Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kryeburokrati i Prokurorisë së Përgjithshme!

Postuar: 14/11/2019 - 07:18

Nga i gjithë diskursi i zonjës Arta Marku përpara KLP, besoj se u qartësua dhe për publikun dhe gazetarët në përgjithësi, se ne sot me kompetenca kemi një Prokuror të Përgjithshëm të dobët, simbolik dhe administrator burokracie zyrtare, të cilin e ka zëvendësuar si KLP dhe Prokuroria e Posaçme! Ka qenë një histori e keqe, e shëmtuar, ajo me Prokurorë të Përgjithshëm në Shqipëri mbas viteve 1990-të! Të tillë Prokurorë të Përgjithshëm që sipas kohës kishin kompetenca të mëdha vendimmarrje dhe përcaktuese në jetën e akuzës së shtetit, o janë shkarkuar me zhurmë nga politika, o janë ngarkuar me dyshim dhe qëllim të keq nga politika, ose është bërë një marrëveshje dashakeqe dhe në dëm të drejtësisë dhe akuzës së shtetit po nga politika! Fenomenale ishte sidomos sjellja e Sali Berishës si president, si kryeministër dhe si kryeopozitar me Prokurorët e Përgjithshëm të Shqipërisë! Ata vinin si emërim i tij dhe iknin si armiq të shpallur të njeriut më anti shtet dhe anti akuzë të shtetit, që ka njohur historia pothuaj 100-vjeçare e shtetit shqiptar, që nga viti 1920 në krijimin e shtetit normal shqiptar mbas Kongresit të Lushnjes! Ajo që Marku ka sqaruar duke mos bërë pothuaj asgjë të fortë të dukshme (gjatë dy viteve) ishte pikërisht paaftësia për të bërë gjë, si mungese kompetencash dhe institucionesh sipas saj! Ajo renditi disa arsye dhe tha disa gjëra që janë të rëndësishme për të kuptuar se Prokurori i Përgjithshëm është një pothuaj administrator i rëndomtë institucioni dhe jo një individ substancial i fortë dhe që rëndon si peshë zyrtari në Shqipëri! Me ligjin e ri tashmë ai është një burokrat dhe jo një person i aksionit të akuzës së shtetit! Arta Marku u justifikua me këtë gjë dhe sidomos në kohën kur ajo ka vepruar. Ajo tha se: “Nuk mund të kesh rezultate në qoftë se mungojnë disa nga hallkat e sistemit”! Dhe e vërteta është pikërisht kështu. Por ajo e dinte këtë përpara se të zgjidhej. Pastaj tha: “Por dhe me kompetenca siç dihet të kufizuara dhe më tepër të karakterit administrativ”! E kjo u bë e qartë. Shtoi sërish se: “Udhëzimet janë i vetmi mekanizëm që ka Prokurori i Përgjithshëm për të ndikuar në sistem”! E udhëzimet janë gjithmonë udhëzime jo më tepër se sa kaq - them unë sigurisht. Por me keqardhje në dukje dhe justifikim në substancë tha: “Hetimi është jashtë kompetencave të Prokurorit të Përgjithshëm! Kjo sipas meje tani që po shkruaj- i jep fund peshës së tij si një person kushtetues edhe pse zgjidhet kushtetueshmërisht! Ajo tha se: “Nuk janë të interesuar përveç meje të thonë se roli i Prokurorit të Përgjithshëm ka ndryshuar, duke mos qenë më prokurori i plotfuqishëm që kishte në dorë hetimin, gjykimin, kishte në dorë gjithshka, por është një prokuror më tepër me një rol simbolik për sistemin në tërësi dhe me një rol të munguar në hetimin e çështjeve konkrete! Unë nuk i kam plotësuar pritshmëritë e publikut, por kjo nuk ka qenë për fajin tim dhe as për fajin ose për shkak të aftësive të mia profesionale dhe as për shkak të vullnetit tim. Kjo është për shkak të kompetencave ekzistuese të Prokurorit të Përgjithshëm dhe për shkak të reformës në zhvillim e sipër. Nuk do kisha bërë asgjë më shumë dhe asgjë më ndryshe për shkak të kompetencave të kufizuara”. Në fakt të gjithë duhet të lexojnë qartë dhe mirë kompetenca e Prokurorit të Përgjithshëm dhe të kuptojnë se kjo garë që po bëhet për ta zgjedhur atë, është për të vendosur në karrige një burokrat dhe jo një prokuror të aksionit të akuzës së shtetit! Me ligj Prokurori i Përgjithshëm është bërë i dobët qëllimisht, duke u forcuar KLP dhe Prokuroria e Posaçme! Ja dhe kompetencat e PP! Neni 148 (Ndryshuar me ligjin nr.76/2016, datë 22.7.2016) 1. Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit. Prokuroria kryen edhe detyra të tjera të caktuara me ligj. Neni 148/b (Shtuar me ligjin nr.76/2016, datë 22.7.2016) Prokurori i Përgjithshëm ushtron këto kompetenca: a) përfaqëson akuzën në Gjykatën e Lartë dhe çështjet në Gjykatën Kushtetuese, me përjashtim të rastit kur përfaqësimi bëhet nga Prokuroria e Posaçme; b) nxjerr udhëzime të përgjithshme me shkrim për prokurorët, me përjashtim të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme; c) siguron mbarëvajtjen e punës në administratën e prokurorisë, me përjashtim të administratës së Prokurorisë së Posaçme. Krijimi dhe mbarëvajtja e strukturave të teknologjisë së informacionit në prokurori rregullohet me vendim të Këshillit të Ministrave; ç) propozon dhe administron buxhetin e prokurorisë, me përjashtim të buxhetit të Prokurorisë së Posaçme. Kaq asgjë më shumë, biles nuk ka kurrfarë fuqie mbi Prokurorinë e Posaçme! Janë shpërndarë kompetencat mbi KLP dhe Prokurorinë e Posaçme dhe padyshim janë ngarkuar iniciativat e prokurorëve me shumë më tepër vlerë! Por Prokurori i Përgjithshëm tashmë është thjesht një figurë honorifike pa asnjë rëndësi të madhe kushtetuese. Ai është kryeburokrati i Prokurorisë së Përgjithshme! Kështu i është dhënë fund dhe vlerës që kishte ky individ kushtetues i madh dikur dhe që përdorej keq dhe në mënyrë të poshtër nga politika. Ka vlera KLP që është organ kolegjial dhe Prokuroria e Posaçme që kontrollohet nga të huajt! Dakord?! Më tepër se sa kaq nuk ka pse interpretohet më shumë ky post, që sot po kërkohet të zgjidhet mbas erës (kohës) Arta Marku në Prokurorinë e Përgjithshme! Një Prokuror i Përgjithshëm i tillë nuk mund të plotësojë pritshmëritë dhe nuk ka pse. Ai nuk ka më kompetenca prandaj çfarë pritshmërie duhet të ketë publiku për të?! Pse duhet të jetë një individ kaq i madh dhe i rëndësishëm si ata të dikurshmit që bëhej gati shoqëria të shprishej nga politika kur largohej ose zgjidhej një i ri apo kryhej ndonjë akt akuzë e tillë që tundonte dhe shkatërronte një politikë dhe shoqëri të gjithën! Jo, tanimë kemi një burokrat që rregullon afate, çon letra dhe udhëzime dhe merret me fondet apo më mirë zyrat! Akuzën e bëjnë të tjerët jashtë tij. Pastaj në qoftë se dinë anglisht akoma më mirë për profesionin e tyre dhe normalisht punën e tyre në atë karrige.

Nga Besi Bekteshi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 07/12/2019 - 07:15

Është praktika më normale që një kryeministër dhe çdo qeveritar të takohet me qytetarët nga më i zakonshmi në një cep të Shqipërisë deri tek njerëzit e shquar, ata që kanë bërë emër me personalitetin, punën, idetë, zg

Postuar: 07/12/2019 - 07:14

Kaluam një tragjedi të madhe, me humbje jetësh e materialesh, që nuk përshkruhen dhe as nuk harro

Postuar: 07/12/2019 - 07:12

Sipas vlerësimit nga shkencëtarët, në botë për çdo ditë ndodhin mijëra tërmete të intensiteteve t

Postuar: 07/12/2019 - 07:08

Vazhdon të rezultojë si një pyetje e rëndësishme ajo që tundon të gjithë: A mund të riparojnë dëm

Postuar: 06/12/2019 - 07:13

Nuk e njoh së afërmi dhe nuk kam patur asnjë rast të vetëm për t’u takuar ballë për ballë m

Postuar: 06/12/2019 - 07:11

Tërmeti i fuqishëm i 26 Nëntorit që goditi Shqipërinë, me qendër në qytetin e Durrësit, mori shum

Postuar: 06/12/2019 - 07:09

Me thënë të drejtën sapo lexova lajmin “bombë” se Agron Tufa na qenkësh arratisur dhe