Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kulturalisht më "perëndimorë" në diktaturë!

Postuar: 12/02/2019 - 07:13

Nuk mund të kishte shtet më të izoluar kulturalisht se sa ne, në katër dekada nën diktaturë! Na ishte ndaluar pothuaj gjithçka dhe jo vetëm televizioni sidomos mbas viteve ’70-të, por dhe librat, lëvizja, komunikimi, moda, literatura, shkollimi (përveç fëmijëve të nomenklaturës) farefisnia jashtë shtetit, modeli i jetës etj., etj! Ishte një marrëzi kriminale, që na ndau nga qytetërimi afër nesh! Na ndau nga bota demokratike dhe e lirë! Na përjashtoi nga komunikimi kulturor dhe pse jo, ai teknik e shkencor! Nuk ishim të zot masivisht të ecnim në një hap me botën e qytetëruar dhe atë perëndimore! Përkundrazi u dënuam, u internuam dhe u burgosëm, kur mundoheshim të ishim njerëz normalë afër botës po normale! Por u hapëm një ditë, ose më mirë u "shqyem" dhe sot në saj të një marrëzie tjetër në krahun e kundërt dhe pse të lirë, afër botës demokratike, afër perëndimit, jemi më lindorë, më ballkanikë, më orientalë në konceptin larg perëndimit, që e konceptojmë vetëm nga celulari, makina, veshja, luksi dhe harrojmë realisht kulturën! Ishte kohë ideologjike atëhere sigurisht, por krahas veprimit të saj kërkonim dhe gjenim në teatër perëndimin klasik dhe edukues! Ishin bibliotekat mbushur me libra ideologjikë, por në shkollë fëmijët edukoheshin me Hugoin, Tolstoin, Gi De Mopasan, Emil Zola, Servantes, Kronin, Remark, Tween etj., etj! I konspektonim, i përtypnim që në moshë kur pikërisht këto klasikë bëjnë edukimin e qartë dhe të mirë perëndimor! Sigurisht janë (me dyshim) dhe tani, por shkolla ka humbur qëllimin e tillë përfundimisht! Po, pa asnjë dyshim ka humbur këtë realicion edukues me rrënjët europiane dhe botërore të edukimit letrar! Jo vetëm letrar, pro dhe muzikor dhe artistik! Nuk kishte klub rinie dhe moment letrar që mos të jepesh dhe në diktaturë ky edukim moral letrar! Ishin dhjetra drama perëndimore që luheshin dhe ndiqeshin me po aq shumicë në teatrot pa fund të Shqipërisë, me një shumicë të jashtëzakonshme premierash nëpër Shqipëri?! Po tani...?! Muzika e kultivuar e jona dhe pse nën censurë, ishte ndikim plotësisht perëndimor! Nuk na lejonin RAI-in dhe ne me sakrifica njerëzore edukoheshim atje! Me dramat e tyre, muzikën e tyre, me show-t e shumtë të tyre, me veshjen e tyre, sjelljen e tyre etj., etj! Po tani? Tani muzika jonë është masive ballkano-orientale, sipërfaqësore në thelb dhe përmbajtje! Konceptualisht larg perëndimit! Telenovelat meksikane, braziliane, indiane dhe sot turke, janë edukimi masiv i largësisë maksimale nga perëndimi i afërt me ne! Është një presion i madh, i jashtëzakonshëm, orë e minutë në shumë stacione që edukojnë me periferi kulturore si ato që përmenda më lart që nuk kanë Europën brenda! As Amerikën e "Dinasti-së", "Beautifull" e "Santa Barbara"?! Kishim folklorin tonë të jashtëzakonshëm dhe shpesh herë të përpunuar shkëlqyeshëm nga Zadeja, Daija etj., etj., të cilat janë zëvendësuar nga "marrëzi si orkestrale" interpretime groteske, tekste idiote pa asnjë nivel artistik dhe shpesh herë me nota "antishqiptare" të cilat të turpërojnë përditë! Prezantoheshim dhe pse me ideologji brenda dikur me folklorin tonë, vallet, kostumografinë dhe bota entuziazmohesh, kurse sot bëjmë bujë nëpër dasma dhe "kolektive emigrantësh" shpesh herë me këngë dasmash me të njëjtën melodi dhe tekst të ri! Tallavaja dhe turbofolku paguhet nga shqiptarët, duke u harruar trashëgimia e përgjithshme jona! Kishin kostumet e ruajtura dhe festivale të jashtëzakonshëm, por sot ka modele periferike dhe butafori alarmante në këtë drejtim! Kur perëndimi ruan dhe trashëgon, ne prishim dhe harrojmë! Por në diktaturë jo! Nuk dua ti hyj ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe monumenteve! Aty jemi defiçitare dhe në të kundërt të botës perëndimore si logjikë! Ruanim dhe restauronim dikur, konservonim dhe mbase kemi bërë dhe paudhësi ndërtimesh - por sot jemi një vend dhe shoqëri anti vlerë trashëgimie! Kemi humbur muze, monumente, parajsa trashëgimie të cilat nuk na kthehen më! Në diktaturë dhe pse nën ideologji -jo nuk humbëm dhe pse në fillime shumë trashëgimi private nuk u respektuan dhe disa u morën dhe u bënë të shtetit! Por perëndimi nuk është ky, ose më mirë perëndimi për ruajtjen e trashëgimisë ishte më "prezent" nën diktaturë si koncept, se sa në aferat dhe maskarallëku ynë anti kulturë dhe anti trashëgimi sot dhe këto tre dekada medemek demokraci! Vdiqëm "estradën" dhe kemi reduktuar teatrin dhe komedinë, të cilat shkëlqenin nën diktaturë! Nisëm humorin banal dhe atë komercial, por nuk jemi të zot të kemi humorin e përditshëm, atë fenomenalin plot talente të kultivuar ndër qindra shfaqe dhe në lirinë e pjesëmarrjes masive! Nuk ruajtëm traditën e dikurshme dhe nuk ndërtuan të renë! Pikërisht ajo që ndodh në botën e qytetëruar! Nuk u sollëm si perëndimorë me artin e urbanitetit, me sheshet tona dhe me raportin që qytetërimi ka me qendrat tona urbane! Përkundër perëndimit, ne i ngjamë dhe vepruan si orientalë, por të vendeve të humbura kulturalisht dhe jo atyre të iluminuara realisht! Ne humbën kulturën e parqeve dhe shëtitoreve, rrugëve të gjata dhe modelit megjithëse "socialist të izoluar" të qetësisë urbane në lëvizje dhe distanca! I bëmë lëmsh parimet e demokracisë me interesin absurd që "publikja" është armike e zhvillimit! Tani dhe po të duam, nuk i riparojmë dot monstrat "biblike" të kauzave korruptive në këtë drejtim! Kurrë nuk patëm para (lekë) për letrarët e vërtetë, as për piktorët, dramaturgët, aktorët, talentet, kineastët (vdiqëm kinematografinë) poetët, sepse na u "servir perëndimi" lindor rrëmujaxhi, në vend të atij me vlera si Europa qendrore dhe perëndimore në përgjithësi!

Ndërtuam administrata, të cilat kulturën e shitën si plaçkë tregu me parimin e tregtarit të keq - "malli skarco të shitet si më i miri dhe më i shtrenjti"! Kështu kanë qenë sidomos disa "lartësi" banale, groteske vazhdimisht dhe sidomos nga fundi nën Kumbaron, me afera anti trashëgimi deri në marrëzi! Është një llastim, sikur jemi perëndimorë (me tendera) për të vepruar si orientalë të degraduar, anti trashëgimi dhe anti kulturë e kjo na ka nxjerrë sot në një vend që kulturalisht jemi "establishment" turbofolku dhe marrëzie në tub si "streept-izëm" kulturor që ju ngjan bullgarëve, maqedonasve, grekëve, turqve deri serbëve, por na ndan nga Europa! Sepse elitat politike janë pikërisht orientale në thelb, koncept hajnie e nuk janë perëndimorë dhe se këtë të fundit ato e shohin dhe e ndjejnë vetëm në luksin e tyre idiot! Nuk ka më turp, kur në shumë drejtime ishim më "perëndimorë", kur ishim ideologjikisht dhe politikisht kundër perëndimit dhe jemi lindorë të degraduar, ose retro kulturë, kur jemi pjesëmarrës në institucionet perëndimore, politikisht me standardet e perëndimit dhe afërsinë e hyrjes në botën më të lartë perëndimore ose BE! Jo, nuk ka më turp se sa kaq!

Nga Besi BEKTESHI

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/06/2019 - 07:17

... Mund ta themi qysh në fillim atë që Presidenti, nuk ka asnjë ngjashmëri me Shqiponjën. E pamë para disa ditëve tek formoi me duar simbolin e krenarisë tonë Shqiponjën.

Postuar: 26/06/2019 - 07:16

Më sa duket, dekreti i Presidentit të Shqipërisë për anulimin e zgjedhjeve vetëm po zëvendëson nj

Postuar: 26/06/2019 - 07:13

Idetë për një shoqëri demokratike, mbeten lokomotiva e zhvillimit të shoqërisë njerëzore nga prim

Postuar: 26/06/2019 - 07:11

Në dy muajt e fundit prill-maj 2019, në kulmin e protestave dhe ngërçit politik të vendit, Këshil

Postuar: 25/06/2019 - 07:12

Panorama që ka krijuar kjo opozitë, e shndërruar në një karikaturë politike me drejtuesit e vjetë

Postuar: 25/06/2019 - 07:10

Demokracia turke mbahet fort, ajo në të gjitha drejtimet e mundshme triumfon!

Postuar: 25/06/2019 - 07:08

Mospranimi i padisë së kryetarit të PUK, Idajet Beqiri për ç`regjistrim nga zgjedhjet dhe mospjes