BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Kryebashkiaku që ka lindur me këmishë

Kryebashkiaku që ka lindur me këmishë

S'u besoj supersticioneve (besim në irealen ), për të mos thënë se jam ateist . Por teksa ndjek kandidatët e primareve nëpër ekrane, më erdhi shprehja popullore , ashtu pa e kuptuar: Paske lindur me këmishë, o kryebashkiak Veliaj! Dhe doni të dini pse ?! Kandidatët e primareve për kryebashkiakun e Tiranës, ndonëse me kohën e limituar, nuk e shfrytëzojnë për shpalosje programi, por merren me prelude për organizatorët e takimeve apo STV dhe shumica tjetër e kohës kalon me kullat, inceneratorët, lopatën në mbjelljen e pemëve, burgimet, karrocën e invalidit të shtyrë nga kryebashkiaku në maratonën e Tiranës, e sa e sa bëma të tjera. Si të mos mjaftojë kjo harxhim kohe më bosh, por të del dhe kandidatja avokate, sjell në ekran tritolin , për shembjen e kullave të Tiranës apo të Surrelit . Mirë që qëlloi aktori kandidat i pyetur tek STV , për tritolin. Shyqyr zotit, ai, nuk kishte ndërmend të ngrinte punishte tritoli dhe për më tej , ndryshe nga kandidatja avokate, ai, kullat mund të ngrinte me projekte në vende të tjera, por jo në qendrën e mbingarkuar . Kandidati aktor si me përvojë, kaloi tekstin e dhënë nga regjisori , por mbeti brenda natyrës profesionale, kur filloi të përmendë; lopatën, karrocën, të cilat mesa dukej i ishin ngulitur në memoria nga parashtrimet, e kandidatit me karrierë në politikë, ditë më parë në takime me elektoratin. Për hir të së vërtetës, ajo që bënte dallimet, mes kandidatëve të primares, ishte referenca në luftën për 4 Dhjetorin apo për 14 Majin. Kandidati politikan kauzën e ka me 14 Majin, ndërsa kandidatja avokate me 4 Dhjetorin. Më i ndryshmi, ishte studenti i dhjetorit kandidat, të cilit nuk i hynte gjuha në gojë, duke i quajtur komunistët; hajdutë e kriminelë, kjo i vinte edhe fal një damari që kishte nga Mukja. Kandidati i dhjetorit, me sa duket niset, nga lideri i tij i shpallur “non grata” dhe e ngreh vjedhjen në përgjithësim për pjesën dërmuese të komunistëve, të cilët kanë lënë eshtrat e shpirtin për begatinë e këtij vendi. Haron kandidati, se pa votën e këtyre komunistëve, karrigen e kryebashkiakut e sheh me dylbi, ashtu siç ndodhi dhe me Mukjen . Gjithësesi kandidati i dhjetorit edhe pse asnjëherë s'ka kërkuar poste drejtuese, por këtë herë i propozuar nga të tjerët, e kishte pranuar besim plotë sepse kishte fituar në shumë kauza, duke filluar që nga 2015 që kishte kërkuar dorëheqjen e kryetarit të PD, në kundërshtimin e vetingut ,ku kishte zbuluar vezën e Kolombit , në protestat e banorëve të Unazës së re, 5 Majit, Astirit, për të mos folur pastaj në çdo protestë qytetare ishte në ballë të turmës . Këtu ha pak debat sepse në të gjitha rastet, zëri i tij, ka rrahur në erë për sa kohë , ka rënë në vesh të shurdhë sepse janë zbatuar vizionet e kryebashkiakut në detyrë ,me mbështetje të qeverisë, duke shikuar interesat e mbarë shoqërisë dhe jo të një grupimi të ngushtë, në kundërshtim me ligjin. Jo se mbrapa nuk mbeti dhe avokatja në rrahjen e gjoksit për kauzat e saj të teatrit, inceneratorëve, që s'i është ndarë me vite sheshit, pavarësisht se sa i ka ndritur , për atë, edhe dështimi është fitore. Me këtë mendësi, me sa duket, kërkon karrigen e kryebashkiakut edhe në rast dështimesh justifikimet janë: E kam ngritur zërin, por ... ç'rëndësi ka mungesa e vizionit, mjafton e bërtitura, mund ta lexoje nën tekstin. Ndërsa kandidati deputet mbeti me dosjen e inceratorëve të cilën në se zgjidhej kryebashkiak, do ta ekzekutonte , duke hapur dyert e burgut edhe për kryeministrin. Gjuhë fushate që ngatërron institucionet; atë të drejtësisë, me administratorin e bashkisë . Pikë që u ha kohë më bosh kandidatëve, duke shkuar aq larg sa të mos rezervohen, ta etiketojnë kryebashkiakun Velija kryehajdutin e Evropës, siç ndodhi me kandidatin mjek, i cili me sa duket paska bërë hetimet e kryebashkiakëve të botës që kurse ka arritur në konkluzione drejtësie !. Memoria s'ia paska ndarë ndajshtimin mjekut , që kurse ligjërimin e tij në takim me njësinë 8-9 e fillon me kryeqytetin, pa stacion treni, i vetmi në Evropë, por që çuditërisht njeriu memorizues ka harruar, se lënien e vendit pa hekurudha, është peshqeshi i liderit të tij i cili, i kaloi për skrap si gjithçka vepër tjetër ndërtuar në socializëm dhe infrastrukturën hekurudhore. Me sa duket lideri non grata, është pika e dobët e tij që kurse mjekut që i dha emër pandemia rrallë e dëgjon të flasë për atë, sepse s'do t'i shkelë në kallo liderit, i cili e quan një dështim të qeverisë, ku vdekshmëria ka qenë më e larta në botë sipas statistikave të mbledhura rrugëve. Kandidatët e primares një kohë jo të vogël ia kushtojnë zotimeve se mbas 4 Dhjetorit kushdo që të fitojë, do të gjejë mbështetjen nga të shtatë me programin e gjithësecilit . Kështu Veliaj të gjejë firmë ku të futet( përjashto aktorin kandidat që u tregua zemër gjerë tek STV, se do ta linte papunë për ta vënë vëthë në vesh se çdo të thotë të të heqin nga puna sikundër ka vepruar për bindje ai vetë) se në për ballje është një me shtatë. Harojnë të thotë se njëshi është nga numrat më të vështirë për t'u plotësuar edhe sikur të mos kesh dobësi në shumëzimin (shtatë herë shtatë dyste dy ) siç bënte në parlament lideri i tyre pengbrava . Kandidatja pedagoge më fëmijët për zemër nuk i ndan nga goja, a thua se ajo do të zgjidhet drejtoreshë kopshti e jo menaxhere e një komuniteti të tërë. Kandidatët e primares me sa dëgjojmë nga të ashtuquajtura programe të reklamuara nëpër ekrane edhe kur mundohen të ngrenë shqetësime për Tiranën, vetëm skepticizmin për qendrën shfaqin, kur ajo e ka futur në radhën e kryeqyteteve më të mira Evropiane. Me sa duket shprehja popullore , ai që të shan të do, i jep dorë kryebashkiakut aktual, për mandatin e dytë, të shpalosë programin për periferitë për të cilat rrallë dëgjohen të flasin kandidatët e primareve, mesa duket nuk u harrin çapi. Mungesa e vizionit i ka çuar në hallakatje pa bukë primaret, duke shtyrë kohën me, e lagu se lagu. Janë këto disa nga arsyet që sheh e dëgjon nëpër primaret, të cilat dhe ashtu me numrin shtatë, nuk plotësojnë një kandidat për ç'diskutojnë e shpalosin. Kjo më ka bërë t'i besoj supersticionit se kryebashkiaku i Tiranës, ka lindur me këmishë, për të fituar edhe mandatin tjetër. S'ka si ndodh ndryshe. Me një opozitë të tërhequr dje, me një gjysëm sot, me kandidatë primaresh që ora i ka mbetur tek konferenca e Mukjes, ç'mund të presësh më shumë se sa Mukja ?! Tiranës me një qendër model, të reformuar në jetën sociale e kulturore, vetëm kryebashkiaku i sprovuar mund t'i japë një fytyrë të vërtetë periferive dhe të çojë më lart arritjet në të gjitha fushat e jetës së kryeqytetit të cilit kryebashkiaku aktual i ka vënë një emër fal dhe qeverisë që mbështet ndryshe nga opozita që s'gjen gjuhën e mirëkuptimit me të vetët, pale pastaj të presin kryeqytetasit t'i zgjidhin kandidatët e primares, problematikat e shumta në perspektivën e zhvillimit e prosperitetit.