BREAKING NEWS

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat, deputetja ndan lajmin e hidhur (EMRI+FOTO)

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat,
x
BREAKING NEWS

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD, skenar si në 1998 për të sulmuar selinë dhe larguar me forcë Bashën

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD,
x
BREAKING NEWS

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca po mbështet në prapavijë Saliun në luftën me SHBA, bashkë me Metën synojnë trazira

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca
x
BREAKING NEWS

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në politikë, tregohet i gatshëm të dëshmojë në Komisionin Hetimor për 25 prillin

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në
x

Opinion / Editorial

Kriza energjitike dhe një propozim për kryeministrin

Kriza energjitike dhe një propozim për kryeministrin

Zoti kryeministër! Jam Stavri Vangjeli, vjeç 73 me profesion inxhinier elektrik me punë 40 vjeçare në Sistemin Elektroenergjetik Shqiptar. 10-vjeçarin e fundit kam punuar në Qendrën Operative të Sistemit (Tiranë) ku drejtimi kryesor ishte mbarëvajtja e punës së kaskadës së Drinit që mbulonte gati 100% furnizimin me energji elektrike të vendit. Njoftimi juaj në lajmet e datës 03.10.2021 për krizën energjitike në botë, ku tek ne përkthehet kryesisht në krizë elektroenergjitike ose më saktë në krizë hidroelektroenergjitike! Lajmi theksonte se kjo krizë parashikohet të vazhdojë gjatë gjithë 6 mujorit të parë të vitit 2022 dhe kjo kur kuota në Fierzë në datë 1 tetor është krejt minimale: H=271M. Kjo kuotë si asnjëherë në shfrytëzimin 50 vjeçar të HEC-it. Duke menduar se janë përpara edhe 8 muaj të tjerë krize (parashikimi) problem është shumë, shumë serioz. Mbaj mend që në 10-vjeçarin 2005-2015 ka qenë një vit i thatë pa reshje kur gjatë muajve gusht-dhjetor-janar nuk ra asnjë pikë shi dhe shiu erdhi në mes të janarit! Shqiptarët atë vit u çmendën nga zhurma e gjeneratorëve individuale në çdo rrugë qyteti! Sa më lart nxirret konkluzioni parashikues: Viti 2021 të jetë viti i parë, një krizë të madhe elektroenergjetike në shkallë të thellë hidroteknike që do të mbahet si rast shumë i rëndë në histori! Linja e dytë e Interkonjeksionit Tiranë – Podgoricë, si edhe ajo Tiranë – Prishtinë janë shpëtimtarët që bëjnë të mos rikthehen gjeneratorët në rrugë, pavarësisht kostove të blerjeve të energjive! Mesa mbaj mend vetëm në 4-6 vjet në Shqipëri kemi një mot të lagësht dhe 1 herë në 8-10 vjet (mesatarisht kemi vit të thatë dhe 1 herë në rreth 20 vjet kemi vit shumë të thatë)!

Zoti Kryeministër!

Eksperienca ime sa lart është modeste, por në fillim pensioni tim kam ngritur në shtypin periodik domosdoshmërinë e HEC – SKAVICË S-485 si një Investim strategjik vlerësuar qysh në vitet ‘60 nga korifenjtë e hidroenergjitekës shqiptare! Artikulli i dytë trajtonte HEC Skavicë si një “bari” i kopesë të (kaskadës së Drinit). Artikulli 6-të në periodik uroi lajmin strategjik që ju dhatë në Prill 2020 ku u kthyet nga Uashington se kompania BECHTEL mori përsipër investimin e Hec Skavicë me kuotën 443m digë. Meqenëse jemi këtu duhet: Studimi dhe punimet Gjeodezike, projekti të bëhet për kuotën S-485M të digës, të mos humbasë perspektiva. Më vonë psh gjatë viteve 2030-2040 mund të lindë nevoja për punimet shtesë, të lartësimit të digës në këtë kuotë!

Z. kryeministër arsyeja që po ju shkruaj është zgjidhje teknike (e shoqëruar me zgjidhje politike) për të prodhuar energji nga Kaskada e Drinit. Prodhimi maksimal i mundshëm!

Propozimi: Të shfrytëzohet uji i Liqenit të Ohrit duke e ulur kuotën e tij normale në 1.0M.

Problemi teknik: Duke ulur 1M nivelin e liqenit, nuk bëhet hataja; do të merren rreth 300 milionë M3 ujë me të cilat kaskada (duke lënë jashtë shifrave HeC-et maqedonase dhe HeC-et Ashtat normalisht do prodhonte rreth 300 milionë Këh, por me kuotën e Fierzës (e cila do 2/3 fishin e ujit) kaskada prodhon jo më pak se 220 milionë Këh! Si do te realizohet kjo? Ka dy mënyra për zgjidhje urgjente! Duke thelluar daljen në Strugë në rreth 2M me një vepër hidroteknike po atë për zgjidhje afatgjatë. Duke instaluar një “HIDROVOR”, pra duke e ngritur ujin jo më shumë se 1M lartësi. Energjia e konsumuar është shumë e vogël në krahasim me prodhimin e kaskadës. Hesapi i trashë:- harxhoj energji per 1M ujë dhe prodhoj energji nga rreth 250M rënie uji! Është e qartë që problem ndërshtetëror është pika e 1-rë dhe e dyta:- ndoshta leja nga Unesco – si Park i listuar prej tij. Ndoshta ky problem do jetë problem i parë i zgjidhjes së Ballkanit të Hapur!

SHËNIM: Për zgjidhjen perspektive dhe të plotë të Basenit ujor maksimal të Drinit kam përfunduar një projekt-ide (paraprake) për sistemin ujor të Drinit. Mjafton të vë në dukje që fillesat e ujit të Devollit (pra dhe liq. Prespave e Ohrit) janë malet Gramoz (të Ersekës); mund të futet rrjedha e sipërme e lumit Shkumbin etj. Ndërtimi i një HEC të vogël, që mund të jetë Unikal në botë (HEC në Drilon ose Shën Naun) me tubacion natyral të rënies së ujit etj. Z.kryeministër janë 8 muaj përpara krize! Një farë lehtësimi, kursime të blerjes së energjisë të krizës është me shumë interes! Një zgjidhje të mësipërme do e diktojë koha. Ky vit siç duket do të jetë më i thati i periudhës 50-vjeçare të sistemit energjetik. Mendoj se shteti duhet të qëndrojë më afër sistemit ELEKTROENERGJITIK dhe OSHE-s. Ju falenderoj për vlerësimet që do bëni.