BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Kur do ta kuptojnë të emëruarit e të zgjedhurit se nuk janë pronarë të Shqipërisë, po shërbëtorë të qytetarisë?

Kur do ta kuptojnë të emëruarit e të zgjedhurit se nuk

Gjatë një vizite në jug të vendit, si në çdo takim me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, ambasadorja e SHBA, zonja Yuri Kim në takim me fermeren që shiste prodhimet e fermës së saj pasi bëri rolin e blerëses bëri edhe atë të shitëses, duke dhënë mesazhin se, njerëzit e punës, qytetarët e thjeshtë për të mbijetuar, harxhojnë shumë energji, ia nisin pa gdhirë dhe punojnë gjatë deri sa të perëndojë dielli. Është pjesa e shoqërisë që pret t`i shërbehet dhe meriton të ndihmohet pa asnjë hezitim dhe paragjykim nga të emëruarit apo të zgjedhurit, deputetë, kryetarë bashkish, ministra, kryeministri, presidenti. Po në këto tri dekada demokraci, ndryshe nga dukja dhe propaganda përpjekja për të bërë ndryshe nga sa thuhet, realiteti i marrëdhënieve, popull-administratë-drejtësi-media-pushtet legjislativ, është raport i përmbysur. Jo pak të zgjedhur apo të emëruar, vetëm për merita politike në vend t`u shërbejnë me përkushtim qytetarëve, të jenë në dispozicion të tyre, t`i dëgjojnë me kujdes dhe të bëhen pjesë e zgjidhjes, bëjnë të kundërtën. Tregojnë anët më errta të karakterit, duke e kthyer raportin përmbys nga shërbyes në grabitës, delenxhinj dhe përfitues. Shumë prej të emëruarve, pa meritë, vetëm se janë pjesëmarrës në fushatat elektorale, dinë të mbajnë anën e shefave t’i sajdisin e t’u qëndrojnë pranë, t’u bëjnë qejfin e t’u thonë, po edhe kur nuk kanë të drejtë. Ajo që po ndodh këto ditë në vendin tonë me arrestimet e bujshme nga ana e SPAK, siç janë ndalimi i prokurorëve, drejtues të drejtorive, krerë të policisë apo drejtësisë, si dhe kupola e bashkisë së qytetit të Lushnjes, auditimet e shumta në kadastra, gjykimi i mjaft personave deri dje të paprekshëm, zyrtarëve, këto goditje të njëpasnjëshme të të zgjedhurve të çfarëdo rangu qofshin paraprirë nga shkarkimi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta apo shpalljen e familjes së Sali Berishës “non grata” nga DASH, është një klimë e re e panjohur më parë e pangjashme me historinë e shoqërisë shqiptare është tërmet më tronditës se ai i nëntorit 2019. Opinioni i gjerë shoqëror, është tërë sy e vesh për të mësuar në kohë reale emrin dhe funksionin e zyrtarit që ka shkelur ligjin, ka radhën për ndëshkim nga drejtësia. Çdo ditë e më shumë forcohet mendimi se këto arrestime nuk janë shou as flakë kashte, përkundrazi është përballje e ashpër e drejtësisë me ata që shkelin ligjin dhe nuk shërbejnë në emër të detyrës, po iu duket se janë drejtues e të zgjedhur për të zhvatur e grabitur qytetarët, fondet publike, pasuritë dhe resurset e jashtëzakonshme që ka vendi ynë mbi e nëntokë. Shqiptarët, prej tri dekadave, kanë parë e dëgjuar shumë. Janë surprizuar nga pasurimi i atyre që shteti u ka dhënë të drejtën e firmës dhe vulës, i ka votuar ky popull duke i deleguar në poste vendimmarrëse, u ka dhënë kompetenca për t`u shërbyer qytetarëve. Në të kundërtën prej tyre pozicioni i punës, është parë si e drejtë për pasurim në kurriz të qytetarëve, të cilët nuk marrin shërbime sipas ligjit, po duke paguar administratorët e korruptuar. Qytetarët, i njohin shumë mirë ata që i vjedhin edhe kur nuk vënë dorën në portofolin e tyre, po zhvatin fondet publike siç është rasti i kreut të Bashkisë Lushnje apo ndihmësit e tij. Duket se ka ardhur koha e ndëshkimit ndërprerja e traditës së derisotme, pasurimi thjesht se je drejtor a zyrtar. Njëherësh, duhet të marrë fund psikologjia e atyre që shkojnë në vende pune, vetëm për të fituar, pa biznese po vetëm, i emëruar apo i zgjedhur. Kjo sjellje, kjo veprimtari është korrupsion dhe i ha kokën dhe i shkund kuletën qytetarit e bezdis pasi e përplas pas murit. Nuk e pëson një a dhjetë qytetarë, po një popull i tërë, ekonomia jonë kombëtare, e ardhmja e fëmijëve dhe vetë ecuria e proceseve të integrimit. Askush nuk ndjen kënaqësi kur i vihen hekurat një zyrtari, drejtuesi, të zgjedhuri, gjyqtari, prokurori, po kjo nuk do thotë të amnistohen ata që shkelin ligjin dhe grabisin qytetarët. Kur njihesh me bëmat e tyre, me shkeljet e ligjit, përfshirjen e tyre në akte gangsterësh, bashkëpunues me krimin, kur drejtori i punësimit në Kavajë, është bosi i drogës, kur punonjësi më i besuar, paguar nga taksat tona, roja e sigurisë territoriale, i besuari i shtetit, fik radarin që të kalojnë pa u diktuar korrierët e drogës, atëherë nuk ka si mos t’i bashkohesh e të mbështetësh njerëzit e ligjit që luftojnë të japin drejtësi e të dërgojnë të korruptuarit para togave të zeza. Ajo që po ndodh këto ditë në vendin tonë me arrestimet e bujshme nga ana e SPAK, siç janë ndalimi i prokurorëve, drejtues të drejtorive, krerë të policisë apo drejtësisë, si dhe kupola e bashkisë së qytetit të Lushnjes, auditimet e shumta në kadastra dhe gjykimet e mjaft personave deri dje të paprekshëm, shoqëruar tërë këto veprime me goditje të njëpasnjëshme të zyrtarëve të çfarëdo rangu qofshin, paraprirë nga shkarkimi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta apo shpalljen e familjes së Sali Berishës non grata nga DASH, është tërmet më tronditës se ai i nëntorit 2019. Opinioni i gjerë shoqëror është tërë sy e vesh për të njohur në kohë reale cili zyrtar ka shkelur ligjin, cili ka radhën për ndëshkim përmes ligjit. Çdo ditë e më shumë, po forcohet bindja se këto arrestime nuk janë shou, nuk janë statistikë, as bëhen për integrimin. Përkundrazi është përballje e ashpër e drejtësisë me ata që shkelin ligjin dhe nuk shërbejnë në emër të detyrës, po iu duket se janë drejtues e të zgjedhur për të zhvatur e grabitur qytetarët e fondet publike. Shqiptarët prej tri dekadave kanë parë e dëgjuar shumë. Janë surprizuar nga pasurimi i atyre që shteti u ka dhënë të drejtën e firmës dhe vulës, u ka dhënë kompetenca për t’u shërbyer qytetarëve, po prej tyre, pozicioni i punës, është parë si e drejtë për pasurim në kurriz të qytetarëve, të cilët nuk marrin shërbime sipas ligjit, po duke paguar administratorët e korruptuar kesh. Qytetarët i njohin shumë mirë ata që vjedhin edhe kur nuk vënë dorën në portofolin e tyre, po në fondet publike, siç është rasti i kreut të Bashkisë Lushnje dhe ndihmësve të tij. Duket se ka ardhur koha e ndëshkimit. Ecja sipas filozofisë së pasurimit thjesht se je drejtor apo zyrtar se ke besimin dhe mbështetjen e partisë, duhet të marrë fund. Njëherësh duhet të marrë fund psikologjia e gjithkujt që shkon në vende pune me lugë në brez dhe etjen për t’u bërë i pasur. Jo pak shkojnë vetëm për të fituar pa pasur biznese po vetëm si i emëruar apo i zgjedhur. Kjo sjellje, kjo veprimtari është korrupsion i gjallë, qytetarin e bezdis e përplas pas murit. Nuk e pëson një a dhjetë qytetarë, po një popull i tërë, ekonomia jonë kombëtare, e ardhmja e fëmijëve dhe vetë ecuria e proceseve të integrimit. Askush nuk ndjen kënaqësi kur i vihen hekurat një zyrtari, drejtuesi, të zgjedhuri, gjyqtari apo prokurori. Po kur njihesh me bëmat e tyre, shkeljen e ligjit, përfshirjen e tyre në akte gangsterësh njësh me krimin, kur drejtori i punësimit është bosi i drogës, punonjësi i besuar fik radarin që të kalojnë pa u diktuar korrierët e drogës, atëherë nuk ka si mos t’i bashkohesh e të mbështetës njerëzit e ligjit që luftojnë t’i japin drejtësi dhe të dërgojnë të korruptuarit para togave të zeza. Jetojmë në stinën, ku arrestimet e atyre që kanë shkelur ligjin, fiton çdo ditë e më shumë qytetarin dhe bëhet gati traditë e përditshme. Ka një qasje të panjohur përball goditjeve të drejtësisë dhe ndaluarve të akuzuar për korrupsion nga e kaluara e afërt kur në pushtet ishin Berisha me kompani. Kryeministri, Edi Rama ndryshe nga politikanët e djeshëm, ata që sot bëjnë engjëllorin dhe përgëzojnë arrestimet, duke i motivuar si goditje ndaj pushtetit. Basha ndihet i relaksuar, entuziast, i ngazëllyer se kundërshtarët e tyre politikë po i dërgojnë pas hekurave. Edhe pse PD i trajton në një drejtim tjetër, atë të hakmarrjes politike, i shikon si dalja e parashikimeve të PD. Po kjo nuk ka lidhje fare me këtë logjikë, e cila është e papranueshme me kohën që jetojmë. Po ndër vite, kur engjëjt ishin në pushtet i hapën rubinetet e korrupsionit. Kurrë nuk u përpoqën të ndalin e godasin korrupsionin dhe nuk dërguan para togave të zeza ata që shkelnin ligjet përditë dhe fusnin dorën deri te bërryli në xhepat e shqiptarëve. Po kjo as mund të konceptohej dhe ishte e pamundur të zbatohej prej tyre pasi funksiononin sipas një strategjie tjetër. Edhe kur dikush nga nomenklatura e pushtetit të PD kapeshin md presh në dorë në vjedhjet e shekull apo zbulohej si i korruptuar, merreshin në mbrojtje nga partia dhe lidershipi, të cilët lëviznin gjithë gurët për t’i nxjerrë pa lagur. Sot kryeministri i Shqipërisë deklarohet pro ndalimeve të SPAK dhe kërkon që aksioni të mos ndalet. Rama garanton se nuk mbron askënd të arrestuar nga drejtësia pasi PS mbron zgjedhësit dhe jo të zgjedhurit. Partia Socialiste, flamur të saj ka drejtësinë, të mirën e shqiptarëve dhe ecjen drejt integrimit, duke luftuar me të gjitha mjetet ligjore abuzuesit dhe të korruptuarit. Për socialistët nuk ka vend për ata që bëjnë korrupsion dhe shkelin ligjet e shtetit. Socialistët nuk pajtohen me veprimet e askujt, të emëruar apo të zgjedhur që nuk u shërbejnë qytetarëve, po i shikojnë si kontingjent për t’i vjelë e zhvatur portofolët. Lënia e drejtësisë për të bërë detyrën e tyre, lënia dorë të lirë drejtësisë është mënyra më e mirë e betejës kundër paligjshmërisë. Secili që shkel ligjin është i destinuar të dërgohet pas hekurave. Është koha kur shqiptarët duhet të edukohen sipas ligjit dhe masave efikase. Drejtorët e të zgjedhurit duhet të mësohen me pagën dhe nëse u duket e vogël le të shkojnë te privatët e shumtë. Pasurimi dhe etja për t’u bërë milionerë duhet të marrë fund. Dërgimi i administratorëve dhe të zgjedhurve pas hekurave dhe inkurajimi i kryeministrit për SPAK dhe reformën në drejtësi është tregues i emancipimit shoqëror dhe orientimi i mazhorancës nga filozofia e ndëshkimit të cilitdo pa marrë parasysh teserën e partisë apo postet në qeveri. Le të mësohemi se para ligjit të gjithë jemi të barabartë. Askush nuk gëzon të drejtën të amnistojë ata zyrtarë e të zgjedhur që nxit korrupsionin apo bëhet njësh me ata që nuk e kuptojnë jetën pa bërë korrupsion. Kur nuk i bindesh ligjit duhet të dridhesh se të pret burgu. Ligji është Bibla e shtetit tonë!