
Katër fëmijë të mitur transportohen drejt spitalit të Durrësit, policia zbardh detajet e para të ngjarjes së rëndë

Robert Papa zbulon gafën e madhe që Yuri Kim bëri në festën e pavarësisë së Amerikës: Është e turpshme

“Sot një ëndërr e madhe mu bë realitet”, Kreshnik Spahiu jep lajmin e madh: Faleminderit Zot

Vijojnë shifrat e larta në vend, Ministria e Shëndetësisë zbulon sa infektime dhe humbje jete janë shënuar në 24 orët e fundit nga COVID

“Pushtimi” i Shqipërisë nga i nxehti afrikan, moti bën kthesën e madhe javën e ardhshme, ja çfarë pritet të ndodhë

A do të ndodhë ribashkimi Meta-Berisha? Gazetari Robert Papa bën deklaratën e fortë për dy politikanët

Temperaturat përvëluese nuk do të zgjasin shumë, moti bën kthesën e papritur, ja çfarë na pret javën e ardhshme

“Mos na prekni...",aleati i Putinit kërcënon me hakmarrje Perëndimin: Do ta merrni përgjigjen në vetëm një sekondë!

Kriza jonë ekzistenciale dhe nonsenset juridike

Shkruar nga Av. Eduard Mullaraj 21 Maj 2022

Duke vëzhguar historinë e sistemeve shoqërore botërore vërehet se periudhat e tranzicionit, të matura në shekuj, nuk janë fort frymëzuese, pasi disa nga institucionet themelore të shtetit dhe shoqërisë bien në krizë të thellë. Në Shqipëri kjo krizë tashmë është mjaft e dukshme dhe specifike dhe sa vjen e bëhet më e frikshme. Arsyet janë disa, por le të shpjegojmë, sipas këndvështrimit tonë, se nga gjenerohet kjo krizë e thellë ekzistenciale, që ka çuar në maksimum krizën e besimit tek e ardhmja dhe demokracia dhe braktisjen masive të vendit. Gjatë 31 viteve të tranzicionit në Shqipëri, me një frymëzim të mbrapshtë neototalitar dhe autokratik, u bënë përpjekje për të ndërtuar një sistem “as mish as peshk”, as kapitalist të mirëfilltë, as socialist liberal, por një sharrtesë e përçudnuar midis “socializmit revolucionar” dhe “kapitalizmit popullor” pa rregulla loje, me pasoja mjaft serioze për progresin ekonomik e social, për procesin e integrimit evropian. Asnjë nga forcat kryesore që dominuan jetën politike në këto vite nuk u pajtua me krijimin e një klase të mirëfilltë tregtare, duke e lënë vendin në një mishmash ekonomik e social dhe prapambetje të madhe kulturore, duke u zdërhallur dhe spekuluar mbi një sistem propogandistik, të papërshtatur me sistemin i vërtetë të ekonomisë së tregut, të paaftë për t’u rritur, për të riprodhuar vetveten, pra të paaftë për t’i dhënë trajtë të ardhmes sonë evropiane. Rruga perëndimore nënkupton shpërndarje pushteti dhe jo individualizëm, që nuk pajtohet me mënyrat e jetesës së shumë shoqërive. Shpërndarja e pushtetit nënkupton domosdoshmërisht ekzistencën e një klase tregtarësh, sipërmarrësish ose kapitalistësh, të aftë për të marrë vendime ekonomike dhe për t’i përdorur ato në mënyrë konkurruese. Në historinë perëndimore asnjë klasë e tillë nuk është krijuar vetvetiu. PS dhe PD, dy dominueset kryesore të jetës politike dhe institucionale të vendit në tërë këto vite, ndërtuan një sistem fals që favorizon interesat vetjake të klasës politike. Udhëheqësit e të dy krahëve ndërtuan një makinë pa jetë, që tashmë shtyhet në grahmat e fundit, gati të japë shpirt, ndërkohë që liderët grinden për të marrë timonin, pa bërë konvergjencën e sistemit, pa i bërë asnjë remont kapital kësaj makine të përbindshme vdekjeprurëse, pa pranuar asnjë alternativë tjetër në sfond, vetëm e vetëm që kontratat t’i bëjnë me njëri -tjetrin për të mbajtur peng jetën politike, pa asnjë recetë të qartë për ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve. Duke i bërë një skaner të thjeshtë situatës aktuale bindemi menjëherë se këtu duket sikur ka ngecur sistemi; ekonomia është kthyer në një statujë pa jetë dhe qytetarët shqiptarë duken si të mbajtur në një kopësht zoologjik, nga ku duan të ikin një orë e më parë nga sytë këmbët. Me fillimin e tranzicionit shqiptar lipsej loja e një dinamike të brendshme që të krijohej klasa tregtare kapitaliste, por ky proces hasi në një opozicion politik shumë të ashpër dhe njëkohësisht të heshtur qysh kur u krijuan PD dhe PS, të cilat ranë dakord për një reformë “neokomuniste” në ndarjen e tokës dhe të pasurive kombëtare. Kësisoj me ligjin famëkeq 7501, që u votua me konsensusin e të dyja palëve, si dhe me privatizimet pa kriter, u krijua një lloj kapitalizmi hybrid, nuk u krijuan klasa por vetëm klane, që e kanë tepruar me lakminë e tyre, të mbështetura në forma të ndryshme pronësie, të cilat nuk respektojnë pronën e ligjshme. Legjislacioni modern shqiptar nuk mundi të rregullonte interesat e ndryshme që përplasen me njëra- tjetrën dhe kjo përbën thelbin e ekzistencës së partive politike të krijuara në Shqipëri pas pluralizmit, të cilët ndërtuan programe alternative, jo duke u mbështetur në të drejtën legjitime të pronës, por në nonsenset juridike që krijoi shpërndarja e padrejtë e pronës. S’ka dyshim se nga kjo përçarje dhe ky konfuzion u krijua dhe një shoqëri e përzier, duke mbartur në vetvete shumë elementë të së kaluarës, së bashku me farat e së ardhmes së tyre. Të drejtat e pronës nuk janë vetëm një çështje e thjeshtë e mbrojtjes së pasurisë. Ato kanë të bëjnë edhe me formulime juridike të të drejtave dhe përgjegjësive. Kërkimet e kohëve të fundit kanë treguar se, pavarësisht faktit se trashëgimia komuniste është e rëndësishme në lidhje me qëndrimet e qytetarëve ndaj demokracisë, ekonomisë së tregut dhe institucioneve gjatë periudhës së tranzicionit, eksperienca postkomuniste me institucionet dhe performanca e këtyre të fundit përgjatë kësaj periudhe i kanë ndikuar qëndrimet e qytetarëve po aq sa dhe trashëgimia komuniste. Kështu, disa do të argumentonin se eksperienca e qytetarëve në periudhën post-komuniste ka qenë po aq e rëndësishme në përcaktimin e qëndrimeve të tyre politike sa dhe periudha komuniste. Për më tepër,performanca ekonomike dhe suksesi i institucioneve përgjatë tranzicionit kanë një korrelacion pozitiv me besueshmërinë e qytetarëve. Në Shqipëri funksionarët politikë kanë qenë dhe janë të shkëputur nga rendi ekonomik. Ata e konceptojnë shtetin si monopol të përdorimit të forcës detyruese brenda territorit të republikës. Historia botërore ka plot raste sa dritëshkurtra janë mendësi të tilla. Në Shqipëri nuk ka ndodhur ende revolucioni demokratik, kalimi i pushtetit nga një klasë shoqërore në një tjetër, përfundimi i të cilës është forcimi i pushtetit politik të së djathtës dhe dobësim i pushtetit politik të së majtës, ose e kundërta. Këtu ka ndodhur vetëm një konflikt interesash apo grindje klanesh politike. Pushteti politik tek ne vjen nga pushteti ekonomik, pasi ende nuk kemi klasa shoqërore të përcaktuara. Prandaj zgjedhjet apo votimet, të rregullta apo të deformuara, këtu janë një farsë që do vazhdojë të gjenerojë konflikte, derisa këto dy forca politike të shkatërrojnë njëra- tjetrën, ose të shkojnë secila në punën e vet me një tolerancë indiferente, ku njerëzit t’i japin Cezarit atë që është e Cezarit dhe Zotit atë që është e Zotit.
Më të lexuarat


Trajtimi i bukurisë në kohë pandemie

Për një alternativë të re që shënon fundin e kauzave të rrejshme!

Kolonja e dëgjuar dhe Kamniku i shenjtë janë pëllëmbë e histori, lashtësi, e lavdi të përmbi 118 patriotëve të rilindjes kombëtare

Ballkani Perëndimor do të jetë nota e vlerësimit për komunitetin evropian

Masakra e zgjedhjeve të 25 Prillit 2021 dhe ndëshkimi i të shpallurve “non grata” nga SHBA, këto janë kauzat për të cilat duhet protestuar

Edi Rama dhe Albin Kurti, më mirë dy vëllezër apo dy burra shteti?

Fakti është brenda!

Fatkeqësia e fatkeqëve...

Qytetarin normal nuk e duan as shoqëria, as pushteti politik dhe as institucionet në Shqipëri!

“Foltorja” me ish-kryetarë të dështuar, PD me anëtarët e Komisionit për Reformën Territoriale
