BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Kryeministri sifidant i krizave njerëzore e natyrore

Kryeministri sifidant i krizave njerëzore e natyrore

Të jesh në krye të qeverisë nuk do thotë se je njeriu i zgjedhur nga fati për të jetuar luksin dhe të përfitosh privilegje pa kufi. Kuptohet, i pari i ekzekutivit, është një detyrë me rëndësi të jashtëzakonshme, po aq edhe përgjegjësi pa kufi. Nga larg, posti i kryeministrit duket si kulmi i ëndrrave, gati si triumf. Për mbështetësit, si njeriu i deleguar prej tyre për të bërë veç punë të mira. Për opozitarët, një djall me brirë që bën vetëm prapësira, vjedh, ushqen korrupsion galopant e të këqija pa masë. Shkurt, kryeministri në Shqipëri, është njeriu më i anatemuar, ai që nuk bënë asgjë të mirë për popullin, I urryeri,i nëmuri, jo vetëm politikisht, po edhe fizikisht. A nuk i luten zotit liderët opozitarë që të iki, jo vetëm nga kolltuku kryeministrorë, po edhe nga bota e të gjallëve!? Sa herë është lutur Monika e cila i ka parashikuar fundin,fatin si të shihte filxhanin e kafesë, ikjen e tij të shpejtë nga kjo botë? Po jo vetëm liderja e LSI-së. Edhe shumë prej faktorëve politik e mediatikë nuk kanë lënë rast pa i kërkuar zotit të vërë dorë dhe jo vetëm ndaj tij po tërë mbiemrit dhe fisit kudo që janë. Urrejtje të tillë dhe dëshira, si këto zor është t`ia duash edhe armikut më të madh të kombit shqiptar, atyre që e duan këtë vend të perënduar e rrënuar. Po ja që ndodh edhe kështu dhe duhet të mësohemi me fyerje e sharje, mallkime e anatemime pa kufi për kërkesa që nuk i kanë në dorë ata që i bëjnë pasi jeta është dhuratë e dhënë nga natyra dhe i takon vetëm zotit të ta marrë. Secili vjen në këtë botë për ta jetuar jetën dhe në kanun e traditë, askujt nuk i urohet vdekja, përkundrazi shqiptarët kanë urimet më të bukura e njerëzore. Sa herë në ditë përshëndesim: Tungjatjeta! Ardhsh i bardhë! Me jetë të gjatë! U bëfsh njëqind vjeç! Rrofsh sa malet! Janë urimet që i dëgjon nga Vermoshi në Konispol dhe kudo ku jetojnë njerëzit tanë të një gjaku e një kombi. Po nëse je kryeministër në Shqipëri duhet të mësohesh me mallkime të tilla dhe dëshira që kalojnë kufijtë e arsyes njerëzore. Dhe duhet të kalitesh për t`i përballuar. Të gjitha këto nuk janë baraz me atë, se ai që është atje në krye të piramidës së ekzekutivit, si Krisht i gozhduar në emër të idealeve që mbron nuk ka asnjë të drejtë dhe vetëm vuan. Kurrsesi! Ai është individi që ka gjithë të drejtat që i jep kushtetuta dhe në se punon në interes të shtetasve, me ndershmëri e urtësi, dhimbsuri e dinjitet, fiton respektin e shumicës së shqiptarëve. Edhe në vendet me demokracinë më të zhvilluar, ai që gjendet në krye të ekzekutivit dhe ka detyrimin të zgjidh, po edhe të marri vendime drastike ndonjëherë, jo në një vijë me interesat e përgjithshme, duhet të presë goditje nga të gjitha anët. Të pakënaqurit do deklarojnë: Të iki sa më parë. Të zhgënjyerit: Të vijë tjetri. Pjesa gri: Le ta marrë kush të dojë! Militantët: Të qëndrojë dyzetë vjet në pushtet! Kryeministrit, Edi Rama që nga viti 2013 që erdhi në pushtet, ndoshta ndryshe nga tërë homologët e tij në vendet perëndimore, i ka rënë në pjesë të përballojë në mënyrë permanente, kriza të njëpasnjëshme, të cilat kanë ndodhur jo të gjitha për shkaqe njerëzore, po shumica natyrore. Si një sahat i mirëkurdisur, prodhim zviceran në mënyrë permanente, Kryeministri Rama dhe qeverisë që ka drejtuar, i është dashur të bëjë sfidantin e krizave që kanë ardhur si pikat e shiut pa ndërprerje. E nisi me bojkotin e parë të opozitës. Ishte kriza false më shumë si shprehje e mllefit të humbjes së zgjedhjeve nga ata që kishin tetë vite në qeverisje. Argumente pa fund. Prova të paverifikuara asnjëherë. Sapo mbylli portën, kjo krizë artificiale erdhën krizat natyrore. Përmbytje në veri në Shkodër e më pas në jug në Vlorë, Fier e Mallakastër. Qeverisë iu desh të mobilizojë tërë resurset e veta për të shpëtuar jetët njerëzore. U mobilizua tërë shteti. U vunë në eficencë pushteti lokal. Repartet e ndërhyrjes së shpejt. Zjarrfikësit. Ushtria e policia. Po edhe miliona euro për të kompensuar humbjet në biznese, veçanërisht në dëmtimin e serava dhe parcelave me fruta dhe gjeja e gjallë. Po nuk ishte e thënë se do mbyllej me kaq. Vetëm pak kohë më vonë, përsëri një krizë tjetër, këtë herë e mirorganizuara, jo nga faktorët natyrorë, po nga ata politik, u krijua me “çadrën e lirisë” ngritur para kryeministrisë. Për muaj me radhë e gjithë opozita u mblodh në atë çadër. Prej andej u kërkua ndryshim sistemi. Dorëzim i qeverisë. Pushtet në tavolinë. Atje u hodhën idetë më fantastike. Ato të pushtetit pa vota. Dorëzimit pa kushte të qeverisë. Për largim të mazhorancës dhe transferim të pushtetit. Një vit i trazirave të mëdha. Paralel me këtë krizë ,në parlament arritën kulmin deri sa u dorëzuan të gjithë për të votuar me 140 vota reformën në drejtësi. Sa u mbyll kriza e bulevardit, një tjetër edhe më e rëndë, ishte ajo e zgjedhjes së presidentit. Po me kujdes dhe në respekt të sistemit politik dhe demokracisë, deputetët e majtë, zgjodhën Ilir Metën. Dhe kjo zgjedhje do sillte dhjetëra kriza të rënda. Post zgjedhjet e 2017-ës, sollën një ngërç edhe më të rëndë. Kontestim total të rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme. Nisën lojërat me shifra e fakte të fabrikuara, ku vihej në pikëpyetje çdo votë. Edhe më e ashpër u bë kundërvënia opozitare, pasi në lojë kishte hyrë forca agresive LSI dhe kryetarja e saj, Monika Kryemadhi. Nuk kurseu asgjë për të penguar çdo reformë që iniciohej nga qeveria. Betejë e vërtetë kundër çdo nisme qeveritare. Goditje nga të gjitha drejtimet e kryeministrit Rama. Kulmi i krizës u arrit me daljen e studentëve në rrugë. Një betejë shumëdimensionale , dilte para Edi Ramës. Menaxhimi i protestës së studentëve ishte ndoshta përpjekja më serioze e qeverisë shqiptare. Kryeministri, veç dialogut 24 orë në ditë, duke përdorur të gjitha format e komunikimit, riformatoi qeverinë,duke larguar nga drejtimi më shumë se gjysmën e saj dhe duke sjellë në krye të dikastereve më të rëndësishme, individ të spikatur. Po nuk u ndal dallgëzimi i krizave. Menjëherë, një krizë e re, e provokuar nga liderë të opozitës, në një luftë për jetë a vdekje, duke mos kursyer asgjë, deri edhe dhunën e ashpër në qendër të Tiranës, Një vit lufte në bulevard. Baballarët blu të PD-së e rozblu të LSI-së, zbritën në terren, iu vunë pas kryeministrit në çdo shteg e rrugicë me prita, gurë e molotovë. Kulmin kriza e provokuar nga opozita e shënoi mospranimi i marrjes pjesë në zgjedhjet e qershorit të 2019-ës. Një histori më vete kjo Ballpërballë. Bojkotuesit, të cilëve, iu shtua si me komandë edhe vet Presidenti Ilir Meta, i cili çdekretoi dekretin që vet kishte dekretuar. I pari i shtetit, iu bashkua për herë të pare që nga 1996, u dogjën qendrat e votimit. U rrahën komisonerët zgjedhorë në përpjekje për të ngritur revoltën në revolucion. Në të gjitha këto kriza të shkaktuara nga politika, Edi Rama ka qëndruar sfidant. Në momentin e qëndrimeve të ashpra opozitare e presidenciale rezistoi dhe i sfidoi! Tërmeti apokaliptik, tronditi shqiptarët. I tmerroi. Pamje fatale nga do rrënime e humbje jetësh njerëzore. Veç rrënimit të mijëra banesave dhe pallateve, bizneseve, shkollave e spitaleve, tronditje pësoi ekonomia. Rama qëndroi në krye të aksioneve. Masat u morën drastike. Dhe ia mbërriti deri tek suksesi i Konferencës së Donatorëve, ku Shqipërisë, iu akorduan 1.15 miliard euro. Baraz me shumën që duhet për rindërtim. Nuk ishte e thënë që krizat natyrore të ndaleshin me 26 nëntor. Shkurti solli një surprizë të jashtëzakonshme. Një krizë mbarëkombëtare. Virusi i rrezikshëm, koronavirusi,hyri në Shqipëri dhe të infektuarit e parë u evidentuan në Tiranë. Sfidat përballë qeverisë janë vërtetë të jashtëzakonshme. Kryeministrit i duhet të zhvillojë betejën më të madhe të jetës, së bashku me organizmat. Të luftojë fortë ndaj atyre që u frynë borive të triumfit. Politika ka zgjatur duart për t`i dhënë përmasa të frikshme epidemisë. Është prova e zjarrit. Sfida më e madhe që duhet përballuar. Dhe shqiptarët kanë parë gjatë këtyre ditëve kryeministrin të bëjë gjithçka duhet. Të mobilizojë tërë mekanizmat e shtetit. Nuk bën detyrën, ngrenë zërin në qiell liderët e opozitës. Vrasës e cilësuan më agresivët e opozitës,mjekë politikë. Po Kryeministri nuk u thye. Pa pyetur për mallkimet e liderëve të opozitës. Të gjitha këto kriza e bëjnë Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, sfidantin e krizave permanente. Edi Rama bën detyrën dhe nuk ka nevojë për lavdi. E vetmja lavdi, është të shpëtojë jetën e shqiptarëve. Të gjithë bashkë, le ta mbështesim në këtë krizë që nuk është shpikje qeveritare, po epidemi globale!