BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x

Opinion / Editorial

Kufoma e pa dekompozuar e një renegati

Kufoma e pa dekompozuar e një renegati

Nuk ka komunist më të keq se sa vet “komunisti” antikomunist . Kjo shprehje i përket Voiclav Havelit, politikanit çek, i cili i pat përjetuar zhvillimit dramatike të vendit të tij. Po si është e mundur dhe a është e vërtetë kjo, kur dihet se filozofia marksiste mbështetet në parimin e lirisë, barazisë dhe vëllazërisë se popujve duke zhdukur shtypjen dhe shfrytëzimin kapitalist? Po ! Kjo është shumë e vërtetë sepse paralel me zhvillimin e filozofisë marksiste lindi dhe antipodi i kësaj filozofie, anti marksizmi ose sikurse njihet me termin filozofik “revizionizmi” rrymë kjo, e cila vihet në shërbim të borgjezisë dhe kapitalit, që lind brenda radhëve të marksistëve e që predikon rishikimin e marksizmit duke i hequr atij thelbin revolucionar, duke e atakuar atë direkt apo indirekt në parimet më themelore të tij. Pa u futur shumë në historinë e luftës së marksizmit kundër tyre, është me vend se të nënvizojmë se “ revizionistet” e atakojnë këtë teori nën maskën e “zhvillimit krijues te të marksizmit” Duke filluar qysh prej E. Bershtajnit, K. Kautckit që i përkisnin marksizmit teorik e deri te .L. Trocky, Tito, Hrushov e Gorbacov që i përkasin socializmit shkencor në teori dhe praktikë të gjithë këta ne teorinë praktiken revolucionit dhe socializmit konsiderohen si shërbëtorë të borgjezisë brenda radhëve të partive komuniste. Mbas Revolucionit socialist në Rusinë e Leninit e sidomos mbas luftës së dytë botërore socializmi triumfoi ne një serë vendesh kryesisht këto në Evropën Lindore por dhe pse triumfoi atë e kërcënonin oportunizmi i majte por dhe ai i djathte të cilët nuk janë gjë tjetër veçse shfaqje të revizionizmit. Këto sidomos në vendet socialiste ku ideologjia marksist-leniniste është ideologji sunduese, manifestohen në komunistë të veçantë. Një pjesë e tyre mbulohen me lavdinë e shkuar me biografinë luftarake të tyre, apo të familjes të cilët duke qenë në pozita udhëheqëse degjenerohen, burokratizohen dhe e humbasin shpirtin e tyre revolucionar te dikurshëm duke kaluar në pikëpamje të social-demokracisë borgjeze .Por ka dhe elemente e individë te cilët shumica hynin në Parti jo për shpirtin e tyre revolucionar, por për te pasur privilegje e përfitime për të bërë karrieristë, elementë të tillë tregohen servilë me eprorët dhe prepotentë me vartësit.. Ata kur janë në pozitat e ultra majtistëve hiqen më revolucionaret, duan të shfaqen në ballë të situatave, betohen për ideologjinë marksiste madje në emër të saj kalojnë në ekstremin tjetër në dhënien apo propozimin e masave ndëshkimore gjithmonë nën maskën e ruajtjes së pastërtisë si vijës marksist leniniste të partisë. A nuk ishte R. Alia një i tillë i cili betohej para arkivolit të Enverit se do ecte në rrugën e vazhdimësisë, teksa ishte ai i pari që çmontoi gjithë veprën e lavdishme te luftës dhe të punës ? Mbas tij a nuk ishin po ata servile si Berisha, Pashko, Nano, Ruçi, Dokle, Kadare, Agolli etj etj që i derdhën lotët rrëke dhe në të pastajmen kaluan në anën tjetër të barrikadës?! Në përballjen direkte kapitalizmi me socializmin kapitalizmi dështoi, por ai nuk u tërhoq veç ndërroi taktikë tashmë me armën e tij të preferuar të degjenerimit të elementëve të tillë të cilët ishin në aparatet drejtuese të Partisë e të shtetit gjë që ai ja arriti pothuajse në të gjitha vendet ish socialiste. Mbase Sali Berisha në atë kohë nuk ngrinte peshë por servilizmi arrivizmi dhe etja e tij për pushtet, smira, hipokrizia e kombinuar kjo pe arrogancën e prepotencën që karakterizonin në vazhdimësi shpirtin e tij e bënë atë, mbase dhe shumë të tjerë t’i futeshin rrugës agjenturore. Nëse S. Berisha ka qenë në shërbimin e UDB-jugosllave, sikurse përflitet me pseudonimin ”penicilina”, atëherë për këtë pa tjetër që ka pat dijeni dhe CIA dhe jo rastësisht Berisha nga zjarrfikës për lëvizjen studentore dhe qen besnik i R. Alisë, në të pastajmen del në krye të lëvizjes madje dhe vet kundër atij që e kishte dërguar me mision. Nuk është e rastësishme që Sala përherë në vitet 90-të qëndronte në krah të ish ambasadori amerikan Rajërson , sikurse nuk është e rastësishme që Sala i asaj kohe ishte “beniamini nr. Një i Amerikës”. Po a e kishte të lehtë Perëndimi i Evropës, apo dhe vet Amerika, pse jo dhe i gjithë reaksioni anti -shqiptar që në krye të vendosnin një pinjoll me emër, të ish klasave sunduese të cilat e kishin humbur pushtetin, pse jo dhe ndonjë nga pinjollët e të arratisurve politikë apo të “mërgatës së qyqeve” Sigurisht që e kishin fare të lehtë. Po pse nuk vepruan dhe nuk vendosën një të tillë, si psh A. Ermenjin apo vet L. Zogun, pse jo dhe disidentet shqiptare te amerikes të cilët ishin të vendosur në vende të ndryshme? Amerika dhe vet Evropa e kishin fare te qartë se me pinjollë të tillë të cilët kishin b/punuar me nazi fashizmin, nuk do gjenin përkrahjen e duhur madje e dinin fort mirë se populli shqiptar kish qenë në krah të aleatëve dhe jo të kolaboracionistëve, ndaj, në këtë rast zë vend shprehja e Havelit se ..” Nuk ka njeri më të keq se sa “komunisti” antikomunist ! Pra Amerika beri zgjedhjen të luftojmë socializmin dhe fitoret e tij me anë të pseudo komunisteve komuniste shqiptarë të cilët mbas vdekjes së Enverit ishin grumbulluar organizuar dhe pritnin çastin e volitshëm. Kjo zgjedhje që bënë amerikanët dhe i gjithë reaksioni i brendshëm e i jashtëm, pati si për qëllim jo vetëm përmbysjen e rendit socialist dhe gjithë godinën e marrëdhënieve ekonomiko shoqërore të tij, por me vendosjen në krye të ish tradhtarëve të socializmit dhe ideve të komunizmit e kishin dhe ende e kanë fare të lehtë për të diskretituar teorinë dhe praktikën e revolucionit popullor dhe fitoreve te socializmit. Nëse atakohej lufta jonë nga Perëndimi i afërt(Evropa) apo dhe ai i largët (Amerika) nuk do kishte ato rezultate që ka aktualisht kur luftën kundër fitoreve të shqiptarëve e bëjnë vet një pjesë e shqiptarëve. Aktualisht flamurin e luftës kundër gjithë arritjeve të popullit shqiptar dhe figurës së E. Hoxhës e ka në dorë Saliu me bandën e tij, por dhe Edi Rama me deklaratën e vet në 11 janar të vitit 91 kur ish pedagog në institutin e arteve nuk qëndron larg Berishës , kur ai në peticionin dërguar Kuvendit të nënshkruar nga 480 persona, kërkon rivlerësimin e figurës së Enverit. Gjithësesi në kushtet e demokracisë së premtuar flamuri i rreckosur i S. Berishës dhe bandës qorre që e ndjek nga mbas së bashku me Ilir Thesin e thesarit të florinjtë, tashmë as në Turqi nuk gjendet dot ndonjë qitap( regjistër, fletore) që të numërojë krimet e tij duke nisur që nga shkatërrimi total i ekonomisë qe nga vrasja zhdukja eliminimi i kundërshtarëve politike, qe nga vjedhja dhe falsifikimi i votave, korrupsioni i madh e galopant deri te vjedhjet e hapura me ane te sistemit piramidal”Ponzi”,hedhja e ushtrisë kundër popullit duke e çuar vendin ne pragun e një lufte civile, urdhërat luftarake dhëne aviatorëve për te bombarduar jugun, allish - verishet e tij e të familjarëve jo vetëm me kompleksin”Partizani”, ÇEZ, vrasjet në bulevard, hedhja në erë e një fshati të tërë me 26 viktima, pushkatimet e tipit Pinoçet në mes të Bulevardit, sulmin e organizuar ndaj selisë se vet, ashtu si Hitleri kundër Raishtangut etj..etj etj .Kjo kavie, kjo kufomë e qelbur antishqiptare me qëndrimin e tij akoma në arenën shqiptare ka qenë dhe është ende burim infeksioni është një kufomë e padekompuzuar ende që përbën një rrezik të madh për Shqipërinë .Kur flasim për këtë kufomë nuk është fjala thjeshtë te personi Berishë” por te gjithë ajo lukuni ujqish çakenjsh e bisha të tëra në turmë të organizuar që hanë mish nga mishi ynë, pinë gjak nga gjaku ynë, hanë shpirt nga shpirti ynë çdo ditë e më shumë. Është një kufomë e cila ende nuk është dekompozuar qëndrimi jashtë i së cilës përbën nje rrezik të madh sepse vjen nje kohë që një kufomë e tillë mund të mbulojë tërë vendin në zi kombëtare. E ashtuquajtura shoqërie e “shtet i se drejtes” jo qe s’ka ndërmend ta dënoje, por ajo e ka frikë dhe si e tillë i ka krijuar kushtet për të organizuar në Tiranë”Puçin e Mynihut”, në kuadrin e Samitit të zuskave Evropiane për gjysëm Ballkanin. Le ta shikojnë dhe vet Evropa pse jo dhe vet Amerika se çfarë mostre kanë përgatitur me duart e tyre. Veç Sala nuk është aq budalla sa duket. Ai jo pa qellim zgjodhi atë datë për tu thënë Evropes dhe Amerikës: Ju doni me m’shpellë mue non grata? A e dini ju zotërinj se unë Sali Berisha qe jam mësue n’kal e n’ tank kam për me ju çkul ju prej vendit?! A i shihni këta demostruesa? Keta janë liria e vërtete, këta janë shpëtimi i Kombit, ,këta janë kundër fatkeqësive që po kalon Shqipëria, këta janë ata qe duan një jetë më të mirë më të lirë se rinia jonë po merr arratinë dhe hemorragjia kombëtare nuk po resht. Po e vërtetë të gjitha janë të vërteta or Sali Berisha, por rrënjët e tyre e kanë zanafillën te vepra jote e ndyrë. Demonstrata e një populli është e drejtë, por është fatkeqësi nëse atë e udhëheqin shkaktaret e tragjedisë se tij.