BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Ku është fshehur “çeta e vogël me 5 vetë”?

Ku është fshehur “çeta e vogël me 5

77 vjet më parë u shuajt në një betejë të pabarabartë me armikun çeta më e famshme në historinë e vjetër dhe të re të Shqipërisë, ajo e Heronjve të Vigut. Mbi supe kishin një armë dhe në zemër një ideal, të bashkonin popullin në luftë kundër pushtuesve dhe bashibozukëve të tyre. Ishin këta që i rrethuan dhe duke shkelur edhe ligjet e rregullat e kanunit të maleve shkrehën pushkë ndaj tyre. U morën jetën 5 trimave që populli i përjetoi në këngë ndërsa Shkodra i kishte si sofër mikpritëse në mes të sheshit të saj. Pas viteve ‘90, siç u përmbysën shumë vlera edhe ata i degdisën në periferi të qytetit, por nuk e ulën dot respektin e popullit për ta. Nuk e di pse në mendje më trokiti një krahasim i pakrahasueshëm i këtyre heronjve të vërtetë të një jete reale me 5 vetë që morën përsipër të bënin protagonistin, por që dolën “heronj” kukulla. Me vite dritë larg nga vlerat e tyre, 5 aleatë të Lulzim Bashës përpara zgjedhjeve të 25 prillit kërkuan të imitonin në një çetë “trimash”. Por ndryshe nga ata që stoli kishin armët që i kishin rrëmbyer për t’i sjellë lirinë këtij vendi, këta kishin veshur kostumet firmato dhe ishin kollarisur si për dasmë. Ju kujtohen fare mirë Dashamir Shehi o LZHK, që kishte qënë zëvendëskryeministër kur ishte me PD, Agron Duka i PAA që kishte drejtuar bujqësinë dikur, Fatmir Mediu i PR disa herë ministër dhe me një sërë akuzash mbi shpinë dhe dyshja më e pakuptimtë për të qënë aleatë në gjithë planetin, Vangjel Dule i PBDNJ dhe Shpëtim Idrizi i PDIU. Nuk kishin asnjë ideal që u bënë së bashku ashtu si nuk kishin shumë përafërsi në atë që mund ta quajmë program të partive të tyre. Dëshira e tyre ishte që të përmbysnin nga karrigia e kryeministrit Edi Ramën dhe aty të vinin Lulzim Bashën që ky pastaj, si një babagjysh i mirë i Vitit të Ri t’u jepte ndonjë copë pushteti. Mirëpo lufta dhe fitorja politike nuk vjen thjesht nga dëshira, por përmes përpjekjeve të përditshme midis kundërshtarëve politikë, programeve më të besueshme që u parashtron votuesve dhe më së shumti prej besueshmërisë që u përcjell atyre se do të bësh më mirë se paraardhësit. Lulzim Basha dhe aleatët besuan së tepërmi nga realiteti amerikan se “një forcë politike nuk mund të rrijë më shumë se dy mandate në pushtet” dhe kësisoj edhe Edi Rama do të ikte nga posti kryeministrit dhe kjo karrige ishte bosh dhe gati për Bashën. Por dy shtetet dhe dy demokracitë janë aq shumë larg nga njëra-tjetra sa as që mendohet shenja e barazimit. Siç ndodh me ëndrrat, Edi Rama jo që nuk iku po i bëri kundërshtarët të pësonin një humbje që nuk e kishin besuar. Ndërkohë 5 aleatët e Bashës, në unitet me njëri-tjetrin, ndonëse uniteti është tipar i forcave të majta, manifestuan deri sa pa u shpallur listat për kandidatë, besnikëri deri në vdekje me kryetarin e partisë më të madhe opozitare. Në çdo dalje televizive apo takime me elektoratin ata nuk e vinin në diskutim fitoren. Të ishin të futur rishtazi në politikë do të ishin më të besueshëm se sa u dukën në realitet. Por realisht ata ishin “5 kuaj të lodhur” të politikës shqiptare të këtyre 30 vjetëve dhe fjala e tyre ndonëse ishin oratorë për t’i patur zili, nuk ishte bindëse. Dashamir Shehu përveç se ishte bërë tashmë një veteran që kërkon të vijë në pushtet, shkoi në nja dy studio edhe i bërë tapë nga rakia dhe i çoi në “0” edhe ato vlera që ia njihnim. Fatmir Mediu nuk dinte ç’të bënte më parë, të paraqiste program të ri apo të ruhej nga akuzat për Gërdecin që po rihapej, por me një ndryshim të madh: do rishikohej jo nga prokurorët dhe gjyqtarët e plepave, por prej atyre të vërtetëve. Mundohej Agron Duka të paraqiste diçka nga përvoja e tij në drejtimin e bujqësisë socialiste po nga pas i rrinte si hije sarkazma e Edi Ramës që tashmë ishte bërë aleatë edhe me kunatin e vet, me të cilin ai kishte vite që nuk fliste me gojë dhe jo më të bashkëpunonte. Më çuditshëm dy aleatët e tjerë, antipod të njëri-tjetrit, Vangjel Dule dhe Shpëtim Idrizi. Njëri që kishte qënë dhe vazhdon të jetë zëri i politikës së Greqisë prej vitesh dhe tjetri në të kundërtën, betohej se deri në Strazburg do të shkonte dhe çamëve do t’u jepte të drejtat që u takonin. Kishin provuar edhe duele të drejtpërdrejta, por tashmë përballë diktatorit Rama i kishin harruar të gjitha dhe ishin bërë bllok. Bashkë në bulevard si duke shëtitur dhe shijuar fitoren që ëndërronin, bashkë në konferenca shtypi dhe po bashkë kur shkonin në zyrën e kryetarit të madh të opozitës. Pasi i bënë magji Bashës që me buzëqeshjen që e jep vend e pa vend duket se është naiv ose ka dëshirë të hiqet sikur është naiv, siguruan nga një vend të sigurtë në listat e kandidatëve për deputetë. Këtu ishte edhe fundi i bashkëpunimit. Pasi në këto lista u hodh firma e kryetarit të KQZ (që çuditërisht është kunat i njërit prej këtyre aleatëve) 5 aleatët nuk kishin më unitet me njëri-tjetrin dhe thuajse u bënë të padukshëm në gjithë ditët e fushatës. Vetëm Duka u mundua të bënte ca takime me votuesit e tij nisur edhe nga fakti se kandidonte aty ku kishte lindur dhe ishte rritur si politikan, kurse të tjerët ia futën gjumit. Fitoren e kishin siguruar, ç’u duhej më tepër atyre? Jo vetëm nuk u shquan për fushatë aktive, por edhe në takimet e opozitës së madhe mungonin më së shumti. Kjo kohë parafushate, por sidomos ajo pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve të 25prillit vërtetojnë plotësisht atë se aleanca e tyre ishte kallp. Sepse dihet, nga të thënët në të bërë kalon një lumë i tërë. Kishte mbaruar koha e fjalëve, kishte ardhur koha e veprave. Po ç’vepra mund të bëjnë bashkë Dule dhe Idrizi kur në thelb të programit të partive të tyre kanë qëllime të kundërta? A do ta miratojë Dule rezolutën për çamët që Idrizi me siguri do ta paraqesë në kryesinë e Kuvendit? Çdo të bëjë në këtë Parlament Dashamir Shehi që edhe në shkoftë esëll në seancë, nuk do t’i shpëtojë dot romuzit të Ramës që do t’i kujtojë rakinë dhe hudhrën e gjizën. Duka përveç duelit tashmë të hapur me Ramën ka edhe dilemën se ç’do të bëjë kur në korridoret e Parlamentit do të përballet edhe me kundërshtarin tjetër politik kunatin e tij, Kokën? Më në siklet është Mediu. Nuk mjaftonte akuza për Gërdecin, tashmë duhet të përballet edhe me kauzat seksiste për bashkëjetesë në Nju Jork me këngëtaren e famshme Eli Fara. Kjo e fundit është shprehur se çdo gjë e përfolur është shpifje, por vetë Mediu ende nuk e ka thënë një fjalë për këtë problem ç’ka të bën të besosh tek akuzat që i janë bërë hapur dhe publike. Duke përfituar nga gushti si muaji i pushimeve, “çeta e vogël me 5 vetë” nuk e dimë se ku është fshehur dhe nuk e dimë ç’kanë në mendje për legjislaturën që pritet të nisë pas pak ditësh. Vetëm Duka që gjithmonë ka qënë i drejtpërdrejtë është shprehur se tashmë do të shikojë interesat e partisë së tij, por do të jetë opozitë. 4 të tjerët janë fshehur dhe mirë kanë bërë se nuk kanë ç’japin në të mirë të politikës shqiptare. Janë provuar edhe në pozitë dhe në opozitë dhe asnjëherë nuk kanë qullosur ndonjë pozitivitet. Le të rrinë nën hijen e Bashës dhe të gëzojnë privilegjet vetjake se për elektoratin e tyre ka kush mendon. Tashmë ata janë stazhionuar pa punë dhe pa të ardhura dhe me sa duket do të rrinë gjatë ashtu. Gjë që nuk është aspak mirë për ta, por edhe për demokracinë shqiptare që kërkon një opozitë luftarake.