BREAKING NEWS

“Sulmi ndaj Berishës ishte i kurdisur”, gazetari zbardh detajet dhe tregon provat e forta

“Sulmi ndaj Berishës ishte i kurdisur”, gazetari zbardh detajet
x
BREAKING NEWS

A do ta marrë postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës? Ja si përgjigjet Alimehmeti

A do ta marrë postin e nënkryetarit të Bashkisë së
x
BREAKING NEWS

“Sulm ndaj Berishës ishte i organizuar”, Këlliçi zbardh detaje të forta: Autori ishte një i infiltruar, ja cili ishte qëllimi

“Sulm ndaj Berishës ishte i organizuar”, Këlliçi
x
BREAKING NEWS

Njoftuan largimin e Yuri Kim, Jozefina Topalli zbërthen deklaratën e ministrisë së Jashtme dhe zbardh prapaskenat: Ja pse po largohet ambasadorja amerikane

Njoftuan largimin e Yuri Kim, Jozefina Topalli zbërthen deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Detaje të pathëna, Klodiana Lala zbulon se çfarë u gjet në telefonin e Gerti Shehut: Ngjarja nuk është rastësore

Detaje të pathëna, Klodiana Lala zbulon se çfarë u gjet
x
BREAKING NEWS

"E planifikuar", Artan Hoxha zbardh prapaskenat ndaj sulmit të Berishës: E çuditshme që Gerti Shehu...

"E planifikuar", Artan Hoxha zbardh prapaskenat ndaj sulmit të
x
BREAKING NEWS

“E turpshme!”/ Largimi i ambasadores amerikane Yuri Kim, Salianji zbulon çfarë po tenton të bëjë Edi Rama

“E turpshme!”/ Largimi i ambasadores amerikane Yuri Kim, Salianji
x
BREAKING NEWS

“Nga nesër në këto qytete do të...”/ OSHEE del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

“Nga nesër në këto qytete do të...”/ OSHEE del
x

Opinion / Editorial

Kur avokatia, barazohet me hipokrizinë!

Kur avokatia, barazohet me hipokrizinë!

Ka jo pak individ që marrin përsipër të bëjnë avokatin e pakërkuar në lagje, fshat, qytet apo në shoqëri. Ndodh shpesh që dikush sapo dëgjon një vendim gjykate apo masë ndalimi për një individ,sherr në lagje, grindje mes kalamajve,ndërtim pa leje, për dikë që ka shkelur ligjin apo ka abuzuar me detyrën edhe pse nuk di asgjë në lidhje me këto ngjarje ,merr përsipër të bëjë avokatin. Një lloj avokatie e djallit. Flet me zë të lartë, tërë pasion, kopetent, i papërmbajtur, bënë shpëtimtarin edhe pse pa asnjë argument. Në sytë e publikut për të fituar pak simpati , shfaqet sikur është mbrojtësi i flaktë i njerëzve të zakonshëm, kujdestar i jetës së tyre që mendon dhe se zë gjumi për hallet e tyre. Bënë avokatin edhe pse i kundërvihet të vërtetës dhe merr përsipër të mbrojë të padrejtën. Këta janë individ mitomanë që kërkojnë të duken, të shpalosin karizmën që nuk e kanë, ndjeshmërinë që nuk e njohin, virtytet që nuk ekzistojnë në personalitetin e tyre. Po, këta avokatë të djallit nuk është se prishin shumë punë. Tek e fundit përfaqësojnë vetveten dhe nuk kanë asnjë influencë në opinionin e gjerë shoqëror. Më e pakta, bëhen të bezdisur dhe jo pak herë, qesharak e komik mbi të cilët bien shpotit e talljet e atyre që i rrethojnë. Po kur avokatinë e pakërkuar që është baraz me hipokrizi e bën ish presidenti dhe kryeministri, Sali Berisha, atëherë situata ndryshon dhe nuk mund të qëndrosh indiferent, të thuash, hë mos se kërkon të duket si të ishte i dërguari i zotit mbi tokë, si vizitor alien që shkel për herë të parë në këto troje dhe nuk ka qenë kurrë pushtetarë që ka pas në dorë gjithçka dhe nuk ka të kaluar. Është plotësisht i dlirë. Ka ide progresive. Ta provojmë njëherë mbase na ndryshon jetën dhe nga varfëria kapërcejmë në oazin e lumturisë. Po kjo nuk është një ëndërr. As tregim humoristik. As subjekt për komedi apo tragjedi. Është një realitet që shqiptarët e kanë përjetuar për tri dekada nuk kanë asnjë kuriozitet dhe s’ka ndryshuar asgjë. Shqiptarët nuk mund të joshen nga fjalimet e bukura dhe premtimet pa kufi që bën Berisha për t`iu mbushur mendjen shqiptarëve kudo që shkel se ai do sjelli ndryshimin dhe do shpëtoj Shqipërinë në rrezik nga regjimi Rama. Kështu, Berisha është duke marrë përsipër rolin e superavokatit. Nga politikan, është konvertuar në avokat. E nisi avokatinë me simbolikën e uljes në një nga poltronet e deputetëve socialistë në sallën e Kuvendit. Këtë gjest e komentoi: “U ula në krahun e deputetëve socialistë. U ula për t`u thënë socialistëve që zërin e vërtetë tuajin e përfaqësojmë ne që trajtojmë problemet e mëdha të qytetarëve shqiptarë. Dhe për ta konkretizuar, iu drejtohet gjatë takimit edhe gramshiotëve:- Çfarë zgjidhi Gjiknuri në këtë rreth? Vodhi votat dhe ia mbathi. Në realitet Gjiknuri nuk u votua në Elbasan, po në Vlorë?! Po kështu ia do profesioni më i ri, avokatit Sali. Kjo nuk ndodh vetëm në Gramsh. Sipas tij,po të dëgjoni Ramën, përveç, vrerit që vjell ndaj opozitës dhe kundërshtarëve politikë, avokatisë që i bën Vuçiçit, nuk e dëgjoni ndonjëherë të flasë për një rreth, qytetarët, problematikat e tyre. Dhe në parlament t’i dëgjosh ata thua se jeni njerëz të lumtur, nuk u mungon asgjë, edhe qumësht dallëndysheje kanë sipas tyre. Sepse çdo gjë e masin me veten e vet, çdo vendim e marrin për interesat e tyre”. Sot qytetarët e Gramshit dhe mbarë Shqipërisë, deri diku pavarësisht nga bindjet partiake, ndjekin me dhimbje dhe keqardhje, shkretimin e shoqërisë, vendit, kombit të tyre, në kuptimin e shpopullimit të shpejtë dhe marramendës. Në kuptimin e një varfërie që nuk pakësohet, por vjen duke u rritur. Në kuptimin e zhvillimit të disa dukurive të cilat u kushtojnë jetë njerëzve, masivizimi i drogës, nxjerrjen e emrit tonë si shqiptar dhe përfaqësimin tonë për fat të keq në botë, më shumë se me çdo gjë tjetër me emra organizatash kriminale. Për të qenë avokatia në lartësinë e duhur u referohet shifrave: Sot shqiptarët janë të paktën 30 % më të varfër se në vitin 2013 dhe ua them me vërtetësinë më të madhe, sot ata duhej të ishin minimumi 2 herë më të mëkëmbur se në vitin 2013. Koha matet me zhvillimet që ndodhin gjatë saj. Po të pyesim sëbashku veten, çfarë zhvillimesh kanë ndodhur këto tetë vite në Gramsh, përveç projektit të madh të Devollit, që nuk është i këtyre viteve. Dhe politikani, avokati Berisha, vazhdon bën avokatinë e socialistëve e demokratëve, ballistëve e legalistëve, komunistëve e ambientalistëve, të gjithë qytetarëve të Shqipërisë. Në realitet, Berisha është duke bërë, jo avokatinë e socialistëve, po diversion për të thelluar në maksimum me sa të mundi përçarjen mes bazë së socialistëve dhe udhëheqjes së saj, Kryesisë, Këshillit Drejtues dhe kryetarit Edi Rama, duke e etiketuar diktatori, Enver Hoxha që nuk bën zgjedhje, po emërime nga kryetarët e partisë në bazë deri lartë në kryesi. Dhe si avokat i socialistëve, si njeriu që i dhemb zemra për nëpërkëmbjen e tyre nga udhëheqja diktatoriale, e ka gjetur edhe çelësin e zgjidhjes së këtij ngërçi të rëndë. Sapo të vij në pushtet, ai, kampioni i demokracisë do ta nxjerr jashtë ligjit partinë më të madhe të Shqipërisë në këto tri dekada, me ligj në parlament?! Realisht një deklaratë e tillë nuk është lajthitje episodike, po thënie epike, është superlajthitje. Ai që merr përsipër të bëjë avokatin e socialistëve, ka treguar me vepra e prova, fakte pafund, si i ka bërë demokratët përshesh, si e ndau PD në dhjetra pjesë, si i ka bërë zgjedhjet e strukturave, si e ka promovuar dhe emëruar dhe si e nxori në pension, kryetarin e sponsorizuar prej tij, Lulzim Bashën, i cili u ngjitë me katapultë dhe u flak nga lartësitë pa parashutë kur i shkeli në kallo Berishës. Dhe ec e mos e beso po deshe, se ai që ka bërë çuditë e shekullit, që ka shkelur me të dyja këmbët mbi demokracinë dhe ka drejtuar armët e gardës kundër bashkombësave të vet, para kryeministrisë, duke marrë katër jetë të pafajshme, guxon të marri rolin e babaxhanit, njeriut të dhimbsur dhe të dashur që është gati të bëjë avokatin e socialistëve të thjesht, të përbuzur dhe anatemuar nga drejtuesit e partisë që i kanë lënë në mëshirë të fatit. Referuar investimeve në Gramsh të cilat i zeron dhe varfërisë e cila është frytë i qeverisjes së majtë, Berisha, zbrazi thesin e premtimeve, duke bërë të dërguarin e zotit që ka marrë përsipër misionin mitik për të sjellë në këtë vend tërë mirësitë dhe lumturitë e globit, jo si këta që e kanë shitur në varfëri dhe kanë instaluar regjimin diktatorial të ri. Pikërisht, këtë mision ka marrë mbi supet e krusura nga vitet e shumta në pushtet,jo në kuptimin biologjik, avokati më i ri në Shqipëri për ti dhënë fund vuajtjeve dhe varfërisë, tani në një rol të ri, jo të politikanit, po avokatisë që në realitet është kulmi i hipokrizisë. Nga sot e tutje, o socialistë, hapni sytë e shikoni, hapni veshët e dëgjoni, mbi tokën tonë arbërore, ka zbritur shpëtimtari që do shpëtoj njerëzinë, jo vetëm me politik, po mbi të gjitha, duke bërë avokatinë për gjithë shqiptarët dhe Shqipërinë!