BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Opinion / Editorial

Kryeministri Rama, alibia e gjithë dështimeve të Sali Berishës

Kryeministri Rama, alibia e gjithë dështimeve të Sali

Në çdo dalje publike, në konferenca shtypi apo në ekranet e TV që e kanë për zemër, Berisha deklaron se në çdo të keqe që i ndodh atij dhe PD, është dora e Kryeministrit Rama. “Me urdhër të Ramës, Ali Basha përjashtoi katër deputetë nga grupit opozitar”, ulëriu ai në sallën e Parlamentit. Pastaj deklaron se “Gjykata e urdhëruar nga Edi Rama po mban peng vulën dhe siglën e PD” dhe kërcënon, “nëse preket sigla e PD do të bëjmë revolucion!”. Tek e shikojmë Saliziun që bredh nga një tribunë mitigashësh në një televizion “të pavarur”, duke akuzuar si fajtor për gjithçka Edi Ramën, njerëzit me dy pare mend pyesin: Po ky Saliu, që ka mbi 30 vjet në politikë, si ish-president, ish-kryeministër dhe kryetar i PD, a ka ndonjë përgjegjësi për gjendjen që ndodhet vendi dhe katandisjen e PD në tre copa? Si nuk sheh asnjë gabim tek vetja ky fajtor i madh kombit. Vrau më 21 janar katër demonstrues në mes të bulevardit dhe fajtori bëri Ramën opozitar që organizoi protestën. Rama që organizoi demonstruesit paska faj, kurse Saliu që vrau, qenka i pafajshëm! U shpall “non grata” nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar e Anglisë, por fajtori qenka Rama dhe Sorosi, pasi ata paskan lobuar kundër tij. Edhe për izolimin që i kanë bërë ndërkombëtarët, përsëri fajin e gjen te Edi Rama që “ paska korruptuar ambasadorët e këtyre vendeve”, madje për këtë ai “paska dosje të rëndësishme në dorë!” Zhvilloi pseudoprimaret alla berishiançe, të cilat ia menderosi edhe mikesha e tij e ngushtë Kokalari, dhe fajin e paska prapë Edi Rama, që “nxit Alibeajn të fusë kandidatura alternative për kryetar bashkie. Ndodh një vrasje fare e rastësishme dhe përnjëherë për Saliun “vrasësi” është Edi Rama. Ashtu gjeti ai në ’97, brenda natës, “vrasësin” e Azem Hajdari, Fatos Nanon, por pasi e bëri këtë mik, doli se “vrasësi” ishte Izet Haxhia! Ndodh një vjedhje nga zyrtarë të PS apo bën dikush korrupsion, Saliu prapë e ka gati shënjestrën kundër kryeministrit Rama. Vetëm për një gjë nuk e akuzon Saliu Edi Ramën, për tragjedinë e Gërdecit! Shqiptarët e shohin me keqardhje gjendjen e copëzuar të PD, sepse duan një opozitë që t’u shërbejë, dhe e dinë se përçarësi kryesor i saj është Berisha, por ai prapë në çdo takim dërdëllit se “Rama kërkon të likuidojë opozitën, duke mbajtur peng Alibashën”. Mirëpo duke ulëritur çdo ditë “ujku,ujku”, pa u parë ai gjëkundi, populli nuk do t’i besojë më, edhe kur ai të bjerë realisht në tufë. Tanimë, sapo del Saliu në deklarim publik, shqiptarët e dinë se çdo të përrallisë. Populli ka sy e mendje dhe nuk i përzien kollaj arritjet dhe dështimet e qeverisë Rama, ashtu siç e ka të qartë se PD e shkërmoqi Berisha për hallin e tij personal. Gabimet e fajet e Edi Ramës nuk ndreqen duke sharë e shpifur, por duke dhënë alternativa më të mira qeverisëse. Për mjaft vjedhje e korrupsione janë bërë denoncime në organet e drejtësisë janë dhënë edhe dënime, po Saliut nuk i leverdisin vendimet e drejtësisë, sepse ai do zhurmë e rrëmujë. Për Berishën drejtësia është e pavarur, kur merr vendime në favor të tij, dhe “e kapur” nga Edi Rama , kur oborrtarët e tij ndëshkohen. Kur një farë Zhukri, i jep atij të drejtën e siglës së PD, ai, pa vendosur të gjitha shkallët e gjyqësorit, turret e zapton selinë e PD, kurse kur ato ndëshkojnë deputetë e ish ministra të krahut të Saliut, si Salianji,apo Mediu, u sul gjyqtarëve deputetët që bllokojnë me dhunë sallat e gjyqit. Tani, duke e ndjerë humbjen e thellë që e pret në zgjedhjet e 14 majit, ai përsëri arsyen e dështimit kërkon ta gjejë tek Edi Rama. Berisha mendon se PD-ja është ai, dhe shumica janë ata që e duartrokasin verbërisht. Nëse është kështu, le të mbledhë shumicën e deputetëve e të zgjedhë Salianjin kryetar të Grupit Parlamentar, dhe ky nuk ka pse u lëpihet pas deputetëve për t’u marrë firmën. Në se ai ka shumicën e popullit dhe të demokratëve, pse kërcënon se “i ka bllokuar Edi Rama siglën dhe vulën”, kur në demokraci vendos shumica. Nëse voton shumica kundër, Edi Rama është i humbur vetiu, ndaj Saliu nuk ka pse kërcënon me deklarata bolshevike. A mund ta shpjegojë ky faktin që të gjitha demokracitë perëndimore, zyrtarët e lartë të BE, më tepër se gjysma e deputetëve dhe elektoratit që i kanë kthyer shpinën, e paskan gabim dhe vetëm një Berishë i plakur paska të drejtë!? Shumica që pretendon Berisha është ëndërr, por edhe sikur të jetë, politikan fitues nuk është ai që përfaqëson shumicën, por ai që me shembullin e tij e krijon shumicën. Për t’u dukur si shërbëtor i popullit dhe i demokracisë, Sala kërkon tu mbushi mendjen të tjerëve se “po sakrifikohet për parime”, por populli di t’i ndajë mirë interesat nga parimet. “Me qëllim që të bëhen zotërinj, politikanët pozojnë si shërbëtorë”, thotë Sharl de Gol. Shqiptarët e kanë provuar në kurriz edhe qeverisjen e Saliut e të Ilirit, po ashtu edhe të Edi Ramës, ndaj nëse duan apo jo ndryshim le ta vendosin me votën e tyre më 14 maj, duke patur në vëmendje fjalët e autorit të romanit “Ferma e kafshëve, “Xhorxh Oruell: “Një popull që zgjedh të korruptuar, hajdutë, mashtrues dhe tradhtarë, nuk është viktimë, është bashkëpunëtor i tyre.”