BREAKING NEWS

Garda blindon institucionet shtetërore, ja sa forca policore janë vendosur në terren

Garda blindon institucionet shtetërore, ja sa forca policore janë
x
BREAKING NEWS

Gazeta italiane zbulon prapaskenat e sherrit të tifozëve të Romës: Vodhën thikat nga një restorant që të godisnin...

Gazeta italiane zbulon prapaskenat e sherrit të tifozëve të
x
BREAKING NEWS

Vetëm pak ora para finales së Conderence League, Garda merr nën mbrojtje institucionet e rëndësisë së veçantë

Vetëm pak ora para finales së Conderence League, Garda merr nën
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orë

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Marrëdhëniet me NATO-n, Gjenerali amerikan: Shqipëria, vëllai i madh në rajon! Zbulon dhuratën që i ka bërë Rama

Marrëdhëniet me NATO-n, Gjenerali amerikan: Shqipëria,
x
BREAKING NEWS

“E kam të vështirë të shpreh mirënjohjen...” Rama: Do shkel protokollin, të flas në anglisht që të shmang përkthimin e keq, ndonjëherë krijon probleme mes meje dhe SHBA-së…

“E kam të vështirë të shpreh
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama zbulon projektin e rëndësishëm: Bazë detare të NATO-s në Shqipëri

Kryeministri Rama zbulon projektin e rëndësishëm: Bazë
x
BREAKING NEWS

“Shqipëria dhe shqiptarët janë shumë pro-amerikanë”, Rama i jep medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike” komandantit të NATO-s

“Shqipëria dhe shqiptarët janë shumë
x

Opinion / Editorial

Kur ata që zgjedhin Presidentin janë normalë, nuk ka mundësi “Ai” të dalë jo normal!

Kur ata që zgjedhin Presidentin janë normalë, nuk ka mundësi

Në grupin e socialistëve të lartësisë vendimmarrëse, Edi Rama tha fjalë për fjalë kështu: Kemi përgjegjësinë e madhe qytetare, politike dhe kushtetuese që t’i japim popullit shqiptar në krye të shtetit, një njeri normal në radhë të parë! Në fakt, të gjithë tipave të politikës shqiptare, të elitokracisë sa foshnjarake dhe folklorike shqiptare, si presidentët dhe kryeprokurorët, por dhe ndonjë tjetër i zgjedhur i tyre ju “marroset” rrugës! Mbasi e zgjedhin me fanfara dhe rite, mbasi bëjnë kulisa dhe merren me folklorizmin e leverdisë politike, njeriu që zgjedhin dhe i prezantojnë popullit del jo normal! Kështu ju doli dhe presidenti i fundit, po të njëjtit kryetar partie si Rama dhe po të njëjtës parti si ajo socialiste. Po pra ju doli jo normal! Mbas një presidenti tjetër pothuaj normal si partizani tjetër politik Nishani! Por ai “është normal” për Berishën! Por nuk ishte normal për të, presidenti Topi, i akuzuar si lavire bulevardi, kur ai që e zgjodhi vriste në bulevard të pafajshëm. Atë ditë që Berisha vriste, socialistët i ishin çuar në protestë pikërisht Berishës, pse Ilir Meta ishte kapur në video me dollarët e tij dhe korrupsionin e tij! Tani pikërisht ky individ, u bë nga ata që protestonin pikërisht, President! Një pyetje kam? Kush është anormal, ose jo normal këtu? Ai që merrte para ose deklarohej si në video dhe bëhej dhe protesta e Ramës, apo grupi socialist dhe Rama, që e zgjodhën president mbasi i dinin dhe kishin protestuar për të tilla anormalitete?! Hë ku është normaliteti këtu! Në këtë rast fjalët e Ramës, për një president së paku normal janë një butafori e një grotesk dhe për më tepër cinizëm. E me të tilla karakteristika nuk ka demokraci! Ka vetëm demokraturë pa fund! Të thuash sot “të mbajmë përgjegjësi qytetare dhe kushtetuese për president së paku normal”, do të thotë të jesh plotësisht jashtë normalitetit në të shkuarën, të sotmen dhe të nesërmen politike tënden! Njësoj si Berisha, që mbasi e mbrojti e mbrojti dhe e lavdëroi Bashën dhe pastaj i tha “tradhtar dhe i shitur apo i kapur” dhe Rama mbasi protestoi kundër Metës, bashkëpunoi me të, firmosi në Shkodër “internacionalen socialiste shqiptare” dhe pastaj fitoi, futi Metën dhe erdhi koha e bëri president si normal që pastaj ky i fundit të kthehej në “normalitetin e tij” të cilin Rama tashmë kërkon të mbajë përgjegjësi mbasi të zgjedhë tjetrin! Po ku ka më marrëzi dhe kotësi se sa kjo! Për ne “vdekatarët poshtë” sepse ato sipër si normalë si anormalë, tashmë janë në zenit të fuqisë, pasurisë dhe korrupsionit dhe naivët injorantë poshtë, vazhdojnë të besojnë në fraza boshe dhe butaforike me detyrim të zgjedhjes një “Presidenti së paku normal”! Sigurisht që ky president që është ka treguar se i ka tejkaluar foklorizimat për nga retro kultura dhe butaforia dhe pothuaj Berishën, i cili është skajshëm i tillë, por përgjegjësia e Ramës dhe atyre që e zgjodhën ku është? A më falni e kam të qartë vetë! Meta është bërë anormal (jo normal) rrugës! Po, po, jam i qartë! Prandaj është kotësi të merresh me batutat e një artisti si Rama kur do të bëjë normalin! Ai është më i mirë dhe më kreativ, kur nuk është normal! Por kur është “normal” ai është butaforik dhe cinik në grotesk, njësoj si dhe kolegët e tij Berisha dhe Meta dhe plotësisht marrëzitë shoqërore tonat, për të tillë filozofi idiote folkpolitike, retro kulturore antiqytetërim dhe antieuropë, normal duhet të gjejnë një person kur nuk kanë nevojë për numërorë të tjerë politikë në kuvend! Unë them se dhe Presidentin duhet ta gjejë grua zoti Rama, sepse kështu është normal! Që të mos kthejë fjalë dhe të mos bëjë fjalë njësoj si Nikolla. Ose burrë si një grua e tillë. E kam seriozisht sepse përndryshe mbas disa kohësh sërish do të qajnë në PS se “kemi një president jo normal”! Prandaj për të pasur një “President normal” mund të gjendet një grua e zonja, që të mos kthejë as fjalë, të mos bëjë as zhurmë dhe të mos dëgjohet mundësisht fare. Të luajë pikërisht “Presidentin Normal”! Kaq nuk jemi të zot të bëjmë në Shqipëri?! Kaq të pazotë janë socialistët? Kur nuk jemi të zotë ose kur nuk është i zoti grupi socialistëve dhe Rama vetë për të gjetur një president normal është e kuptueshme se nuk janë normalë vetë. E kjo nuk ka më asnjë pikë dyshimi. E përsëris: sot i kanë kushtet për të qenë normal si ata që zgjedhin dhe ai që zgjidhet! Gjendet një që nuk mendon, nuk flet dhe nuk dëgjon asgjë tjetër përveç Ramës dhe sigurisht do të ishte mirë dhe për ne, se do të binin në qetësi me “marrëzi në presidencë si shtesë të marrëzive në qeveri, kuvend dhe pushtet vendor”. Ju lutem, “tregohuni normal” dhe na zgjidhni një presidente normale, se u lodhëm! Ju përgjërohem seriozisht o njerëzit e zgjedhur për të qenë normalë dhe zgjidhni një normal si puna juaj!