BREAKING NEWS

Njoftim i rëndësishëm nga Policia/ Si dhe në cilat shtete mund të lëvizin shqiptarët (DETAJET)

Njoftim i rëndësishëm nga Policia/ Si dhe në cilat shtete
x

Opinion / Editorial

Kryeministra ballkanikë dhe njëri showfolklorik!

Kryeministra ballkanikë dhe njëri showfolklorik!

Po shikoja kryeministrin e Greqisë, zotin Micotaqis që sigurisht duke lënë pas, fjalët e zotit Tsipras për Ramën si "yllin polar" (në sajë dhe të një dakordësie për detin që akoma nuk e dimë kush ishte) realizova (kuptova) qartë se çfarë do të thotë të marrësh popullin tënd me të mirë. Ai nuk i ka mbytur grekët me paralajmërime, nuk i ka dhunuar me blinda në rrugë, nuk i ka bërë të dalin “me leje” nga një "app apo portal" vetëm një njeri në rrugë, por i ka detyruar të plotësojnë vetëdeklarim, nuk i ka dhunuar me fjalë boshe dhe tmerri për vdekje të shumta dhe "pamundësi varresh" nuk është marrë me ligje që dënojnë grekë në pandemi dhe nuk ka shpikur diversivë mbi “mbjellje kanabisi masiv për ilaçe në kohë pandemie” si ligj të ri, nuk ka rrahur artistë dhe prishur me dokumenta fallso dhe afate të pazbatuar, nuk ia ka shpërqendruar nga turizmi, përkundrazi ka mbyllur i pari izolimin e Greqisë, për të hapur turizmin dhe pse shifrat i ka më të larta se Shqipëria. Micotaqis është kulturalisht një perëndimor dhe do vendin e tij, ai dhe pse është pothuaj një perëndimor në shkollim dhe edukim, kupton qartë se grekët janë ballkanikë dhe duhen mirëtrajtuar si të tillë. Nuk i ka shëmtuar me fjalë boshe në Facebook, duke dhënë përgjigje çdo individi që i shkruan diçka polemizuese me të në pikërisht Facebook. Nuk ul edukatën dhe reputacionin apo emrin zyrtar i lartë shteti deri këtu. Micotaqis nuk ka pasur aferë dhe dëshirë të shkatërrojë elementë kulturorë në kohë izolimi dhe pandemie. Ai as nuk bën fytyrë vërejturin, as sarkastikun, as cinikun e as showman-in me popullin e tij. Në asnjë vend sigurisht dhe nuk bën "delirantin e madhështisë me urdhëra" përpara kamerave kur viziton një investim si bie fjala ai i "Lungo Mares" nga Rama në Vlorë. Micotaqis është një grek që do Greqinë dhe grekët e tij. Po pra, i do fort dhe nuk i deprimon, nuk i lodh, nuk ju nxjerr në krye të ditës, një realitet apo një marrëzi politike apo urdhër që t’i mërzisë në kohë pandemie. Nuk ju ndalon makinat dhe nuk ju ka thënë grekëve se jemi në luftë dhe ju nuk do punoni apo nuk do të merreni me turizëm deri sa të kujtohem unë. Jo, duke ditur se ai (turizmi si te ne) është baza e ekonomisë kujdeset që të fillojë sa më shpejt dhe pse ka humbje jetësh më tepër se sa ne për 1 milion banorë dhe më shumë infektime për 100.000 banorë. Nuk ka dalë vetë të thotë kjo nuk lejohet dhe kjo ndalohet apo kaq është orari sot dhe kaq nesër, apo duhet të dalin gratë dhe pastaj pleqtë e të tjera si këto marrëzi, me të cilat është marrë kryeministri ynë "lojcak" fejsbukist! Kjo sepse Micotaqis është serioz dhe nuk ka qëllime të tallet me popullin e tij dhe as të përfitojë nga pandemia. Absolutisht serioz dhe zyrtar i fortë është dhe presidenti Erdogan me popullin turk. Ai e do popullin e tij dhe ka ngritur sistemin që mbron shëndetin e shoqërisë duke bërë dallim me kryeministrin tonë që akuzon sistemin, duke qenë vetë shtatë vite në pushtet. Presidenti Erdogan sillet realisht si një "baba" që ballkanasit e kanë qejf për t’iu krijuar siguri dhe mbrojtje dhe jo për t’i frikësuar dhe ndaluar, për t’i bërë frikacakë edhe të ajrit të tyre sikundër ka vepruar kryeministri jonë artist dhe hokatar. Presidenti Erdogan nuk është marrë me patetizma fjalimesh në FB, sepse do të ishte një rënie në rëndësinë e peshës së madhe të pushtetit që i ka dhënë sigurisht populli i tij politikisht. Nuk është tallur kurrë me shoqërinë që është në momente krize si nga tërmeti dhe nga pandemia presidenti i fuqishëm i shtetit turk. Nuk ka gjuajtur momente të bëjë rrëzime monumentesh dhe krizash politike në kohë pandemie. Po kështu në Bullgari dhe po kështu në Rumani. Por dhe në Malin e Zi duan të dalin sa më shpejt dhe nuk duan as marrëzi me mbyllje dhe as marrëzi me cinizëm folklorik urdhrash që bëjnë dhe krijimin e sistemit të mërzitjes popullore. Nuk e bëjnë, se dhe po të dinë se kanë një opozitë levende përpara, nuk duan ta bëjnë, se ju vjen turp për një sjellje të sëmurë cinike, kur ka epidemi dhe izolim. Askush nga kryeministrat e Ballkanit apo presidentët e tij nuk luajti me lirinë e popullit të tij, as nuk shfrytëzoi pandeminë dhe izolimin për të luajtur ashpër me lirinë dhe me pronën sikundër ka bërë kryeministri i Shqipërisë. Ata kanë dhënë shpresë kur ky joni ka futur tmerr dhe ka mbjellë frikë. Gjithçka në vendet e tyre është bërë në bazë ligji dhe populli është munduar ta zbatojë. Në Shqipëria në sajë të një kryeministri "showfolklorik" pothuaj çdo gjë është bërë nga urdhrat dhe pjesa më e madhe e shoqërisë nuk e ka zbatuar. Ky është dhe modeli më i keq, më anti europian dhe më anti qytetar, që nxitet në vetë të parë nga një folklorik që jep shfaqe dhe që nuk luan dot në asnjë ditë të vetme burrin real të shtetit. Shtetërimi në Surrelizëm është absolutisht më i keqi. Duhet të marrë shembull dhe nga Kosova, e cila në fund të fundit dhe me Albinin ka një lider që i do të mirën dhe sillet butë e qartë me popullin e tij. Jep shpresë dhe nuk i bie në qafë as me cinizma dhe as me provokacione. E akoma më shumë as duke e fyer kur e trajton (po e kritikuan) si “prona” të Bashës, Berishës apo dhe Metës e Monikës. Këto gjëra i bën një folklorik dhe biles pa shumë talent në shfaqje. Më në fund, duket se mbas shumë paralajmërimesh dhe ambasada e USA e ka kuptuar se kë ka përpara si në opozitë, si në Presidencë, si në Kuvend e si në Kryeministri. Po e ka të qartë, se ka të bëjë me folklorikë që nuk kanë erz politik, as moral si burra shteti. Prandaj tha: Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe e papërsosur, por është e nevojshme. Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe duhet të vazhdojë, në mënyrë që Shqipëria të bëhet anëtare e plotë e familjes europiane. E gjithë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vijojë të mbështesë synimin e popullit shqiptar. Ne nuk duhet të humbasim përqendrimin, ne nuk duhet të çorientohemi – synimi është i qartë, populli shqiptar foli dhe reforma në drejtësi duhet të ecë përpara, hap pas hapi. Absolutisht ajo ka aleat vetëm popullin shqiptar dhe duhet të mos çorientohet nga shfaqa e folklorikëve shqiptarë në politikë, që nga maja e vendit dhe deri në ata më të vegjlit, në provinca. E një nga më çorientuesit (janë absolutisht të gjithë si establishment) është përveç të tjerash dhe ai që ka vendosur dhe presidentin e padyshim që ka ngritur kultin e ri të individit i vetëm në pushtet ose Edi Rama.