BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Ku e kanë vendin Kryepeshkopët Ortodoksë pasi ndërrojnë jetë?

Ku e kanë vendin Kryepeshkopët Ortodoksë pasi ndërrojnë

Kujtesa historike për personalitetet e një kombi është një detyrim moral i një populli, sipas parimit “më thuaj se çfarë personalitetesh keni, t’ju them se çfarë kombi jeni”. Kushdo që ka ndjesi dhe angazhime intelektuale të motivuara me sens vlerash atdhetare dhe ka dëshirën të bëjë një vizitë në Katedralen e Shën Gjon Vladimirit në Shijon, fshat në periferi të qytetit të Elbasnai, veç të tjerave, do të përballet edhe me varrezat e fshatit ku edhe ndodhet varri i të madhit Visarion Xhuvani, Kryepeshkopi i Parë i KOASH. Çdokush do të mbetet i shtangur dhe nuk do u besojë syve kur do të shikojë dy realitete të ndryshëm nga njeri tjetri: një katedrale të mirëmbajtur, me një oborr të sistemuar ku në një kënd të tij do të shohësh varrin e një Koloneli italian përballë Katedrales së restauruar dhe më sipër, rreth 100 metra më larg saj, do të gjesh mes shkurresh në gjendje të mjeruar dhe në mëshirë të kushteve atmosferike, pa përkujdesje dhe rrethuar nga ferra dhe bërë pis me baltë dhe pa asnjë vëmendje varrin e Kryepeshkopit të Parë të KOASH, Visarion Xhuvani. Lexohet vetëm emri i tij, shënimin se është kryepeshkopi i Shqipërisë 1929-1937 + Episkop i Beratit 1941-1945, por me një gabim trashanik të vitit të lindjes dhe vitit të vdekjes. Pyetja që bëhet shpesh nga vizitorë të ndryshëm është: përse një fakt i tillë, një qëndrim i padenjë i atyre që kanë bërë këtë vepër, kushedi se me çfarë qëllimi të mbrapsht apo me një dozë të theksuar fyerjeje të ndjenjave të dashurisë për personalitetet që na bëjnë nder si komb. Kryepeshkopi i Parë i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare ka qenë Imzot Visarion Xhuvani është personaliteti nga Elbasani që kreu një mision të madh në autoqefalinë e ortodoksisë dhe që hapi udhën e një statusi të tillë që i nderon sot të krishterët ortodoksë shqiptarë. Nuk është thjesht një kujtim nostalgjik që i bëhet këtij njeriu me peshë në historinë e KOASH, por për një të vërtetë të hidhur se në opinionin publik shqiptar, shumë pak njerëz e dinë se cili ka qenë ky personalitet me një gamë të madhe kontributesh. Mendohet kështu sepse asnjëherë nuk është dëgjuar një fjalë të vetme nga KOASH në Shqipëri, që ka detyrim ligjor kishtar se Visarion Xhuvani ka qenë për 8 vjet nga viti 1929 deri në vitin 1937 themeluesi dhe drejtuesi i Kishës Ortodokse Shqiptare prej nga ka nisur rrugëtimin e tij edhe ndarja e kishës shqiptare nga ndikimi i kishës greke. Është detyrim moral të themi me plot gojën se nga vatra e Xhuvanëve të Elbasanit kanë dalë personalitete që i bëjnë nder kombit si gjuhëtari i shquar Aleksandër Xhuvani, që të dy nxënësit e babait të gjuhës shqipe e Kristoforidhit. Nuk janë të shumtë ata që dolën nga sholla e Kristoforidhit që gëzuan vende nderi në historinë e kombit, por ata që sot përmendim me respekt, janë vërtet përfaqësues dinjitoz të këtij qyteti në kërthizë të Shqipërisë. Visarion Xhuvani është edhe një “Qytetar Nderi” i Elbasanit, i propozuar nga Prefekti i nderuar Dr. Shefqet Deliallisi më 2012 me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë që u miratua menjëherë nga këshilli bashkiak i Elbasanit me motivimin “përfaqësues i Elbasanit në Kongresin e Lushnjes që konsolidoi Shtetin Shqiptar, ish deputet i Elbasanit. Figurë e shquar e Elbasanit dhe kombit shqiptar”. Sipas njohësve të ligjeve të ortodoksisë, Visarion Xhuvani është një bir i Zotit që i mbeti besnik besimit të tij ortodoks edhe pse e burgosën dhe e torturuan dhe ai u rezistoi vuajtjeve dhe e gjeti banesën e vet në Shijon si meshtar në Katedralen e mirënjohur ku edhe ndërroi jetë më 1965. Për këto momente të rëndësishme të këtij shqiptari, qytetar i devotshëm i kombit shqiptar, nga KOASH i sotëm nuk është thënë asnjëherë asnjë fjalë nderimi se cili ka qenë ky personalitet që i bën nder edhe KOASH. Dhe si të mos mjaftojnë këto, varri ku prehen eshtrat e këtij Kryepeshkopi, i pari në historinë e Autoqefalisë Ortodokse Shqiptare, veç pakujdesjes për çudi vizitorët shikojnë një pllakë varri të këtij personaliteti shkruhet se lindi më 1929 dhe ndërroi jetë më 1937 që koinçidojnë me vitet kur ka qenë kryepeshkop. Në botë çdo varr njeriu ka një vitlindje dhe një vit vdekje dhe nuk ka se si të abuzohet aq më keq të tallet me personalitetin e këtij burri figurë e shquar e kombit. Nga ana e tij, At Nikolla Marku, banor i Kalasë dhe famullitar i kishës “Shën Maria” në Elbasna, pohon me të drejtën e tij se “Visarion Xhuvanin, ne të gjithë duhet ta dimë, edhe si qytetarë të Elbasanit, por edhe si qytetarë të gjithë Shqipërisë, është një nga klerikët e gjigandët e klerit, e krishtërimit shqiptar ortodoks, një gjigand i madh”. Dhe më tej vazhdon “Edhe pse ai ndodhej para kriminelëve komunistë, ai asnjëherë nuk hoqi nga shpirti dhe nga veprimtaria e jetës së tij edhe brenda oborrit të burgut, edhe kur doli, Perëndia ishte ajo që e udhëhoqi në jetën e tij. Asnjëherë s'e harroi Perëndinë, gjithmonë kishte besim te Perëndia”. Por le të vijmë tek ai fakti që shtrohet si pyetje se si është e mundur që varri i kryepeshkopit të parë i njohur ligjërisht të mos ishte brenda oborrit kishtar sipas ligjeve kanunore. Fillimisht i vunë sipas zakonit një dërrasë ku ishte shkruar emri i tij, për edhe ajo u zhduk me kohë dhe rrezikohej humbja e vendvarrimit të këtij kolisi të ortodoksisë. Por një besimtar i devotshëm i Shijonit e kishte vënë një shenjë një gur tek varri i Visarionit dhe shpesh e kujtonte duke i vënë një tufë lule dhe e ujiste atë vend, por pa treguar e i kujt ishte ai varr për shkak të sistemit ateist. Me përmbysjen e sistemit, edhe besimtari ortodoks që ishte në fundin e jetës së tij, e bëri me dije se varri i kujt ishte ai që kishte nderuar gjatë gjithë viteve që nga 1965-sa. Nuk i mbahet mend emri këtij besimtari, por ka ekzistuare dhe një fotografi e tij bashkë me At Nikolla Markun. Ky besimtar ndërroi jetë pas 10 ditësh pasi tregoi se ku ndodhej varri i kryepeshkopit të parë të kishës ortodokse autoqefale shqiptare. Sipas pohimeve të sekretarit të kishës “Shën Maria” Eduard Papamihali “iu bë një kërkesë që varri i Visarion Xhuvanit, me një kortezh zyrtar me pjesëmarrjen nga qytetarët e Elbasanit, të ishte ndoshta edhe në Katedralen e Tiranës, ose në atë të Shijonit apo edhe në kishën e kalasë në Elbasan, si ligjësi kishtare për Kryepeshkopët. Dhe në bisedë, në interesim e sipër, Kisha Ortodokse e Tiranës, e betonizoi varrin, që ne mos ta merrnim dhe ta linim aty. Qëllimi ishte i qartë që Visarion Xhuvani të mos njihej ai si Kryepeshkop i Shqipërisë”. Për autoritetet zyrtare të KOASH, por edhe të autoritetit t të Komitetit të religjioneve fetare, qoftë edhe për mendimin e Presidentit të Republikës apo edhe Kryeministrit të vendit do të ishte jo vetëm detyrim ligjor, por edhe moral që personalitete të tillë të marrin vendin e merituar në panteonin e personaliteteve që na nderojnë si komb dhe si pjesë e trashëgimisë shqiptare edhe në këtë fushë. Visarion Xhuvani, nuk është thjesht një “Qytetar Nderi” i Elbasani, por “Nderi i Kombit” shqiptar. Se po nuk ia bënë zyrtarët e shtetit tonë, kush pritet t’ia bëjë këtë nderim një njeriu që dha shumë për vendin dhe Autoqefalinë e kishës ortodokse, por edhe nuk kërkoi shumë nga jeta, pa folur pastaj për privacionet që i dha komunizmi. Për këtë rast është për t’u cituar këtu një këshillë e lashtë latine “O kombe, ruani të mëdhenjtë, se pas tyre, do t’ju njohë e ardhmja”./Nga Hyqmet ZANE