BREAKING NEWS

E rëndë/ Të shtënat me armë që lanë tre të plagosur mes tyre dhe dy efektivë Policie, Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj bëjnë lëvizjen urgjente. Blindohet zona, zbarkojnë RENEA dhe FNSH

E rëndë/ Të shtënat me armë që lanë tre
x

Opinion / Editorial

Kur “djalli” nuk gjendet tek mazhoranca

Kur “djalli” nuk gjendet tek mazhoranca

Vala e polemikave të ashpra dhe e frazeologjisë sharëse në këtë periudhë para elektorale parashikohet të rritet me kalimin e ditëve dhe afrimit të datës 25 prill. Retorika nxitëse e pranueshme deri diku në përplasjen e brirëve politikë midis maxhorancës dhe opozitës ka shkaktuar shqetësime sidomos në kohën që po jetojmë të pandemisë dhe shkelja e rregullave të vendosura për pandeminë në rastin e distancimit të njerëzve, është shkelur disa herë kryesisht nga opozita dhe nga militantët dhe këtu të bie në sy diferencimi që ka bërë policia midis mosveprimit përsa i përket takimeve politike të partive me militantë dhe gjobave të vendosura popullit për maskat dhe për mos mbajtjen e distancës. Kjo nuk është e vetmja shkelje.

Problemi qëndron thellë në pikëpamjet diametralisht të kundërta që ka opozita për pushtetin në raport me maxhorancën, sepse asnjëherë deri më ditën e sotme opozita nuk ka shpalosur ndonjë program elektoral konkurrues përballë programit të vazhdimit që ka mazhoranca, por vetëm destruktiv dhe parulla e opozitës “Koha për Ndryshim” më tepër duket si një fasadë hakmarrëse ndaj një personi, sesa një kohë për ndryshim sepse, gjatë këtyre viteve të qeverisjes së mazhorancës krahas gabimeve dhe të metave në sektorë të ndryshim, koha për ndryshim po vazhdon çdo ditë, çdo orë, çdo javë e muaj. Dëshira për të marrë pushtetin është aq obsesive sa që nuk i përshtatet një përplasjeje demokratike të ideve për të bërë rotacionin e pushtetit, por duket qartë se pushteti nuk kërkohet për popullin, por për t’u hakmarrë ndaj humbjeve të njëpasnjëshme të frontit opozitar që nga 2013 e këtej dhe kjo konfirmohet nga britmat e militantëve që përsërisin më qarte sesa idetë konfuze të liderëve të tyre se për ç arë bëhet fjalë: për frikën nga përgjegjësitë e të kaluarës. Problemi qëndron tek e kaluara ose më saktë tek hijet e të kaluarës, të cilat kërkojnë revanshin duke vendosur emrat përsëri për të kandiduar, sikur të mos kishte ndodhur asgjë në të kaluarën 30 vjeçare të mundimshme të Shqipërisë, e në këtë pikëpamje ata mund të konsiderohen si djaj të vegjël të cilët së bashku me djallin e madh janë në opozitë, madje njëri nga djajtë mbetet si zamkë ngjitëse në krye të shtetit duke menduar se nuk mund ta ç`ngjisë njeri në botë. Këtyre djajve që mbajnë përgjegjësi minimalisht morale për: korrupsionin galopant dhe përvetësimin dhe shitjen e rezervave shtetërore, të makinerisë ushtarake dhe pajisjeve ushtarake, të shkaktimit të rënies së shtetit në 1997 për shkak të firmave piramidale, për grushtin e shtetit në ‘98 pas vrasjes së Azem Hajdarit, për tragjedinë e Gërdecit në 2007, vrasjen e katër të pafajshmëve në 2011, për degjenerimin e sistemit gjyqësor dhe atij të prokurorisë ndër vite, për krijimin e një klime artificiale neverie dhe urrejtje për shqiptarët që emigronin nga ana e vendeve pritëse, për vendosjen e drejtuesve të pashkollë dhe injorantë në pushtetin lokal, shtetëror dhe në pushtetin e tretë. Së fundmi pas marrjes së pushtetit nga socialistët, për blerjen e medias së shkruar dhe asaj digjitale dhe link-eve, me paratë e fituara padrejtësisht nga ana e pasanikëve të rinj, për të paguar një grup analistësh dhe opinionistësh të cilët vazhdimisht dhe në mënyrë spekulative dizinformojnë shoqërinë shqiptare çdo ditë e çdo orë. E neveritshme mbetet sidomos përpjekja për të dëmtuar hapjen e negociatave me BE duke folur e shkruar tmerrësisht keq e ndyrë për vendin e tyre si në takimet jashtë vendit dhe në takimet brenda vendit. Dëshira për të ndotur gjithçka e mediave të shkruara, të radiove e tv-ve, të link-eve në internet, është bërë mjeshtëri e cila paguhet “pay per view” sipas urdhrave të pronarit. Djallëzia ka shkuar aq larg flitet, shkruhet, shahet, ndotet çdo gjë sidomos puna, puna për të cilën ka nevojë Shqipëria. Duke krijuar këtë klimë tensioni nëpërmjet Kastriotëve, Bashkimëve, Andëve, Fatosëve, Qimëve, e disa të tjerëve ndër vite, një pjesë e mirë e rinisë dhe e popullatës ka ikur jashtë duke mos duruar, por më tepër duke u trembur nga pasiguria që po tentohet të krijohet në vend. Aq i fortë ndihet ky efekt malinjë, sa që vetë opozita do ta pësojë me humbje këtë zallamahi ndyrësie që lëshon në eterin e Shqipërisë dhe të Botës sepse populli ka disa vite që është bërë refraktar nga këto gërr-mërre. Ustallarëve të Opozitës ua ka zili edhe djajtë e Biblës e të Kuranit si dhe ato të Talmudit, madje ata po të jenë këtej rrotull (e sigurisht që janë) do të jepnin dorëheqjen nga postet e tyre të merituara të së keqes, sepse po t’i shohësh punët e këtyre djajve ato janë identike me punët e djajve tanë të sotëm, përse do thoni ju? Sepse vetë Luciferi (që sot duhet quajtur qoftëlargu), apo kryedjalli ishte opozitari i parë në botë kundër Zotit, ishte mendjemadh dhe kishte mëkat krenarinë, Beelzebuja kishte mëkatin e zilisë, Satanai kishte mëkat tërbimin dhe vrasjet, Abadoni kishte mëkat tahmaqarllëkun, Mammoni kishte mëkat lakminë dhe korrupsionin, Belphegori kishte mëkat përtacinë, Asmodeus kishte mëkat epshin. Tani vendosni emrat e djajve tanë opozitarë dhe do të shihni se korrespondojnë në mënyrë të çuditshme. Interesant është fakti se Asmodeusi që kishte mëkat epshin dhe pasionin, mbetet një nga prioritetet e sotme të drejtimit në qeverisjet demokratike duke parë se si vendosen në poste drejtuese femra të bukura, të cilat nuk kanë proporcionalisht të barabartë bukurinë me inteligjencën dhe aq më tepër vendosin meshkuj që nuk kanë raport proporcional të virilizmit të tyre burrëror me inteligjencën, sepse kuptohet aty ku bukuria femërore dhe fuqia mashkullore janë me tepri atëherë se inteligjenca zbythet. Rrallë ka raste kur bukuria femërore përputhet me inteligjencën e lartë dhe kjo mund të vihet re në arsimin e lartë e të mesëm dhe shumë më rrallë në qeverisje. Së fundmi mund të shkruaj se fushata parazgjedhore duhet t’u përmbahet kufizimeve për pandeminë dhe se vaksinimi masiv do të mund ta ndërpresë këtë vuajtje një vjeçare e gjysmë, në mënyrë që shoqëria shqiptare të marrë frymë lirisht dhe të merret me punë dhe jo me dembelizëm oriental, të merret me edukim dhe jo me shpifje, të zbatojë ligjet dhe jo të bëjë thirrje për shkelje ligje në emër të padurimit idiot fshataresk, të respektojë etikën në media dhe jo sharjet, mllefe dhe ndotje të shoqërisë shqiptare.