BREAKING NEWS

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë të re avokatja e njohur e vendit tonë, kishte nevojë për transplant të palcës jashtë vendit, Adriatik Lapaj jep lajmin e trishtë: Do më marrë shumë malli!

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë
x
BREAKING NEWS

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet
x
BREAKING NEWS

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në deklaratën që bëri në Izrael, ja për çfarë bëhet fjalë

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në
x
BREAKING NEWS

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre pikëpyetjet e forta

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre
x
BREAKING NEWS

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina “merr me vete” Poloninë në fazën tjetër

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina
x
BREAKING NEWS

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga burri, thirrja urgjente: Gra dhe vajza, jemi të rrezikuara

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga burri, thirrja urgjente: Gra
x
BREAKING NEWS

Protesta e 6 dhjetorit, PD zbardh skenarin: Si do përballemi me Edi Ramën, ja çfarë pritet të ndodhë

Protesta e 6 dhjetorit, PD zbardh skenarin: Si do përballemi me Edi
x
BREAKING NEWS

Tragjedia/ Nuk arriti kurrë ta takonte foshnjën, ja fjalët e fundit të 35-vjeçares para se të vritej nga burri: Pasha këtë fëmijë që kam me lind sonte…

Tragjedia/ Nuk arriti kurrë ta takonte foshnjën, ja fjalët e
x

Opinion / Editorial

Kujtojmë luftëtarin Zeqir Selami

Kujtojmë luftëtarin Zeqir Selami

Hoqi valle në ngritjen e Flamurit

Me shumë burra të tjerë të Brataj Zeqir Selami shkoi në ngritjen e Flamurit në Vlorë më 28 nëntor 1912. Atëhere ai ishte afër të dyzetave. Hoqi valle bashkë me Mato Hasanin e bratas të tjerë, aty, te sheshi ku u ngrit flamuri. Zeqir Selami hoqi vallen në sheshin e Flamurit dhe këndoi: O fshat i Brate në brinjë,/ Me burra e djem të mirë,/ Luftëtarë për kombësinë...
Në librin “Brati në rrjedhat e jetës” Gani Muho shkruan: “Bratasit gjithnjë kanë qenë të gatshëm sa herë u është bërë thirrje për çështjen kombëtare, si në ngritjen e flamurit më 1912, me në krye Memo Meto Brataj, Tafil Fejzon, Brahim Musain, Nuro Kamberin, Hysen Sherifin, Isuf Delon, Iljaz Likën, Elmaz Çaçanin, Dervish Alikon, Zeqir Selamin.
Më pas, nga fillimi i vitit 1913, ai, me shumë bashkëfshatarë të tjerë, si Memo Mete, Elmaz Çaçanin, Numan Seiti, etj., nuk e hoqën pushkën nga supi për të mbrojtur pavarësinë e fituar me gjak dhe sakrifica.
Zeqir Selami gëzonte simpati në fshatin e tij. I donte bashkëfshatarët, edhe ata e donin dhe e dëgjonin. Merrej më shumë me blegtori dhe me bujqësi, duke mbajtur traditën e paraardhësve të tij, të cilët, me punë e djersë e kishin shtuar kapitalin e tyre. Megjithatë, ishte i thjeshtë dhe nuk e harronte porosinë e babait të tij, Selamit, që të mbante mushkë e jo kalë me shalë, së... “kur njeriu bie keq në jetë, të mbetet vetëm shala në duar pastaj...”. Pra, si paraardhësit e tij, edhe Zeqiri, ishin disi në gjendej ekonomike.
Kështu, pas bagëtisë dhe i lidhur edhe me hallet e fshatit, i kaloi vitet plot dallgë të pushtimit italian që prej vitit 1914. “E fituam pavarësinë nga Ismail Qemali, por, ja, na u shfaqën sërish halldupët përtej detit”, - thoshte për italianët. - E mjera kjo Shqipëri që s’e lanë njëherë rehat”, shprehej vazhdimisht xha Zeqiri.
Në shtëpinë e Zeqir Selamit lexohen vendimet e Kongresit të Lushnjës (1920)
Kongresi i Lushnjës i zhvilloi punimet e tij nga data 21-31 janar 1920 në qytetin e Lushnjës. Në mesin e 50 delegatëve nga të gjitha krahinat e jugut, nga Lumi i Vlorës mori pjesë edhe biri i shquar i krahinës së Labërisë, Halim Xhelo. Pas Kongresit të gjithë delegatë u shpërndanë në qytete e krahina për të punuar vendimet historike që u morënnë kongres. U aktivizuan dhe veprimtarë të tjerë për punimin e tyre. Kongresi i Lushnjës shtroi si detyrë kryesore organizimin e fshehtë të luftës për çlirimin e Vlorës dhe vazhdimi i veprimtarisë së qeverisë shqiptare me qendër në Tiranë për përparimin demokratik të Shqipërisë.
Halim Xhelo u kthye në Tërbaç i shoqëruar nga tre djem armenas, të cilët kishin për detyrë ruajtjen e tij. Në gjysmën e dytë të muajit shkurt u mblodhëm në Brataj, Halim Xhelo duke ndjekur zakonin dhe fisnikët e krahinës së Mesaplikut u mblodhën në krye të fshatit Brajat, në shtëpitë e Dervishalie. Këtu u mblodhën shumë burra ku siç thuhet në Labëri nuk kishe ku të hidhje kokrrën e mollës. Shumë njerëz u sistemuan edhe në hajate. U lajmërua se po vinte xha Qamili, më i moshuari i fshatit, i hipur në gomar, se ato ditë ai ishte dhe pa qejf. Halim Xhelo e priti me nderime, e zbriti nga kafsha dhe e ngjiti në shkallët e gurta e të larat.
E sistemuna në qoshe të oxhakut. Xha Qamili si mori frymë thellë e mblodhi veten, i hodhën kutinë të dridhte cigare. Disa i dhanë cigare të dredhura.
-Jo, me paçi uratën, më pëlqen më mirë çibuku, me këtë jam mësuar. Më nget kolla me cigare, - tha dhe nxori shybekun e duhanit. Mori duhan dhe mbushi çbukun.
Si e ndezi e nxori një shtëllungë tym nga goja e nga hunda, na shikoi në sy e na tha:
-S’kemi kohë për muhabete të tjera, more bij, prandaj filloni.
Halimi ju shpjegoi gjithë punën e Kongresit sa më mirë dhe me hollësi, por më shumë u përqëndrua në vendimet e rëndësishme, sidomos në atë që i njoftonte botës se populli shqiptar ishte gati të bënte të gjitha sakrificat, të derdhte edhe pikën e fundit të gjakut të tij kundër çdo vendimi që do të guxonte të vinte në rrezik tërësinë tokësore dhe pavarësinë e plotë të Shqipërisë. Të gjithë burrat e moçëm dhe të rinj i dëgjuan me vëmendje të madhe fjalët e Halimit dhe në fytyrat e tyre shkëlqente gëzimi. I pari i Dervishalie u shpreh, ju lumtë atij kuvendi!
Po, po - tha xha Aliu e, duke ju drejtuar Halim Xhelos, i tha, se ti Halim e këta djem me shkollë e me mësonjësit e çdo fshati e të çdo krahine, mos lini njeri pa sqaruar mbi këtë kuvend. Populli duhet të përgatitet, se ai do ta bëjë luftën. Lufta do armë theksoi Sali Kapedani. U mendua se ku do të gjenin armët. U theksua se ai është i zoti, s’mbetet pa hedhur në dorë një dyfek. Një djalë nga fisi i Dervishalie tha se unë do ta blej një dyfek duke shitur dhi e dele, sepse armë për ne kanë plot italianët, do t’ua rrëmbejmë atyre...
Zeqiri mori pjesë aktivisht në luftën çlirimtare të vitit 1920. Ai së bashku me 57 luftëtarë nga Barati me Memo Mete Brati, komandant i çetës dhe ushtarak i lartë luftuan me heroizëm në Gjorm, në Llogora, në Qafën e Koçiut, në rrugët dhe rrugicat e Vlorës, derisa e shporrën pushtuesin italian nga Vlora. Në këto luftime Zeqiri u plagos.
Në Brataj këndoheshin këngët e Matos
Me veprimtarët e patriotët e fshatit dhe të fshatrave fqinj bënte xha Zeqiri takime të shpeshta. Shpesh i ftonte e bënte davet në shtëpinë e tij. Kishte qejf e merrte atë këngën e Matos, rapsodit të rrallë, që bënte fjalë për triumfin e njëzetës: Ku e bëjmë kabull na,/ Të rrimë për nën botë?/ Fjalë e Qemalit që tha:/ Shqipëria lulëzoftë.
Qeveria e Nolit ishte një shpresë e madhe për popullin, por nuk pati jetë... Shumë luftëtarë nga Brati morën pjesë në batalionin “Bashkimi” që komandohej nga Halim Xhelo, e që solli Nolin në pushtet. Luftuan në shkallën e Tujanit, bashkë me Halim Xhelon, Selman Hysenin, Muho Tafilin, Ahmet Deron (Brataj) etj. Edhe Zeqir Selami e përkrahu këtë lëvizje dhe shpresoi se do të punonte për popullin, por... s’e lanë mercenarët e Zogut.
Megjithse qeveria e Zogut vendosi postbllok në Brataj, asnjë nga fshati Brataj nuk u vu në shërbim të qeverisë së Zogut. Xhandarët e vendosur aty i kishin frikë trimat e bratit për kompaktësinë dhe unitetin midis tyre. Në vitin 1932, në Brataj, në shtëpinë e Damën Xhelos u strehua Halim Xhelo, ku bëri takime me burra të fshatit, e midis tyre dhe Zeqir Selami, duke patur përkrahje e plotë të të gjtihë fshatit dhe të krahinës së Mesaplikut. Burrat e Bratit dhe familjet e tyre kanë qenë kurdoherë kala qëndrese, burrërie, fisnikërie, sakrifice dhe atdhetarë.
Më vrisni mua, jo fëmijët!
Shtëpia e Zeqir Selamit u vendos tërësisht në shërbim të luftës. Zeqiri, tashmë i moshuar, veç këshillonte djemtë e tij, të mëhallës dhe të fshatit që të forconin bashkëpunimin e t’u përgjigjeshin detyrave që do t’u ngarkoheshin. “Se luflta kërkon energji djemsh, thoshte ai, dhe... dasmë pa mishra s’ka. Lufta do ketë edhe sakritica”.
Në pranverën e vitit 1944, nazistët gjermanë arritën me luftime në Brataj dhe në mëhallën Dervishaj. Ata shoqëroheshin nga ballistët të zonës. Në lagjen Dervishaj kishin mbetur pleq e plaka. Zeqir Selamit tashmë ishte i moshuar, gjendej i sëmurë, me plevil të rëndë. Në qafë kishte hedhur një peshqir të kuq që fshinte herë pas here djersët. Nazistët dhe ballistët hynë brenda dhe filluan bastisjen e shtëpisë. E kërcënuan xha Zeqirin duke i thënë të lëviste nga vendi. Ai ishte i sëmurë. Luajti pak nga vendi. Nazisti me majë të bajonetes, i hoqi peshqirin e kuq nga qafa, duke i bërtitur komunist. E ngritën në këmbë dhe e nxorrën në oborr. Ata kishin të dhëna se shtëpia ishte bazë për partizanët dhe se ishte depo për materiale lufte. Dy djem të Zeqirit ishin partizanë. Zeqirin e mbanin për krahu dy fëmijë të vegjël të djalit, Ziguri dhe Merushe. Të dy fëmijët qanin me të madhe. Nazistët dhe ballistët i kërcënonin me pistoleta në duar. Përmes gërthitjeve Zeqiri, luftëtari i disa luftërave dhe i Luftës së Vlorës 1920 ju foli nazistëve: “Me vrisni mua, jo nusen me fëmijët!”.
Edhe mushkës do t’i vë yll
Një nga krerët me influenë të Ballit Kombëtar në krahinë, mik i familjes së Zeqir Selamit, shkon një ditë gushti të vitit 1943 në shtëpi. I thotë Zeqirit se të kam mik, po djemtë ose edhe njerin prej tyre do ma japesh mua. I përgjigjet Zeqiri se mik të kam, por djemtë ia kam dhënë lëvizjes. Edhe vet, sado i pamundur që jam, se jam plak, dua që t’i ngjitem malit, siç kanë luftuar të parët tanë. Që ta dish mirë, edhe mushkës do t’i vë yllin e kuq në ballë! Djemtë ia dhashë Hysni Kapos, i cili udhëheq luftën për çlirim. Udhëheqësi i ballistëve iku i mërzitur...
Zeqir Selamit ndërroi jetë në vitin e parë të lirisë. Ai ishte një nga veteranët e parë të fshatit Brataj dhe që në vite emri dhe veprimtaria e tij patriotike është kujtuar gjithmonë, edhe në këtë 110 vjetor të shpalljes së pavarësisë të shtetit shqiptar.
Lagjja Dervishaliaj në Brataj që ishte e vendosur në këmbë të malit, më 2 shkurt 2015 nga një stuhi e fuqishme natyrore u shembën të nëntë shtëpitë e saj. Për këtë ngjarje u bë studimin dhe vlerësimin nga inxhinjerët e qarkut Vlorë dhe nga shërbimi gjeologjik kombëtar në Tirana, ku përcaktuan se në këtë lagje as ndërtohet dhe as jetohet më. Kështu që dhe dy shtëpi që kanë mbijetura deri më sot janë të pabanueshme. Ato janë stoike dhe ruajnë pllakatën përkujtimore me yll të kuq në nder të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, si bazë e rëndësishme e Jonuz Zeqir Dervishaj.