BREAKING NEWS

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit
x
BREAKING NEWS

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data
x
BREAKING NEWS

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që
x
BREAKING NEWS

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe
x
BREAKING NEWS

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

"Kryeministri duhet të përballet me të
x
BREAKING NEWS

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja
x
BREAKING NEWS

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë
x
BREAKING NEWS

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon
x

Opinion / Editorial

Kujtesë nga dëshmorët për Akademinë e Shkencave

Kujtesë nga dëshmorët për Akademinë e Shkencave

Ditë më parë Akademia e Shkencave e Shqipërisë njoftoi se u mblodh komisioni për botimin e enciklopedisë shqiptare. Një lajm shumë i mirë dhe i mirëpritur edhe nga Organizata Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ-it dhe Dëshmorët e tjerë të Atdheut. Për herë të parë Fjalorin Enciklopedik Shqiptar (FESH), u përgatit dhe u botua nga Akademia e Shkencave e RPSSH në Tiranë, në vitin 1985, nën drejtimin e akademik Aleks Buda. Ky botim u mirëprit nga opinioni i gjerë publik dhe shkencor i vendit, pasi ishte botimi i parë i këtij lloji në Shqipëri. Pas 23-24 vitesh të botimit të parë të FESH, u ndërmor hapi tjetër nga Akademia e Shkencave për botimin e një fjalori që u quajt botim i ri, i cili doli me tre vëllime dhe me shumë prurje të reja, zëra, si për kohën e kaluar ashtu dhe për kohën e demokracisë. Në vitin 2023 Akademia e Shkencave ka krijuar komisionin qendror për përgatitje e Enciklopedisë Shqiptare brenda një periudhe pesë vjeçare. Ky është një lajm shumë i mirë që do të përgatitet enciklopedia me bashkëpunim të gjerë me arritjet e studimeve shkencore dhe standardet e kohës. Sigurisht, edhe në të ardhmen, koha do të shtrojë nevojën e plotësimit e përgatitjes së enciklopedive të tjera. Mirëpo që në lajm bëhet fjalë për botimin e Enciklopedisë Shqiptare si botim që bëhet për herë të parë, duke e lënë mënjanë FESH të botuar në vitet 1985 dhe 2008-2009, të publikuar nga kjo akademi. Megjithatë kjo është e drejtë e këtij institucioni ta quaj botim për herë të parë, apo të tretë të saj. Ajo që ka rëndësi është pasqyrimi i zërave dhe i figurave, që në enciklopedinë e parë janë në një formë dhe në enciklopedinë e dytë dalin në një formë tjetër. Fjala është për zëra që lidhen më Organizatën e Dëshmorëve dhe me Organizatën e Veteranëve si dëshmorë, heronj, organizata e dëshmorëve, veteranë, masakra të kryera nga pushtuesit, libra të dëshmorëve, data e dëshmorëve, libra të veteranëve, si dhe të organeve të tyre të shtypit, etj.

Dëshmorë atdhetarë të vjetër

Në periudhën 1945-1990 në shenjë nderimi për figura atdhetare e që kanë kontrubuar në mënyrë të dukshme për lirinë dhe pavarësinë e vendit u përkujtuan me madhështi dhe mjaft atdhetarë të vjetër. Organet e pushtetit në qendër dhe bazë, disa prej atdhetarëve të vjetër të Shqipërisë i kanë shpallur dëshmorë të atdheut, të cilët në vijimësi janë nderuan dhe nderohen nga populli shqiptarë. Disa prej tyre ju sollën eshtrat në Shqipëri dhe u vendosën në bazë të ligjit në varrezat e dëshmorëve të rretheve, apo në vende të dukshme e të ngritur pasaçërisht për ta. Të tillë dëshmorë janë: Andon Zako Çajupi, Spiro Bellkameni, Isa Boletini, Bajram Curri, Hasan Prishtina, Koto Hoxhi, Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni), Riza Cerova, Mihal Grameno, Luigj Gurakuqi, Sali Nivica, etj., që si në enciklopedinë e parë dhe të dytën, për këtë dëshmorë, nuk thuhet fjala që janë të shpallur “dëshmorë të atdheut”. Në fjalorin e parë dhe të dytë përmënden dëshmorët e Orman Çifligut (1911), luftëtarë të lirisë që ranë në moshë fare të re në luftë me forcat osmane. Kishin kryer shkollën shqipe në Korçë, kishin qenë anëtarë të shoqërisë patriotike “Vëllazëria” të qytetit ose të shoqërive patriotike, të mërgimit, si edhe propagandistë të flaktë të arsimit në gjuhën amtare. U rreshtuan në radhët e çetës së Qamil Panaritit dhe të asaj të Spiro Bellkamenit. E para u ndesh me forcat osmane në Orman Çiflig më 29-30 korrik 1911 ku ranë Bajazit Rehova, Odhise Kota dhe Kostaq Kosturi. E dyta u ndesh në afërsi të Pojanit ku ranë Kristaq Furxhiu, Tushi Krastafillaku dhe Nuçi Lapi. Të gjashtë këta luftëtarë të rinj hynë në histori si “Dëshmorët e Orman Çifilikut” dhe u shkruan si zë në botimet e viteve 1985 e 2009. Por në fjalorët e botuar nuk përmenden dëshmorët e pavarësisë, të Luftës së Parë Botërore, të Luftës së Vlorës 1920, të Luftës së Koplikut dhe të Luftës së Dibrës 1921, etj.

Për libra dhe datën përkujtimore të dëshmorëve

Në fjalorin e parë përmendet libri “Yje të pashuar”, botim serial me shumë vëllime kushtuar jetës, veprës dhe heroizmit të dëshmorëve të Luftës ANÇSH. “Yje të pashuar”, shkruhet, botohet nën kujdesin e Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës të Popullit Shqiptar. Libri i parë është botuar në vitin 1971, deri tani janë botuar 7 vëllime (në fakt u botuan 6 vëllime, shkruar në botimin e vitit 1985 dhe ky zë nuk figuron në botimin e vitit 2009. Ndërsa për revistën “Pavdekësia”, organ i Organizatës së Dëshmorëve të botuar që në vitin 1996, në fjalorin e vitit 2009, nuk përmendet si zë më vete. Për 5 maj, dita e dëshmorëve është shkruar si ditë e shënuar në jetën e popullit dhe të atdheut tonë. Në përkujtim të 5 Majit 1942, ditës kur ra heroikisht në Tiranë Qemal Stafa, me vendim të KQ të PPSH dhe të KM të RPS të Shqipërisë 5 Maji është shpallur si Dita e Dëshmorëve. Për herë të parë kjo ditë u përkujtua më 5 maj 1945 në Tiranë me një miting që u organizua në sheshin ku është vendosur busti i Qemal Stafës, shkruar si zë në vitin 1985, ndërsa në fjalorin e vitit 2009, ky zë nuk pasqyrohet. Dihet nga të gjithë se dita e dëshmorëve është 5 maji dhe është e përcaktuar dhe me ligj. Ndërsa zërat: Varrezat e dëshmorëve, Varrezat e dëshmorëve të kombit, është pasqyruar zi zë në vitin 1985 dhe 2009.

Për të gjithë heronjtë e popullit të rënë në LANÇ, nuk figuron fjala “dëshmor”, ndërsa për Heroinën e Popullit Ylbere Bylykbashi, nuk ka zë të shkruar për të, në të dy botimet enciklopedike. Shumë bukur është pasqyruar në fjalor Muhamet Gjollesha, veprimtar i LANÇ dhe dëshmor, po kështu dhe Ndrec Ndue Gjoka, veprimtar i arsimit, dëshmor, Mësues i Popullit, etj. Ndërsa për Organizatën Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ-it dhe Dëshmorët e tjerë të Atdheut, të krijuar më 6 tetor 1995, e njohur me ligj, nuk ka gjetur pasqyrim në fjalorin e vitit 2009, si zë më vete, por dhe për kryetarët e kësaj organizate.

Veteranët dhe Organizata e Veteranëve të Luftës të popullit shqiptar

Për zërin veteran shkruhet: luftëtarë e veprimtarë të vjetër me përvojë e merita për mbrojtjen e përparimin e atdheut, pjesëmarrës në luftërat e popullit për liri, pjesëmarrës të Luftës ANÇ, veprimtarë të dalluar e të vjetër të Ushtrisë Popullore e të sektorëve të tjerë të mbrojtjes dhe të ndërtimit socialist. Veteranët e Luftës ANÇ kanë organizatën e veteranëve, që është një shoqatë atdhetare vullnetare, e drejtuar nga Komiteti Kombëtar i Veteranëve të Luftës ANÇ. Veprimtria e saj ka për qëllim të ruajë e të zhvillojë traditat atdhetare revolucionare; të edukojë masat, veçanërisht rininë, me ndjenjën e besnikërisë ndaj atdheut dhe të vendosmërisë për të mbrojtur fitoret socialiste; të kujdeset në forma të ndryshme për përjetësimin e kujtimit të dëshmorëve e të ngjarjeve luftarake, të mbledhë e të botojë materiale e dokumente historike për pasurimin e arkivave dhe muzeve; të bëjë të njohur në botën e jashtme luftërat çlirimtare të popullit shqiptar për liri e pavarësi e veçanërisht epopenë më të madhe të historisë së tij, Luftën ANÇ; të zhvillojë propagandë kundër luftërave grabitqare, pushtuesve e shfrytëzuesve. Organizata e veteranëve mban lidhje me organizatat demokratike ndërkombëtare e kombëtare të vendeve të ndryshme. Kjo e shkruar në botimin e vitit 1985. Kur ky zë mund dhe duhet të jetë edhe në vijimësi të enciklopedisë, por në vitin 2009 nuk u pasqyrua. Ndërsa në Enciklopedinë e vitit 2009 është shkruar se Organizata e Veteranëve të Luftës të Popullit Shqiptar (1957) është Organizatë patriotike vullnetare e veteranëve të luftës për liri, pavarësi e demokraci. U krijua më 20.07.1957 (ndoshta gabim shtypi, pasi është vendosur data 28 korrik). Misioni dhe detyra e saj themelore ishte: propagandimi, mbrojtja dhe zhvillimi i traditave atdhetare në vend, i trashëgimisë historiko-kulturore të popullit. Për këtë qëllim ajo zhvillon veprimtari edukative me masën e gjerë të veteranëve dhe me shtresat e tjera shoqërore të vendit, duke bashkëpunuar me shtetin, me partitë politike dhe me organizatat e shoqatat e ndryshme. Një detyrë e rëndësishme e kësaj organizate është kujtimi dhe nderimi i dëshmorëve, përkujtimi i ngjarjeve historike, ngritja dhe ruajtja e simboleve historike (monumente, buste, pllaka e lapidarë përkujtimore). Ajo interesohet për grumbullimin dhe botimin e dokumenteve historike, kujtimeve të veteranëve e materialeve të tjera që i shërbejnë njohjes dhe propagandimit të vlerave të traditës sonë kombëtare. Organi me i lartë drejtues i OV është Konferenca Kombëtare e Veteranëve dhe në periudhën midis dy konferencave, Komiteti Kombëtar i Veteranëve të Luftës. Në bazë të statutit Komiteti Kombëtar përpunonte orientime për veprimtarinë e organizatës, ndihmonte e bashkërendonte punën e organizatave në qendër e në rrethe. Komiteti mbante lidhje me organizatat analoge të veteranëve në vendet e tjera dhe merrte pjesë në veprimtaritë ndërkombëtare që organizohen për çështje që i interesojnë. Pas ndryshimeve demokratike OVLPSH u nda në dy organizata veteranësh: 1) Organizata Kombëtare e Veteraneve të Luftës Antifashiste të Popullit Shqiptar, me kryetar Adnan Qatipin dhe 2) Organizata e Bashkuar e Veteranëve të Luftës, me kryetar Rrahman Parllakun. Në enciklopedinë që do të hartohet ka vend dhe për zëra për kryetarët e kësaj Organizate “Nder i Kombit”, për të gjetur një pasqyrim sa më të plotë të figurave të tilla dhe me kontribute për shoqërinë shqiptare. Gazeta “Kushtrim Brezash”, e dalë në publik në vitin 1992, organ i veteranëve të popullit shqiptar, nuk ka zë më vete në fjalorin e vitit 2009. Në fjalorët e viteve 1985 dhe 2009, kanë zënë vend vetëm masakrat Borova dhe 4 shkurti. Ndërsa për masakra të tjera të kryera nga pushtuesit gjatë LANÇ-it si në Pezë, Kuç, Vranisht, Luzat, Bënçë, Salari, Boderit, Pajonë, Grecë, etj, nuk gjejnë pasqyrim. Ndoshta ka ardhur koha që për zërat e Organizatës së Dëshmorëve dhe të Veteranëve, të ketë një bashkëpunim për të pasqyruar në këtë fjalor mjaft zëra që do të jenë me interes kombëtar, por dhe për një pasqyrim të plotë të figurave, heronjve, datave dhe veprimtarisë së tyre.