BREAKING NEWS

Parlamenti Europian “ngrin” negociatat me Serbinë në BE, zbardhet dokumenti nga Strasburgu që po shkakton “tërmet” në Ballkan, kushti i fortë që rrezikon dhe anëtarësimin e Shqipërisë

Parlamenti Europian “ngrin” negociatat me Serbinë në BE,
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe/ Lindita Nikolla jep lajmin e hidhur: Ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçe mësuesja dhe drejtoresha e palodhur dhe model, anëtarja e këshillit të Bashkisë Tiranë

Humbje e madhe/ Lindita Nikolla jep lajmin e hidhur: Ndahet nga jeta në
x
BREAKING NEWS

Dosja Meta, drejtoresha e Autoritetit të Dosjeve zbardh detaje të reja: Ne vetë nuk kemi bërë hetim, por...

Dosja Meta, drejtoresha e Autoritetit të Dosjeve zbardh detaje të
x
BREAKING NEWS

Genta Sula zbulon si u zhdukën "dosjet e nxehta" të ish-Sigurimit të Shtetit

Genta Sula zbulon si u zhdukën "dosjet e nxehta" të
x
BREAKING NEWS

Deklarata tronditëse e kryetares së Autoriteteve të Dosjeve: 78 personalitete që kanë qenë ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit, vijojnë ende punën

Deklarata tronditëse e kryetares së Autoriteteve të Dosjeve: 78
x
BREAKING NEWS

“Ka vite që në Shqipëri nuk ka më të djathtë dhe të majtë”, Lorenc Vangjeli bën deklaratën e fortë: Kemi një opozitë që suksesin e saj e shikon duke pritur dështimin e pozitës, s’ka marrëzi më të madhe se...

“Ka vite që në Shqipëri nuk ka më të djathtë
x
BREAKING NEWS

Raportet me PD, Yuri Kim: Alibeajn e takoj në cilësinë e një kryetari të Partisë Demokratike! Ja çfarë thotë për Berishën

Raportet me PD, Yuri Kim: Alibeajn e takoj në cilësinë e një
x
BREAKING NEWS

Paralajmërimi i fortë i ambasadores Yuri Kim: Anëtarësimi në BE i Shqipërisë rrezikohet nga futja e...

Paralajmërimi i fortë i ambasadores Yuri Kim: Anëtarësimi
x

Opinion / Editorial

Kur Edi Paloka kërkon që vota të zëvendësohet me revolucion e revolta!

Kur Edi Paloka kërkon që vota të zëvendësohet me

 Rithemelimi, përmes Edi Palokës, njërit nga zërat më të rëndësishëm të grupimit brenda PD-së, deklaron se e ardhmja do të jetë e mbushur me revolta e protesta. E ka fjalën, jo thjesht si simbolikë, po si rrugëtim për të arritur qëllimin final, atë të marrjes së pushtetit politik.- Ne e kemi në strategjinë tone, deklaron ai, në emër të foltoristëve, ta rrëzojmë këtë qeveri përmes revoltave madhështore popullore menjëherë pas fitores së zgjedhjeve vendore?! Dhe paralajmëron me ultimatume: Protestat nuk do jenë më shëtitje në bulevard, po do arrijmë të përmbysim këtë regjim mjeran! Pra do jenë dalje në sheshe, jo për shëtitje e qetësi. po revolucion pa kthim. Me fjalë të tjera deri në largimin e kryeministrit, jo me votë, po me përdhunë. Ka kohë që opinioni shqiptarë, është bombarduar me parulla dhe është dhelur nga propaganda e ethshme për revolucionin e shtatorit, Me qindra herë e ka paralajmëruar revolucionin Meta. Është ngopur deri në grykë Shqipëria se muaj shtator do ishte muaji vendimtar për ta marrë qeverinë zvarrë, për t`i hapur rrugën forcave demokratike të përfaqësuara nga koalicioni Rithemelimit i Berishës dhe PL e Ilir Metës, si kriteri i së vërtetës. Në fakt,shtatori po ikën. Bashkë me të edhe vapa. Gjethet po zverdhen. Rrushi po vilet. Po kështu edhe misri e gjithë prodhimet e vjeshtës. Vetëm të korrat e revolucionit të paralajmëruar kanë humbur pa nam e nishan në vorbullën e ultimatumeve dhe betimeve të liderëve tanë,të cilët edhe vet nuk i besojnë ato që kanosin për revolucion. Deklaratat e liderëve opozitarë, janë identike si të shkruara nga një dorë, produkt i një mendjeje. Pa asnjë diferencë. Ultimatumet, janë taksative. Urdhra ushtarak. Të rrëzohet pushteti, jo me votë, po me revolta të fuqishme. Ka një ndryshim thelbësor të kursit opozitarë. Rruga për të ardhur në pushtet nuk shikohet përmes votës ashtu siç e presupozon sistemi demokratik alternimin e pushteteve, po me protesta e revolta. Dhe me këtë strategji kuptohet, jo me lule në duar as me qetësi e dashuri, duke shëtitur në bulevardin para kryeministrisë, po përmes revolucionit, si të ishin partia komuniste dhe në skenën politike të Shqipërisë të ishin ballpërballë, pushtuesit dhe çlirimtarët, ata që morën përsipër çlirimin e Shqipërisë përmes grykës së pushkës. Po koha që jetojmë, demokracia që ndërtohet nuk ka asgjë të përbashkët me vitin 1941! Janë vite drite larg. Sot jetojmë në sistemin demokratik, ku e vetmja rrugë për ardhjen në pushtet, është përmes zgjedhjeve të përgjithshme me votën e popullit. Më mirë se kushdo këtë e di “Kalorësi i fjalës së lire” siç e ka etiketuar Berisha deputeti dhe funksionari i Rithemelimit, Edi Paloka ashtu siç e dinë shumë mirë dhe kanë patur shansin ta provojnë të pa mundërtën për të ardhur në pushtet me grusht shteti në 1998,pikërisht në shtator, po që ka përfunduar me turp dhe është dënuar nga tërë faktori botëror. Atëherë përse deklarohet me zë të lartë, se do ta largojmë këtë mazhorancë përmes forcës me protesta pa kthim? A nuk janë nxjerrë mësime në këto tri dekada se askujt nuk ia mbanë të zgjedh rrugët jo demokratike për të ardhur në pushtet? A nuk e mendojnë për një çast se jemi, vend i NATO-së dhe kandidatë për në BE? Si ka mundësi që ende politikanë me përvojë, deputetë në tri dekada të nanurisen në ëndrrat e dhunës dhe tu duket vetja si kalorësit e pushtimit të Trojës apo trimosha që kërkojnë ta kalojnë detin në këmbë? Cilin shqiptarë kërkojnë të frikësojnë dhe kujt duan t`i japin zemër se pushteti nuk është problem për ta rrëzuar me dhunë, me protesta ndaj mos i humbni shpresat? Këto deklarata janë pa sens dhe flasin për mendësi komuniste dhe diktatoriale, se liderëve opozitarë u ka mbetur mendja dhe ora në vitin zero, duke i trajtuar qytetarët si të ishin pa përvojë në ditën e parë të demokracisë dhe mund t`iua mbushin mendjen me përralla e legjenda të vjedhura nga “Eposi i Veriut”, ku në sheshet e rrethuara nga pyjet zhvilloheshin duelet trupore se cili ishte më i fuqishmi në krahinë. Harron Paloka se këto iu përkasin legjendave dhe realitetet janë krejt ndryshe. E drejta për të kërkuar rotacion politik është e garantuar në kushtetutën e Shqipërisë. Po kjo arrihet me zgjedhje me votë me aksione demokratike për të fituar shumicën e votave të qytetarëve. Ndryshe nuk ka alternim pushteti. Nuk ka ndryshim. Le të mallkoj, Paloka dhe gjithë liderët e opozitës. Le të luten pa pushim. Të akuzojnë pa fund. Të flasin e kanosin me revolucion, në shtator, tetor apo dhjetor. Gjithë thirrjet e deklaratat për revolta e protesta pa kthim, përmbysje të demokracisë, dhunë e marrshime legjendarësh, sikur gjithë liderët e opozitës bashkë të mblidhen e të kërkojnë që vota të zëvendësohet me protesta e revolta, me revolucion aq më e largët do mbetet dita në pushtet të vijnë! Jetojmë në demokraci. Demokracia shqiptarët i ka mësuar se:E vetmja armë për alternim të pushteteve nuk janë, protestat, dhuna, revolucionet, revoltat, po votat!