BREAKING NEWS

“Një krim shtetëror”/ Artan Hoxha plas ‘bombën’, zbulon emrat e vrasësve të Remzi Hoxhës, mes tyre edhe figura të rëndësishme politike (FOTO)

“Një krim shtetëror”/ Artan Hoxha plas
x

Opinion / Editorial

 Kur do të bëhen dy shqiptarë bashkë?

 Kur do të bëhen dy shqiptarë bashkë?

Nuk i mohojmë dot vlerat e shqiptarëve të vërtetë, që shisnin kaun e parmendës dhe blinin armë për të mbrojtur vendin e tyre. Mish e gjak bëheshin për një fjalë ofenduese që u bënin të huajt. Zenel Caka nga Osoja, vrau një turk se i shau vendin e tij! Pranoi dënimin me burg, po qëndroi me dinjitet. Në vitin 1930 burrat e mençur të Skraparit, kur e panë se kishin nisur konfliktet brenda tyre, u mblodhën në teqenë e Kulmakut dhe lidhën besën. Që atëherë Skrapari u bë një. Mirëpo kjo mender demokraci na i shpuri në fis. Nuk i bën dot dy shqiptarë bashkë. U këputën kokat së mbajturi mënjanë. Sherr mes shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ku tri partive u ka hyrë hashëmi e nuk bashkohen, po janë bërë shemra e njëra-tjetrës. Sherr pa fund në Kosovë. Sa shpëtuan nga serbët, filluan sherrin brenda tyre. E shikojnë njëri-tjetrin si të huaj. Për inat prishën qeverinë Kurti e kurtët po punojnë për të prishur qeverinë aktuale. Në Malin e Zi, sherr mbi sherr mes shqiptarëve. Në Shqipëri janë ndezur urat në rangjet e larta. Presidenti e braktisi Presidencën dhe po merret me politikë. Ka porosi nga Saliu, që të qëndrojë fort, se vetëm ai u ka mbetur. Dëgjova një ditë Agron Dukën në një intervistë televizive, që deklaronte të njëjtën gjë. Zaten atje ku je lidhur do të lehësh. Burri i botës deklaroi, se ne do të angazhohemi vetëm për të sulmuar Ramën me ç’të mundim, se vetëm ai na ka mbetur! Presidenti më inatçi se inatçinjtë, që bëri çorbën me zgjedhjet e qershorit, bën thirrje për revolta! Po kush është ky që bën thirrje të tilla? Presidenti është garanti i të gjithëve. Një miku im, në një mesazh që më dërgonte, e quante Edi Ramën “Pashai i Surrelit”. Edhe unë jam dakord me të, po kush e bëri pasha këtë njeri? I pari ishte Presidenti, që anulloi datën e zgjedhjeve, pas tij, opozita e çarvalitur, që ja la pushtetin lokal pashait. Si të mos i dilte kjo, i dorëzoi edhe Kuvendin, ku kishte pjesën e saj të rëndësishme. E patë çfarë probleme shkaktoi bojkoti i tyre në të dy rastet? Kur u diskutua Kodi Zgjedhur, ata dolën jashtë loje. Ishte zemërgjerësia e shumicës, që i bëri pjesë të atij diskutimi, se ligjërisht nuk u takonte. Dhe në vend që të rrinin kokulur, bënin zhurmë. Po të mos kishin ikur nga Kuvendi, e majta nuk i kishte numrat për të aprovuar ligjet kushtetuese, po këtë pashallëk ja dhuroi opozita. Presidenti vazhdon ta quajë Kuvendin të paligjshëm, po vendimet e tij i firmos! E gjithë opozita pa kuvend, vetëm kundërshton çdo nismë të qeverisë dhe nuk bën një çikë llogari, se deri ku shkon ai kundërshtim. Për inat të kryeministrit, i heq disa shërbime popullit dhe vetes. E njëjta gjë ndodh mes Këshillit Bashkiak të Skraparit dhe bashkisë. Për inat të kryetarit të bashkisë, deputeti, që kërkon të bëjë edhe rolin e kryetarit, organizon karshillëqe dhe fut si levë këshillin e nuk pranon asnjë projekt të bashkisë! Qeveria nxori urdhërin, që e gjithë popullata të mbrohet me maska për virusin. Opozita, në vend që të ndihmojë popullin e vet, organizon ca të ashtuquajtur mjekë, që janë militantë të saj dhe e kundërshton mbrojtjen e shëndetit të popullit. Po, po, na del edhe një farë avokat Goxhaj, që sikur s’ka punë tjetër, po është bërë tellall e shkon deri antishqiptar. Na dalin ca pinxho e na i kundërvihen shtetit! Po a e dinë ata se kush e përbën shtetin? Jemi ne, shtetarët që e përbëjmë shtetin. Është tjerët gjë të kritikosh pushtetin, po jo veten dhe vendin tënd. Qeveria kritikohet duke i paraqitur alternativa, jo gënjeshtra. As me pesë pika, me të cilat Lulushi na del në shëtitje nëpër disa zona. Po a keni parë t’u shpjegojë njerëzve, se si do t’i realizojë ato pesë pika? Vetëm ankohet, se nuk e dëgjon Rama! Po Rama ka programin e tij, me të cilin fitoi zgjedhjet. Po Luli duhet të mësojë tabelën e shumëzimit, paratë nxjerrë pika të tjera, se edhe ato pesë pika i ka bërë më tabelën e vjetër, ku 6 nga 4…

 Por mua më bën përshtypje mënyra se si i hartojnë këto pika. Po vritemi për një gardh, po theremi për një vijë ujë, po sikterisemi për një fjalë! Presidenti na del ço ditë me inat e kërcënon, se do të ngrejë 3 milionë të çmendur kundër pjesës tjetër të popullit e do të bëjmë luftë! Luli me lulushërinë me inat, sikur ka përballë bandat serbe, analistët me inat, nuk lënë njëri-tjetrin të flasë. A nuk më thoni, bindin, edukojnë, apo denigrojnë këto britma të tyre? Ndodh një vdekje personaliteti i një krahu, nuk vete pala tjetër të respektojë njeriun! Luftën politike nuk ta ndalon njeri, pse vete respekton të vdekurin. Është e çuditshme, po një farë deputeti u rekomandoi veteranëve të një qyteti, që të mos i bënin takimet në sallën e një partie tjetër! Ku po vemë kështu? Në politikë janë përfshirë edhe disa që nuk u lipset fare politika. Më thoshte një ditë një biznesmen, se jam në merak, a do të rrëzohet këtë radhë Rama? Çfarë i prishej e çfarë i ndreqej këtij njeriu, që linte punën e tij dhe merrej me të tjerët? Zaten edhe le të merret, po pse me inat?