BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Kur aksioni politik kthehet në pazar vetjak, “më the, të thashë”

Kur aksioni politik kthehet në pazar vetjak, “më the, të

Partia Demokratike e Shqipërisë është sot në situatën më të vështirë që nga krijimi i saj. Nuk jam unë autori i këtij konkluzioni. Vulën, pas të vërejturit të këtij fakti nga shumë faktorë politikë, e ka vënë vetë kryetari “de fakto” që nga krijimi i saj, Sali Berisha. Kjo sot është e ndjeshme nga i gjithë spektri politik shqiptar. Të “zotërve të shtëpisë”, demokratëve të vërtetë u dhemb shpirti për këtë situatë, sidomos ata që janë aty që nga krijimi, kur kujtojnë shpresën e madhe që ngjalli kjo parti në fillimvitet ‘90. Ne që na quajnë “votuesit gri” nga që nuk jemi të thekur as andej dhe as këtej, por jemi më të saktë në gjykimin tonë dhe e duam më shumë pluralizmin e vërtetë politik, na dhëmb po ashtu shpirti kur shikojmë që partia më e madhe opozitare është shkërmoqur në këtë farë feje. Të majtët e shikojnë këtë situatë me syrin e gjynahqarit dhe po ashtu fërkojnë duart kur shikojnë se po vërtetohet në realitet deklaratat e bërë nga lideri i tyre Edi Rama dikur se “këtë parti do ta kthejë në OJQ”. Por të gjithë janë në një mendje që kjo parti po korr çfarë ka mbjellë në këta 30 vjet. Duke iu gëzuar fryteve që të jep pushteti, ajo harroi pothuajse çdo normë demokracie dhe u kthye në pothuajse si partia njëpartiake që ajo vetë e përmbysi në atë fillimdemokracie. Udhëheqësja e saj në gjithë këto vite nuk mendoi asnjëherë për forcimin e partisë, por u udhëhoq nga parimi disfatist që “të jemi ne ekonomikisht të fortë se po qemë ne, është edhe partia”. Por kur partia kishte nevojë për ta, ata e braktisnin atë ose edhe përjashtoheshin nga kjo udhëheqje. Në të vërtetë është e dhimbshme kjo që po ndodh sot në këtë parti kur dy udhëheqësit që e drejtojnë atë prej gati 30 vjetësh, akuzojnë njëri – tjetrin për shkatërrimin e saj dhe luftojnë hapur sikur të jenë pronarët e saj. Agresiv Sali Berisha, “imami” i kësaj partie dhe pothuajse pasiv kryetari “de jure” i saj, Lulzim Basha. Në të vërtetë ky i fundit ka zgjedhur të jetë modern dhe europian në marrëdhënien me ish kryetarin e partisë dhe tutorin e tij, Sali Berishën. Madje deklaron nga foltorja e Parlamentit se nuk i hedh poshtë 16 vitet e bashkëpunimit me të. Ai po i qëndron “gatitu si ushtari” shprehjes së zgjuar popullore se “heshtja është flori”. Të gjithë ne e dimë se ai vendimin për përjashtimin e ish kryetarit nga grupi parlamentar e mori “me detyrim përcaktim” dhe e përzgjodhi midis dilemave që “ të përjashtonte babain politik” apo të përjashtonte gjithë partinë nga vëmendja amerikane. Dhe bëri zgjedhjen më të mirë. Mirëpo duhet t’i kujtojmë zotit Basha që jo gjithmonë “heshtja është flori”. Në duelin për marrjen e kreut të ripërtërirë të kësaj partie, njëri duelist Sali Berisha e ka nxjerrë “shpatën”, madje edhe “artilerinë e rëndë” ndërkohë që Basha vazhdon të jetë i “strukur” në selinë e partisë. Do të duhej që për të mbrojtur pozitën që ka edhe ai duhet të vetëmbrohet. Nuk i kërkoj të nxjerrë në pazarin politik intimitetet e shumta me tutorin e tij, se ato janë të pambarimta dhe po u bënë publike i fundosin të dy protagonistët, por edhe kështu siç po vepron që po i mbulon të gjitha, nuk është në të mirë të tij. Ai nuk mund të jetë aq agresiv sa Saliu, por edhe ndonjë “shigjetë më kokë me helm” ndaj tij edhe duhet ta lëshojë. Kjo që po bën ai aktualisht të bën të dyshosh se pas tij qëndron vetë Yuri Kim që me sa duket e ka mësuar që të mos sulmojë se kur të vijë koha e duhur, do të jetë ajo që do t’i çojë një “shigjetë me kokë me helmi” Saliut, nga ato “Made in SHBA” që do t’ia hajë kokën ish-kryetarit të tij. Duke ditur këtë, Basha po hesht më shumë se sa duhet. Nga ana tjetër e frontit kemi një luftëtar të paepur të duelit politik që ndonëse ka gati 30 vjet që deklaron se drejton të djathtën e ka nisur luftën për dy tipare të së majtës: unitetin dhe sovranitetin e partisë. Në pamjen e parë duket si ata eksploratorët e tipit Kristofor Kolombi që e marrin detin më këmbë për të zbuluar toka të reja, duke harruar se vetë ka qënë zot i atyre tokave. Ai është në të vërtetë një “mbinjeri” kur merr guximin që kërkon të rindërtohet një ngrehinë që ai vetë e shkatërroi. Ai kujton se ndodhet në të njëjtën situatë si në fillimvitet ‘90 kur me një të fërshëllyer ai në sheshin Studenti mblidheshin qindra-mijëra protestues, të etur për demokraci. Ai me sa duket është në ëndrrën e atyre viteve që mbushte, më saktë tejmbushte sheshet e mitingjeve kur shkonte nëpër rrethe. Ai harron se ka qënë në këtë tridhjetëvjeçar demokracie në gjysmën e viteve në pushtet dhe asgjë nuk bëri për demokratët e vërtetë, që po e shfryjnë tashmë zhgënjimin ndaj tij. Jo vetëm kaq, por ai po gabon që në nisje të kësaj që ai e ka quajtur “Foltore”. Ai realisht nuk po mbetet skllav i kësaj emërtese, por këtë tribunë po e kthen në derivate të kësaj fjale të ëmbël të gjuhës shqipe, në “Llafosje”. Asnjë ide frymëzuese për aksionin politik që ka ndërmarrë. Asgjë transparente se çdo të ndodhë me këtë parti sapo të përmbysin Lulzim Bashën. Asnjë emër konkret se kush do të jetë kryetar i kësaj partie mbas kësaj. U duk sikur do të ishte shqiptaro-greke-amerikania, pinjollja Kokalari, por ajo u shkri si sheqeri në ujë. Edhe institucionalisht ai është gabim. Kreu i partisë nuk merret me militantët. Sepse nuk jemi në Lindjen e Mesme. Madje ai duhet ta dijë se partia nuk janë deputetët, ngaqë kalon në eufori kur njëri prej tyre shkëputet nga Basha dhe i ngjitet atij. Ata janë pjesëtarë të Grupit Parlamentar të kësaj partie dhe vetëm në këtë linjë atyre u vlen vota, por në parti ka një Kryesi dhe Këshill Kombëtar që vendosin përmes votash se kur duhet të heqin kryetarin aktual dhe të vënë atë që do Berisha. Dhe këto vota janë në favor të Bashës. Për të qeshur dhe për të qarë, por Berisha me këto që po bën sot e kësaj dite më kujton kohën e merhumit, kur veteranët e luftës u tregonin nipërve gjëmat e luftës. Ndodhi njëherë midis gjyshit- veteran dhe nipit 5-vjecar që gati përditë ai i tregonte heroizmin partizan. Në një moment kur nipi e pyeti gjyshin se “kaq frikacak ishin gjermanët o gjysh që ju i vrisnit kaq shumë dhe asnjë prej jush nuk plagosej” ky detyrohet t’i thotë se edhe ata ishin trima dhe njëherë kishin zënë robër 30 partizanë. Kur nipi e pyeti se “çfarë u bë me robërit” gjyshi i tregoi se kishte ardhur komandanti i tyre dhe kishte deklaruar se ekzistonin dy alternativa: ose do të pushkatoheshin ose do t’ua bënin atë punën e ligë nga mbrapa. Kur nipi e pyeti se “po ti gjysh në cilin grup vajte” gjyshi hazër xhevap u përgjigj se “unë u pushkatova”. Gjyshi u pushkatua në ‘44 dhe i tregonte përralla nipit në vitet ‘70. Edhe Sali Berisha, u vetëpushkatua në 2013 kur bëri si gjoja dha dorëheqjen nga çdo post partiak dhe rikthehet tani pas gati 10 vjetësh të jetë përsëri në krye. Ai duhet të vetëndërgjegjësohet se nuk është më ai Sali Berisha i dikurshëm që edhe pse mbushte sheshet në mitingjet elektorale, vetëm zgjedhjet e marsit ‘92 ka fituar pa hile. Me 100 – 200 mitingashët që ai mbledh nëpër sallat ku e presin me brohoritma, nuk mund ta mposhtë Lulzim Bashën se aty ku ai ka shkuar çdo qytet ka të paktën 20-25 mijë demokratë votues të sigurtë që janë shumë në krahasim me ata që e rrethojnë Saliun. Nëse e ndiqni me kujdes Saliun nëpër këto “Llafosjet” që ai po bën nëpër qytete nuk ka asnjë të vërtetë për unitetin dhe sovranitetin e kësaj partie, por vetëm pëshpëritjet e tij se “i thashë këtë Bashës në zyrën time në vitin 2017”, “i thashë këtë në vitin 2019”, shkurt i thashë dhe më tha. Duelet politike fitohen përmes shpalljes së ideve të reja që do shpalosen përpara militantëve dhe jo me dëshirën e njëri apo tjetrit për t’u rikthyer në krye të partisë, qoftë kjo edhe PD.