Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kur alternativa është katastrofë, duhet synuar ndryshimi!

Postuar: 07/11/2019 - 07:11

Ka ditë që Lulzim Basha ka filluar një nga shumë fushatat e tij të vit përvitshme, të cilat tashmë janë kaq të pakuptimta, por kaq të lodhshme dhe mediokër, saqë vetëm ata që presin ndonjë vend partiak militant pune e besojnë apo suportojnë! Hera e fundit e premtimit apo alternativës Bashiano - Politike ishte momenti i 300 euro (në euro deviza jo në lekë) e rrogës më të vogël! Më kujtohet se përpara këtij “300 eurove pagë më të vogël” në Shqipëri, ishte premtimi 250 euro pensioni më i vogël! Por më kujtohet dhe 300 lekë të vjetra, ulja e taksimit të një litër karburanti e bërë akoma më përpara! Por më kujtohen dhe subvencionet për karburant fermerëve dhe po ashtu për bagëtinë dhe bujqësinë etj. etj! Kjo pra është alternativa e Lulzim Bashës ose njeriut tashmë të "pjekur" në pushtete si ministër Transporti, ministër i Jashtëm, ministër i Brendshëm dhe kryebashkiak i Tiranës, kryetari i PD-së dhe opozitës! Pra një njeri i ri në moshë, por i vjetër në pushtet! Tashmë alternativa e kërkuar dhe "shpjeguar" prej tij dhe brohoritur nga ato që kanë durimin dhe e dëgjojnë është të jetë kryeministri i Shqipërisë! Në fakt, siç kanë ardhur kohët dhe për më tepër ajo që i ka mbetur si "alternativë" shqiptarit dhe që është ikja nga sytë këmbët - si me Lulzimin dhe pa atë, nuk është se bën ndonjë ndryshim! Si ta kesh Lulzimin kryeministër si mos ta kesh - kjo punë (qeverisja) ka shkuar për lesh!  Kjo Shqipëri, kjo shoqëri dhe ky realitet është një marrëzi e jashtëzakonshme dhe vetëm njerëzit pa tëmth, pa asnjë "sensor" në punë, mbase ju duket mirë, por destinacioni si i pozitës dhe opozitës, janë për në "Dreqovë" dhe kjo tashmë është e dukshme në mënyrë të qartë! Gjithsesi duke ditur mirë arrogancën delirante të pushtetit, zgjidhjet grykëthara dhe ulëritëse të tij, borxhet me PPP dhe me tenderat pa skrupuj, bashkimi i krimit me pushtete dhe gjyqësorin, me biznesin dhe rrugën, e bëjnë një vend si Shqipëria parajsën e marrëzisë folklorike pa limite dhe të pashpresë për qytetarin normal. Ai është nën goditjen e vazhdueshme të pushtetit, krimit dhe korrupsionit, por dhe gomarllëkut korruptiv dhe fajtor të opozitës së degraduar! Elon Musk thotë kështu: Është e nevojshme ndryshimi, nëse alternativa është një katastrofë! Ne kemi një pushtet katastrofë, një pushtet që po luan mendsh përditë dhe që është futur nën një spirale tragjike fajesh dhe gabimesh në mënyrë të qartë korrupsioni dhe babëzie politike e financiare. Por çfarë kemi ndërkohë përballë tij?! Ne kemi përballë një alternativë katastrofë! Ne kemi një njeri që jo vetëm është i pabesueshëm, por dhe kulmërisht i dyshueshëm për korrupsion dhe aftësi për të nxjerrë vendin nga kjo spirale! Kemi Lulzim Bashën që bën propagandë dhe nuk jep zgjidhje apo alternativë qeverisëse ndryshe! Pse duhet ndryshim kur kemi një alternativë katastrofë del pyetja!? Përgjigja është e qartë fare! Tashmë pozita dhe opozita janë në simbiozë me njëra-tjetrën në Shqipëri! Janë si krokodili, me zogun e vogël që i pastron dhëmbët nga mbeturinat! Krokodili mban gojën e hapur dhe zogu i vogël mirë se ushqehet vetë, por dhe i pastron dhëmbët krokodilit! Kështu është dhe marrëdhënia mes pozitës dhe opozitës në Shqipëri! Prandaj kërkohet ndryshim! Një diçka pra që është jashtë PD dhe PS, jashtë Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, por dhe atyre që derivojnë apo kanë dalë nga barku gjithmonë me barrë i partive të tyre! Ndryshe dha nga ana njerëzore! Pra ndryshim dhe jo nga katastrofa në katastrofë! Po pse kemi dhe alternativën politike katastrofë? Po si ka mundësi në 2019-tën vazhdohet akoma të thuhet pensioni 250 euro dhe paga minimale 300 euro - dhe pse në euro?! Në fakt Lulzim Basha i di 60 % të shqiptarëve idiotë dhe nuk kuptojnë dot premtimin nga alternativa e shpjeguar si strategji ekonomike dhe financiare! Ai i nënvlerëson ata 40% që e ndajnë këtë gjë mirë! Ai nuk ka nevojë tua shpjegojë shumicës se si arrihet kjo, por në fakt dikujt duhet t’ia shpjegojë se si arrin që një ditë të rrisë pensionet dyfish, pagën minimale dyfish dhe të ulë taksimin 30% të karburanteve që janë kolona më e madhe e mbushjes së arkës së shtetit me lekë apo euro! Nuk shpjegon se në ditën që fillon kjo gjë, duhen rreth 600 milionë euro në mos më shumë dhe pa llogaritur si mund ta realizojë këtë privati për pagat! Sepse duhet dhe reformë pagash dhe pensionesh, në një kohë kur shtohen pensionistët dhe ikin fuqia punonjëse dhe kontribuentët për të mbushur arkën e shtetit! Çfarë alternative është kjo xhanëm, si ka mundësi që nuk ndërtuan një logjikë financiare, por bëjnë vetëm propagandë? Çfarë lloj njerëzish janë këta në fund të fundit?! Si do ta shërojnë ekonominë nga impakti i PPP dhe borxheve të fshehura që do t’i marrin shpirtin shoqërisë nesër?! Ku do ti gjejnë ato strategji dhe kush janë ato projekte të mirë studiuara ekonomike me logjika të ftohta, që do të bëjnë të mundur përballjen e situatës të papunësisë, trembjes së investimit nga jashtë dhe nga brenda, zymtisë në tregun e brendshëm dhe frikës në përballje me atë të jashtmin?! Ore - po a kanë ekspertë të tillë renegatë jo vetëm të demokracisë, por dhe të kapitalizmit!? Mirë që nuk kanë ndërtuar alternativë politike me shpjegimet e saj të një të djathte të qartë (në fakt janë bolshevikë) politike, por nuk kanë as alternativa njerëzore! Kë kanë njeriun e madh të indikuar për financa në PD, që njerëzit të binden se ka zotësinë dhe ide të qarta si dilet nga kriza!? Kanë vetëm konstatues/e si zonjën tiranse Tabaku, por kështu jemi të gjithë ne! Por njeriun e kulturës për të përballur emergjencën e krijuar nga marrëzitë me ministre truthara dhe të krimbura me korrupsion deri më sot! Po pra, që të flasë qartë dhe urtë e butë dhe njerëzit të binden se ka alternativë njerëzore për të përballur krizën totale në drejtim! Kush është i indikuari për t’iu përgjigjur emergjencës së rendit dhe krimit! Apo e marrin nga "Astiri" kush ka gjuajtur me gurë dhe molotov më shumë policinë e shtetit?! Ku janë intelektualisht dhe filozofikisht nga ana e alternativës njerëzore këta opozitarë të demencës politike më akute që ka parë ndonjëherë historia e Shqipërisë si shtet në vete!? Ku i kanë njerëzit e reformave në arsim dhe shëndetësi - apo i marrin nga ato që ulërasin në derën e Kryeministrisë kur e gjuajnë me hekura?! Të gjithë këto përmblidhen në alternativën njerëzore politike të quajtur Lulzim Basha! Njeriu ish-ministër i Transporteve ku u vodh pa skrupuj pasuria kombëtare me "Rrugën e Kombit" sigurisht pa u përfunduar aspak ajo dhe punuar me cilësi të keqe! Deri dhe malet me mineral u vodhën, duke futur Shqipërinë në një borxh për shumë dekada rresht! Po po dhe njeriut Lulzim Basha ish-ministër i Jashtëm që firmosi me motrën e kryeministrit të sotëm të Greqisë atë marrëzinë e detit! Një akt që duhej një ndëshkim akoma më shembullor se sa vjedhja e Rrugës së Kombit! Apo alternativa njerëzore Lulzim Basha si "ministri i 21 janarit"!? Më e mira biografi e alternativës Lulzim Basha është si kryebashkiak i Tiranës që spotet e Ramës i thonë "fjeti gjumë", kur në fakt ai dha ca leje dhe ca gjëra të tjera, që nuk iu leverdisin t’i thonë këta që janë sot, se ja kanë kaluar disa herë si tërbim marrëzisht grabitës dhe gënjeshtar! Apo alternativa njerëzore Lulzim Basha i " Republikës së Re" dhe marrëveshjes së tij me Ramën në 2017-ën?! Kjo alternativë pushteti në Shqipëri është katastrofë! Prandaj duhet ndryshim radikal! Në konceptin e largimit të një establishmenti të krimbur në faje dhe korrupsion! Pak a shumë ajo që ndodhi në Kosovë! Por në Shqipëri alternativat e pushtetit dhe pushteti vetë, janë një dhe nuk lejojnë asgjë tjetër politikisht përveç vetes! Ajo simbioza e krokodilit me zogun e vogël pastrues dhëmbësh është fitimtare në sy të shoqërisë së degraduar në imoralitet politik në Shqipëri! Po një pjesë e madhe e kësaj shoqërie kështu është! Prandaj duhet synuar ndryshimi dhe jo zëvendësimi i një pushteti me një alternativë tjetër pushteti famëkeq dhe provuar se është po njësoj! Absolutisht e kanë tepruar katastrofikisht ato që janë në pushtet, por absolutisht alternativa e deritanishme e tyre është katastrofë! E ky është një hall i madh i joni, që bën akute ndryshimin! Po po - ndryshimin rrënjësor politik dhe njerëzor si alternativë!

Nga Besi Bekteshi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/11/2019 - 07:30

Me rastin e 76-vjetorit të krijimit të OKLL, 21 nëntor 1943-2019

Postuar: 22/11/2019 - 07:15

Nuk është kjo as një fjalë goje dhe as mentaliteti i një qytetari të thjeshtë që edhe këtij nuk i

Postuar: 22/11/2019 - 07:14

Ka ditë që politika po merret me Kushtetutën për të gjetur ndonjë klauzolë, që i shpëton nga ndës

Postuar: 22/11/2019 - 07:12

Këto ditë Presidenca përngjan me Mekën. Po me një ndryshim thelbësor.

Postuar: 22/11/2019 - 07:11

Para dy ditësh ishte 30-vjetori i vdekjes së Leonardo Sciascias, ose të madhit të letrave italian

Postuar: 21/11/2019 - 07:18

Nuk bëhet fjalë për romanin e Stendalit “E kuqja dhe e zeza” me këtë titull, madje as

Postuar: 21/11/2019 - 07:16

Projekt-ligji për Buxhetin e Shtetit 2020 që Ministria jonë e Financave ka dërguar në Kuvend, për