Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kritizerizmi, bojkoti dhe nihilizmi nuk janë alternativë që të sjellin në pushtet

Postuar: 16/11/2018 - 07:07

Opozita, që kur humbi pushtetin në qershor të vitit 2013 e në vazhdimësi të veprimtarisë së saj politike ka zgjeruar si opsion jo alternativat por kritizerizmin e sëmurë, bojkotin parlamentar, akuzat, shpifjet, shantazhet dhe kërcënimet recidiviste mazhorancë legjitimi deri në thirrje për revolta popullore, për destabilizimin, e situatës politike në vend. Kjo lloj opozite, nëse mund të quhet e tillë gdhihet dhe ngryset duke lakuar dhe akuzuar kryeministrin Edi Rama si kryeministër, që bashkëqeveris me bandat kriminale, me trafikantët, me të korruptuarit. Ai mbron ministra, deputetë, bashkiakë apo zyrtarë të lartë në funksione e drejtime të rëndësishme, partiake, shtetërore dhe administrative etj.

Gjithë angazhimi politik opozitar ka në fokus dhe shënjestër kryeministrin aktual për gjithfarë çështjesh të pavërteta duke e lakuar në retorikën e përditshme e bajate se z. Edi Rama ka bërë këtë e ka bërë atë, se tha kështu e tha ashtu, se shkoi këtu e shkoi atje, se nuk veproi kur duhej e si duhej, madje-madje kur banon dhe shpërndan detyrën një kryetar njësie bashkiake apo edhe një kryeplak fshati, opozita fajëson kreun e mazhorancës, duke i vulgarizuar sulmet dhe kritikat tejskajmërisht për probleme të qena dhe të paqena. Në fund të fundit, edhe Edi Rama njeri është dhe padyshim që në punë e sipër, e sidomos në atë veprimtari të dënuar ekzekutive, edhe gabon, por ama jo ky nihilizëm i pashembullt që të nxihet, të minimizohet, të shpërfillet e të injorohet çdo gjë dhe gjithçka pozitive që bën kjo mazhorancë dhe ky kryeministër legjitim që është zgjedhur nga votat e sovranit.

E vërteta është se kjo opozitë po kalon një krizë të thellë, por nuk është kjo rruga dhe mënyra për të dalë nga kriza. Opozita brenda gjirit të saj ka plot pakundërshti dhe padakordësi për shumë çështje dhe probleme, por mund të japë dum. Me duhet të nënvizoj se Partinë Socialiste nuk e solli në pushtet opozita, as Basha dhe as Monika, as Saliu dhe as Meta. Ai që ia besoi pushtetin kësaj mazhorance ishin në shumicë qytetarët, pra sovrani dhe për hir të së vërtetës nga qeveritë e deritanishme kjo që kemi aktualisht është më e mira, më premtuese e që ka bërë zhvillime dhe përparime të dukshme e sidomos në zhvillimin e një sërë reformash mjaft të rëndësishme. Të gjitha këto arritje e dëshpërojnë dhe nervozojnë opozitën, por që opozita të marrë pushtetin aq shumë të ëndërruar e të dëshpëruar ajo lipset që të braktisë kritizerimin, bojkotin dhe nihilizmin që e përdor pa doganë dhe duhet të kërkojë të zbulojë, të gjejë e të shpalosë ide, vizione, programe dhe alternativa progresive e të besueshme për elektoratin e saj. Është e çuditshme, e paprecedentë dhe krejt e papranueshme, që edhe kur është për t’u mbrojtur çështja kombëtare dhe integriteti territorial i vendit, sikundër ndodhi me veprimet ultraekstremiste e shoviniste të Konstandin Çiftas. Edhe në këtë rast, ish kreu i PD-së nuk shprehet pro çështjes kombëtare dhe pro qëndrimit korrekt e profesional të forcave të policisë, por rreket të mësojë e të instruktojë forcat se si duhej të vepronin. Në këtë rast, forcat e vendit duke zbatuar e evidentuar dukshëm dhe qartazi pafytyrësinë, karakterin dhe tiparin e tij personal, por sikundër e kam theksuar dhe herë tjetër Partia Demokratike vuan nga sindroma e turbullimit të ujërave, akuzave, shpifjeve, shantazheve, thirrjeve permanente për destabilitetin politik, kërcënime, zhurmë retorike për të nxirë, baltosur, e shpërfillur, errësuar dhe nënvlerësuar gjithçka.

Prandaj gjykoj pas as më të voglin ekuivok, që kjo forcë politikë, që të vijë në pushtet duhet të braktisë e të çlirohet nga një sindromë e tillë, ndryshe ajo nuk mund të bëhet e besueshme ndaj qytetarëve të saj. Unë, si shume e shumë të tjerë qytetarë intelektualë, politikanë, analistë, komentatorë, gazetarë dhe opinionistë, duke ndjekur me vëmendje dhe impenjim zhvillimet politiko-shoqërore nuk kemi parë, dëgjuar dhe konstatuar në rajon e akoma më gjerë, që një forcë politike të vijë në pushtet me të tilla veprime e të paprincipta në sensin e politikëbërjes. Zgjedhjet administrative po afrojnë dhe si duken bathët e priftit, mazhoranca dhe Edi Rama këtë betejë elektorale e ka 100% të fituar, pra asgjë nuk e trondit fronin politik të Edi Ramës nga këta kundërshtarë politikë që ka përballë. E vetmja mënyrë që kjo opozitë të përmirësojë imazhin e saj politik dhe të bëhet sa më e besueshme është sjellja konstruktive, gjetja dhe shpalosja e ideve dhe programeve, opsioneve dhe alternativave të arta, të sakta e sa më produktive e të pranueshme.

Nga Pali NITO  

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/02/2019 - 07:33

Demokracia të jep përshtypjen e një Pallati të shndritshëm. Nga jashtë mund të duket i madhërishëm, por ç'e do që poshtë në bodrumet e këtij pallati fshihen djajtë.

Postuar: 17/02/2019 - 07:31

Tashmë të gjithë, ata që po ia japin vrapit për t’u larguar, por edhe ne që nuk duam të iki

Postuar: 17/02/2019 - 07:30

Kot e kishte mbuluar Rama atë kërpudhën e shkretë!

Postuar: 16/02/2019 - 07:15

“U pa fati ynë që kur lindëm në Shqipëri”, ka thënë në një sentencë shkrimtari i nder

Postuar: 16/02/2019 - 07:14

Në këtë vend "partitokracia" ka shkatërruar themelin e demokracisë!

Postuar: 16/02/2019 - 07:13

Në fytyrat e opozitarëve, kohët e fundit vërehet entuziazëm.

Postuar: 16/02/2019 - 07:11

Nga studio e emisionit “Opinion”, Monika Kryemadhi përsëriti disa herë se protestën e