BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Kundërshtarë politikë apo superarmiq!?

Kundërshtarë politikë apo superarmiq!?

Ecën rrugëve të qytetit. Hyn në një kafe. Ndalesh para stacionit të autobusëve ndërqytetas. Futesh në një zyrë. Takon fermerin nga Konispoli apo Mursia, që sapo zbret nga makina me çizmet tërë baltë. Vijnë për hallet e punët e tyre drejt e nga fusha. Ti i pyet për prodhimin, ata të flasin për sherret politike. Të tregojnë me pezmatim për emrat, që e bëjnë lëmsh tërë shoqërinë tonë. Fillon ta pyesësh mikun tënd, atë që ulesh në tavolinë dhe ndan me të të rejat e ditës. Kudo dëgjon të njejtin refren. More, e ndoqe parlamentin? Ç`pati Sala? Po Basha, fliste apo bërtiste? Shumë zë të fortë ka. Nga i buron tërë ai mllef. A di të flasë ndryshe? Cilit fjalor i referohet? A di ndonjë fjalë të qetë? A mund të flasë më ngadalë? Përse kaq i nxehur e kaq arrogant. Kaq shumë i ngërdheshur. Shumë luftarak është në fjalime. I dëgjon ato që thotë? I kupton? Po ai ka qenë i toneve të ulta. Në çadër për 100 ditë mbase tha ndonjë fjalë për, shtypje, vrasje, thyerje kokash, tërheqje zvarrë, shpim gomash, thyerje xhamash. Për ndërkombëtarë të kriminalizuar. Po tek e fundit në çadër ishte. A mos vallë kërkon t`iu japë zemër të vetëve? Kështu siç bën fiton apo humbet? Po deputetja Vokshi përse e privatizoi foltoren? Kërkon të jetë faktor apo të shfaqet si luaneshë? E dëgjuat Monikën, përse e ka lënë mënjanë etikën, sjelljen plot sharm e dashuri? Ajo e ndez fare parlamentin dhe është gati të dalë në shesh të mejdanit për t`i treguar vendin, jo vetëm qeverisë, por edhe Shqipërisë. Po Petrit Vasili? Si është e mundur që në çdo fjalë ka vetëm urrejtje, etiketime, mllefe, përgojime, akuza, tmerre. Përgojime. Përse është kaq kategorik kur bëhet fjalë për luftën kundër krimit dhe barazon krimin me qeverimin? Lufton të bjerë në sy. Të tregohet udhëheqës i madh? Të tregojë besnikëri? Apo të paraqitet si komandant i zoti? Po… Dhe pyetjet me një merak të dukshëm e trishtim të thellë që shtrihet në tërë qenien e bashkëbiseduesit, vijojnë pa fund, sikur të jesh në mes të vorbullës politike e jo në qejfin tënd në fundjavë. Ankthi i miqve që ke përballë të mbështjellin edhe ty me pelerinën e zemërimit. Dhe të zë trishtimi. E ndihesh i tronditur. Ke humbur qetësinë. Të është trazuar shpirti. Të është gërryer zemra. Ke vënë në pikëpyetje të ardhmen.

E gjithë kjo situatë është krijuar nga lufta e egër politike që bëhet mes mazhorancës dhe opozitës. Po saktësisht, opozitës. Palët të veshur, jo me kostumin demokrat. Po me atë ushtarak. Që për ta nuk është e para fjala. Po lufta. Jo rrugët demokratike, por ato bolshevike. Në këtë fushëbetejën tone sikur janë vendosur ballëpërballë, forcat politike, ku presim të dëgjojmë opsionet, alternativat, idetë, programet e secilës palë e populli të vlerësojë me gjakftohtësi dhe i pandikuar të vendosë se kush ka të drejtë. Me cilën palë bie dakord. Kush flet me fakte e rregulla, cili është me të drejtën, kush përpiqet të sundojë opinionin publik. E kush bën shou mediatik. E gjithë kjo sherrnajë nuk është e këtyre ditëve të fundit. As e re. Është një traditë që sa herë PD dhe satelitët e saj dalin në opozitë, bëjnë jo politikë, por ndeshje të ashpra, thua se në skenën tonë politike nuk bëhet politikë mes kundërshtarëve por sikur të ishte lufta për jetë a vdekje,ku secili e do tjetrin, jo të gjallë as si kundërshtar, po të vdekur e të tretur. Palët politike, jo vetëm nuk kanë mirëkuptim , durimin apo qetësinë për të folur e argumentuar për dialog e marrëveshje, jo si të jenë pjesë të këtij populli as si kundërshtarë politikë, por si superarmiq. Është për të ardhur keq nga këto qëndrime. Dihet çdo forcë politike, kudo e do palën përballë në opozitë dhe veten në qeveri, po këtu tek ne, ia kërkon, trupin e kokën në sini. I referohemi vetëm disa rasteve. Le t’i quajmë pak pikante. Disa problematikave, që janë nga më të rëndësishmet në axhendën e sotme në skenën politike. Ato që qëndrojnë përpara forcave, që kanë marrë përsipër të bëjnë politikën e këtij vendi dhe që nesër pretendojnë të na udhëheqin dhe na drejtojnë për zhvillimin dhe ecjen përpara. Po mënyra si e bëjnë politikën, jo vetëm që nuk të bindin, përkundrazi të nxisin mosbesimin, të ngjallin frikë e neveri. Të trembin. Të bëjnë pa shpresë. ...Me këtë nuk duam të themi se politika duhet të shkojë vaj. As që të mos ketë përplasje, idesh, mendimesh, shkëmbim pikëpamjesh. Mes kundërshtarëve, doemos do të ketë mendime ndryshe. Po zgjidhjet duhet të vijnë përmes fjalës, dialogut, debatit, mirëkuptimit. Ndërtimit të urave jo shembjes së tyre. Jo sjelljes si të jenë një betejë ushtarake pa principe e rregulla. Politika nuk është xhungël. Politikanët nuk janë urithë, dhelpra, ujqër, tigra, luanë, as zvarranikë që mbretërojnë mes egërsisë. Janë qytetarë, ose duhet të jenë të tillë.

Politika është arti i kompromisit dhe mirëkuptimit. Po tek ne? Le të ballafaqojmë sjelljen opozitare. Është e pranuar nga të gjithë situata e kanabisit. Një dukuri 27 vjeçare. Me fillime që nga 1990-ta. Kanabisi u bë zot në Shqipëri. Fillimisht në parajsën e Lazaratit, ku kishte mbrojtje politike dhe më pas nga jugu në veri. Kuptohet me mbylljen e syve para fenomenit. Pse jo, policët merrnin taksën e heshtjes. Fenomeni është pranuar nga qeveria. Ka mbajtur edhe qëndrim. Ka qenë këmbëngulja e qeverisë që gjatë vitit 2017 me masa të rrepta dhe kontributin e të gjithë organeve ligjzbatuese dhe një politike të ashpër për ta parandaluar këtë fenomen shqetësues, që ndikon në kriminalizimin e shoqërisë. Ishte kjo luftë pa ndërprerje që u arritën tregues të papërfytyrueshëm para një viti. Dhe këtë fakt e kanë certifikuar institucione të besueshme si ato të shtetit italian, por edhe BE dhe deklaroi së fundi edhe komisioneri, Han.

Po pikërisht pas këtyre deklarimeve në vend të qetësimit ose të njohjes së ndryshimit, opozita jonë ka vënë alarmin. Ka ngritur tonin. Dhe përpiqet me çdo mënyrë me shpifje me britma, me thashetheme me një këmbëngulje të paepur për ta sfumuar këtë arritje. Liderët tanë të opozitës bëjnë përpjekje për ta treguar mazhorancën si kujdestare të kanabisit si, inkurajuese të saj, si përfituese të të ardhurave që vijnë nga trafikimi. Dhe shkojnë më tej se këto fitime, janë as më shumë e as më pak, por eurot e përdorura për blerjen e pushtetit. Fitoren e zgjedhjeve. Dhe për t`i mbushur mendjen opinionit publik janë angazhuar gjithë forcat opozitare dhe nuk lënë rast pa deklaruar me forcë për ta paraqitur këtë iluzion si një të vërtetë absolute. O pranohen, Habilajt si financues të fushatave elektorale të PS dhe aleatëve të saj ose nuk ka alternativë tjetër. Ose kriminalizohen zgjedhjet dhe barazohen me vjedhjen, duke qenë vetë opozita që i ka drejtuar dhe komanduar me komisionet që nga ai qendror deri në skajin më të fundit. Po jo, argumenti për opozitën tonë nuk ka asnjë vlerë. Ndaj deklaratat dhe anatemimet, shpifjet dhe arroganca për ta bërë të bardhën të zezë është aq agresive sa thua se këtu nuk jemi në dialog, nuk jemi në demokraci, po në luftë. Dhe presim të ketë viktima. Ose pranohet kjo aksiomë e opozitës, si e vërtetë ose revolucion do të ketë, përmbysje, burgosje e gjithë mazhorancës. Sipas liderëve opozitarë kjo është rruga dhe aksioni i së ardhmes për opozitarët tanë. Plasi PD dhe LSI deri sa të fillonte nga puna komisioni zgjedhor një nga kërkesat e para të tyre. Po ditën që u mblodh ky komision dhe filloi mbledhja e parë, opozita në kundërshtim me shfaqjen e dukjen, si shumë e interesuar e ktheu edhe këtë takim në luftë të egër politike. Në sharje. Në urrejtje. Në vend që të kontribuojë për përparimin e reformës dhe ku për hir të së vërtetës mazhoranca u tregua e gatshme për të pranuar deri në ndryshimin e sistemit zgjedhor, filloi të kërkojë qiqra në hell për zgjedhjet e 25 qershorit dhe pa asnjë sens nisi nga deklaratat jashtë kontekstit për krimin e kanabisin për banditë e gjithfarë problematikash të tjera, që nuk kanë asnjë lidhje me qëllimin e këtij komisioni. Nuk ka mbledhje të komisioneve të kuvendit, ku pasi bëjnë sherrin e rradhës, deklaratat dhe ultimatumet, deputetët “guerilë” të PD dhe LSI-së, lënë sallën dhe largohen demonstrativisht si triumfatorë. Qëndrime që të forcojnë gjykimin se janë jo për dialog, por për luftë me bajlozët e krimit, jo me sivëllezërit shqiptarë, por me pushtuesit, grabitësit, që i përkasin sundimtarëve të ardhur jo me vota, po me paratë e krimit. Pa asnjë argument debatohet e mohohet çdo nismë. Luftë investimeve. Poshtërim dhe hedhje poshtë projekteve. Denigrim çdo iniciative qeveritare. U kundërshtuan fort reformat për energjinë. Po rezultatet dihen. Sapo u njoftua për reformën e ujit të pijshëm, kësaj plage kombëtare, ku shqiptarët i kanë këmbët në ujë dhe kokën në diell, që jemi vendi me burime të shumta ujore, po më problematiku deri në shkallë botërore, menjëherë filloi lufta. Turp që doni taksën e ujit të pijshëm. Të poshtër. Gjakpirës. Trafikantë. Peshkaqenët e korrupsionit. Do ta shihni. I keni ditët e numëruara. Ja sa të krijohet qeveria antimafia në pranverë. Gati është përmbysja. Po vjen revolucioni. E sharje pambarim. Të gjithë në një front. Gati për betejë.

Që opozita synon pushtetin kjo është normale. Është në të drejtën e saj. Anormale janë rrugët që përdor për t`ia arritur këtij objektivi. Jo si të ishte parti politike në demokraci, po si lufta me ushtri. Po shisni atdheun. Jeni qeveria që na armiqësoni me fqinjët. Doni të përdorni Himarën. Dhe breshëritë e akuzave nuk mbarojnë. Zjarr nga të gjitha anët. Mjafton që gjithçka në këtë vend të bëhet pis. Të errësohet. Të bëhet jeta e padurueshme. Të nxitet urrejtja popullore. Dhe të gjithë ata burra e gra të rreshtuar në frontin opozitar, kërkojnë ta marrin popullin zvarrë me lloj, lloj formash e metodash, por asnjëherë në rrugë demokratike. Se demokracia është e huaj për liderët tanë opozitarë. Sikur të mos mjaftonte lufta me mazhorancën, liderët tanë, kanë hapur edhe një front të ri lufte të ashpër ndaj tërë përfaqësuesve të shteteve mike, ambasadorëve të SHB-A- së, BE-së, OSBE-së, duke i shigjetuar ambasadorin, Dondald Lu e Vlahutin, komisionerin Han e gjithë ata që nuk mbështesin logjikën opozitare. Që nuk janë dakord me fjalorin dhe aksionin opozitar. Që kërkojnë të flasë e gjithë bota me gjuhën e mendjen e PD-së dhe LSI-së. Ndaj dhe shigjetohen për çdo rast tërë miqtë e vendit tonë sikur të ishin këtu në shërbim të opozitës dhe jo të Shqipërisë. Logjikë opozitare. Politikë tinzare e telendare. Jemi ndjerë të intimiduar. Kemi lënë peng votat tona. Ambasadorët na kanë treguar me gisht. Thotë kryelësëistja, Monika Kryemadhi. Një shpërthim me pasion të paparë. Po nuk mbetet këtu lidershipi i LSI-së. Luan Rama, ish ministër i Brendshëm i PS-së, zyrtari numër dy i LSI pasi i lau hesapet me socialistët, është më kritiku dhe i pakursyeri në sharje dhe etiketime ndaj ambasadorëve të shteteve mike në vendin tonë. Sipas tij ata mbrojnë krimin. Mbajnë anën e kriminelëve. Nuk veprojnë. Nuk arrestojnë. Sikur të ishin vartës të tij dhe jo miq që i kanë qëndruar pranë Shqipërisë në këto 27 vjet. Flasin për intimidim. Dhe intimidojnë vetë egërsisht me të gjitha format. Brenda dhe jashtë, duke i dhënë inatit, përmasa jo vetëm kombëtare, por edhe kontinentale. Përballë kësaj force politike nuk ka miq. Janë të gjithë armiq. Edhe kur zbulohen hajdutët e gjyqësorit. Edhe kur arrestohen tritolvënësit. E njejta logjikë, i njëjti argument politik i liderëve tanë opozitarë. Edhe kur bëhet fjalë për vetingun, për dekriminalizimin, reformat dhe gjithë iniciativat e qeverisë. Ballëpërballë nuk janë kundërshtarët politikë, po armiqtë. Është kjo logjikë, që opozita politike tek ne nuk lufton me rrugë demokratike nuk i shikon kundërshtarët, si njerëz politikë, por si të ishin superarmiq.

Nga Bardhyl BEJKO