BREAKING NEWS

Dolën në raportin e SHISH/ Shitën sekrete shtetërore, SPAK nis hetimet për 5 ish zyrtarët e lartë të SHISH dhe policisë! Njëri u ble nga 'Rezidenti' në këmbim të bursës për djalin

Dolën në raportin e SHISH/ Shitën sekrete shtetërore, SPAK
x
BREAKING NEWS

Ja plani i Turqisë për të marrë nën ombrellën e vet Ballkanin Perëndimor pas refuzimit të BE dhe pse Shqipërinë dhe Maqedoninë nuk “e fundosi” vetëm Bullgaria

Ja plani i Turqisë për të marrë nën ombrellën e
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur 53-vjeçari! Policia jep detajet nga ngjarja. Dyshohet se…

E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur
x
BREAKING NEWS

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar
x
BREAKING NEWS

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm për Shqipërinë: Varet nga Rama dhe...

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela
x
BREAKING NEWS

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga qeveria e përplasjet me Ramën: S'kishte vend për dy

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të Kinës që po alarmon NATO: Pas Putinit, ja “tërmeti” që do të shkaktojë Xi Jinping 

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të
x
BREAKING NEWS

Nga armët te rezistenca e Kievit, 4 dyshimet e amerikanëve për Ukrainën

Nga armët te rezistenca e Kievit, 4 dyshimet e amerikanëve për
x

Opinion / Editorial

Kujtojnë se “ i korruptuar” është titull aftësie profesionale jo vjedhës!

Kujtojnë se “ i korruptuar” është titull aftësie

Dje më dha një leksion “opinion bërjeje” një artist i ri, i cili më mbushi mendjen se ka akoma të rinj dhe burra që nuk duan të korruptohen! Po pra, të mos bëjnë si të gjithë! Ishte zakon dikur në diktaturë që të konformoheshe jo vetëm nga frika e regjimit, por dhe nga shoqëria e deprimuar deri në atë pikë sa kur ti ankoheshe ose bëheshe tip i kërkesës për mirë,  të thonin: rri urtë dhe bëj si gjithë të tjerët! Sot në zyra dhe në forume, dikastere dhe lartësi të burrokracisë, një person që nuk do të sillet si i korruptuar,  ka vështirësi komunikimi me të tjerët edhe kur ankohet për nivelet e korrupsionit! Edhe sot si në diktaturë,  kur “grindesh” ose akuzon apo thua të vërtetën për vjedhuritë që bëhen të thonë: rri urtë, bëj si gjithë të tjerët! Relativizimi dhe futja në një thes e të gjithëve është një nga mënyrat më banale, më të poshtra që kjo shoqëri ka mësuar si nga diktatura dhe post diktatura që ka mbi 32 vite që vazhdon! Por artisti i ri tha dhe diçka të mrekullueshme të cilën nuk mund ta mbaj si timen. Ai sqaroi se “se i korruptuar” mendohet si një titull, si një arritje, si një model për tu ndjekur dhe si një aftësi. Ai tha se termi i korruptuar është një kostum për të mbuluar me bukuri kostumografike të vërtetën, që është thjesht hajdut, hajn, ose vjedhës! Sot e zbukurojnë fjalën duke thonë i korruptuar,  kur në fakt janë hajna ose hajdutë të rëndomtë deri në plaçkistës të pa skrupullt,  të parasë publike!  Nuk thonë se janë hajdutë, por e zbukurojnë si titull duke thënë – i korruptuar! Gati gati, e bëjnë si doktoraturë, si diçka që relativizon çështjen deri në “asgjë fare” si rëndësi praktike dhe morale në mbajtje qëndrimi parimor!  Duket sikur i koruptuar,  duhet me patjetër të jesh, sepse kështu janë të gjithë! Perceptohet si një profesionalizëm i kohës, si një aftësi profesionale! Hajn, ose hajdut je i keq, kurse i korruptuar je normal, biles e ke për dytyrë të jesh!?  Një vjedhës që kategorizohet si i korruptuar, është një njeri i mirë, nderaxhi dhe i pasur që qeras nganjëjerë.  Një individ          që ka para dhe është i zoti që ti administrojë ato mirë,  kur i nxjerr nga buxheti i shtetit që janë paratë tona në fakt. Ai nuk është vjedhës i rëndomtë,  por i korruptuar që profesionin e vjedhësit e ka përshtatur “për mirë” në demokraci! Mirëpo çfarë bën ky i korruptuari i zyrave dhe shtetit në përgjithësi në Shqipëri? Ky është prodhimi politik i partive që nga viti 1992! Sundimi i tyre, nuk bën pa këtë profesionst të hajdutërisë në Shqipëri. Ai është grabitës në fakt, por i thonë i korruptuar! E kështu është një klasë politike dhe të gjitha maxhorancat qeverisëse deri më tani si koncept praktik në moralin ekononmik dhe financiar! Edhe kjo e sotmja,  në mos më shumë. Mirë se plaçkisin taksat tona, por bashkëpunojnë me “moralin financiaro politik” të oligarkisë sunduese që jeton me tenderat e parave tona në shtet!  Mirë se plaçkisin dhe mbahen vetëm pët të koruptuar,  por na fusin dhe në borxhe brez pas brezi! Vjedhin paratë tona, i shpërdorojnë mbajnë fitimin e tyre dhe i japin ato te pasunarët e korrupsionit hajn, duke na lënë në borxhe përditë dhe më të mëdha,  te plutokracia grabitëse që nuk do vendin dhe popullin e tij! Një oligarki e shëmtuar që vetëm merr shërbime si tender me paratë tone, duke mos shërbyer (shpesh)  dhe nuk prodhon pothuaj asgjë! Shet atë pikë nafte, atë krom dhe atë bakër, por dhe importon naftë dhe gaz, duke mos prodhuar asgjë. Ka koncensione rrugës dhe ndërtimi, duke mbajtur në punë disa njerëz, por që nuk ka konceptin e prodhimit masiv. Nuk duan tja dinë se bashkë me qeverinë, po bëjnë keq aty poshtë,  në shtresën e mesëme dhe të ulët. Nuk kthehen në hapat e tyre të kuptojnë, se një ditë, do të bllokojnë dhe veten duke i dhënë arratinë forcave të reja në punësim.  Të korruptuarit vjedhësa të ekonomisë dhe xhepave të shqiptarëve sektorin e vetëm prodhues bujqësinë,  e kanë për të mbledhur ato para të çmimit të lartë resorteve të tyre dhe lokaleve lluksoze që kanë.  Kurse prodhues nuk janë! Por ato përfitojnë. I korruptuar një ministër apo një drejtor, sepse ka vjedhur tenderin...! Sigurisht ai nuk është i korruptuar, por thjesht hajn grabitqar i parave tona! Vjedhës!  Ne duhet të na e heqin nga fjalori termin – i korruptuar! Nuk është titull kalorsia ky! I vetmi titull që kanë hajnat në qeveri, në bashki dhe në oligarki shpesh oligopol jo prodhuese,  por tender shfrytëzues që na fusin në borxhe është – hajdut!  Prandaj nuk janë të korruptuar, por thjesht hajdutë! Të dëmtuar politikisht në diktaturë dhe të devijuar në rrugë të demokracisë ne si shoqëri, po i bëjmë fresk dhe terminologjisë moderne. Në fakt nuk ka nevojë për këtë gjë. Ka nevojë që hajdutit ti themi hajdut sdhe pse është ministër,  kryeministër,  president apo dhe qeveritar. Ai është hajn si dhe ata të xhepave në autobuze, në mos më keq se sa ata! Më keq them unë,  sepse japin dhe leksione dhe parime demokracie. Kjo pastaj i tejkalon dhe limitet e durimit.