BREAKING NEWS

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika,
x
BREAKING NEWS

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri,  aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’ Enkeleda Millonai që po i heton dhëndrin për pastrim parash dhe skema që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga falja e tokave private dhe shtetërore, tenderët,  te pista e helikopterit dhe hangar për avion privat

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen,
x
BREAKING NEWS

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën “Rama-McGonigal”, ja si skandali mund të shkaktojë tërmet në Tiranë dhe Uashington, Robert Papa zbardh të rejat e fundit

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën
x
BREAKING NEWS

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën të qartë Berishës: Nuk ndryshojmë qëndrim për “non-gratat”, nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet në parti

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën
x
BREAKING NEWS

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë
x
BREAKING NEWS

Kryetarja e Kuvendit në pazare antiamerikane, ja skema e Lindita Nikollës për të kthyer Sali Berishën në politikë, aleanca e kullave të Zenit pushton Parlamentin, zbardhen skenarët e minutave të fundit mes kryeparlamentares me dyshen Noka-Bardhi

Kryetarja e Kuvendit në pazare antiamerikane, ja skema e Lindita
x

Opinion / Editorial

Kryealternativat  opozitare, fyerjet dhe kërcënimet me varje! 

Kryealternativat  opozitare, fyerjet dhe kërcënimet me

Protestat e opozitës dhe çdo protestë tjetër nga grupe të çdo shtrese shoqërore, janë oksigjen dhe gjimnastika e demokracisë. Në këto tri dekada demokraci, protestat, jo vetëm që nuk kanë munguar, po janë zhvilluar të ashpra, shoqëruar me dhunë dhe humbje jete. Protesta e 12 nëntorit e trumbetuar si uragan dhe tren i pandalshëm, lëvizje mbarë popullore, nuk kaloi në dhunë,  pavarësisht paralajmërimeve se do bëhej nami dhe u deklarua nga Paloka si fund i qeverisjes së mazhorancës dhe përmbysja e Edi Ramës. Vërtet nuk pati dhunë fizike. Po nuk mungoi dhuna e oratorëve, të cilët e bënë gjuhën shpatë dhe fjalorin si predha topi mbi shoqërinë shqiptare. Protesta edhe pse e pompuar sikur do ishte nata e Shën Bartolemeut dhe prej asaj dite kalendari kohor do të rifillonte numërimin mbrpasht dhe globi,  le më vendi ynë i vogël, do ndryshonte drejtëpeshimin, boshti do shembej dhe jeta do shuhej. Në fund të katër orëve,  delegatët protestues të mbërritur  në sheshin para kryeministrisë, që është shndërruar në Mekën e gjithë atyre që marshojnë  drejt Tiranës në përgjigje të thirrjes së partisë dhe prijësit të saj la prapa jehonën e zhurmshme të fyerjeve dhe kërcënimeve. Entusiazmi dhe pritshmëria para saj arritën kulmin. Të mashtruar nga lidershipi dhe shtabet organizatore, iluzionet zëvendësuan  logjikën dhe realizmin. Tek ata që morën rrugën pesëqind kilometër për t’u rreshuar para podiumit të ndërtuar tek kryeministria ishte ndezur entusiazmi fals se do shkonin në shesh si opozitarë, po do ktheheshin  si pushtetarë me fitore mbi regjimin diktatorial të banorit të Surelit. Kaq shumë u propogandua fitorja alla partizançe, pa votë, sa nisën të ndaheshin postet në dogana, në qeveri, drejtori, tatime dhe nisi gara për emërime. Si kurdoherë, sapo gjenden para komandantit Berisha, oratorët bëjnë gjithë përpjekjet e gojëtsrisë  dhe oratorisë për të nxjerrë nga fondi i artë i fjalorit vulgar, sharjet, fyerjet dhe ofendimet më të egra. Nuk mund të mos fliste si revolucionar, avokati Goxhaj, i cili kërcënoi hapur,  kryeministrin e Shqipërisë, duke kënduar vargjet epike: - O djem rrëmbeni pushkët, ja vdekje ja liri, për ty Sali, për ty! Po Goxhaj nuk ishte oratori i vetëm që përdori fyerjen dhe kërcënimin. Pothuaj, ky ishte fjalori i gjithë opozitarëve. Madje  pasardhësit  shtuan agresivitetin,  i zgjidhnin fjaët fyese nga  më të rëndat pasi në konceptimin e tyre funksionon logjika: Sa të rënda  fyerjet aq më e merituar lavdia. Kërcënimet dhe fyerjet me rrënjë, me fis e familje, me të djeshmen e të sotmen, shoqëruan protestën,  po vijuan edhe më furishëm post saj. Këtu u fut në ring artileria e rëndë e politikanëve me parti, sigël, seli, pa anëtsrësi,  veç fyrejeve dhe akuzave. Kryetarët vetimtarë sollën  në ndihmë edhe fjalorin me seksologji, duke fyer me banalitete që duhet të mbyllësh, jo vetëm televiziorin, po edhe veshët, të largosh fëmijët nga shtëpia, të ulësh perdet nga batërdia. Fjalime që duhet t’u vihet pullë e kuqe edhe në mejhane. Opozita jonë është krenare që udhëhiqet nga oratorë që kanë armë të vetme, fyerjen, kërcënimet dhe akuzat që japin pretenca dhe dënime kapitale që duket sikur janë antentatorë dhe jo oratorë. Pikërisht në këtë linjë u shfaq post protestës një nga politikanët peligrin shëtitës nga partia në parti nga e majta tek e djathta, Lefter Maliqi,  i cili është shquar për fyerje dhe akuza, kërcënime ndaj Ramës e lavde për dyshen, Meta- Berisha aq sa garantoi se janë këta që do e thyejnë në mes Kryeministrin, garantët që do e nxjerrin në pension dhe do i kthejnë lirinë vendit tonë. Kur dëgjon liderët e opozitës,  fjalorin dhe deklaratat ekstreme që lëshojnë me bubullima, duket se luftën e kemi te porta. Se jetën e kemi në fije të perit. Se e nesërmja është perëndim dhe jo lindja e një  dite të re. Kjo është vija e sjelljes së lidershipit opozitar, të cilët e marrin edhe vet opozitën zvarrë. Pasi e shkundën nga të gjitha përgjegjësitë. Si e zhveshën nga të gjitha pushtetet. Pasi e thanë nga gjithëçka që ka fituar në emër të opozitarizmit e shndërruan  në figurinë anemike opozitarizmin, sot duket sikur duan ta dobësojnë edhe më shumë, falë strategjive pa të ardhme. Kërcënimet se me revolucion do i japin fund regjimit. Ultimatumit, po nuk fituam ne nuk do ketë qetësi dhe siguri mbi dhe. Shqipëria në rrezik nga shpopullimi i regjimit tamist. Pas kërcënimit për burg të qeverisë. Betejës pa sens kundër çdo investimi strategjik, opozita jonë nuk jep alternativat e të ardhmes, po ndjell fatkeqësi kombëtare. Në se rinia, siç u pëlqen liderëve të opozitës, mezi pret orën të vijnë në pushtet, Meta  - Berisha, atëherë përse largohen kur rruga më e lehtë është fitorja me votë dhe ndryshimi i qeverisjes sot? Realisht,  ky besim nuk egziston. Opozita nuk frymëzon. Po nuk mjaftojnë kërcënimet e atyre që janë në vijë të parë liderëve, funksionarëve, drejtuesve nga qendra në bazë, pasi mbarojnë deklaratat e tyre në fushëbetejë hyn e ashtuquajtura prapavijë ose grupet e propagandës,  tufa e analisto - opinionistëve, të cilët janë edhe skalioni rreth liderëve të opozitës që vizatojnë realitetin me ngjyrat më të zeza me fjalorin më alabak, jo si të ishin intelektualë dhe eruditë, që dinë gjithëcka, korifej që meritojnë të vendosen në majat e lavdisë, deklarojnë anën më të errët dhe zhargonin më të zymtë, që i kanë brenda akuzat dhe fyerjet, dhunën verbale dhe kërcënimet fatale. Çdo  gjë mund ta justifikoja. Gjithçka mund ta toleronim. Të heshtnim dhe t’i jepnim edhe të drejtë analistit dhe opinionistit, Fatos Lubonja. Askush nuk e ndal Lubonjën t’ia japë votën kujt të dojë, të zgjedhë partinë që dëshiron, po jo të zbresë nga tërë  ajo lartësi intelektuale dhe nga ai mal i lartë prestigji, duke na thënë, votën qenit ia jep, Edi Ramës kurrësesi! Kështu opozitarizmi në Shqipëri e ka shndërruar politikën nga reale në  fantazi aq sa dashnorët e opozitës nuk duan më t’ia dinë në se do votojnë në të ardhmen për njerinë apo do mbështetin qenërinë, ashtu si vet,  Lubonja e tha me gojë se, votën nga sot e tutje do ta konvertojë nga votë për përfaqësuesit politikë nga radhët e shoqërisë drejt tufave të qenërisë.