BREAKING NEWS

Përballja me Covid-19, ministrja Manastirliu jep lajmin entuziast nga Vlora

Përballja me Covid-19, ministrja Manastirliu jep lajmin entuziast nga Vlora
x

Opinion / Editorial

Kryeministrin Edi Rama kritikat nuk e demoralizojnë, por e vitalizojnë

Kryeministrin Edi Rama kritikat nuk e demoralizojnë, por e vitalizojnë

Që nga momenti që kryeministri mori drejtimin e qeverisë e në vijimësi e pa u ndalur nuk kanë pushuar asnjëherë kritikat e pambarimta të kritizerëve shembullorë, nihilistë e të gjithfarë lloji që nxijnë, baltosin, errësojnë e kontestojnë çdo gjë dhe gjithçka që kompozohet dhe realizohet në interes të qytetarëve e të shoqërisë sonë. Një mori kritikash me të drejtë e pa të drejtë nga më monstruozet vijnë pambarimisht e nga çdo anë nga lart e nga poshtë, majtas e djathtas e nga çdo cep dhe kënd i Shqipërisë, nga intelektualë, opozitarë, nga Presidenti Republikës, që as më shumë e as më pak është totalisht e vulgarisht dhe agresivisht në unison dhe në një valë e në një linjë me opozitën, e cila nuk dihet se ku është pasi nuk është as në Parlament e as në rrugë, ndoshta ka ikur në drejtim të paditur. Kritikat vulgare nuk mungojnë të vijnë nga gazetarë, nga ata të vetë ashtuquajtur komentatorë, analistë e opinionistë, të paguar e pa pagesë, madje edhe me pagesë veresie. Bile ka jo pak edhe të majtë që tashmë kanë humbur privilegjet e dikurshme dhe kanë mbetur me gisht në gojë e që janë përfshirë në kritika të paparimta ndaj mazhorancës qeverisëse e sidomos ndaj kryeministrit, që faktikisht ndjek në dinamikë problematikën e punëve dhe i është përveshur dhe përkushtuar maksimalisht e me tërë fuqinë e shpirtit, të mendjes dhe fizikut si kryeministër dinjitoz dhe i spikatur i vendit e që pa mëdyshje e them se nuk mund të krahasohet me asnjë nga paraardhësit e tij. Po mirë të tjerët, po Elmaz Sherifi dhe Arta Dade që janë denbabaden të majtë po këta pse i ngritën veshët tani e nuk lënë rast e sebep pa lëshuar lumë kritikash ndaj kryeministrit Edi Rama thjesht dhe vetëm se kanë humbur privilegjet që kishin dikur por ç’e do u kujtuan si kofini mbas të vjelit? Është për të nënvizuar faktin e pamohueshëm se Edi Rama nuk iu shmanget as paneleve dhe as debateve televizive me Blendi Fevziun, i cili flet me kryeministrin jo si me kryeministrin, por si me një njeri që ka ardhur nga rruga. Të kuptohemi qartë dhe saktë se nuk jemi kundër kritikave pasi ato ndihmojnë në ecurinë pozitive të punëve, por kritikat duhet të jenë të drejta e parimore dhe jo të sajuara nga pozita e kritizerëve të sëmurë. Është me vend dhe po kaq e rëndësishme të theksoj se kryeministri nuk mundohet aspak që të shfajësohet dhe të justifikojë kritikat, përkundrazi i mirëpret dhe i analizon ato në mënyrë analitike, nxjerr mësime, përcakton rrugë e masa efektive për t’i ndrequr ato sa më shpejt që të jetë e mundur. Është pikërisht kjo arsyeja që ai nuk thyhet, dëshpërohet apo demoralizohet nga kritikat apo kontestimet parimore, përkundrazi prej tyre ai lartësohet, merr eksperiencë pozitive, e përgjithëson atë dhe vitalizohet përherë e më tepër si kryeministër i vendit duke hedhur vështrimin nga e ardhmja progresive, gjithnjë në kërkim dhe aplikim të alternativave që i hapin dhe ndriçojnë rrugën në mënyrë të pandërprerë e në mënyrë adekuate zhvillimit demokratik, kulturor, arsimor dhe ekonomik me synimin e pandalshëm drejt integrimit europian kaq shumë të ëndërruar nga çdo shqiptar mendje kthjellët, i zhvilluar dhe emancipuar për të kërkuar e realizuar përherë e më tepër e pa u ndalur në rrugëtimin tonë të gjatë, të vështirë po kaq dinjitoz dhe permanente. Sepse kjo dhe vetëm kjo është filozofia dhe metodologjia e integrimit tonë europian dhe me punën dhe arritjet tona dinjitoze po bëhemi gati që të trokasim në derën e madhe dhe moderne evropiane. Qytetarët shqiptarë e duan kryeministrin Edi Rama në krye të mazhorancës qeverisëse edhe për faktin e pamohueshëm se ai tashmë me punë dhe meritë ka fituar besimin absolut të ndërkombëtarëve si burrë shteti dinjitoz për të ndërmarrë dhe realizuar reforma të domosdoshme radikale të cilat janë vlerësuar pozitivisht nga Komuniteti Europian dhe ai ndërkombëtar si kusht paraprak për çeljen e negociatave. Një arsye tjetër që tregon besimin e patundur të ndërkombëtarëve ndaj mazhorancës qeverisëse dhe kryeministrit Edi Rama është edhe qëndrimi human dhe njerëzor i ndërkombëtarëve, të cilët u treguan të gatshëm e solidarë tepër të ndjeshëm duke grumbulluar jo pak, por 1,15miliardë euro për ndërtimin e ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti 26 nëntorit çka dëshmon se edhe në këto ditë tepër të vështira me popullin shqiptar u solidarizua me bujari gjithë bota e qytetëruar dhe emancipuar çka na mbush me optimizëm dhe frymëzim për të ecur dhe më me siguri përpara rreth realizimit të garantuar e veçanërisht reformës në drejtësi e sidomos në ngritjen dhe funksionimin e SPAK, BKH, gjykatës special, KLP, KLGJ etj. që janë një garanci e sigurtë për ndërtimin dhe funksionimin normal të shtetit të së drejtës. Gjithë sa theksuam më sipër janë një vlerë e shtuar dhe e padiskutueshme për mazhorancën që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare mazhoranca qeverisëse të marrë 800 mijë vota e të përgatitet për mandatin e tretë qeverisës në zbatim të detyrës, që vuri kongresi i fundit i Partisë Socialiste dhe për këtë partia në pushtet ka përcaktuar qartësisht konturet dhe drejtimet kryesore të punës së saj për të ardhmen.