BREAKING NEWS

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin
x
BREAKING NEWS

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi
x
BREAKING NEWS

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga
x
BREAKING NEWS

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm
x

Opinion / Editorial

Kur bashkimi vlerësohet si mallkim dhe përçarja bekim 

Kur bashkimi vlerësohet si mallkim dhe përçarja bekim 

Nuk është për t’u çuditur me logjikën që mbizotëron në politikën shqiptare, veçanërisht në dy pjesët e Partisë Demokratike prej më shumë se një viti, ku sundon ideja se bashkimi është mallkim dhe përçarja vlerësohet si të ishte bekim. Në PD, natyrisht nuk janë të lumtur me situatën e krijuar nga copëzimet periodike. Janë të shqetësuar militantët. Idealistët zgjohen e ngrysen me shqetësimin e të nesërmes se nuk kemi opozitë për të kontrolluar pushtetin. Mungon alternativa konkurruese. Progresistët, largpamësit apo ideologët me dhe pa parti, janë më pesimistët. Në gjykimin e tyre e nesërmja është e rrezikuar. Rotacionet e pushtetit, që janë edhe tipari themelor i demokracisë, nuk ka gjasa të ndodhin. Dhe kjo është vërtetë dhimbje e thellë, që nxit largimet dhe shuan shpresat. Kjo risi  e copëzimit të partive tek ne është fatkeqësisht traditë  nga e cili nuk ka shpëtuar asnjë forcë politike nga e majta tek e djathta. Fraksione dhe rrjedhje ka pasur ndër vite në Partinë Socialiste prej të cilës u shkëput një numër jo i vogël anëtarësh e simpatizantësh, të cilët themeluan LSI-në, e cila për vite radhazi pati në krye Ilir Metën deri sa ngjiti shkallët e presidencës dhe katër vjet bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhin, e cila sapo zbriti të njëjtat shkallë të presidencës, ia transferoi partinë, Metës, i cili brenda një nate e konvertoi në Partinë e Lirisë ose me shkronjat listore, PL. Fillimisht ndarja nga Partia Socialiste u prezantua si largim i  një segmenti me socialistë, shumë të pastër, antikorrupsionit dhe garanci e mbrojtjes të së majtës së deformuar nga Fatos Nano, siç u trumbetua, po që shumë shpejt u kuptua se ishte lëvizje e sforcuar, pa përmbajtje, anti-mazhorancë.  Qysh prej asaj ndarje asnjë individ i vetëm në Shqipëri nuk e percepton dot se cilit spektër i përket tani PL e shkrirë njësh me një forcë politike që etiketohet si e djathtë. Është me timonin majtas apo djathtas PL? Me apo pa ideologji? Dhe arsyet dihen, pavarësisht që interpretohen sikur PL është e moderuar dhe i është bashkuar “Rithemelimit” apo i qëndron pozicionimit të saj politik të trumbetuar prej vitesh si rregullatore e pluralizmit dhe mbrojtëse e vlerave kombëtare? Ngado që ta hedhësh vështrimin, lexohet qartë se vetëm orientim të majtë nuk ka më kjo forcë politike. Pas ndarjes veprimi u shit si fuqizim, si një bekim për një parti që do ishte elitare  në frontin antikorrupsion me njerëzit më të ndershëm që kishte Shqipëria. Sa  e ndershme ishte kjo,u vërtetua shumë shpejt dhe mitet ranë si gjethet e fikut në vjeshtë. Shembuj të copëzimit dhe përçarjes i kanë provuar, jo vetëm partitë e mëdha, po edhe ato partiza, që kishin pas vetes një furgon me anëtarë. Kështu u benë dy, PSD. Dy PBDNJ. Dy PDIU... E të gjitha partitë u copëtuan e u ndanë si të pritej një tavë byreku. E megjithatë çdo copëzim e përçarje vijoi të shitej si fuqizim, nisur edhe nga sentenca popullore se kur rrallohen hudhrat trashen e forcohen. Po në se Partitë e spektrit politik të çdo krahu janë ndarë e copëtuar, përçarë e sakatosur, PD, është në top listën e ndarjeve dhe copëzimeve. Prej saj janë krijuar dhjetëra partiza me emra, që në etiketë kanë bashkimin, por që realisht i janë shkëputur trungut të partisë së parë opozitare. Në se ndarjet e viteve të shkuara kanë pasur një ndikim, jo esencial në përparimin politik të PD në garat për pushtet,  copëzimet më të fundit nga drejtimi, pa logjikë dhe veprimet e ashpra të grupimeve brenda saj e kanë vënë Partinë Demokratike në një  front, ku ushtarët luftojnë të ndarë në skalione, që i kanë kthyer shpinën njëri- tjetrit dhe kanë humbur, jo vetëm kompaktësinë, shpirtin e garës, po edhe fuqinë. Në se historia e Besëlidhjes së Lezhës, e kujtuar vetëm pak ditë më parë nga gjithë trevat shqiptare dhe porosia e Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut, mësim që e kemi marrë që në fëmijëri na kanë mësuar se bashkimi bën fuqinë, PD e ndarë, propagandon se kjo ndarje,  është bekim, pastrim, largim i bukëshkalëve, puthadorëve, shërbëtorëve të Edi Ramës dhe  vetë bashkimi është mallkim. Po të dëgjosh liderët e “Rithemelimit” dhe PD zyrtare, Berishën dhe Alibeajn, jo vetëm habitesh me logjikën e shpjegimit të situatës politike brenda kësaj force, po edhe me betejën e ashpër që zhvillohet brenda radhëve të saj. Partia Demokratike edhe pse e ndarë dhe e copëtuar, shumë keqas prej kryetarëve të partive, kjo përçarje shitet si  bekim, si shumëfishim i energjive dhe përqendrim i fuqive në garën për pushtetin vendor dhe nesër edhe për atë politik. Dhe në kor brohoritet: Nga përçarja buron fitorja! Interpretim më subjektiv dhe pa asnjë sens zor se do dëgjojmë në vitet që vijnë. Shqiptarët nuk duan propagandë për bashkimin, po kërkojnë realisht bashkim dhe nuk mund të gëzohen me sentencën që qarkullon në radhët e  opozitës, sikur bashkimi të ishte mallkim dhe përçarja e copëtimi bekim. Shkurt, në dy PD, veçanërisht tek foltoristët këmbëngulet për të na thënë: O shqiptarë mos kini frikë se përçarja jonë  është bekim e fuqizim  dhe bashkimi në këto rrethana do ishte  mallkim!