BREAKING NEWS

Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’ ndaj Lulzim Bashës: Ka procese penale në SHBA, ja mesazhi i ambasadores Yuri Kim

Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’ ndaj Lulzim Bashës:
x
BREAKING NEWS

Largimi nga politika i Gramoz Ruçit, Spartak Ngjela tregon dy arsyet dhe plas paralajmërimin e fortë: Do të ketë pasoja për PS-në!

Largimi nga politika i Gramoz Ruçit, Spartak Ngjela tregon dy arsyet dhe
x
BREAKING NEWS

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut kur drejtonte institucionin e rëndësishëm/ KPK merr vendimin e menjëhershëm dhe shkarkon prokuroren e njohur të Tiranës

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut kur drejtonte institucionin e
x
BREAKING NEWS

VENDIM zyrtar! Bashkimi Europian jep lajmin e shumëpritur për Shqipërinë

VENDIM zyrtar! Bashkimi Europian jep lajmin e shumëpritur për
x
BREAKING NEWS

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës, policia fundos autorin. Zbardhet shkaku (EMRI+FOTO)

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës, policia fundos
x
BREAKING NEWS

Grupimi 'Për PD-në' del në konferencë të jashtëzakonshme, Harxhi bën denoncimet e forta: Vëzhguesit janë kërcënuar! Ja cila është shkelja më e rëndë!

Grupimi 'Për PD-në' del në konferencë të
x
BREAKING NEWS

Pas shpalljes ‘non grata’ të Sali Berishës dhe urdhrit të Biden, Frrok Çupi paralajmëron zhvillime të BUJSHME në Shqipëri: Nesër do të çuditen kur të formulohen akuza për...

Pas shpalljes ‘non grata’ të Sali Berishës dhe urdhrit
x
BREAKING NEWS

Rama jep sinjalet e para për qeverinë e re, 9 ministra rrezikojnë largimin në shtator, vetëm 7 emra futen në Presidiumin e Kongresit, ja lista

Rama jep sinjalet e para për qeverinë e re, 9 ministra rrezikojnë
x

Opinion / Editorial

Ku po shkojmë me këtë antiarsimim?

Ku po shkojmë me këtë antiarsimim?

Kur ne opinionistët trajtojmë problemet negative me të cilat po përballet shoqëria jonë këto kohë, askush të mos mendojë se ndjejmë kënaqësi për temën që kemi rrokur dhe na rrëshqasin gishtat mbi tastierën e kompjuterit për ta përfunduar shkrimin sa më parë. Përkundrazi, dhimbja jonë është aq e madhe sa na nxit ta bëjmë publike problematikën, me idenë dhe dëshirën se do të ketë veshë që dëgjon atë problematikë dhe do të ketë institucione që do veprojnë për përmirësim në të ardhmen. Por kur shkruan për nivelin e arsimit të sotëm nuk gjen dot “aspirinë” për të shuar dhimbjen. Mësimdhënia dhe mësimpërvetësimi i sotëm në sistemin arsimor shqiptar kanë kaq shumë humnera dhe gropa sa edhe në ëndrrën më të bukur që mund të thurësh, ti që je optimist, shikon skena pesimizmi. Realiteti i sotëm ta imponon këtë situatë. Dhe të mendosh se kushtet politike, shoqërore dhe ekonomike sot janë ku e ku më lart se me përpara gati një shekull e gjysmë kur filloi të ravijëzohej zyrtarisht mësimdhënia shqip, me hapjen e shkollës së parë shqipe në Korçën arsimdashëse, në vitin e largët 1887.

“Lapidarë” në rrugën e lartësimit të mësimdhënies shqip janë edhe Kongresi i Manastirit, hapja e shkollës Normale të Elbasanit, përpjekjet titanike të Rilindasve shqiptarë, sa për të përmendur sinjifikativët e këtij rrugëtimi. Le ta shajmë sa të duam Zogun, por duhet t’ia njohim meritën sepse hodhi bazat e një arsimi ligjor dhe ndërkohë u tregua i pakursyer në dhënien e bursave për studime jashtë vendit, në shkollat më të njohura të Europës. Le t’i vënë mbi shpatulla mbi 100 faje e gabime Enver Hoxhës, por zhdukja e analfabetizmit fillimisht dhe më pas puna për një arsim të nivelit të lartë janë merita të qeverisjes së tij. “Diktatura” si e tij që arsimin e mesëm e bëri të detyrueshëm, paçim gjithmonë se vetëm përparime do të kemi. Ajkën e vlerave të asaj kohe ne e ndjejmë edhe sot e kësaj dite. Mjekët, profesorët, inxhinierët, agronomët dhe specialistët më të mirë në çdo degë ende janë të asaj shkolle. Por ç’po ndodh me arsimin e pas ‘90? Kur pritej progres me kushtet e reja politike - shoqërore, po ndodh e kundërta. Po përmendim më katastrofën: ka filluar analfabetizmi. Nuk e kam shifrën e saktë të këtij fenomeni po në çdo degë arsimore nëpër qarqe njihej se shumë, po shumë fëmijë ose nuk e frekuentojnë asnjëherë shkollën ose e braktisin atë më vonë. Shkaqet janë më së shumti ekonomike, por edhe një planifikim jo sipas nevojave të Ministrisë së Arsimit që gjoja në emër të centralizimit të mësimdhënies për nivel më të lartë mësimor, ka mbyllur me qindra shkolla nëpër fshatra duke i përqëndruar ato në qendrat administrative, gjë që bën të pamundur shumë nxënës t’i ndjekin ato. Hapja me shumicë e shkollave private dhe babëzia e pronarëve të tyre për t’u pasuruar brenda vitit, po ashtu bëri të rendej pas sasisë dhe të mos bëhej fjalë për cilësi. Kam një rast konkret për fiktivitet në këtë kategori. Kam një vajzë ekselente dhe kur u bë për shkollë të mesme, disa prej pronarëve të këtyre shkollave private më joshnin me bursa të ndryshme për ta çuar në shkollën e tyre. Njëri ishte më këmbëngulës. Për të më mbushur mendjen më theksojë disa herë se “kishte një klasë ekselente ku midis 24 nxënësve që ishin gjithësje, 18 ishin me nota të shkëlqyera”. Herët e para bëra sikur nuk e dëgjova derisa u “mbush kupa” dhe iu zbraza: në kohën time, kur mësimdhënia ishte mësimdhënie, kur mësuesit ishin mësues të vërtetë, kur përpjekjet për të dalë sa më mirë me mësime ishin përpjekje të vërteta, në një klasë me 25-30 nxënës ishin të dalluar 3, 4 e maksimumi 5 nxënës. Sepse vlerësimi ishte real dhe jo si në këto shkolla ku ndodhin edhe fenomene të tilla: një mësuese në të drejtën e saj vlerëson djalin e një biznesmeni negativisht dhe ai nën trimërinë e të atit kërcënon se: nuk mundet kush ta ngelë atë në klasë se paguan babi 1 milion e gjysmë lekë në muaj vetëm që të dalë shembullor. Shkoqur fare, nota nuk merret, por blihet. Këto nuk janë fenomene të shkëputura, por masive. Ndryshe ka ndodhur me arsimin e lartë. Heqja e mesatares në emër të shkeljes së të drejtave të njeriut ishte katastrofë më vete. Gjoja në emër të një arsimi të lirë dhe pa doganë, u hapën me dhjetëra universitete pa asnjë kriter cilësie që shpërndanin diploma si dikur fletë lavdërimet nëpër aksionet e rinisë. Nuk ngeli shqiptar që mbaronte shkollën e mesme (një pjesë edhe pa atë diplomim) pa u regjistruar në shkollën e lartë e pa u diplomuar aty. Shumica pa shkuar asnjëherë në auditor e një pjesë tjetër pa hapur asnjë libër. Më flagrant është rasti i djalit të një politikani italian që pa e ditur fare gjuhen shqipe dhe pa ardhur asnjëherë në vendin tonë, mori diplomën e mbarimit të universitetit. Kjo “shqyerje dyersh” bëri që sot e kësaj dite të gjithë kamarierët nëpër lokale janë me shkollë të lartë dhe një pjesë e madhe e punonjësve të administratës shtetërore të pyet kur shkon të marrësh një dokument se fjala që i duhet shkruhet me d dhe h apo më dy l. Apo rasti i një shefi të qarkullimit rrugor që ndaloi një drejtues mjeti për t’i vënë gjobë dhe kur ai i tha se quhej Xhemal, shefi u spërdrodh disa minuta dhe në fund i tha: Shpëtove nga gjoba, nuk e di si shkruhet shkronja XH. Këto të vërteta të hidhura tregojnë për nivelin e mësimdhënies së sotme nëpër universitete tona. Është të vësh duart në kokë pohimi i një pedagogu të universitetit shtetëror, bërë në një televizion këto ditë: shkova në auditor ku duhej të ishin 150 studentë. Gjeta vetëm 8 vajza, 4 prej të cilave po merreshin me make up dhe vetëm 4 po shfletonin leksionet që u kisha dhënë një ditë më parë. Mund të përmendim me dhjetrëa shkaqe të këtyre dobësive dhe po ashtu mund të japim këshilla me thasë, por do mjaftohemi të themi se strumbullari i të gjitha këtyre mangësive është mungesa e një strategjie të saktë dhe afatgjatë për arsimin nga qeveritë që drejtojnë vendin dhe që nuk e kanë llogaritur se ku do shkojmë me këtë antiarsimim të sotëm, por vetëm e vetëm të zaptojnë karrige pushteti dhe të pasurohen pafund. Dhe padyshim, mungesa e një kontrolli rigoroz dhe ndëshkueshmëria për ata që nuk zbatojnë siç duhet kërkesat e mësimdhënies. Ndëshkim jo vetëm për ata që evidentohen nga emisionet e ndryshme investigative, por për çdo shkelës.