BREAKING NEWS

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se çfarë ndodhi mes Ludian Zaimit dhe Çaush Saliasit para vrasjes

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes Vasilika Hysi

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në qeveri

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja çfarë e ka fundosur

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa vota morën Berisha dhe Elezi

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset spitali

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset
x
BREAKING NEWS

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës
x
BREAKING NEWS

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas 30 vitesh të shohësh...”/ Deklarata e fortë e Robert Papës: Edi Rama nuk do të e jap këtë të drejtë nëse vërteton që...

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas
x

Opinion / Editorial

Ku i thanë atje vajti, fjalën si burrat e mbajti

Ku i thanë atje vajti, fjalën si burrat e mbajti

Njeriu lind me merake,rritet me merake,vdes me merake.Kur është i vogël matet me shoket dheka merak që t’ja u kalojë të tjerëve.Kur rritet merakoset se ku do ta hedhë jeta.Kur vdes ikën me merak sepse nuk ka arritur të bënte dhe ca punëra të mira.Ne sot po flasim për një mësues e drejtues arsimi,që edhe pse është në pension, nuk ka asnjë merak.Nuk ka sepse atë slloganen “Ku ka nevojë Atdheu”,me të cilën është rritur dhe edukuar Ai i është përgjigjur pikë për pikë.Është fjala për Asqeri Koxhajn nga fshati Nishovë i Skraparit.Ai kishte dëshirë të shkonte në shkollë dhe atë e realizoi,kishte dëshirë të bëhej mësues dhe u bë.Për drejtor nuk kishte dëshirë,por sllogania “Ku ka nevoje Atdheu” i rrinte mbi kokë dhe ai nuk mund t’i shmangej.Dhe u bë drejtor prej vërteti. Ai vinte nga ai brezi i korrektësisë,sepse babai i kishte thënë nja dy fjalë në vesh para se të merrte detyra e përgjegjësi.Në jetën e tij ai mban mend ato katër vjet të shkollës fillore,kur nuk iu përgjigj dot pyetjes së mësueses.Pyetja ishte fare e thjeshtë,po në klasë asaj pyetje  iu përgjigj vetëm një nxënës.Mësuesja i kishte pyetur se si quhej tavani që kishin mbi kokë pa ja thënë emrin.Po ku kishin parë tavan me sy ata.Shtëpitë i kishin me trarë.Ai që iu përgjigj,ishte i vetëm në Nishovë që e kishte shtëpinë me tavan.Më shumë se sa prindërit për Asqeri Koxhajn janë kujdesur mësuesit,sepse ai shkëlqente në të gjitha shkollat që e shpunë.Po një njeri me kaq pasion për të studjuar, s’kishte si bëhej ndryshe veç mësues e njeri i mirë.Ai mësoi edhe ca gjëra që nuk ja kërkonte njeri.

    Asqeri Koxhaj kishte një parim,të cilit i qëndroi deri në fund.Ai kohët e fundit ka botuar një libër me kujtime shumë cilësore,ku ka shkruar: “Tjetrin duhet ta dëgjosh,ta futësh në arkivin tënd,ta mbash e ta ruash këtë arkiv dhe po t’u desh ta përdorësh.” Këto që ka shkruar dhe i ka quajtur parime të tijat,nuk i ka vetëm nëpër blloqet e shënimeve,por edhe në mend.Kur flet me Asqerinë të duket sikur lexon një libër të bukur. Është më i sinqertë se sinqeriteti.Kjo e ka bërë të keqë shumë miq.Por me sinqeritetin e tij edhe kanë luajtur,po ai nuk ka hyrë në konflikte me ta,i ka mënjanuar dhe aq.Ai e thotë me shumë modesti,se mund t’ia ketë bërë borxh ndokujt,por është përpjekur që ai borxh të ketë qenë sa më i vogël. Diku në shënimet e tij të sakta,Asqeriu ndihet fajtor,që nuk mundi t’i shtrydhte deri në fund të parët e tij,por i la dhe i morën vlerat me vete.Nuk janë varrosur njerëz,por vlera.Kur dëgjon rrëfimet e Asqeriut,të duket sikur i nxjerr nga xhepi.Po të vjen keq kur vjen koha e shkëputjes dhe rrëfimet të mbeten gjysmake.Ai i ka marrë me vete për t’ua dhënë të tjerëve.Asqeriu është edhe vjershëtor e të pret e përcjell me këngë.Shumicën e tyre i ka nxjerrë nga honet e shkrepat e Tomorrit,nën të cilën ka banuar.

           Babamal Tomorri ynë,

           Gjithëndritura Rilindje,

           Me Naimin kryepoet,

           I këndoi malit të lartë

           Dhe e bëri më të shenjtë!

 Asqeriu ka synuar që ta bëjë të plotë veten e tij,jo me  qeçka,po me djersën e pastër të ballit.Dhe këtë portret e plotëson duke mos munguar në asnje eviment te jetës.Edhe tani,që është larguar nga Nishova e banon në Durrës,Asqeriu nuk rri pa u bërë peligrin.Vazhdon t’i ngjitet Tomorrit dhe kthehet që andej më i ri.Ai ishte mësues,por ishte lidhur me të gjitha redaksitë e shtypit dhe bashkëpunonte.Ai ishte mësues,por mblidhte dhe fjalët e rralla,proverba e përrallat,që ishin mes njerëzve që e rrethonin.Ishte mësues,po do të drejtonte format e edukimit dhe leximin e shtypit çdo mëngjes për kooperativistët. Madje,bashkë me shokët,do të bënte dhe fizgulturën e mëngjesit,që u vu ca kohë për kooperativistët! Pak e nga pak ai u bë njeri me vlera.Që në klasën e parë u vlerësua me një Letër Lavdërimi,që jepësh atëherë. Po Asqeriu nuk e harron atë vlerësim dhe e ka futur në librin e kujtimeve.Ajo Letër Lavdërimi e bëri të njohur dhe detyroi mësuesit e tij të këmbëngulnin tek i ati,që ai djalë të mos pengohej.Po dhe Asqeriu nuk i zhgënjeu. Ishte viti 1954,kur Ai djali që nuk e dinte si quhej tavani,do të zbriste për herë të parë në qytetin e Beratit për të vazhduar shkollë.U paraqitën te drejtori të druajtur,se ai ishte me një muaj vonesë. ”Nuk ka mundësi t’i arrijë shokët.”ishte fjala e fundit të drejtorit.Por babai,që e njihte ecurinë e tij,e siguroi, se i arrin e i kalon.Ndërsa Asqeriu dridhej,drejtori i dha aprovimin.Babai e la aty dhe iku,po Asqeriu nuk njihte asnjë njeri.Ai kishte vendosur ta ndërtonte jetën e tij me aftësitë që kishte,jo me miqësi.Të gjithë e shikonin si të ishte fëmijë i veçantë.Kur dolën përjashta,vetëm një nxënës e pyeti: “Me cili je tifoz,me “Partizanin” apo me “Dinamon”? Për herë të parë dëgjoi emrin “Dinamo”. Partizan kishte dëgjuar, se gjatë luftës i kishin vajtur në shtëpi,prandaj i tha: “Jam me “Partizanin”! Ata që ishin tifozë të “Partizanit” e duartrokitë.Ishte e dyta pyetje,pas tavanit,që Asqeriu nuk u përgjigj dot,po tek ai djalë që e pyeti e filloi miqësinë.Ky djalë,që desh e lanë pa shkollë,filluan ta bënin shëmbull për të gjithë shkollën si nxënësi më i mirë.

   Pas këtyre peripecirave që i kaloi,shpresoi  të mos kishte më pengesa.Por atëherë kur vazhdonte gjimnazin,e thërret  drejtori i shkollës dhe e pyet: “A është futur në kooperativën bujqësore familja jua?!”     Asqeriu u drodh i tëri dhe iu përgjigj si i trembur: “Jo,se po bëjmë shtëpitë e reja.Kur t’i mbarojmë do të hyjmë.” Po drejtori e ashpërsoi bisedën me të: “Që sot je i përjashtuar nga shkolla!” Po ç lidhje kishte kooperativa me atë djalë,kur kolektivizimi ishte vullnetar? Asqeriu filloi të qante.Më shumë nuk dinte.Atëherë drejtori i lëmoi kokën dhe i tha të vazhdonte mësimet.

     Që atë ditë Asqeriu uli kokën mbi librat për të ngritur aftësitë e tij.Ai e ndërtoi jetën e tij pa zënë njeri për xhakete,por projektoi një palë shkallë,që e ngjitën atje ku donte ai.Synimi i tij ishte të bëhej njeri për të gjithë dhe u bë.

                 Djersë e mund tok i përzjeu,

                 Ashtu siç e desh Atdheu!