BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Kundërshtarët e vetingut janë antishqiptarët dhe antiamerikanët më të mëdhenj

Kundërshtarët e vetingut janë antishqiptarët dhe

Vetingu është reforma më e madhe dhe më e rëndësishme në Shqipëri, në historinë e shtetit shqiptar, është reforma e cila është jetike për shqiptarët. Reforma e vetingut është si një Pavarësi e dytë e Shqipërisë në luftën kundër krimit, korrupsionit, hajdutërisë dhe tradhtisë politike e juridike ndaj shqiptarëve, që ka bërë politika dhe drejtësia e këtyre 30 viteve; politikë dhe drejtësi e kriminalizuar që ka kapur ligjin, drejtësinë dhe shtetin shqiptar. Dhe kjo ishte dhe arsyeja kryesore se përse SHBA të ndërhyjnë me këmbëngulje për ta çliruar sistemin, shtetin dhe drejtësinë në Shqipëri nga krimi, injoranca, hajdutëria, tradhtia e korrupsioni; pra, që do të thotë që Shqipëria e shoqëria shqiptare të pavarësohej e të çlirohej prej tyre. Prandaj kush ishte dhe kush vazhdon të jetë kundër vetingut, ai dhe ata si ai, janë antishqiptarë dhe antiamerikanë të mëdhenj. Gjithçka e keqe në Shqipëri e ka burimin te kapja politike prej regjimit politik të sistemit të drejtësisë. Pikërisht autori i këtij realiteti në Shqipëri është Sali Berisha, i cili montoi sistemin e korrupsionit, atë të kriminalizimit të politikës dhe që pastaj erdhi dhe u zhvillua si normalitet dhe shembull edhe te qeveritë e tjera. Degradimi i shtetit ligjor në Shqipëri, falimentimi i drejtësisë, kriminalizimi dhe korruptimi i politikës dhe i shoqërisë janë dhe kanë ardhur si pasojë kryesisht të asaj që: si politikën, demokracinë dhe shtetin, por edhe drejtësinë sidomos, i kishte kapur Sali Berisha dhe regjimi i tij. Sali Berisha futi dhe injektoi në Shqipëri edhe kulturën e vjedhjes, grabitjes dhe të manipulimit të zgjedhjeve që arritën kulmin në zgjedhjet parlamentare të vitit 1996, e që kjo i parapriu edhe revoltës popullore të armatosur të vitit 1997 rezultat i së cilës ra regjimi i tij. Shqiptarët gabuan rëndë kur ia besuan atij pushtetin përsëri në vitin 2005, këtij rrënimtari të shtetit dhe të drejtësisë në Shqipëri. Ky është autori i cili e kriminalizoi shtetin, shoqërinë dhe drejtësinë dhe ky e shpura tij ishin edhe janë aktualisht ashtu si dje armiqtë më të mëdhenj të vetingut, janë antiveting-ashët dhe antishqiptarët e antiamerikanët më të mëdhenj. Vetingu-u po bën detyrën më të madhe jetike dhe me rëndësi të jashtëzakonshme kombëtare. Pas rezistencës maksimale dhe dëshpëruese që bëri opozita, Sali Berisha, ish-kryeprokurori A.Llalla dhe i gjithë sistemi i drejtësisë kundër miratimit të vetingut, ata edhe sot, pavarësisht se janë në gramat e fundit, ata përpiqen që ta sabotojnë ecurinë e vetingut, zbatimin e tij, duke u përpjekur që të krijojnë alibi të ndryshme, me qëllim që të krijohet një imazh publik negativ për vetingun, si një dështim apo edhe duke akuzuar se atë e ka kapur pushteti aktual. Antiveting-ashët po i pret ndëshkimi i madh prandaj edhe i ka kapur frika dhe paniku. Antivetingashët kanë frikë vetingun se ai do ta pastrojë sistemin e drejtësisë nga mercenarët e politikës, nga injorantët, të korruptuarit, nga të kriminalizuarit e të korruptuarit e gjyqësorit, nga gjyqtarët e prokurorët e sistemit kriminalo-korruptiv. Antivetingashët kanë frikë vetingun sepse ata po shfronësohen nga privilegjet kriminale e korruptive politike; po frikësohen dhe e kanë hallin se atyre po u del dore drejtësia, pasi nuk ka kush i mbron ata për zullumet, krimet, abuzimet dhe hajdutërinë që ata i kanë bërë shtetit dhe shqiptarëve. Ata kanë frikë edhe tjetrën se do të dalin para ligjit dhe do të japin llogari për krimet, korrupsionin, abuzimet dhe për hajninë e për pasuritë e fituara në mënyrë të paligjshme. Antivetingashët, këta janë dhe antiamerikanët më të mëdhenj, pasi të jesh kundër vetingut automatikisht je edhe kundër SHBA-ve, të cilët janë promotori i vetingut në Shqipëri të sistemit të drejtësisë, të dekriminalizimit të politikës shqiptare, të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe po SHBA janë mbështetësit potencialë dhe më seriozë për integrimin e Shqipërisë në BE. Sistemi drejtësisë, ish-kupola e ligjësimit të antishtetit, të antiligjit, të krimit dhe të korrupsionit, kjo korporatë fitimprurëse e aktivitetit kriminal e korruptiv, që tashmë po çmontohet me shpejtësi dhe pashmangshmërisht dhe kot e mashtrojnë veten “protestuesit” antivetingashë se mund ta pengojnë dhe bllokojnë atë. Përpjekjet e tyre janë në gramat e fundit të agonisë. Porosi për Kurtin dhe qeverinë në ardhje të Kosovës. Bëni edhe ju Ligjin e vetingut në gjykatë, prokurori sepse është i domosdoshëm dhe jetik per Kosovën. Pa vetingun-un, pa pastrimin e gjyqësorit dhe pa dekriminalizimin e politikës dhe pa vënien në funksionim të ligjit moral e demokratik nuk luftohet krimi i organizuar dhe as krimi i korrupsionit, të cilët kanë kapur shtetin, drejtësinë dhe demokracinë e patriotizmin edhe në Kosovë.

Nga Skënder KAPITI