BREAKING NEWS

"I the trushpëlarë gjysmës së popullit të Kosovës", përplaset keq analisti i njohur me Kreshnik Spahiun

"I the trushpëlarë gjysmës së popullit të
x
BREAKING NEWS

"Ore e ka seriozisht?" Ndizet keq debati mes të ftuarëve në emision live: Pusho mos bëj zhurmuesin

"Ore e ka seriozisht?" Ndizet keq debati mes të ftuarëve
x
BREAKING NEWS

Ashpërsohen tensionet, serbët provokojnë trupat e KFOR-it dhe shpërthejnë bombë molotov në kufi

Ashpërsohen tensionet, serbët provokojnë trupat e KFOR-it dhe
x
BREAKING NEWS

"Personat që qëllojnë janë..."/ Eksperti i sigurisë del me deklaratën e fortë: Objektivi kryesor i Serbisë është zhbërja e Kosovës

"Personat që qëllojnë janë..."/ Eksperti i
x
BREAKING NEWS

"Kurti luan me 5 porta", Kreshnik Spahiu reagon me tone të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës, ja skema që po përdor në situatën e tensionuar në Veri

"Kurti luan me 5 porta", Kreshnik Spahiu reagon me tone të ashpra
x
BREAKING NEWS

Ra aksidentalisht nga pallati ku punonte, identifikohet 62- vjeçari që humbi jetën në Sarandë (foto)

Ra aksidentalisht nga pallati ku punonte, identifikohet 62- vjeçari
x
BREAKING NEWS

Eksperti i çështjeve të sigurisë zbulon arsyen kryesore: Ja pse u detyrua SHBA të marrë masa të forta ndaj Kosovës

Eksperti  i çështjeve të sigurisë zbulon arsyen kryesore:
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi? Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve shoqërohet në polici (emri)

Çfarë ndodhi? Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve
x

Opinion / Editorial

Kryetar i cilës partie është “non grata”?!

Kryetar i cilës partie është “non grata”?!

Në Shqipërinë tonë këto vite të ashtuquajtura demokraci, na kanë ndodhur gjëra të çuditshme. Ca i quajnë demokratike, ca i shpallin fashiste, ca janë pa emër fare. Po këtë vit na ka ndodhur një çudi e çuditshme. Na ka dalë një kryetar partie tepër dhe nuk po e gjejmë dot se çfarë emër ka partia e tij. Janë përpjekur organet e drejtësisë, komisioni qendror i zgjedhjeve, kanë venë në dispozicion edhe qentë e kufirit, por deri tani nuk është gjendur. Është tentuar të angazhojnë në kërkim edhe SHIK-un dhe kaskat blu. Nuk e dimë nëse kanë lajmëruar forcat e NATO-s. Por deri tani nuk kemi asnjë të dhënë se cilën parti komandon ky njeri. Ne kemi parë kryetar partie të regjistruar në organet gjyqësore, se thonë që kanë pasur ndonjë skuadër me vete, po ky i tanishmi nuk ka as parti, as nuk është regjistruar gjëkundi. Mirëpo si shumë po lakohet emir i “non grata” si kryetar partie. Madje dhe flet për partinë demokratike, po ku e ka partinë ky basard, kur me vendim gjykate u përket nja dy të tjerëve, që akoma nuk janë bërë zotër të saj. ? Po që të jesh kryetar partie, veç që duhesh votuar sipas statutit, duhet të njihesh dhe ligjërisht nga drejtësia. Mirëpo ne e kemi fjalën për një kryetar partie, që është futur kollovar tek një palo parti dhe na flet në emër të një partie që e përvetëson pa asnjë bazë ligjore. Ai pret të pjerdhë Lilua që të jetojë me erën e tij, se asnjë njeri nuk e njeh edhe pse zagariset gjithë ditën si kryetar! Emrin e asaj partie që ëndërron Ai, ja ka pjerdhur Lilua, kurse Ai sillet si zagar rrugësh duke folur qesim mbarë e prapë. Sajon armiq, hajdutë, vagabonda, të cilat i përsërit kudo që të mundet, po në organet e drejtësisë nuk ka denoncuar asnjë të tillë. Madje as nxihet, as zverdhet kur akuzon të tjerët për ato që i ka bërë vetë dhe u ka nxirë jetën shqiptarëve. Qysh ka gojë e flet ky kapsolli, që të gjitha nënave shqiptare u hodhi shamitë e zeza mbi kokë?! Shikoni rrugët e Shqipërisë si janë mbushur me viktimat që , as në luftë nuk u vranë aq. Gërdeci nuk e shikon dot me sy, se u shoi një fshat të tërë. Ky antinjeri shumë mirë mund të quhet kryetari i partisë së viktimave, sepse aq shumë gjynahe ka bërë. Mirëpo kjo kërkesë duhet shpënë në organet e drejtësisë për t’i dhënë fuqi ligjore. Në të vërtetë partinë ja rrëmbeu Lilua dhe demokratët mbetën pa kryetar. Tani komandën e ka marrë shoku Lilo dhe ai është i detyruar të tulatet nën shalët e tij. Po demokratët e vërtetë a do të durojnë duke dëgjuar pordhët e Lilos?”Non grata” i bëri ata koqe-koqe dhe nuk ka polic që t’i futij në shtrungën e tij. Tani ja ka dorzuar çelsin Lilos, i cili ka të ngjatë t’i japij një të shtyrë dhe ta nxjerrë lakuriq. Kryetari historik i PD, i mashtroi demokratët dhe na mbeti pa parti. Le e le po na ankohet se Rama ja paska prishur partinë, madje akuzon dhe drejtësinë se i paska vjedhur emrin e partisë. Po me cilm emër e fitoi partinë nga një gjyqtar i handakosur, që e dinte se me siglën “PD” ishte rregjistruar zoti Bazha dhe vendimi i tij ishte nul? Në këtë mënyrë se si e shkatërroi partinë e shpresës “Non grata” e ka psuar vetem ushtria gjermane në Stalingrad. Në 15-maj do të dalin rezultatet e zgjedhjeve, po “Non grata” a do të shënohet gjekundi në radhitjen e rezultateve te votimeve? Unë mendoj se duhet hapur një kollonë edhe për atë, ku të shënohet vetëm një fjalë: ”Humbësi. ”Partinë e tij e komandon Lilua, që do të zërë vendin e dytë, kurse “Non grata”, nuk do të ekzistojë më si subjekt e kryetar, se n aka dalë i tepërt. Ja këtë të mirë i bëri partisë së shpresës i humburi i dynjasë. Dhe disave që u janë verbuar sytë, pas 14-majit nuk dihet nga do të surdisen. Ne u patëm bërë thirrje siç u bëri thirrje rinia komuniste të rinjve të Ballit Kombëtar gjatë luftës, që të bashkoheshin në luftë kundër pushtuesve, se do të përfundonin siç përfunduan , por nuk dëgjuan dhe u ndodhi ajo që u ndodhi. Edhe demokratët duhet ta kishin braktisur këtë bajgë, që ndoti të gjithë partinë dhe të kërkonin largimin e tij dhe ruajtjen e strukturës së partisë me në krye djemtë e rinj, që nuk i mungojnë partisë demokratike. Dhe këta do ta vuajnë braktisjen si rinia e Ballit Kombëtar dikur.