BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Kur do mbarojë kampionati i shpifjeve dhe lojërave me gojë!?

Kur do mbarojë kampionati i shpifjeve dhe lojërave me gojë!?

Shpifjet dhe thashethemet janë talenti dhe aftësia, që kanë PD-ja dhe LSI-ja. Me ndihmën e tyre të pa kursyer, kanë hapur dritare e dyer, mediat që s’kanë të ndaluar e pushuar. Në këtë terren të favorshëm dhe tepër komod, lindën, shpifjet, gënjeshtrat dhe thashethemet, që kanë marrë arratinë. Etja për pushtet e opozitës, ka bërë që tu errësohen sytë e arsyes dhe të kërkojnë me çdo kusht, me shpifje, gënjeshtra, thashetheme, dhunë, furtunë, e deri në apokalips të vlerave të demokracisë, për hir të strategjisë, për rrëzimin e qeverisë. Kjo strategji s’është një utopi, as një risi apo befasi, që nuk është e njohur për publikun në Shqipëri. Si një rapsodi folklorike, strategu i shkatërrimit të Shqipërisë me çdo mjet dhe metodë, Sali Berisha, e ka artikuluar në disa media vizive që e dashurojnë, e ftojnë dhe nuk e lënë të mungojë, që të helmojë mjedisin mediatik, edhe pse identiteti i vendit vihet në rrezik. Me gazetarët e “ndershëm e patriot” të disa mediave vizive, Berisha është bërë palë dhe kur flet, të turbullon e të lë pa fjalë. Ai, si mjeshtër në shpifje e në gënjeshtër, gjen klientët dhe përkrahësit e tij të përbetuar, për nderet që ju ka bërë kur ishte në pushtet për shumë vjet, që kurrë s’kanë për t’ia harruar. Të indoktrinuarit, të inkriminuarit dhe të korruptuarit nën peshën e fajit të krimeve që i kanë sjellë vendit, për mburojë kanë ideatorin, arkitektin dhe manipulatorin e shpifjeve që hedh shashka në tregun politik dhe mediatik. Kohët e fundit, shpifja dhe gënjeshtra nga ana e çiftit opozitar, ka marrë përpjesëtime të mëdha. Shpifja ka një autor, por viktima e padrejtësisë së saj është një njeri i pafajshëm, i pambrojtur dhe i vetmuar. Këtë padrejtësi e realizojnë dy vetë, ai që e projekton, e krijon dhe e sajon dhe ai që e realizon dhe audienca e atyre që e dëgjojnë. Shpifësit dhe thashethemexhinjtë rrojnë me shpenzimet e atyre që i dëgjojnë, që i mbështesin dhe që investojnë, që ti përjetësojnë. Shpifja si pjellë e intrigës, është një ves me veti të jashtëzakonshme, që është pronë e njerëzve të zgjuar, egoist, karrieristë dhe aventurier. Kur kërkon ta mbysësh shpifjen që lehonë dhe për më tepër kur e hedh në tregun shoqëror, e aq më tepër atë mediatik të mediave tona pa moral, asaj ja zgjat jetën dhe e bën “princeshë”, që të mos e rrëzojë dot asnjë “perandori” politike apo shoqërore. Duke i lakuar, komentuar dhe analizuar, siç po bëjnë disa nga mediat tona kohët e fundit me aktor të pafajshëm, e faktorizojnë shpifjen dhe gënjeshtrën si një dukuri shoqërore dhe nuk e lënë ato në shtratin e tyre të ngrohët, që ato gradualisht të vdesin vetë. Shpifësit dhe gënjeshtarët, janë bërë kalorës të triumfit të garës për të përmbysur pushtetin me çdo kusht dhe çdo mjet dhe indiferentizmi apo heshtja për të mos i dënuar shpifësit dhe gënjeshtarët, përkrahësit dhe transmetuesit e idealeve të tyre, do të thotë që të bëhesh palë me ta. Përgojimi i shumë individëve nëpërmjet shpifjeve dhe komenteve të mediave, është një krim që i ka depersonalizuar dhe vrarë moralisht më shumë se një krim fizik. Gjuha e shpifësit me kostum politik, është më i keq se helmi i nepërkës. “Përgjigja më e mirë për shpifjen është heshtja përbuzëse ndaj saj”, ka thënë Engel. Përgojimi tregon karakterin e atij që e thotë, pasqyron personalitetin dhe karakterin e atij që e dëgjon dhe nuk reagon dhe cenon e vret moralisht atë të cilit i adresohet. Shpifja e individit është një re e zezë që lag një njeri, por shpifja institucionale e një subjekti të caktuar politik, trazon gjithë atmosferën shoqërore. Shqipëria është një vend i mbuluar nga varfëria, padrejtësia, korrupsioni, pra një popull me shumë halle dhe s’ka kohë të merret me shpifje të tipit Babale. Thashethemet dhe gënjeshtrat janë bërë trendi i politikës së sotme Shqiptare, ku politikanët tanë replikojnë nëpërmjet Facebook, duke harxhuar kohën produktive, energjitë pozitive, duke kompromentuar rolin e tyre si përfaqësues të popullit dhe rënë në prehrin e shpifjes, që vjen rrotull në një rreth vicioz, për të mbyllur ciklin e keqbërjes. “Ndërgjegjen e pastër nuk e prekin aspak gojët e liga”, thotë Ovidi. Por kur shpifja dhe thashethemet shumëzohen, ato bëhen një ortekë i pandalshëm, që marrin përpara çdo gjë që ju del në rrugë e sipër dhe e fundosin për të mbuluar të vërtetën. Shpifja dhe gënjeshtra, që shëtisin mediave nëpërmjet gojës së politikanëve dhe gazetarëve, janë shpata e ndyrë që vrasin viktimën e pambrojtur. Fakti që nuk i tremben ligjit politikanët dhe gazetarët, kjo tregon se nuk funksionon ligji. Shpifin dhe gënjejnë pa doganë, e frikë s’kanë. Te tesera ndërkombëtare e gazetarit, në nenin 1. thuhet se: “Respekti për të vërtetën dhe të drejtën e publikut mbi të vërtetën është detyra e parë e gazetarit”. Ndërsa te neni 8. “Gazetari duhet të konsideroj si shkelje të rënda profesionale: -plagjiaturën, shtrembërimet keqdashëse (të qëllimta), shpifjen, përgojimin, akuza të pabazuara; marrjen e ryshfetit të çdo forme, etj.

Fenomeni i shpifjes nga politikanët e opozitës dhe komprometimi i gazetarëve në këtë lojë të pistë, për të përbaltur e krijuar opinione diskriminuese për individë të veçantë, është dëshmi e mungesës së drejtësisë dhe të ligjit për ti vënë para përgjegjësisë penale.

 Opinionet janë shumë vrastare. Ato janë si reumatizma që nuk shërohen kurrë thotë Gorki. Vetëm ligji dhe drejtësia, do fundoste shpifësit dhe gënjeshtarët dhe do fitonte ndershmëria. Vetitë morale të njerëzve të drejtë, i afirmojnë dhe i mbrojnë ligjet. “ Ligji është shfaqje më e lartë e urtësisë njerëzore, që shfrytëzon përvojën njerëzore për të mirën e njerëzve”, thotë Semuel Xhonson. Shqiptarët do ndihen të sigurt dhe me dinjitet,vetëm atëherë kur të vendoset drejtësia e munguar në këto vite tranzicioni të tejzgjatur të ashtuquajtura “demokraci”. Shqiptarët, nuk e meritojnë këtë klasë politike, që vjen nga bajraktarët. 

Nga Prof. Dr. Ago NEZHA