Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kundër islamofobisë dhe terrorizmit fetar

Postuar: 19/03/2019 - 07:09

Terroristi Brenton Tarrant, një islamofob injorant pa dyshim me një profil sociopatik agresiv dhe i edukuar me urrejtje ndaj fesë islame, kreu një krim të shëmtuar, që u dënua nga i gjithë opinion ndërkombëtar dhe ai shqiptar. Brenton Tarrant, 28 vjeçar me nënshtetasi australiane vrau 49 persona, të cilët po bënin lutjet e së premtes në dy xhami në Zelandë të Re. Ai, duke dëgjuar këngë serbe, kreu sulmin që tronditi botën e që përveç të vrarëve la edhe dhjetëra të plagosur. Para se të kryente sulmin terrorist, Tarrant la një manifest prej 73 faqesh ku tregoi për jetën, familjen, dhe arsyet se po e kryente aktin terrorist. Në këtë manifest, ai e përmend edhe Kosovën, përkatësisht ndërhyrjen e SHBA-së në Kosovë. Brenton Tarrant ka vizituar Turqinë tre herë në shtator 2018 dhe në Bullgari në nëntor 2018 dhe sipas prokurorit bullgar Sotir Tsatsarov, ai dëshironte të vizitonte vendet historike dhe Historinë e Ballkanit https://www.trtworld.com/turkey/perpetrator-of-new-zealand-terrorist-attack-visited-turkey-twice-24985. Përse ky njeri shprehu këtë urrejtje kaq të madhe islamofobe sa të vriste rreth 50 vetë dhe të plagoste nja 30 të tjerë? Ishte vetëm dëshira për marrë hak kundër ISIL dhe terrorizmit islamik? Apo ishte dëshira për të larguar emigrantët kryesisht islamikë që kishin ardhur në Zelandën e Re, duke përdorur këtë mënyrë revoltuese dhe urrejtjeje ndaj emigrantëve në përgjithësi, apo vetëm ndaj emigrantëve myslimanë? Vrasjet e myslimaneve në xhaminë e qytetit Christ Church Zelanda e Re, shokoi opinionin publik. Një ngjarje e trishtuar.

Gjithmonë kemi menduar për të ashtuquajturit `ujqër të vetmuar` që ikin nga Siria Iraku, etj., për të bërë atentate në BE, SHBA, Rusi, Kanada, Australi. Francë, etj. Por ndodhi e kundërta. Një terrorist, mesa duket kristian, i cili me çmendurinë e tij të ushqyer nga injoranca dhe nga problemet që ka shkaktuar lufta e ISIL dhe DAESH në Siri, Irak, Jemen, atentatet në SHBA, Kanada, Angli, Franca e Belgjikë, përpjekjet dhe dalja e shumë luftëtarëve myslimanë nga Europa për të luftuar përkrah ISIS e për të bërë një shtet Islam radikal me Sharia në krye, tensionet dhe problemet e mëdha që pas shkatërrimit të kullave binjake në SHBA më 11 shtator 2001, lufta e menjëhershme që po vazhdon për 18 vjet në Afganistan, Irak, Jemen, e përkrahur fuqimisht nga NATO e SHBA kundër ekstremizmit islamik, ngritja e vigjilencës shtetërore në shumë shtete kundër atakeve të mundshme të ekstremizmit islamik, nuk mund të mos ketë shkaktuar edhe shpërthime individuale paradoksale të individëve të veçantë kristianë, por me probleme psikike të rënduara nga ky tension e konflikt midis dy civilizimeve dhe nga edukimi islamofob që vihet re në shumë vënde të BE, SHBA, Kanada, Australi, madje dhe në Zelandën e Re e kudo.

Terroristët e çdo lloj kategorie janë sociopate dhe kontaminojnë çdo lloj ideali të lirisë me fiksacione e paranoja personale të ushqyera nga injoranca. Emrat e vendosur në armën e terroristit nuk kanë lidhje aspak me terrorizmin dhe terrorizmin. Ato janë emra luftëtarësh që kanë luftuar për lirinë e vendeve të tyre. Aq më pak emri i Gjergj Kastrioti Skënderbeut dhe Gergj Ariantit, të shkruara në një nga armët e terroristit Tarrant janë më shumë një justifikim i haluçinant i një terroristi injorant e kriminel për vrasjet se sa emra idealesh nga të cilat ai është frymëzuar. Është njëlloj sikur rinia vendos në t-shirt Che Guevarën dhe vallëzon e shkrihet nën muzikën e ëmbël latine. Ka lidhje kjo? Nuk besoj. Sigurisht nuk ka përse të ketë lidhje me Heroin Kombëtar Skënderbeun, sepse krahasimi është absurd dhe i pavend. Sidoqoftë, haluçinimet sociopatike bëjnë lloj-lloj `short cut`-esh. Ne e dënojmë fuqimisht këtë ngjarje fatkeqe ku mbetën të vrarë më dhjetra njerëz të thjeshtë besimtarë islamë dhe shpresoj që kjo të mos ndodhë më as në Zelandën e Re dhe as në ndonjë vend tjetër. Por kjo ngjaje gjithashtu për fat të keq përdoret nga njerëz të ndryshëm në Shqipëri, për të denigruar figura historike të vendeve të ndryshme, figura të cilat nuk kanë asnjë lidhje me veprime te tilla individuale e terroriste. Përkundrazi, heronjtë kombëtarë, luftrat dhe emrat e komandantëve që luftuan kundër ushtrive osmane në vite të ndryshme, emra të cilat i kishte vendosur terroristi Brendon Tarrant në disa nga armët e tij- nuk do të thonin asgjë nëse shikohen larg kontekstit, të cilin e shpjegova më sipër.

Për këtë arsye, personalitete të ndryshme islame nuk kanë përse të nxisin dhe të shajnë figurat historike si Skënderbeu dhe Gjergj Arianiti- meqenëse një psikopat i ka shkruar në armën e tij. Pa lidhje dhe e qëllimshme nxitja e urrejtjes ndaj Figurës së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu nga disa gazeta islame në Shqipëri. Keqardhje për lidhje aspak logjike. Pra, në këtë mënyrë nga ana e kundërt, ndonjë përfaqësues të Islamit brenda dhe jashtë vendit gjen shkak për të akuzuar Heroin tonë Kombëtar si frymëzues të këtij terroristi, i cili jo vetëm nuk e njeh vendin tonë dhe Heroin tonë, por edhe ka lëvizur në Ballkan si në Turqi, Bullgari, Serbi, etj., nga dhe ndoshta ka marrë fragmente anti islame dhe i ka mbivendosur kohë të ndryshme, histori të ndryshme, heronj të ndryshëm- mbi ditët e sotme me histori krejt të tjera dhe njerëz krejt të tjerë dhe vende krejt të tjera.

Shpresojmë që nxitja e një absurdi për ta bërë armë kundër tolerancës fetare në Shqipëri do të jepte asgjë më shumë se sa një nxitje të armiqësisë fetare në një vend si Shqipëria, e cila gëzon një bashkëpunim të ngushtë midis feve dhe një tolerancë fetare të shkëlqyer.

Rasti i izoluar i terroristit Brendon Tarrantle të shërbejë për të konstatuar dhe shmangur sa më parë elementë të tillë me prirje radikale nga shoqëria jonë, qofshin ata kristianë qofshin islamë. Ngushëllime viktimave dhe u prehshin në paqe.

Nga Pirro PRIFTI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/04/2019 - 14:29

Kemi thënë më parë plot pezmati, se udha dhe aspirata shqiptare për t’u bërë një ditë një vend Perëndimor si e gjithë Europa, ka shumë gjasa të jetë e shënjuar nga një karakteristikë e fortë deperendimizimi kr

Postuar: 20/04/2019 - 13:26

Para disa ditësh, parlamenti holandez votoi në shumicë një rezolutë ku i kërkohet BE të pezullojë

Postuar: 20/04/2019 - 07:37

Kryeministri i Shqipërisë, ka një veti të jashtëzakonshme për të bërë armiq si të inatosur të tij

Postuar: 20/04/2019 - 07:34

Berisha vazhdon t’u bëjë thirrje, militantëve, fansave (publikut) të jenë gati për revanshi

Postuar: 20/04/2019 - 07:31

Iku marsi. Po shkon edhe prilli.

Postuar: 19/04/2019 - 07:14

Kudo njihet muzika tallava, e cila ka vetëm një kuptim, kërce e kërce, por nuk kupton se çfarë mu

Postuar: 19/04/2019 - 07:11

Protestat e opozitës jashtë dyerve të Parlamentit dhe Kryeministrisë janë bërë të zakonshme në çd