BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Kryeministër, mos injoroni pedagoget dhe pagat e tyre të vogla!

Kryeministër, mos injoroni pedagoget dhe pagat e tyre të vogla!

Mbledhja e fundit e Këshillit të Ministrave për fat të keq harroi problematikën e vjetër por kryesore-pedagogët e Arsimit të Lartë. Problemi i studentëve të universiteteve publike janë vetëm maja e ajsbergut. Në fakt, mbledhja e Këshillit të Ministrave ishte një përgjigje për problemet e studentëve dhe për disa nga problematikat e universiteteve publike. 11 VKM-të dhe 4 Urdhërat e nxjerrë nga ajo mbledhje nuk e mbulojnë problematikën e universiteteve publike. Gjendja në universitetet publike nuk janë vetëm rrjedhojë e keqmanaxhimit administrativ, ato janë rrjedhojë edhe e mentalitetit të vjetër të shtetit shqiptar përsa i përket shtresës së mesme intelektuale dhe mbajtjes së tyre me rroga të vogla e aspak të përshtatshme për punët që bëjnë. Ky mentalitet negativ sidomos në Arsimin e Lartë dhe në Mjekësi është një nga arsyet kryesore të largimit të intelektualëve në Shqipëri ndër vite.

Një pjesë e gjejnë veten jashtë vendit edhe si pasojë e ofertës së vendeve të pasura ndaj talenteve intelektualë të Shqipërisë (brain drain), por shumica shkon në vendet Perëndimore për këto tre arsye kryesore, të cilat nuk po rregullohen e nuk po rregullohen në Shqipëri:

Gjetja e një pune me rrogë më të lartë se në Shqipëri

Siguria në Shërbimin Shëndetësor

Siguria në arsimimin e çdo lloji: elementar, të mesëm dhe të lartë

Të kthehemi tek vendi ynë.

Përse këto janë të cunguara në Shqipëri? Çfarë na mungon që nuk po e rregullojmë dot Arsimin e Lartë për të cilin do flas, por edhe Arsimi i Mesëm është shkaktari i përfshirjes në shkollat e larta të studentëve të dobët dhe kjo për shkak se MASR nuk ka vendosur koeficientët për cilësinë e gjimnazeve, e për pasojë hyjnë në fakultetet e rëndësishme si Mjekësi, të studentëve me nota të larta, por fiktive.

Në një mesazh drejtuar ju, kam shpjeguar sipas eksperiencës sime përse nuk po shkon mirë Arsimi i Lartë.

Që kur u bë ligji, bordi i caktuar për të bërë ligjin dhe për të marrë mendimet e pedagogëve nuk u tregua efecient, qoftë për shkak të eksperiencës së tyre profesionale, qoftë për shkak të injorimit të shumë propozimeve nga pedagogët. Nuk u përfshinë në bërjen e ligjit të paktën profesorët. Ky ishte një gabim i madh. Gjithashtu, bordi i caktuar për projektligjin e ri nuk mori parasysh efektet financiare të një ligji të ri me norma të reja, por me llogari financiare të vjetra. Ky ishte një gabim tjetër i madh.

Problemi nuk qëndron tek Ligji i Arsimit të Lartë, i cili edhe ashtu nuk është zbatuar mirë nga Drejtoria e Arsimit të Lartë duke krijuar konfuzion dhe problematikë me Udhëzimet e saj, por edhe se ka nevojë për amandamente.

Kush janë ato difekte të ligjit dhe të udhëzimeve që rrjedhin nga Ligji i Arsimit të Lartë? Ato janë:

- Buxheti i vogël, pra duhet rritja e buxhetit të Arsimit të Lartë në nivelet e BE.

- Mosndarja në Fakultete dhe Shkolla të Larta Profesionale (Kolegje), sepse secila ka karakteristikën e vet themelore: njëra studimet e tjetra- praktikat profesionale.

 - Zgjedhjet në Arsimin e Lartë duhen bërë ndryshe (me dosje), sepse ashtu si janë, krijojnë konflikte të rënda midis konkuruesve, për pasojë, kur del njëri fitues, ai ndëshkon humbësit; tjetër problem i zgjedhjeve është lejimi në konkurim i personave me tituj, por të cilët nuk janë të profilit të diplomës përkatëse, kështu që fiton një drejtues i cili nuk është i profilit, duke shkaktuar kështu problem qoftë në njësinë bazë, qoftë si dekan.

- Përcaktimit i drejtuesve të zgjedhur të universitetit, fakultetit dhe njësisë bazë në raport me drejtuesit e emëruar, kompetencat e të cilëve nuk sqarohen as me ligj, e as me Udhëzime.

- Një gafë e rëndë është barazimi i koeficientit të leksioneve me seminaret, dhe mossqarimi i praktikave profesionale.

- Asnjë fjalë për laboratorët dhe financimin e tyre.

- Asnjë fjalë për praktikat profesionale dhe financimin e tyre jashtë auditorit dhe ribërjen e akt-marrëveshjeve ndërministrore për praktikat.

- Asnjë fjalë për buxhetin, i cili duhet të shpërndahet sipas nevojave të njësive bazë dhe jo sipas fakulteteve

- Gabim i madh është edhe vendosja e një drejtuesi në shëndetësi si për njësinë bazë ashtu dhe për shefin e pavionit apo të shërbimit. Duhet të ishin të ndara.

Duke mos i zgjatur më tej kritikat, z. kryeministër duhet të kërkoni mendim për të bërë:

Disa amendamente të reja për Ligjin e Arsimit të Lartë.

Duhet të reformojë Drejtorinë e Arsimit të Lartë me njerëz profesionistë.

Duhet të vendosë me ligj që këshilltarët e ministrave të jenë profesionistë sipas profilit dhe specialiteteve të paktën mbi 20 vjet, dhe jo këshilltarë militantë.

Duke e përfunduar z. kryeministër, ju kujtojmë se kritikat janë për të përmirësuar punën dhe të mos i merrni si atak kundër qeverisjes.

Dy fjalë dhe për problemet e tjera që shkaktuan por dhe do të shkaktojnë problem në të ardhmen në Arsimin e Lartë dhe më tej.

Pavarësisht zgjedhjeve të arsyeshme që u dhatë ju studentëve, duhet t’i jepni zgjidhje problemit më të madh: atyre e kush u jep leksione, seminare, studentëve dhe sa i paguani ata, si dhe problemit të universiteteve private, të cilat për mendimin tim kanë ulur nivelin e cilësisë së mësimdhënies edhe në universitetet publike.

Pagesat e ulëta janë një nga shkaqet e mitmarrjes dhe korrupsionit në arsim, mjekësi e kudo. Është e qartë se rritja e konsiderueshme e rrogave për pedagogët (por dhe për mjekët dhe profesionistët në profile të ndryshme), nuk do ta zgjidhë përfundimisht problemin po nuk u shoqërua edhe rritjen e kërkesës ndaj punës, nëpërmjet të ashtuquajturës `job description` për çdo lloj pune; dhe së fundmi përmirësimi i Kodit të Etikës në punë mund të ndihmojë shumë. Shpresojmë që do ta lexoni të paktën krahas atyre mendimeve të shquara të këshilltarëve tuaj.

Nga Pirro PRIFTI