemë dhe mbulon shkaqet e dobësitë që e penguan në rrugën e fitores edhe më shumë i largohet pushtetit. Manovrat me vjedhje dhe manipulime nuk kanë asnjë efekt pozitiv. Shqiptarët e dinë shumë mirë se zgjedhjet e 25 prillit, ishin modeli më i mirë i deri sotëm. Dhe nuk ka asnjë provë apo indicie që të ketë një fillim të ri dhe të zhvillohen zgjedhje në tërë Shqipërinë. Rezultatet janë të certifikuara. Të vulosura. Të përfunduara. Çdo akuzë është bajate dhe pa asnjë përfitim për opozitën tonë. Sjellja si të ishte fitues dhe jo humbës, është qëndrim krejtësisht i ndryshëm nga ai i fituesit që analizon me sy kritikë edhe fitoren e thellë, mandatin e tretë. Slogani i Bashës se, “do luftoj deri në fitoren përfundimtare”, pa bërë një rikonstruksion të makinerisë që drejton, fitorja duket e pamundur, e largët dhe vetëm pjellë e fantazisë. Demokratët nuk e meritojnë këtë mënyrë të të bërit politikë. Ndryshimi nis nga partia dhe lideri serioz duhet të dijë si ta kthejë humbjen në fitore. Po gjithnjë nëse nuk sillet si triumfator sa herë humbet në betejat me kundërshtarët politikë. Të sillesh kritik, si fitues dhe triumfator si humbës, është një diferencë e jashtëzakonshme logjike e politike. Triumfator dhe humbës, është e pamundur t`i shërbesh fitores së radhës! Humbja po, është e garantuar!