BREAKING NEWS

GJKKO merr vendimin për drejtorin e Kadastrës, u arrestua pas hetimit prej 9 muajsh nga SPAK në bashkëpunim me Policinë

GJKKO merr vendimin për drejtorin e Kadastrës, u arrestua pas hetimit
x

Opinion / Editorial

“Kryevepra” e mungesës së "show-ut vaksinë” nga BE-ja me Ballkanin!

“Kryevepra” e mungesës së "show-ut

Nga ajo që qartësoi kryeministri i Shqipërisë për vaksinën ishte se “BE-ja është e ç’interesuar” për vaksinën anti Covid te shtetet e Ballkanit dhe e ka lënë si zgjidhje me OBSH-në në përdorimin Covax. Fakti është se ka nisur Serbia me iniciativat e veta, nisëm ne dhe me ndihmën dhe iniciativat tona dhe Kosova, pastaj Mali i Zi, Maqedonia ose komshinjtë tanë më afër nuk kanë nisur akoma e duhet shpresuar se do të fillojnë sa më shpejt. Kjo shfaqe e gjitha përballë pikërisht Bashkimit Europian dhe padyshim dhe prodhuesve të vaksinave të ndryshme jashtë tij si politikë dhe strategji që janë Rusia dhe Kina. Me folklorikët ballkanikë, burokratët e Brukselit dhe vetë organizmi gjigant i BE-së nuk ka bërë as shoë-n e radhës për t’u dhuruar sëpaku katër shteteve të Ballkanit, dozat e para për mjekët dhe për të thënë se: ja filloni dhe ju pothuaj baras me ne dhe pastaj do të vazhdojmë së bashku dalëngadalë. Jo as këtë nuk e kanë bërë, duke përjashtuar me qëllim aspak të mirë dhe nga forma pikërisht solidaritetin dhe kujdesien që organizmi i madh europian duhet të ketë me Ballkanin Perëndimor për vaksinën. Pse vallë Brukseli dhe vendet e BE-së “mundësuan” një mungesë të tillë, e cila sigurisht do t’i dëmtojë politikisht dhe strategjikisht? Apo mos vallë e duan këtë gjë? Ndoshta them por... Do t’i nxjerrë me folklorikët e Ballkanit “të paburra” dhe pa forcën që BE-ja duhet të tregojë në përballje me sfidat e integrimit të Ballkanit Perëndimor. Në qoftë se kanë akoma një ide të tillë. Si ka mundësi në politikat e tyre integruese, burokratët e Brukselit nuk përgatitën sëpaku për kohën e parë impaktin e përdorimit të vaksinës në drejtësinë politike që ka përkrahja apo solidariteti? Çfarë problemi do të ishte në qoftë se vendeve të vogla si Shqipëria, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia, por dhe Serbia brenda – t’iu dërgonin në përpjesëtim të drejtë me popullsinë disa doza për të përballur vaksinimin e mjekëve në vijën e parë të “frontit në pandemi”. Çfarë i kushtonte BE-së të dërgonte 30.000 doza bie fjala në Ballkanin Perëndimor për të thënë? Ne jemi me ju. Jo për të bërë “show-n” e radhës, por për të treguar se jemi këtu me ju dhe sigurisht do të vazhdojmë të jemi. Por për një çudi të madhe as “shoë-un” e vaksinës nuk e bënë dhe kjo është dhe “kryevepra e Brukselit” në ditët e vaksinës dhe kohës së saj në Europë dhe botë. Jo, e lanë se po na tepruan do t’ju vijnë dhe pritni vaksinën e OBSH-së, e cila në fakt është paragjykuar dhe padyshim dhe do të vonohet si të gjitha ndodhitë burokratike të kësaj organizate. “Kryevepra” e mungesës dhe të shoë-ut me vaksinën nga Brukseli dhe shtetet që përbëjnë BE-në (edhe pse kemi miq që falin si fillim nga pjesa e tyre e vaksinave Pfizzer) është pa dyshim mesazh i qartë politik për Ballkanin Perendimor. E para, do të tregojë se “nuk mund të jeni më të privilegjuar dhe se duhet të prisni”. E dyta, nuk meritoni të jeni në një radhë me popujt e BE-së, “sepse jeni sherrxhinj” dhe sigurisht jo kaq nxënës së bindur dhe të mirë. E treta: dilini zot vetes, e mos guxoni të luteni në Rusi dhe Kinë, por silluni nëpër dyert tona ose përreth nesh. E katërta: bëni garë mes jush, se kush është më i zoti për të sjellë vaksinën. E pesta dhe më e rëndësishmja është se “demonstrojnë qartë se çështja e integrimit e Ballkanit Perëndimor në BE, është një kauzë e shtyrë gjatë në kohë dhe padyshim e ndryshuar për nga strategjitë dhe elementët e rëndësishëm të saj nga e dikurshmja, jo shumë e largët. Vetë fakti që përfaqësuesit e BE-së, ambasadori Soreka dhe elementë relevantë nuk po flasin dhe nuk dëgjohen, tregon se Brukseli tashmë është i qartë në shikimin e tij ndryshe dhe në këtë çështje kaq të ndjeshme të përballjes me Covid-19 dhe vaksinës ose elementit të vetëm të sigurtë të luftës kundër tij. Atyre që i quajnë partnerë, që i quajnë vende mike dhe që kujdesen për reformat, ekonominë, politikën, drejtësinë dhe shumë të tjera – as gjënë minimale të solidaritetit nuk iu rezervuan. Po pra nuk iu çojnë vaksina sa për sy e faqe dhe për të thënë: u kujtuam dhe për ju menjëherë si për veten. Jo nuk e bënë dhe këtë gjë e kanë kryer me bindje të plotë se ky mesazh (neglizhimi) ju duhet dhënë folklorikëve të Ballkanit Perëndimor. Që të kuptojnë se janë qytetarë europianë të dorës së dytë. Dhe duhet të bëhen të “dorës së parë” që pastaj të trajtohen si të tillë. Nuk e di sa e zgjuar është nga ana e tyre, sepse “që jemi qytetarë të dorës së dytë” e dimë pothuaj të gjithë, por kjo nuk ishte e domosdoshme të tregohej me vaksinën kundër Covid-19. Padyshim që Austria do të ishte vendi që ndihmon Ballkanin dhe sidomos ne. Kështu kanë bërë gjithë jetës së tyre dhe kur ishin perandori. Por kjo nuk ka lidhje me Brukselin kaq shumë sa me historinë e gjatë mes nesh dhe dijenitë e mira të këtij shteti për ne dhe Ballkanin. Gjithsesi kryeministri ynë e kreu vaksinën dhe mbas tij “komiteti teknik” dhe besoj se do gjejë mundësinë që t’iu bëjë vaksinën dhe ca të djathtëve, e mendoj se të parit politikisht duhet t’ia “mundësojë Sali Berishës” që të mos sillet si BE-ja me ne ballkanikët folklorikë që nuk ju çon vaksina, as sa për të bërë një – show. Vaksina u bë në kushte rrëmuje në stadium, por kështu jemi ne shqiptarët, të rrëmujshëm dhe folklorikë dhe me sa duket këtë gjë nuk duron as BE-ja dhe as Europa në përgjithësi. E çfarë bëjnë? Asgjë një show të munguar si kryevepër të tyre me vaksinën anti Covid-19 për Ballkanin dhe Shqipërinë.