BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Kur demokracia erdhi si “mall me shumicë”, me çmim “të lirë”!

Kur demokracia erdhi si “mall me shumicë”, me çmim

Them “erdhi” sepse edhe ne, e kërkuam si gjithë të tjerët. Na erdhi “me shumicë” me “çmim të lirë” nga kërkesat e shumta, e përzier me shumë “mallra skarco”. Të gjithë ata që bëjnë “aksham pazar” siç thotë turku e dinë që në përfundim të ditës. Ulet edhe pazari nga “tregtarët” që shpejtojnë të mbyllin dyqanet. “Blerësi” merr perime të mira dhe bashkë me ato “tregtari” të jep edhe shumë mallra “skarco”. “Merri thotë, janë ca si të prishura, por pa para i keni”. Dhe fukarait, duket sikur i “ngopet syri”, duke mos e kuptuar që tregtari mjeshtër edhe ato, i fut në çmim. Kishim kohë edhe neve që kërkonim “perimet” demokraci, por mënyra se si e kërkonim, vështirë se do t’i merrnim një ditë. Duhej të vinte momenti... “Liri Demokraci” kemi bërtitur gjatë tërë periudhës së diktaturës, por jo me “zë të lartë”, “me zë ulët” aq sa për të mos na dëgjuar askush, bile duke vështruar më parë majtas e djathtas se mos pranë kishim ndonjë “spiun” të padukshëm, ndonjë sigurims dhe llafi shkonte sakaq lart. Në fundin e vitit 1989 u shemb Muri i Berlinit, filloi çarja e madhe në sistemin komunist në Europën Lindore. “Muret” ndarës filluan të shembeshin njëri pas tjetrit. Atëherë, u “trimëruam” edhe ne dhe filluam të bërtisnim me zë të lartë: “Liri demokraci”, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”! Vrapuam edhe ne të shihnim se si do të shembej “muri” jonë i “Berlinit” e për të parë “mallin” e ri që prisnim. Do të shihnim të shembej “muri”, por edhe me frikë se mos na “zinte poshtë” dhe pastaj, nga “shiu” binim në “breshër”. Vrapuam, por nuk ishim në një mendje, si gjithmonë me dyshim, sepse kështu, gjithmonë me hile na e ka pasur Europa. Disa vrapuan si kuriozë se ç’do të bëhej, të tjerë për t’i vënë “kurrizin” murit që të mos shembej e të tjerë të pajisur me “kazma” që i mbanin fshehur e për të mos u ekspozuar para ndonjë sigurimsi. Kështu kemi vrapuar gjatë rrjedhave të historisë, në pritje se ç’do të bëjnë të tjerët dhe “me të parë me të bërë”. Prandaj edhe kthesat e historisë, gjithmonë i kemi marrë në fund, mbrapa të gjithë të tjerëve. Kështu edhe fitoren e pavarësisë, kështu edhe vendosjen e komunizmit, kështu edhe këtë të shkretë demokraci aq të pritur. Kështu është kur gjithmonë pret nga të tjerët. Gjithmonë me sytë nga të tjerët, nga të “mëdhenjtë” që na kanë përçarë, na kanë sakatuar, na kanë “carfalitrur” e na kanë shpërfytyruar si komb. Edhe sot, “avazi” vazhdon, pra duke pritur nga të tjerët të na bëjnë drejtësinë, të bëjmë “hajër”, të na radhisin midis shteteve të tjera të Europës, por më kot, na kanë lënë “prapa derës”. Edhe fajtorë nuk janë sa jemi vetë ne dhe kur gjejnë, mirë bëjnë, sepse më shumë nga të huajt, fajtorë jemi vetë. Na vendosin kushte pas kushtesh, na ndërsejnë njërin kundër tjetrit e megjithatë, disa nga ne i “falënderojmë” për vështirësitë që na shtojnë, disa të tjerë i “mallkojmë”. Nejse! Të vijmë si na erdhi demokracia, atë ç’ka kërkuam, por si na erdhi? Na erdhi si “mall me shumicë”, as më shumë e as më pak, si puna e karotave kur i blejmë në pazar. Fjala vjen, nëqoftëse marrim 2 kg karota, 1 kg e gjashtëqind gram janë bishtra, dhe 400 gram janë karotë e pastër. Kishim dëgjuar, por kush i kishte provuar? Kishim dëgjuar për liri e për demokraci, por kush i kishte provuar “bishtrat” e saj? E morëm ashtu, si “derr në thes” pa e parë se ç’kishte brenda. Kush kishte parë apo kishte menduar ndonjëherë për “plagët” e shumta të demokracisë në vendet perëndimore? Përveçse disa “leshterikëve” me mjekra e mustaqe apo femra me minifunde, pak dinim për “bishtrat” e demokracisë, korrupsionin, krimin, drogën, trafikimin e qenieve njerëzore, prostitucionin, paranë që në kapitalizëm është gjithçka. Partia e parë e krijuar pas shembjes së komunizmit, na e paraqiti demokracinë si atë pastën e madhe që na bëri me rastin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë. Të gjithë e shihnin nga larg atë “mrekulli” që historia e deriatëhershme nuk e kishte parë. Të gjithë u grumbulluan rreth e qark dhe prisnin rastin se do të rrëmbenin pak pastë, (demokraci). “Hyxhym”, bërtiti dikush dhe të gjithë filluan të rrëmbejnë me ç’ti ndodhej për të rrëmbyer pak nga ajo e paprovuar deri atëherë, ajo “mrekulli” që kishte “për të gjithë”! Dikush mbushte grushtet, dikush xhepat, ndonjë qese plastmasi kujt i ndodhej, apo duke mbushur edhe këpucët... Eh, o popull i vuajtur që asnjëherë nuk bëre “prokopi”. Kemi tridhjetë vite që mezi dolëm nga ajo gjendje ku na futi “dallga” që vetëm u “ndotëm”, por asgjë nuk mundëm të marrim. Edhe atë ç’ka morëm, e lamë rrugës, askush nuk e shijoi për vetë mënyrën se si u rrëmbye mes turmës. “Fituam” vetëm atë që siç shkruante shtypi i huaj: “Shqiptarët, sot, më të uritur nga njëqind vite më patë”. Ja, kështu e morëm edhe demokracinë, që edhe atë pak që fituam, jo vetëm nuk na “ngopi”, por na bëri edhe më të uritur. “Kuzhinierët” e pastës, jo vetëm ata që e gatuan këtë “pastë” demokraci, por edhe të tjerët që kanë ardhur e kanë ikur, na kanë ngopur me “lugë bosh”. Edhe diktatura edhe e quajtura demokraci mbi të gjitha, shpërfytyruan qytetarin. Diktatura e ktheu atë në një “robot” që të fliste, të mendonte, të vepronte, të sakrifikonte e deri të diskutonte ashtu si mendonte partia, për të mos dalë asnjë grimë nga korniza e saj. Nga ana tjetër, krahasuar me njeriun në demokraci, njeriu i këtyre viteve të gjoja demokracisë, është edhe shumë herë më keq akoma. Vërtet njeriu në diktaturë ecte në një linjë me partinë, por nuk dilte kurrë nga linja e cilësive të mira ajo e përkushtimit për detyrën, ajo e cilësive më të mira të moralit njerëzor, e dinjitetit të gjithësecilit e figurës morale si e kërkonte një shoqëri e kohës. Po këto vitet e fundit që jetojmë në demokraci, çfarë të themi? Kemi shumë për të thënë, por edhe nuk kemi asgjë për të thënë. “Ndërtesa” demokraci është anuar si ndërtesat e ngritura mbi rërë, nga tërmeti i vitit të kaluar. Dihet që ndërtesa “demokraci” mbahet në dy “kolona” kryesore, shteti ligjor dhe prona private..Gjithçka bëhet është në mbështetje të këtyre “kolonave”! Sot, nuk kemi një shtet ligjor, por një shtet që funksionon mbrapsht. Sot, prona private, nuk ka shkuar tek i zoti. Diktatura ua mohoi çifligarëve pronën e tyre, kurse kjo “demokraci” krijoi shtresën e re të oligarkëve me pronat e vjedhura atyre që i takonte. Kush qëndron më lart nga këta? Diktatura ato që u rrëmbeu çifligarëve, ua shpërndau fukarenjve, “demokracia” në këta tridhjetë vite, hajdutët, i morën të gjitha për vete. Po qytetari që kërkoi me aq ngulm liri dhe të drejta themelore që burojnë nga demokracia? Qytetari sot, është pa personalitet, pa dinjitet. Qytetari sot, konsiderohet si një “mall” fare pa vlerë, një “makinë” që ecën dhe “zhurmon”, por nuk e di se ku shkon. Të mos na dëgjojë askush, për këtë luftuam? Ne “llomotisim”, shajmë e akuzojmë, politikanët qeshin. “Vazhdoni “bjerini” na thonë, se këtë ua jep demokracia, fjala e lirë. Tre “shtyllat” kryesore që e mbajnë në këmbë një njeri me të gjitha atributet e tij, detyrat dhe të drejtat që i takojnë, detyrimet që ka për veten e vet, për shtetin dhe shoqërinë, janë “rrëzuar”. Këto “shtylla”, janë familja, shkolla dhe shoqëria. Që të treja këto “shtylla”, nuk funksionojnë. I ka përjetuar me kohë këto “plagë” shoqëria kapitaliste edhe në ato vende me demokraci qindravjeçare, kurse ne, nuk i kishin provuar. Ja tek na erdhi radha dhe nuk duhet të çuditemi, askush nuk na i imponon, vetë i zgjedhim. Nuk zgjodhëm punën me djersën e ballit, zgjodhëm drogën, trafikimin, vjedhjen, mashtrimin, korrupsionin, sepse këto nuk duan shumë mundim, veçse pak mjeshtëri, marifet. Kanë të ardhura të shumta edhe pa punuar fare. Të tjerë punojnë, të shumtët fitojnë. Edhe kultura edhe edukata qytetare po “shuhen” dhe po hiqen si fjalë edhe nga fjalori. Po hiqen edhe fjalët “dashuri”, “të lutem”, “më falni”, “ndjesë” etj. etj. Familja, që Papa Vojtila e quan “qeliza bazë”, po shkatërrohet qysh në embrion. Shtatë çifte martohen, katërmbëdhjetë divorcohen. Divorcohen edhe me fëmijë dhe ata, mbeten në mëshirë të fatit. Në çfarë kontingjentesh do të futen këta fëmijë kur u mungon dashuria e nënës, përkëdhelja e saj, kur u mungon këshilla e babait, kur u mungon pra ngrohtësia familjare? Këto duken në jetën e përditshme. Në vitin 1990 u ndërrua sistemi. Bukur! Edhe ata që lindën në atë periudhë edhe ata që ishin minorenë, në pamundësi për të mësuar në shkollë, të cilat u fshinë nga “defteri” këta fëmijë mësuan fjalët “grusht shteti”, “antitanke”, “tanke”, “kriminelë”, “kallashë”, “bastardë”, “hajdutë”, “drogaxhinj”, “firma piramidale”, “komunistë” etj. etj. Të tjerët, ja mbathën bashkë me prindërit nëpër Europë e ku të mundnin. Atje u ndeshën me të tjera kushte, me një tjetër jetë ndryshe, të panjohur. Por formimin arsimor, as fillestar, as të mesën, nuk e morën. Këta të rinj e të reja sot janë në moshën tridhjetë vjeçare e më shumë kanë mangësi të theksuara, në formimin kulturor, në edukatën qytetare. Përjashtim bëjnë ato familje që u kujdesën për mirërritjen e fëmijëve të tyre. Por këta, janë të paktë. Shumica, përveç mangësive në formimin qytetar, kanë edhe “agresivitetin”, inatin edhe ndaj prindërve dhe të afërmve. Kështu i formoi kjo situatë agresiviteti në ndarjen e pronave dhe pasurive edhe midis vetë familjes, prindërve dhe fëmijëve. Sa tradita të shkëlqyera ka patur familja jonë ndër shekuj përfshi edhe kohën e diktaturës. Por kjo familje, sot jo vetëm që ka humbur funksionin kryesor, por janë futur të gjithë, prindër e fëmijë në grindje të vazhdueshme për pasuritë dhe pronat. Të gjitha këto, edhe me “bekimin e (pa) drejtësisë “demokratike” e me vendime gjykatash. Të pleksura të gjitha, o burra të rrëmbejmë. Po shoqëria? Ja këta të rinj e të reja që shohim përditë, e kanë shumë më të lehtë t’u futen “kalbësirave” të demokracisë, sepse “fitojnë” pa derdhur djersë dhe megjithëse është një pakicë, tërheqin me vete edhe shumë të tjerë ku edhe me këtë rrugë, do të thellohet konflikti prindër-fëmijë. A po i gëzojmë sot ato “fryte” të pastra demokratike? Ato po na duken edhe më të “hidhura” nga vetë “zeheri”?! Ka një shprehje populli: “Kush i ha kumbullat e tharta dhe kujt i mpihen dhëmbët”! Gjithmonë “dhëmbët i mpihen” atij që nuk e meriton. Të tjerët i bëjnë prapësitë, të tjerët i pësojnë. Edhe kjo si puna e hajdutëve. Hajdut, nuk është ai që zihet, është ai që vjedh. Ata që vjedhin e vjedhin pa “doganë” janë të lirë, ata që zihen, ata vuajnë edhe pasojat e atyre që vjedhin. Kjo është demokracia sot që zhgënjen, që kur e krahasojnë me diktaturën, thonë: “Nuk është kjo liria dhe demokracia që kërkuam”.