BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Kundërshtarët politikë gdhihen e ngrysen vetëm me kritika ndaj Edi Ramës

Kundërshtarët politikë gdhihen e ngrysen vetëm me kritika

Qysh nga koha kur kryeministri Edi Rama u ul në kolltukun kryeministror, kundërshtarët e tij politikë që dihet tashmë nga të gjithë se cilat janë gdhihen dhe ngrysen duke bërë kritika retorike duke kontestuar, baltosur, kundërshtuar dhe anatemuar gjithçka dhe çdo gjë pozitive e të dobishme që ka bërë dhe bën Edi Rama për popullin dhe vendin e tij në këto 3 dekada në tranzicion të tejzgjatur. Kundërshtarët e pandreqshëm e recidivistë e të neveritshëm të kryeministrit Edi Rama thonë dhe çfarë nuk thonë në adresë të tij, se shkoi këtu e vajti atje, se bëri këtë e bëri atë, por nuk bëri atë që duhej bërë gjithnjë sipas mendimit dhe logjikës së tyre të mbrapshtë e konfuze. Çuditërisht e habitshme sepse kjo urrejtje dhe armiqësi patologjike për kryeministrin e gjithë shqiptarëve që njëkohësisht është dhe de fakto dhe de jure edhe kryeministri i tyre. Është e natyrshme dhe e kuptueshme se opozita është në të drejtën e saj që të bëjë kritika e të shprehë pakënaqësi ndaj mazhorancës qeverisëse, por me anë e me udhë pasi çdo gjë e ka një limit që nuk duhet kaluar pasi nëse tejkalohet masa prishet cilësia. Pra kjo është filozofike dhe shumë domethënëse. Kryeministri Rama është si Akili, por ndryshe nga Akili që merrte forcë sa herë që prekte tokën, Rama merr forca dhe energji të reja dhe bëhet më vital dhe më potent dhe më rezultativ sa herë që i bëhen kritika nga kundërshtarët e tij politikë. Në lidhje me këtë problem Uashington Irving shkruante: “Nuk ka gjë më të keqe se ambiciet e njerëzve të rëndomtë që mendojnë të lartësohen duke poshtëruar tjetrin”, por gjithsesi këto poshtërime recidiviste, kryeministrit tonë Edi Rama më tepër i bëjnë mirë sesa i bëjnë keq duke vazhduar me këmbëngulje dhe vendosmëri ritualin e punës së pandërprerë e të suksesshme. Dhe po t’i bësh një radioskopi apo radiografi punës së Edi Ramës mushkëritë e faktorit punë dalin aq të pastra sa të qytetarit që ka thithur ajër të pastër në një vend klimaterike tamam si mali i shenjtë i Tomorrit. Dhe jo për ta mburrur e lavdëruar, por e vërteta duket ashiqare për të gjithë ata që kanë sy e veshë e që duan të shikojnë e të dëgjojnë përjashtuar ata që nuk duan dhe as dëshirojnë që të shikojnë e të dëgjojnë. Nën qeverisjen e kësaj mazhorance nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama janë konkretizuar disa arritje jo pak të suksesshme ku do të rreshtoja jo pak reforma, si reforma në drejtësi, reforma në arsim, reforma zgjedhore sipas orientimeve e këshillave të OSBE-së dhe ODIHR-it,vazhdimi me ritme të shpejta i rrugës së Arbrit që do të shkurtonte ndjeshëm rrugën për transportin e njerëzve e të mallrave me Maqedoninë fqinje e që ecën krahë për krahë me ne për t’iu bashkuar me meritë dhe dinjitet familjes së madhe moderne europiane. Po kështu nuk mund të lë pa përmendur ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore e ambientaliste, rrugën e lumit të Vlorës Lungomares, infrastrukturën sportive si stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi”, stadiumin “Elbasan Arena”, stadiumin modern Arena Kombëtare Tiranë, projekti për aeroportet dhe portet që pritet të fillojnë së shpejti, projektin për hapjen e tunelit të Llogarasë që do të shkurtojë ndjeshëm rrugën për në Dhërmi e Himarë etj. Po kështu kjo mazhorancë qeverisëse po përballon me sukses dy sfida madhore, atë të tërmetit të fuqishëm e me pasoja shkatërrimtare të 26 nëntorit të vitit të kaluar si dhe pandeminë planetare që po të ishte ndonjë qeveri tjetër do të ngrinte këmbët dhe duart përpjetë e do të kapitullonte pa kushte, pavarësisht deklaratave dhe sugjerimeve politike krejt fallco që bën opozita që po rrëshqet në gabime të rënda e të njëpasnjëshme që nuk nguron aspak dhe asnjëherë që të lëshojë një uragan premtimesh e pa doganë. Një problem tjetër që duhet të theksojë forcërisht është smira dhe xhelozia ekstreme po dhe kaq e pakuptimtë dhe paradoksale e opozitës jashtë parlamentare që e kritikojnë më shumë kryeministrin Rama për punët e mira e të shumta që bën sesa për ato që nuk bën pasi ende ka shumë për të bërë. Por kjo është thjesht dhe vetëm makth dhe xhelozi e kësaj opozite jashtëparlamentare. Edi Rama ka shpalosur dukshëm njeriun, qytetarin dhe liderin iniciator dhe vetëveprues duke filluar që nga drejtimi me kompetencë e me guxim e iniciativë i Bashkisë së Tiranës, që në ato vite ishte një Kandahar dhe një xhungël me të vërtetë urbane dhe katrahurë rrumpallë. Në lidhje me iniciativën Hegeli thoshte: “Më mire është të kesh iniciativë dhe të luftosh dhe ta humbasësh betejën se sa të mos luftosh asnjëherë”. Pra, duhet iniciativë, guxim e vendosmëri këmbëngulëse për të ndërmarrë dhe realizuar punë e projekte të mëdha e që duhen të jenë karakteristika dalluese e një udhëheqësi e lideri të vërtetë.