BREAKING NEWS

Kush e kërcënoi dhe kanosi SPAK-un? Vjen paralajmërimi i fortë i SHBA-së, ja çfarë pritet të ndodhë në vijim

Kush e kërcënoi dhe kanosi SPAK-un? Vjen paralajmërimi i
x

Opinion / Editorial

"Kualunkuizmi shqiptar" ose gjithçka ndryshon për të mos ndryshuar

"Kualunkuizmi shqiptar" ose gjithçka ndryshon për të

Mbas viteve 1944 në Italinë asaj kohe, u vu re një lëvizje e Guglielmo Gianninit që u quajt "Qualuquismo". Ai kishte të bënte me mërzitjen e madhe të një shtrese nga politika, nga marrëzitë e kohës, nga fashizmi dhe komunizmi dhe nga gënjeshtra e madhe e shtetit që duhej të ishte i drejtë. Nejse, nuk është rasti për të bërë histori, por në rrethana të tjera, po përsëritet e njëjta skemë në situata të ndryshme atje dhe te ne. Në fakt, ishte një sjellje njerëzore dhe politike në polemikë përballë partive tradicionale nën emrin e një drejtimi teknik dhe jo ideologjik në fuqi. Ishte në të vërtetë një lëvizje shoqërore që dërgonte mesazhin e mos sadisfaksionit popullor, por dhe menefregizmit dhe mos përfilljes së një pjese të shoqërisë, për në përgjithësi klasën politike deri në atë kohë dhe asaj që po tentonte të transformohej. Po formohej ai qytetari që ishte në distancë nga çdo gjë politike por dhe modeli kulturor si pasojë e politikës me të cilën nuk mund të njësohej, ose që nuk e njihte veten. Shoqërohet kjo kohë me mos pjesëmarrje të madhe në zgjedhje dhe mosbesim të madh ndaj të gjithë partive të cilat i konsideronte të çfarëdoshme dhe të njëllojshme pra të njëjta dhe pa ndryshueshme. Një dorëzim përpara partive dhe lidershipeve të tyre, të cilat dhe pse kanë sigla të ndryshme janë po atë të "çfarëdoshmit" ose të njëjtit në administrim dhe sjellje me shoqërinë dhe popullin. Sot në Itali "Qualuquismo" është bërë dhe populizëm dhe demagogji populiste sovraniste, por dhe inatosje ndaj klasës politike. Është term thuajse pegiorativ, por në përgjithësi do të thotë atë që politika po bëhet e çfarëdoshme apo e njëjtë në të keqen e saj. Ne në Shqipëri jemi filozofikisht folklorikeë dhe as imitacion i denjë i askujt, por në përgjithësi politika e korrupsionit dhe deviacionit imoral politik të çojnë në të njëjtat përgjigje. Tanimë nuk ka më kaq shumë rëndësi në se është PS apo PD në pushtet dhe aq më keq LSI me njërën prej atyre të parave. Ky popull dhe kjo shoqëri e kanë parë që janë të njëjtët ose ato të llojit të çfarëdoshëm njëllojshëm, që janë pikërisht aspak të ndryshëm dhe në të kundërtën janë për mos tu përfillur nga që në thelb janë njësoj. Mbi bazën e një ideje të tillë lind dhe indiferentizmi masiv i një pjese të rëndësishme të shoqërisë që thonë: - janë po i njëjti brumë. Si tek ne që një pjesë e shoqërisë thotë që PD, PS, LSI dhe vargu i të tjerëve pas, janë as më shumë dhe më pak, por të njëjtët e dikurshëm në diktaturë, që veprojnë në mënyrë korruptive në demokraci. Ne ngjajmë disi me italianët, por nuk jemi një model demokracie-shtet,  e as një model kulturalisht e filozofikisht i njëjtë. Kjo sepse jemi shekuj pas në këtë drejtim. Tek ne nuk kanë arritur të shkatërrohen nga korrupsioni dhe degradimi moral, siç në Itali u shkatërruan Demokracia Kristiane dhe Partia Socialiste. Ata që u degraduan dhe sot praktikisht nuk janë më. I degradoi pushteti, soji - njësoj, ose "qualunquismo", qenia njësoj të korruptuar dhe njësoj të pandryshueshëm në administrimin mezerabël të shtetit dhe marrëzisë politike me mafie dhe kriminalitet, për 40-të vite rresht mbas lufte. Më vonë shoqëria reagoi me anën e drejtësisë dhe ndryshoi disi puna. Shumë shkuan në burg, shumë u vranë dhe shumë u vetëvranë. Të tillë të korruptuar, nuk lejojnë elitë tjetër dhe ato që vijnë me kujdesin e tyre janë pikërisht të "çfarëdoshëm" ose të njësojshëm me to. Po dhe të jenë të rinj apo fare të rinj, si puna e atij gjakut të ri në PD dhe PS që janë akoma më keq se sa të dikurshmit që kishin një lloj karakteri të qëndrueshëm, qoftë dhe për keq. Të sotmit e rinj nga katapultimi politik i atyre të super korruptuarve janë krejtësisht pa "pudor" ose pa skrupuj fare. E një pjesë e shoqërisë i kupton se çfarë mund të ndryshojë me Salijanjin dhe Spiropalin, Balliun dhe Manastirliun.. Për të mos përmendur ato që pa mbaruar akoma mirë shkollën LSI i bënte deputete të mëdha .... Këto farë të "çfarëdo-shmish" nuk kanë ndërmend të jenë "kompatibël" me demokracinë. Këto farë burrash dhe grash, janë kompatibël me grabitjen, imoralitetin dhe amoralitetin politik dhe sidomos kompatibël me korrupsionin. Kështu janë mësuar dhe kështu janë edukuar. Edhe sot, çdo manovër që bëhet ka në bazë pikërisht këtë "kualunkuizëm - qualunquizëm" të jashtëzakonshëm. Të tillë "firaunë" pushteti, bëjnë çdo lloj ndryshimi për të mos ndryshuar. Sepse bëjnë pikërisht ato ndryshime që i mbajnë të lidhur mbas pushteteve në saj dhe të një shoqërie që është tashmë menefregiste, një pjesë injorante që e di se sa do të rezistojë, është pakicë mes një populli folklorik dhe partive që janë kulmi i marrëzisë korruptive në të gjithë spektrin e tyre. Çfarë pritet prej tyre? Priten marrëveshje nga më të shëmtuarat dhe akuza nga më të ndyrat. Priten firma nga më idiotet dhe më të turpshmet, mjafton të jenë nesër dhe pasnesër në pushtete si qeverisje dhe opozitë. Akuzat e tyre nuk kanë qëllim parimin, por njeriun sundimtar dhe përfitimin. Po atij njeriu që i kanë thënë vrasës dhe kriminel të tillë "të çfarëdollojshëm" i japin dorën dhe bëjnë koalicion politik. Të tillë maskarenj të parimit "ndryshojmë për të mos ndryshuar", mund të fusin popullin e tyre në çmendinë sepse "duan ta kurojnë" nga sëmundja që i kanë shkaktuar vetë dhe "diagnostikuar vetë" pa qenë mjekë. Të tillë kriminelë politikë dhe ordinerë, janë gati ta fusin në "gjak" si në 97-tën dhe në luftë civile po të jetë budalla dhe t’ju besojë sërish ky popull. Të tillë tipa, medemek demokratë dhe socialistë, janë gati ta zvarrisin gjithë shoqërinë për një karrige të tyre. Pastaj qeshin dhe zgërdhihen, duke u bërë bashkë. Nuk ka më shumë se sa PD-PS-LSI model "ndysho për të mos ndryshuar" që janë sigurisht bashkë. Kanë bashkë miqtë gangsterë, miqtë milionerë dhe miliarderë, madje edhe bankat e një sistemi të super korruptuar. Një shoqëri menefregiste dhe e pa interesuar apo e dorëzuar ju shton jetën në pushtete dhe pasuri. Rrezikon për tu transformuar në "populistë" dhe sovranistë. Jo, ne nuk e kemi sepse të treja ato parti (PD-PS-LSI) janë "kameleone" të ngjyrave të ndryshueshme, pra nuk lejojnë dhe sabotojnë, duke u kthyer brenda ditës në sovraniste dhe populiste vetë dhe në mënyrë idiote. Gjithsesi kush i beson dhe mund ti ndjekë, por ato sigurisht "të çfarëdoshme dhe njëllojshme" janë.