BREAKING NEWS

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas shpalljes non grata të Berishës: U vendos të kishim një qëndrim të përbashkët

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej në burg nëse nuk i bindej këtij ultimatumi! Ja pse për disa kohë nuk mund të shkonte dot në SHBA

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej
x
BREAKING NEWS

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me regjinë: Më çmendët

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me
x
BREAKING NEWS

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta dëgjoni shumë shpejt...

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë dakord për ‘Ballkanin e Hapur”? Ja çfarë thotë kryeministri Rama: Politika nuk është spektakël si Big Brother që të zihen njerëzit për brava

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë
x
BREAKING NEWS

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se çfarë do të ndodhë të dielën

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike? Escobar: Biden dhe Blinken kanë qenë të qartë

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike?
x

Opinion / Editorial

“Kryepuçisti” Rama, ky magjistar me Bashën e Berishën bën pazar?

“Kryepuçisti” Rama, ky magjistar me Bashën e

Sa herë del në foltore Berisha në çdo qytet nga veriu në jug të Shqipërisë, para mbështetësve të tij që e brohorasin dhe e garantojnë se do jenë bashkë deri në fitoren përfundimtare e nis dhe e mbaron fjalimin me akuza dhe betimin se shumë shpejt do ta përmbysi Edi Ramën. Normale lufton për të fituar së fundmi, jo vetëm partinë, po edhe qeverinë së pari kryeministrin. Po më shumë se beteja me kryeministrin kjo luftë i shërben nxehjes dhe karikimit të pranishmëve dhe marrjes së duartrokitjeve të furishme nga ata që mblidhen rreth foltores dhe betohen se do janë në krahë të liderit të tyre. Bujtësit në foltore thërrasin në ekstazë fitore kundër atyre që kanë marrë peng Shqipërinë. Dhe këtu e ka me qeverinë. Fill pasi lanë duart me kryeministrin i drejtohet Lulzim Bashës, të cilin e ka shpallur non grata në PD. si ish kryetar, tani ilegjitim të cilit i numëron tërë bëmat dhe gjëmat që ka bërë në tërë këto vite në qeveri dhe opozitë si dhe humbjet që i ka shkaktuar partisë dhe mbështetësve, duke mos e udhëhequr partinë drejt fitores. Edhe kur akuzon Lulzim Bashën të gjitha fajet ia faturon kryeministrit dhe shikon përtej fasadës bashkëpunimin e tyre në kurriz të partisë dhe vetë demokracisë. Shkurt sipas tij, Basha del të jetë kthyer në vasal të Ramës dhe shërbëtor i pushtetit. Gjithnjë kjo sipas kryefoltoristit. Flet për lidhje të fshehta, takime, marrëveshje prapa skenës dhe në fund i këput edhe një deklaratë se edhe Rama i ka ditët të numëruara sikur të ishte llogaritari i vdekjeve dhe jetëve. Bile më shumë se me Lulzim Bashën merret me Ramën pasi atij do t`i marrë pushtetin dhe mbështetësit që gjenden në atë plate, vetëm për pushtet dhe vende pune, jo për ideale dhe siç ka thënë me dhjetëra herë nuk do jetë vetëm kryetari i PD-së, po edhe kryeministër i Shqipërisë. Këtë vendimin e fundit nuk e ka për vete as për karrierë personale apo synim në vetvete, po se e kërkon sipas tij populli shqiptar dhe kjo është vërtet për të qeshur e për të qarë. Përmbysjen e kryeministrit dhe mazhorancës, vetëm gjashtë muaj më parë e konfirmuar në zgjedhjet e përgjithshme të rregullta, gjë që e provoi edhe rinumërimi në qindra kuti për deputet, pra vota individuale për çdo kandidat edhe për forcat politike të cilat lëvizin me shifra të papërfillshme dhe janë thjesht shkalla e pranuar e gabimit ose e toleruar nga një numërim i mijëra votave në një intensitet që të imponon nxjerrja e rezultateve për çdo forcë politike dhe deputet të Kuvendit të Shqipërisë. Edhe kur flitet për masakër zgjedhore edhe kur akuzohet pa asnjë bazë për vjedhje të votave apo kur kthehen në tabelë qitje patronazhistësh, të cilët janë shtylla e veprimtarisë së fushatave elektorale në çdo parti politike, bile PD i zëvendësoi në fushatën e fundit me paramilitarë. Dhe pyetja është: Cilët janë më të rrezikshëm? Patronazhistët me letër e lapsa në duar dhe fjalën apo të armatosurit me armë që të merr jetën, raste që nuk i munguan fushatës të para 25 prillit? Edhe një sy i pavëmendshëm, mjafton t`i kushtojë pesë minuta interes foltores dhe të dëgjojë anatemimet e kryefoltoristit, Sali Berisha që duket si i ka hyrë detit në këmbë, detit të trazuar nga dallgët e tallazet e fuqishme me erërat që frynë që prej Amerike të ndeshjes së grupimeve pro dhe kundër Bashës apo tifozët e zjarrtë të Berishës. Nëse ndalesh mbi personazhet e foltores, shikon se si pompohen emocionet dhe entuziazmi jo i natyrshëm, si deklarohet luftë e hapur brenda partisë ndaj të zgjedhurve të saj që me mungesën e koherencës dhe lëshimit të frerit të partisë me përjashtimet e shumta individëve të spikatur për kontributet e tyre të njohura, të cilët u flakën sikur mos të kishin ekzistuar kurrë. Foltoristët dhe antifoltoristët, janë tanimë dy grupime të kristalizuara në polet ekstreme të PD. Beteja edhe pse reklamohet si parimore bëhet vetëm me një synim si të çlirohet Berisha nga akuzat e DASH dhe të pastrohet përmes akuzave që iu bën pa fund së pari kundër atij që e cilëson puçist, monist, anti demokrat, monark e tërë të zezat e botës dhe që do ta pastroj këtë vend nga këta uzurpatorë. Në realitet e tërë stuhia e mllefit drejtohet ndaj atyre që e morën këtë vendim, DASH edhe pse kjo ambalazhohet dhe paraqitet si të ishte betejë për sovranitetin e partisë dhe kundër Bashës që mori vendimin për të larguar ishe kryetarin nga grupi parlamentar i PD-së, akt që e revoltoi Berishën në atë farë feje sa menjëherë miqtë dhe bashkudhëtarët për më shumë se një dekadë t`i nxjerrin armët nga milli dhe të shtien kundër njëri-tjetrit, duke shkaktuar viktima në radhët e militantëve, ku shumë prej tyre janë të hallakatur pasi nuk kuptojnë se cili nga dy krerët apo prijësit që synojnë kreun e partisë kanë të drejtë. Edhe pse në betejë janë rreshtuar dy figura ballë për ballë edhe në këtë ndeshje, e cila është shumë larg parimësisë dhe interesit të demokratëve, të cilët do donin parti të unifikuar të gatshme për t`u ndeshur me kundërshtarët dhe për të fituar zgjedhjet dhe të marrin pushtetin.

Edhe pse në pamje të parë duket si betejë në një segment nga pika “A” që goditet pikën “B”, realisht të dy debatuesit miq-armiq-kundërshtarë merren pa fund me kryeministrin Edi Rama, duke folur për puçe në kurriz të Partisë Demokratike. E gjitha kjo i ngjan fabulës së ujkut me qengjin se kur qengji pinte ujë poshtë ujkut, ai i thoshte se i turbullonte ujin. Ku ujku e ku qengji?! Edi Rama në realitet ka qëndruar neutral dhe nuk merret me sherret e PD, që për çdo rast godet Ramën duke e cilësuar puçist, magjistar që sipas Berishës mban peng Bashën.

Qesharake dhe pa lidhje në mungesë të plotë të provave dhe fakteve. Basha betohet se do këpusë tubacionin e ajrit mes Ramës e Berishës. Duke i shtuar dite më para edhe presidentin ILIR Meta sipas trekëndëshit të Bermudës?! Me njëri-tjetrin i kanë hesapet për të ndarë se cili do zotërojë partinë në muajit që vijnë, cili do triumfojë në 11 dhjetor, kush mashtron me deklaratat e kuvendarëve të partisë, kush do jetë primari dhe cili do mbetet sekondari, i përjashtuari dhe i graduari, kush do marrë vulën e partisë dhe titullin lider i opozitës dhe fajtor shpallet Rama. Fill pas sherrit, i anatemuari i rrezikshëm, ai që lëvizka fijet në prapaskenë, kryepuçisti i pamëshirshëm që ka skicuar duelin mes ish liderit dhe kryetarit aktual, është mafiozi, kryepuçisti, magjistari Rama, i cili trazon ujërat në PD për ta përçarë e ndarë me synim të qeverisë pa alternativën përballë. Në ring, janë dy gladiatorët e partisë, po kur u thyhen shigjetat dhe u këputen harqet nga tendosja, dyluftimin përpiqen ta shndërrojnë në betejë treshe, ku Rama i fut në sherr këta të dy me marifete e magji si të ishte kryemagjistari i mrekullive dhe çudive që paska aq shumë fuqi sa të hedhi në sherr dy bajlozët e partisë në interes dhe përfitime të vet dhe qeverisë. Është vërtet për t`u habitur si ka mundësi që dy liderë të pretendojnë se i ka futur në sherr Rama në një kohë kur kanë qënë të dy bashkë në aksionet opozitare, jo vetëm në ngjarjet e bulevardit, ku u urdhërua vrasja e katër protestuesve të pafajshëm, po edhe kur u dorëzuan mandatet dhe partia doli në rrugë pa kauzë, ku dogji shkatërroi dhe në përfundim dezertoj edhe zgjedhjet e pushtetit vendor, duke lënë pushtetin në masën njëqind për qind në duart e mazhorancës së majtë. Edhe pse u zgjodh si strategji për të mos njohur zgjedhjet, jo vetëm partitë politike të Shqipërisë që u shprehën pro zgjedhjeve legjitime, po edhe Komisioni i Venecias, i vuri vulën duke i rekomanduar edhe Gjykatës Kushtetuese të vendoste se zgjedhjet ishin ligjore dhe konform parimeve të demokracisë. Venecia u dha të drejt formave politike që morën pjesë në zgjedhjet për pushtetin vendor. Kështu ranë alibitë për puç! Largimi i opozitës nga kjo e drejt nuk ishte e imponuar as se u kryen nën presion. Sot “kryepuçisiti” Edi Rama është në qendër të debatit të PD-së. Si për Berishën edhe për Bashën është personi kyç që ka trazuar situatën mes tyre. Dhënia e këtij pozicioni kryeministrit nga dy liderët e PD-së është një strategji e paramenduar nga të dy për ta paraqitur ndeshjen mes foltoristëve dhe anti foltoristëve, Ramën si protagonist të përçarjes së partisë më të madhe opozitare. Ai është kryefajtori?! Në të vërtetë trazimet e PD janë të brendshme si deti në trazim nga dallgët. Është absurditet që të përpiqesh të gjesh fajtor qoftë ai edhe kryeministri që përpiqet të përçajë PD. Dihet nga gjithë shqiptarët se kjo betejë edhe pse nga dy liderë partiakë që synojnë të jenë primar përsëri u duhet një faktor i tretë për ta përdorur si target. Në fakt foltoristët e antifoltoristët kanë një qëllim të vetëm. Rrëmbimin e partisë përmes makinacioneve, listave nënshkrimeve e firmave të kuvendarëve dhe gjithfarëllojesh skenarësh për të shpëtuar nga ndëshkimi politikë dhe ligjor. Berisha kërkon që me aksionin e vet anti-Rama të mbajë militantët rreth vetes dhe ta paraqesi nesër vënien para drejtësisë, si luftë politike dhe delegjitimim nga ata që luajmë kulisave. Të kuptosh lojën e Berishës nuk duhet të jesh i shumëditur. Mjafton të kuptosh se interesi i tij si për luftën e hapur me kryeministrin dhe SHBA është llogaria që vet ai duhet ti paguaj qytetarëve të këtij vendi të cilët janë koshient për manovrat e Berishës, i cili ka qëllim final të marr frenat e partisë për t`u pastruar nga shpallja e tij non grata nga SHBA!