BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Kur anarkizmi berishist justifikohet me gjoja autoritarizmin

Kur anarkizmi berishist justifikohet me gjoja autoritarizmin

Brenda kësaj ideje mund të formulohen disa tituj si: “Jini me demokracinë apo me anarkinë”, “Anti Ramët apo antishqiptarët”, “Anarkizmi politik i Berishës dhe abuzimi me të drejtën e lirisë”, etj.

Ngjarjet, pas daljes së opozitës nga Parlamenti dhe dorëzimit prej saj të mandateve, deri në ditët e sotme, kanë përshkuar një trajektore politike me të papritura, pështjellime idesh abuzive, dhe rrezikun e vetëshkatërrimit të demokracisë. Në skenën politike të vendit, opozita e sotme jashtëparlamentare po luan teatrin absurd të betejës për pushtet, jo me mjetet e njohura të demokracisë, por me mjete shtrënguese, duke përfshirë edhe format e revolucionit me dhunë. Protestat periodike para institucioneve më të rëndësishme të shtetit, në shumicën e tyre të dhunshme, deri te djegia e shkollave, e vendndodhjeve të institucioneve zgjedhore dhe materialeve në to, bashkoi kësaj edhe dhunën e fjalës si mjet komunikimi; e gjithë kjo ka krijuar klimën e pasigurisë dhe frikën e një ballafaqimi social në vend.

Ky është “suksesi” i derisotëm i opozitës, i identifikuar me Radikalizmin dhe bashkë me të, ngritjen e një lëvizjeje anarkiste, pjesë e së cilës janë turmat e indoktrinuara dhe individë anti- shtet e anti- ligj. Ajo çka është parë në çdo protestë: molotovët e mjetet piroteknike, flakët në një shkollë në Shkodër, bllokimi i rrugëve apo i shesheve (që nuk janë vetëm të një pale por i të gjithëve), deri te organizimi i antimitingjeve dhe i përpjekjeve për të bllokuar lëvizjet e kryeministrit të vendit dhe përpjekjet për prishjen e tubimeve elektorale, të gjitha këto janë organizime e veprime të dirixhuara nga një lidership me mendësi anarkiste.

Në Sarandë, psh., ku jeta pavarësisht se si zien kazani i politikës dhe ai mediatik në Tiranë, është mëse normale dhe qyteti i mbushur përditë me turistë, nuk ka patur asnjë lloj përplasje politike. Mjaftoi një urdhër nga lart (ndodhi kështu dhe në Tepelenë, Përmet etj.) që të njoftoheshin “ulëritëset: Rama Ik”, të grumbulloheshin “...në orën 19:30 tek Rruga e Flamurit, pranë selisë së PD Sarandë në protestë kundër Kryeministrit Rama...” Ky urdhër ndoti mjedisin e kulturuar të këtij qyteti, duke nxjerrë në antimiting një grupim fanatikësh të lidershipit anarkist.

Kjo është e gjithë veprimtaria politike e opozitës jashtëparlamentare. Anarkizmi, që në vetvete është një sistem ku çdo lloj hierarkie, përfshi dhe vetë shtetin, nuk tolerohet dhe për këtë shkak luftohet. Berisha është mishërimi i këtij anarkizmi politik dhe frymëzuesi i gjithë aksionit dhe qëndrimeve “anti” të treshes që organizon betejat “Anti Rama”. Sipas tyre nuk ka demokraci me Ramën kryeministër. Nuk ka zgjedhje të lira me Ramën dhe qeverinë socialiste. Nuk ka qetësi dhe stabilitet politik pa ikur Rama. Dhe kjo, pasi ai, Edi Rama, na qenka autoritar dhe ka ndërtuar një shtet autoritarist. Shkurt, sipas treshes anarkiste, në këtë vend mungon liria... gjithçka kontrollohet nga një individ. Ai është Edi Rama.

Në fakt nuk është kështu. Pavarësisht nga të metat e qeverisjes. Pavarësisht nga forma e shfaqjes dhe keqkuptimet që individi Edi Rama prodhon me sjelljen e tij, hera herës, ofenduese e mospërfillëse ndaj kundërshtarit politik, “autoritarizmi” i Ramës dhe shteti autoritar ekzistojnë thjesht si alibi justifikimi. Pse? Sepse nuk kemi një shtet të centralizuar (abuzivizmi në këtë aspekt tejkalon çdo logjikë e realizëm). Nuk kemi kufizim të pluralizmit politik, përkundrazi. Nuk ka kufizim të të drejtave themelore të individit, si liria personale, liria e fjalës, liria e shprehjes, pse jo dhe liria e shtypit, karakteristika këto të një shteti autoritar.

Opozita e sotme jashtëparlamentare, dhe lidershipi i saj e kanë ndërtuar strategjinë politike mbi dy shtylla,për të justifikuar radikalizmin dhe anarkizmin e dhunshëm. Së pari si përballje kundër autoritarizmit dhe së dyti, beteja për të “shpëtuar demokracinë dhe zgjedhjet e lira”.

Në fakt autoritarizmi si pjesë e ligjërimit politik të treshes opozitare, përdoret si alibi për të krijuar një gjendje sureale, përmes abuzimit me të drejtën e lirisë. Shekuj më parë Platoni thoshte: “Demokracia jonë do të shkatërrojë veten për shkak se ajo ka abuzuar me të drejtën e lirisë dhe barazisë, sepse ajo mësoi njerëzit të konsiderojnë paturpësinë si një e drejtë, paligjshmërinë si liria... dhe anarkia si lumturi”. A nuk ngjan shqetësimi i Platonit, me shqetësimin që sot është evident edhe për demokracinë tonë? A nuk janë anarkistet opozitar që e kanë me pashë lirinë, deri në kufijtë e cënimit të së drejtës e të ligjit që u përket dhe mbron të tjerët (kundërshtarin politik). A nuk janë katërshja Berisha, Meta, Basha Monika që abuzojnë përditë me lirinë, që paligjshmërinë (djegiet, cënimi i të drejtës së tjetrit për të votuar, bllokimi i procesit zgjedhor, përdorimi i dhunës... etj) e përdorin si një instrument lirie. Që po u mësojnë (po indoktrinojnë mbështetësit) ithtarëve mbështetës për ta konsideruar paturpësinë (fjala dhe veprimi) si një të drejtë?

Katërshja abuzuese me të drejtën e lirisë, ka gjetur dhe ka vënë në zbatim (në kundërvënie të autoritarizmit imagjinar) anarkizmin, si produkt i abuzimit dhe keqpërdorimit të demokracisë. E kanë ngritur atë në sistem, në atë që njihet si anarkizmi social (i turmave), që është një lëvizje masive sociale. Në ndryshim nga anarkisto-pacifistët, që e orientojnë lëvizjen kundër gjithçkaje, udhëheqësve apo vetë shtetit, jo përmes formave të agresionit dhe të dhunës, katërshja BB - MK, kanë përqafuar anën tjetër të medaljes. Kërkojnë ardhjen në pushtet përmes dhunës së turmave. Për ta nuk ka aktualisht një hierarki të pranueshme, ndaj nuk duhet toleruar, por duhet luftuar. Për ta, edhe shteti, si një instrument i zotërimit mbi individët, është shndërruar në instrument autoritar kundër individit, ndaj duhet rrëzuar.

Qëllimi është i qartë. Objektivi po ashtu. Para shqiptarëve sot shtrohen si alternativa zgjedhjeje: Jemi me demokracinë reale apo me pseudodemokracinë e anarkistëve. Jemi me antiRamistët antishqiptar, apo me të drejtën, kundër mashtrimit dhe dhunës. Jemi me demokracinë reale apo me anarkizmin politik të Berishës, që mbështetet mbi abuzimin me të drejtën e lirisë dhe barazisë.

Shqiptarët do të dinë çfarë të zgjedhin!

Nga Panajot ZOTO