BREAKING NEWS

Vjen reagimi zyrtar nga policia për krimin e dyfishtë në Vlorë: Nipi vret xhaxhin, më pas edhe veten

Vjen reagimi zyrtar nga policia për krimin e dyfishtë në
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Kim: Ky është një mesazh i fuqishëm për kundërshtarët tanë. S’mund të kërkonim më shumë se kaq

Ambasadorja Kim: Ky është një mesazh i fuqishëm për
x
BREAKING NEWS

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete”/ Artan Hoxha nxjerr informacionin e rëndësishëm, flet me emra dhe zbulon ku fshihet vrasësi i Remzi Hoxhës: Krim shtetëror!

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet
x
BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x
BREAKING NEWS

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga drejtimi i PD, akuzon dyshen Meta-Berisha si skenaristë dhe regjisorë të foltores antiamerikane

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga
x

Opinion / Editorial

Kthimi te demokracia dhe liria të parat, pastaj si pasojë ekonomia!

Kthimi te demokracia dhe liria të parat, pastaj si pasojë ekonomia!

Në ditën ndërkombëtare të demokracisë sekretari Blinken, ka shpërndarë një mesazh të cilin ambasada amerikane e ka fokusuar! Në mesazhin e Sekretarit Blinken thuhet: “Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Demokracisë, ne nënvizojmë mbështetjen tonë për demokracinë ndërsa përpiqemi drejt një bote më të barabartë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Shtetet e Bashkuara vendosin demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës sonë të jashtme; ato janë elemente thelbësore në arritjen dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në të gjithë botën. Angazhimi ynë është i fortë dhe i bazuar në përvojën tonë si një demokraci – e papërsosur, por në përpjekje të vazhdueshme për një bashkësi më të përsosur. Ne e dimë se shoqëritë e lira dhe demokratike kanë qytetarë më të shëndetshëm, konflikte më pak të dhunshme dhe komunitete më të begata. Në fakt, demokracia i shërben shumicës, jo pak njerëzve”, thuhet në mesazhin e Blinken të shpërndarë nga ambasada e SHBA. Tashmë është bërë e qartë se SHBA-të me administratën demokrate të zotit Biden po vazhdojnë parimet e sigurisht Partisë Demokratike të SHBA-ve njësoj se me administratën Klinton dhe atë Obama! Thyerja e madhe për këtë parim kaq të rëndësishëm në përgjithësi për Amerikën dhe politikën e jashtme të saj, ka ndodhur me administratën Trump! Një nga cilësitë e ndryshme mes njërës dhe tjetrës dhe në përgjithësi edhe me republikanët është pikërisht fokusimi mbi lirinë dhe demokracinë aplikimin e tyre në botë dhe pastaj ekonomia si pasojë e këtij parimi. Në fakt, me presidentin Trump mendonte ndryshe sipas meje! Nuk kishte fokus të parë mbi lirinë dhe demokracinë, por mbi ekonominë dhe po të rritej ekonomia (ndoshta dhe pa demokraci) sigurisht që më pastaj, vinte dhe demokracia! U pa në dy drejtime si me Korenë e Veriut që u tolerua në sajë të “paqes” me një diktator dhe vrasës ideologjik si Kim Jung dhe zemërimi me Kinën si aspekt ekonomik, duke mos pyetur kaq shumë me shtetin komunist (në fakt vetëm më letra komunist, sepse është një tirani ideologjike me bazë pronën e lirë dhe të përdorshme ekonomikisht) kinez! Pra, duke u toleruar në demokraci dhe liri dhe duke mos u toleruar ekonomikisht! Duke mos u toleruar Irani ekonomikisht dhe mos pyetur shumë për demokracinë aty! Duke u parë në çdo moment interesi ekonomik përpara interesit të demokracisë në botë! Ky tani është një dallim shumë i madh! Edhe në rajonin tonë sidomos me Grennel dhe vetë administratën Trump, ra niveli i demokracisë, duke u vendosur në krye joshja ekonomike dhe deri për shkëmbim territoresh, por dhe interesin ekonomik absolutisht në radhë të parë. Po ashtu në marrëdhëniet me NATO ku sulmi kryesor ishte nga Trump për rritjen e përqindjes financiare të pjesëmarrësve në NATO, duke mos vlerësuar nivelin e demokracisë kaq shumë se sa shpenzimet ushtarake! Apo akoma më keq duke i mirësjellë dhe me harbutë anti demokraci mjafton që të komandojnë interesa ekonomike për USA dhe biznesin e madh ndërkombëtar! Në shumë vende është përkeqësuar demokracia dhe janë kthyer tiranitë moderne apo dhe tiranitë funksionale në demokraci të lënduar, sepse shteti i madh i demokracisë ka toleruar shumë dhe ka nxjerrë nga fokusi lirinë dhe demokracinë. Te ne kryesorja ishte ngjarja e Berishës “non grata” dhe sigurisht nuk ka të bëjë kaq shumë me korrupsionin, se sa me demokracinë e dhunuar dhe keqpërdorur nga Berisha dhe pastaj dhe shumë të tjerë mbas tij! Po po, nga PD dhe sigurisht nga PS! Berisha mund të thotë se këtë administratë e ka blerë Soros, por nuk besoj se ka kaq shumë para Soros sa t’iu imponohet establishmentit si demokrat të pasur dhe të fortë, që një nga shtyllat e demokracisë amerikane si PD-ja imponon çdo ditë. Kthimi i fokusit të politikës së jashtme të SHBA-ve drejt demokracisë dhe lirive është një shpallje e rëndësishme e ndryshimit të vijës së politikës së jashtme amerikane që prej kohësh nuk lëvizte. Por sëpaku për këto pesë vitet e fundit, kjo vijë u lëkund shumë nën administratën Trump. Tashmë duhet të kenë kujdes një dorë tiranucësh sidomos në Ballkan, sepse janë sigurisht në shënjestër. Po dhe në shënjestër të vendosur fikse dhe që nuk ndryshon kurrë. Ky kthim te fokusi në liri dhe demokraci do të bëjë dhe te ne punën e tij. Kjo është më se e sigurtë.