BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Opinion / Editorial

Kur dielli është në zenit!

Kur dielli është në zenit!

Kishim një mësues fantastik vizatimi në tetëvjeçare dikur në fillim të vitet 70-të! Them fantastik, sepse jo vetëm e kishin larguar nga Tirana për arsye biografike, por ishte për ne një "filozof" i lëndës së tij të mrekullueshme! Flas në kohën kur bëhej mësim (lënda) vizatimi, jo në këtë kohë kur mësimdhënia dhe sidomos disa lëndë që edukojnë, nuk përfillen pothuaj fare! Duket kur në ndryshim nga shumë vende europiane akoma i themi "Ministri Arsimi" dhe jo "Instruksioni" apo "Edukimi! Një ditë, na tha të vizatonim diellin. Po, dhe përpara se të nisnim na tha: dëgjoni djem (ju thoshte si vajzave dhe djemve kështu së bashku) mundohuni ta imagjinoni në lindje ose në perëndim diellin, sepse ai nuk mund të "krijohet as vizatohet normal" kur është në zenit! Ne e dinim atëhere kush është zenit-i, sepse bënin realisht shkollë. E kishte fjalën kur dielli ishte pingul mbi kokat tona! Djem në zenit ai është i plotfuqishëm, i pa vizatueshëm për të dalë një mrekulli sikundër është - tha ai. Ai të vret sytë, nuk të lë ta shikosh pa xham mbrojtës! Syri nuk e percepton, vritet, qërrohet dhe loton! Dakord djema na tha dhe ne vazhduam punën! Dielli doli i mrekullueshëm kur "shkrepte mbas maleve ose kur fshihej poshtë detit ose mbas ndonjë kodre!

Ku e kam fjalën? Isha i bindur se Kryeministri Rama do të dialogonte jo keq në FB. Ai e ka talent shumë të madh monologun, shkrimin dhe fjalën e menduar mirë! Por ka gjetur (ka lejuar) momentin e "diellit në zenit"! E vërtetë studentët, kërkesat e tyre, e drejta për të protestuar, korrupsioni në universitete, degradimi stafeve, mitmarrja dhe presioni për notën, neglizhenca dhe "edukimi studentëve për të paguar" kushtet jo prosperuese etj., etj! Por të gjitha këto vijnë në një kohë mbushur me ndriçimin vrastar të një jete politike klimatikisht të ashpër, të një rrëmuje fjalësh, akuzash, paqartësie politike, humbje shprese, degradimi moral administrativ dhe politik që janë si "dielli në zenit"?! Ai vërtetë ngroh, përflak dhe nganjëherë djeg ashpër, por nuk mund të shikosh me sy të lirë! Përlotesh, nuk dallon asgjë dot, ose qërrohesh po të guxosh tepër! Të kujtosh se ky është moment studentësh është jo gabim, por faj! Nuk e kanë bërë ato problemin e "diellit në zenit" por tashmë ky "diell" vrastar në sy, ka pothuaj tre dekada si për arsimin, universitetet, kulturën dhe pothuaj çdo gjë që ka të bëjë si me qeverisjen dhe me politikën! Një nga gabimet është dhe mënyra për të thënë se "bashkohemi bashkë qeveri studentë, për të ndrequr faje"?! Në fakt Universitetet, si publike dhe private janë problem i qeverisë! Publiket se jetojnë me fondet e qeverisë dhe privatet se duhen kontrolluar nga qeveria për standarte! Ka mazhoranca që në vitin 2013-të dhe akoma profesoratetet janë politikë? Prapë janë të PD dhe LSI?! Prapë politika brenda, prapë stafet me standarte politike, prapë kancelarët politikë, prapë shushunja politike, si rektorë dhe dekanë e profesorë, të mbrojtura nga partitë! Prapë jo burrëria e dekanëve rektorëve për VKM-në! Pa burrëri me tarifën? Po pse çfarë ruan Ministria? Jemi në fund të 2018-tës dhe përsëri ndërhyn në shkollën e lartë, politika me korrupsionin dhe idiotizmin e saj?! Kjo është të kesh "diellin në zenit" sepse sigurisht nuk shikon mirë! Të bashkohet qeveria me studentët, por kundër kujt? PD dhe LSI-së apo...?! Po, depolitizimi i shkollës duhej arritur prej kohësh! Nuk është problem studentësh dhe as bashkimit me to, kur "dielli ka shkuar në zenit"! Se duket sikur këtu nuk ka faj askush, ose ka faj populli! Populli ka bërë një zgjedhje të tijën dhe ka vendosur Kryeministër Edi Ramën dhe ai, Ministre Arsimi Nikollën, të cilët duhej që sistemin universitar (pavarësia tij është një eufemizëm, kur thuhet sërish nga KM-ja si fajtorë PD dhe LSI, sepse politikisht ato përballë mund të thonë PS) ta kishin nxjerrë nga marrëzia e shkollës së lartë, tipikisht "alla SB" dhe politikisht vdekur në pavarësi reale! Nuk ka kryer mazhoranca reformën në arsim, as ka bërë ndryshimin që të gjithë të kuptojnë se reforma po bën punën e saj. Përkundrazi, shikohen qartë shumë diskordanca dhe përsëritje të marrëzive të dikurshme diku edhe më keq! Të thuash se kam harxhuar më shumë para si shpenzime për studentët dhe arsimin, do të nevrikosësh akoma më shumë njerëzit, që vuajnë në sistemin e kalbur arsimor edhe sot, pothuaj si dje!

Pastaj "dielli në zenit" është për frymën e sotme të detyruar për të qenë pothuaj të gjithë kundër klasës politike, kundër politikës së përçartur, e cila po na detyron të "shikojmë diellin në zenit" në shkëlqimin e tij vrastar! Nuk na lejon pra të shohim asgjë! Duket çdo gjë në lot nga djegia e syve! Po vendosëm syze dhe filtra sigurisht asgjë nuk është më e vërtetë! Nuk na shërbejnë më as filtrat e PD as LSI dhe biles as të Rilindjes apo PS! Do të ishte gabim.

Tashmë problemi i madh nuk janë thjesht kërkesat tetë apo nëntë apo dhe dhjetë si numër të studentëve! Kryeministri jonë nuk është sigurisht naiv! Ai e di se problem i madh është "dielli në zenit"! Nuk mund të vizatohet pra! Ai mund të plotësojë çdo gjë të studentëve dhe sikundër tha - e ka më të lehtë ta bëjë! Nuk ka të lehtë të zbresë tani për tani diellin nga ajo pikë, që nuk e shikojmë dot! Dielli në atë pikë është "arrogant", por atij i lejohet të jetë i tillë! Ai po, por kurrë një qeveri, një parti politike, një grupim shoqëror politik, një klasë politik brenda partisë! Nuk janë "diell pra" dhe as nuk mund të qëndrojnë dot në zenit! E mira e tyre është të vizatohen bukur, kur lindin dhe kur perëndojnë! Kurse në zenit të arrogancës sigurisht të vrasin sytë! Kulmi arrogancës (dielli në zenit pikërisht në sy) nuk lejon dhe dashamirësit kritikues, as njerëzit që duan qeverisje të mirë, që nuk korruptohen, që nuk përsërisin fajet e para ardhësve! Arrogancë "diellore në zenit" është kur sulmon kazanin, po nga kazani! Kur nuk merr parasysh se ka edhe në tokë, jo vetëm në zenit të qeverisjes "njerëz kreativ si ti", ndoshta më shumë, që ka njerëz shumë më të aftë se atë që ke zgjedhur ti dhe për më tepër, shumë më të ndershëm! Arrogancë diellore është kur nuk i do se të kthejnë fjalë ose nuk binden kollaj në kushtet e një momenti dyshues në korrupsion. Kur akuzohen të tjerët dikur, për gjëra që nuk i kontrollon dot vetë! Kur harron premtimin dhe humb sinqeritetin me ato poshtë! Kurse kometa, yje që bien, (PD dhe LSI etj., etj) që tentojnë "zëvendësimin e diellit" janë pak si justifikim, për arrogancën diellore! Ka dhe një histori me Luigjin e 14-të ose "Mbretin Diell" që thoshte: shteti jam unë!? Po ky nuk është rasti për një Kryeministër që plotëson kërkesat e studentëve sigurisht! Që kërkon përballje me to! Problemi është se edhe po të plotësojë këto kërkesa, e ka të vështirë të largojë diellin në sy! Kjo kërkon një veprim, një horizont të madh, shumë më të madh, ose një filozofi tjetër fituese dhe normalisht të drejtë politikisht! Me "po përdoren studentët, janë PD dhe LSI" nuk është se po bëhet, ose thuhet, ndonjë zgjuarsi e madhe dhe pse diku-diku, mund të jetë e vërtetë! Politikisht e zgjuar dhe filozofikisht e drejtë, është largimi i atij dielli nga sytë dhe kjo kërkon realisht ndershmëri politike dhe nuk e zgjidh këtë gjë plotësimi qoftë dhe dyfish i kërkesave të studentëve! Rama dhe pse ka probleme të mëdha në qeverisje, ka një shans ta kryejë një gjë të tillë! Nëqoftëse nuk e bën, janë dy arsye: ose ka diellin në sy plotësisht ose nuk kupton dot sot "Luigjin e 14-të"!?

Nga Besi BEKTESHI