Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kur akti i përdhunimit shndërrohet në kronologji të përdhunimit politik

Postuar: 10/02/2019 - 07:43

Vazhdon të komentohet akoma jo vetëm nga mediat, por edhe nga politikanët e opozitës rasti i përdhunimit të vajzës adoleshente nga Kavaja prej disa bashkëmoshatarëve. Me pretekstin e implikimit të policisë (institucioneve) në fshehjen e krimit (!) Thua se ky është unik, një çudi e padëgjuar më parë. As që jua ndjen fare se duke i mëshuar problemit, e bëjnë më të rëndë dhe pa rrugëdalje gjendjen e vajzës në fjalë, nga pikëpamja emocionale, psikologjike dhe sociale. Për të qenë të drejtë, jo më pak rëndon edhe adoleshentët e akuzuar për veprën penale dhe familjet e tyre. Situata mund të përshkallëzohet kësisoj deri në vetëgjyqësi, me pasoja për rendin publik dhe kushtetues. Policia nuk mund të akuzohet, por të përgëzohet për konfidencialitetin e treguar në ruajtje të privatësisë së të dëmtuarës. Kështu duhet të kishin vepruar edhe politikanët e opozitës, duke qenë se shumica janë vetë kryefamiljarë dhe prindër. Empatia e munguar tregon nivelin mjeran ku gjenden, përfitimin edhe në “mort”, në funksion të axhendës së 16 Shkurtit. Paradoksi i hajdutit që nuk të lëshon edhe kur t’i (qytetari) i hap udhë. Njësoj si me grevën e studentëve që u përpoqën dhe përpiqen akoma ta instrumentalizojnë, duke futur në valle edhe disa pedagogë të njohur për bindjet e tyre pro saj. Në këtë linjë ftuan edhe nga diaspora më herët, sikurse edhe “i fundit i mohikanëve”, liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti. Nuk është çudi që në maratonën e Bashës nëpër Shqipëri duke u rrekur të mobilizojë turmat dhe të mbajë ndezur “flakën e fitores”, të dëgjoni edhe sloganin se: “kur të vijë opozita në pushtet nuk do ketë më përdhunime!” Duke shprehur keqardhjen më të thellë për ngjarjen në fjalë dhe personazhet e përfshira në të, duhet të kuptojmë se si e përdhunuara dhe përdhunuesit duhen trajtuar nga pikëpamja juridike (secilit hakun) dhe nga pikëpamja sociale, të traumës që mëton të bëhet më e thellë, sa herë që plaga kruhet. Nuk duhen trajtuar absolutisht si kriminelë, por si një rast fatkeq, i dështimit të një sërë hallkash që merren me edukimin, si familja, shoqëria, institucionet; i krizës së thellë të identitetit që na ka mbërthyer, ku mbizotëron modeli i të fortit dhe cubit. Qasja pragmatike në funksion të tregut e mediave jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë “lajmi i keq është lajm i mirë”, nuk duhet të ketë të njëjtin asociacion për protagonistët politikë, (deputetë-përfaqësues të popullit), që paguhen me taksa publike. Ky shndërrohet në një precedent të rrezikshëm, në ripërdhunim, në një “përdhosje të viktimës” pa respektuar asnjë lloj ligji, kodi dhe etike. Përdhunimi nuk mund të jetë thjesht një akt fizik, por edhe mental të cënimit të lirive, të drejtave civile, pronësore, ekonomike, të humbjes së perspektivës integruese, të krijimit të një kolapsi psikologjik, shpirtëror që reflektohet në trendin e lartë emigrator. Dhe në këtë kontekst klasa politike në tërësi dhe specifikisht disa protagonistë opozitarë, kanë mjaft për t’u diskutuar. Madje shumë ngjarje me pasoja të rënda të ndodhura në vitet e tranzicionit (1997-ta, Gërdeci, etj), klasifikohen pa frikë në gjenocid. Stoicizmi i opozitës tek “rasti i Kavajës”, mëton të largojë vëmendjen nga frika prej organeve të reja të drejtësisë, për bëmat që i kanë shoqëruar hap pas hapi dhe dosjet e pazbardhura. Kjo është një kambanë alarmi dhe bumerang për 16 shkurtin.

Nga Luan KURTI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/04/2019 - 07:45

 Paranojat greke në lidhje me qëndrimin ndaj komunitetit shqiptar të Çamërisë që u përzunë me genocide nga trojet e tyre stërgjyshore, duket se nuk po prekin as institucionet shtetërore shqiptare, që me heshtjen

Postuar: 21/04/2019 - 07:44

 Mendonim se slogani komunist “Udhëheqësi e mprehu shpatën edhe njëherë për situatën&r

Postuar: 21/04/2019 - 07:43

 E akuzojnë tani Rudinën, e anatemojnë dhe sulmojnë, sepse guximi i saj për të mos ju bashku

Postuar: 20/04/2019 - 14:29

Kemi thënë më parë plot pezmati, se udha dhe aspirata shqiptare për t’u bërë një ditë një

Postuar: 20/04/2019 - 13:26

Para disa ditësh, parlamenti holandez votoi në shumicë një rezolutë ku i kërkohet BE të pezullojë

Postuar: 20/04/2019 - 07:37

Kryeministri i Shqipërisë, ka një veti të jashtëzakonshme për të bërë armiq si të inatosur të tij

Postuar: 20/04/2019 - 07:34

Berisha vazhdon t’u bëjë thirrje, militantëve, fansave (publikut) të jenë gati për revanshi