BREAKING NEWS

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në disa qytete të vendit, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në
x
BREAKING NEWS

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, zbardhen detaje nga dosja që e ka fundosur

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i
x

Opinion / Editorial

Kujt i hapën rrugë në dështimin e zgjerimit me Ballkanin Perëndimor?!

Kujt i hapën rrugë në dështimin e zgjerimit me Ballkanin

-Komisioni Europian vs Bashkimit Europian në rënie të dëshirës për zgjerimin Europian!-

Ishte paralajmëruar dështimi i “zgjerimit Europian” në Samitin e Sllovenisë. E sigurisht nuk është thjesht faji i Bullgarisë për idenë e saj të ndalimit për RMV-së, por sepse tashmë është e qartë se disa nga shtetet e BE-së janë kundra dhe idesë së zgjerimit dhe as që duan t’ia dinë për futjen e vendeve të Ballkanit në përgjithësi. Fjalët e mira dhe të sinqerta të shefes së Komisionit Europian Van der Lyen se “Europa është e paplotë pa vendet e Ballkanit Perendimor ose se po investojmë 30 miliardë” ose ato të kryeministrit të Holandës që kritikonte Bullgarinë për pengesën ndaj Maqedonisë, ose fjalët e mira të kryeministrit të Sllovenisë dhe vetë shefes së Komision Europian që vendet e Ballkanit kishin bërë progres ishin të kota. Europa dhe shtete të veçanta të saj, nuk duan t’ia dinë për zgjerim me shtetet e Ballkanit dhe mes tyre dhe pse nuk kishte prononcim dhe Franca. Dukej në sytë e Macron kur fliste me Ramën dhe në rolin tashmë të një niveli të ulur mbas zgjedhjeve në Gjermani dhe humbjes së partisë së saj të zonjës Merkel. Nuk kishte datë dhe as që pritej të kishte, sepse ishte paralajmëruar dështimi. Pavarësisht se e vetmja që e kishte seriozisht ishte zonja Ursula që premtonte 30 miliardë për Ballkanin Perëndimor, të tjerët në konferencën për shtyp u morën me përgjigje të pyetjeve që nuk kishin të bënin me zgjerimin. Dëshpërimi në sy te zonja Ursula ishte i qartë dhe ajo preku temën kryesore që ishte, padurimi dhe mërzitje e popujve të Ballkanit për vonesën e nisjes së negociatave, jo pranimit në BE. Po pra negociatat. Mërzitje dhe padurim dhe kjo sigurisht nuk ishte vetëm për shkak të Bullgarisë që pengon Maqedoninë, por për shtete të shumtë në BE që nuk duan zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor. Thonë bëmë gabim para disa kohëve me zgjerimin dhe tani nuk duan as të bëjnë bisedime për kandidatë apo shtete që janë larg anëtarësimit, por thjesht bëhen kandidate apo hapin negociata apo si Kosova që mund t’iu liberalizohen vizat. Jo nuk duan t’ia dinë fare për zgjerim dhe afrim të madh politik me vendet e Ballkanit. Jo, Komisioni Europian, por BE-ja me shtete nuk është dakord dhe kjo është tashmë e qartë. Këto dy organe të lartë që janë pothuaj e njëjta gjë, bëjnë rolin e dy vetave “njëri i mirë dhe tjetri i keq”, por që janë dakord që zgjerimi të vonohet apo të shtyhet apo mbase më vonë dhe të anulohet. E kjo ishte kuptuar qartë në Slloveni. Deklarojnë se “jemi me histori të përbashkët” dhe interesa të përbashkëta, por në fakt sot, nuk janë kështu. Pyetja tashmë është e qartë: Kujt i hapën rrugë sot me dështimin e zgjerimit me Ballkanin Perëndimor? E kjo është e qartë. I hapën rrugë demokraturave në rajon. I hapën rrugë demokraturave sepse BE dhe Europa, janë bërë të pabesueshëm dhe kanë humbur peshën politike te popujt e Ballkanit dhe klikat politike Ballkan folklorike në vendet respektive. Vetëm demokraturat mund të përballin zhgënjimin dhe tashmë humbjen e dëshirës për t’u integruar në BE. U hapën rrugë politikave strategjike dhe monetare, por dhe teknologjike e tregtare të Kinës dhe Rusisë. Absolutisht dhe vendeve të tjera të fuqishme në gadishullin Arabik që nuk iu duhet shumë përpjekje për të mbajtur fjalët për investimet e tyre në këtë vende dhe kjo do të thotë largim nga BE dhe në përgjithësi pavarësi nga politika ekonomike dhe financiare e BE-së. Duke vonuar dhe investimet në burokracitë e Brukselit sigurisht mos interesi për zgjerim i shteteve të ndryshme në BE shton largimin e peshës së tyre, por kjo peshë sikundër thotë dhe Kryeministri i Greqisë Micotaqis shumë shpejt do të mbushet nga fuqitë të tjera të mëdha të interesuara në Ballkan me projekte dhe financa të shumëfishuara. Demokraturat do ta durojnë sa durojnë presionin politik të Brukselit, por dikur do të veprojnë, sepse nuk mbajnë dot më veten në këmbë. Europa po bën për herë të tretë në historinë e saj mbi 120 vjeçare (me Ballkanin) një hap të madhe fals me Ballkanin dhe sidomos me shqiptarët, sllavët jugut dhe po ashtu dhe komshinjtë përreth tyre. Duke formuar “stabilokracitë” dhe duke hequr kontrollin real mbi demokracinë i hapin rrugë marrëzisë me tiranokracitë ballkanike.

Duke gënjyer me zgjerimin dhe deri në largimin e interesit për zgjerim, Europa shuan dhe europianizmin ekonomik dhe politik të ballkanasve në perëndim të gadishullit të bukur pjesë e Europës. Ajo që mbetet e sigurtë është se SHBA-të, nuk lëshojnë asnjë milimetër interes për Ballkanin. E kjo do të thotë se shtohet akoma më shumë pesha e tyre dhe pse ato janë për integrim dhe zgjerim të BE. Por në fund të fundit SHBA-të janë vendi që mbajnë ekuilibrat e forcës në Ballkan. E sëpaku kjo është ngushëlluese në një ditë të një zhgënjimi vërtetë të madh të humbjes së interesit të Europës për Ballkanin Perëndimor dhe në përgjithësi për zgjerimin e saj me shtete nga ky Ballkan.